Category: Lajme

  • “Të q…robt”, dalin pamjet nga sherri i policëve në Tiranë (Video)

    “Të q…robt”, dalin pamjet nga sherri i policëve në Tiranë (Video)

    Një efektiv i policisë së Vlorës është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave” në kryeqytet ditën e sotme.

    Është publikuar edhe video kur efektivët e shqiponjave shoqërojnë dy vëllezërit ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në DVP Vlorë.

    Nga pamjet duket që dy vëllezërit ndodhën në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë.

    Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës.

    Ato i kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do t’i shoqëronin në polici për verifikim.

    Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlorë dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë.

    Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehtë fizike.

    Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës mësohet se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit.

    Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie, i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat.

    Sipas Ora News, gjithçka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.

    Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë, kur siç duket dhe në video fillojnë dhe shfaqen punonjësit e Shqiponjave. Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve pa asnjë shkak të motivuar.

    Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët “…o k…o të q…robt…” në sy të fëmijëve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj.

    Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish drejtori i FNSH në Tiranë, i cili njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës.

    Edhe pse ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave sërish nuk është arritur të çtensionohet situata, duke bërë që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë.

    Tashmë çështja po ndiqet nga AMP, për të mësuar detajet e shoqërimit me forcë të ish policit të FNSH dhe vëllait të tij polic në Vlorë.

  • “Agresion ushtarak ndaj Kosovës”, Fevziu: Përgjigjia e vetme, eliminimi i plotë i njësitit dhe identifikimi i dërguesve të tyre

    “Agresion ushtarak ndaj Kosovës”, Fevziu: Përgjigjia e vetme, eliminimi i plotë i njësitit dhe identifikimi i dërguesve të tyre

    Agresion ushtarak ndaj Republikës së Kosovës”, kështu e ka quajtur gazetari Blendi Fevziu atë që ndodhi në Kosovë mëngjesin e sotëm, ku nga një sulm me armë në fshatin Banjskë të Zveçanit, 1 punonjës policie u vra dhe 1 tjetër u plagos.

    Në një postim në “Instagram, Fevziu thotë se nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë.

    Ky agresion, sipas Fevziut duhet të ketë vetëm një përgjigje dhe ai është “eliminimi i plotë i njësitit dhe identifikimi i dërguesve të tyre”.

    Fevziu shton se kujdesi i vetëm duhet të jetë që të mos ketë dëmë kolateriale në njerëz që nuk janë të përfshirë dhe që nuk kanë lidhje me kriminelët.

    “Republika e Kosovës është që prej orëve të para të mëngjesit nën një agresion ushtarak. Një njësit i mirëarmatosur, mirëpajisur dhe padyshim i stërvitur, ka sulmuar brenda territorit të Kosovës një patrullë policie duke vrarë një polic, baba i 2 djemve, 12 dhe 19 vjeç dhe ka plagosur dy të tjerë. Nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë. Nuk dihet ende kombësia e tyre, por cilado qoftë ajo, Kosova ndodhet përpara një agresioni kriminal. Ky agresion duhet të ketë vetëm një përgjigje: Eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre. Kujdesi i vetëm duhet të jetë mos të ketë dëme kolaterale në njerëz që nuk janë përfshirë dhe nuk kanë lidhje me kriminelët”, thotë Fevziu.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës në një njoftim të sajin bëri të ditur se nga sulmi i armatosur ndodhi në orën rreth orës 02:34 në veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bushnjaku. I plagosuri rëndë Alban Rashiti, pjesëtar i policisë kufitare, pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efekti tjetër pati lëndime të lehta.

    Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se ky sulm ishte i orkestruar nga Serbia dhe në veri po veprojnë 30 persona të armatosur të strehuar në manastirin e kësaj zone.

  • Pas sulmit në veri të Kosovës, reagon për herë të parë Vuçiç

    Pas sulmit në veri të Kosovës, reagon për herë të parë Vuçiç

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 terroristë serbë.

    Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët.

    Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje – tha presidenti.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Vuçiç thotë se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti.

    Ai shton se serbët u ngujuan në Manastir pasi ishin 2 djem të plagosur dhe kërkonin ndihmë.

    “Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.

    Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë.

    Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.

    Shikoni me ccfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Wager… kanë treguar një incizim nga Nagori Karabaut. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti. ”- thotë Vuçiç

  • U raportua i vrarë në Kosovë, ushtari serb mohon pretendimet: Nuk kam vdekur dhe as nuk kam ndërmend! (Video)

    U raportua i vrarë në Kosovë, ushtari serb mohon pretendimet: Nuk kam vdekur dhe as nuk kam ndërmend! (Video)

    Sot u raportua se një prej viktimave në radhët e sulmit terrorist në Kosovë është shtetasi serb Radomir Pocuça.

    Por sipas një medie në Serbi, ai është gjallë dhe ndodhet në Beograd.

    “Radomir Po?uça, një serb që luftoi me rusët në Ukrainë, nuk është në mesin e sulmuesve në Kosovë.

    Ndonëse në rrjetet sociale është bërë e ditur se Poçuça është një nga të vrarët, ai është pro @IstragaB konfirmoi se është gjallë dhe se ndodhet në Beograd”, thotë faqja serbe në Instagram.

    Poçuça, në profilin e tij në Facebook i ka mohuar këto pretendime.

    “Nuk kam vdekur dhe as nuk kam ndërmend. Nuk ka ende asnjë plumb në emrin tim”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se asnjë prej 3 terroristëve serbë të vrarë nuk u është konfirmuar identiteti. Madje ka raportime që janë vrarë 7 dhe jo 3

  • Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë puthje pasionante në filmin e ri (Foto)

    Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë puthje pasionante në filmin e ri (Foto)

    Filmi “Në Kuadër të Dashurisë, me protagonistë dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor.

    Sot në mbrëmje Top Channel do të publikojë trailerin e këtij filmi dhe një foto nga video po bën xhiron e rrjetit. Është momenti ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë një puthje skenike me njëri-tjetrin.

    Ndërkohë aktorët e tjerë që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

  • Valbona Selimllari tregon çmendurinë e saj: Kam ecur me 210km/h

    Valbona Selimllari tregon çmendurinë e saj: Kam ecur me 210km/h

    Valbona Selimllari ka ndarë me publikun momente të dhimbshme dhe të bukura nga jeta e saj. Gjithashtu ka treguar edhe për pasionin që ka ndaj makinës, të cilën e konsideron si shokun më të mirë të jetës.

    Valbona Selimllari e ftuar në rubrikën “Galeri”, tek E Diell, si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

    Ajo ka ndarë me publikun momente të dhimbshme dhe të bukura nga jeta e saj. Gjithashtu ka treguar edhe për pasionin që ka ndaj makinës, të cilën e konsideron si shokun më të mirë të jetës.

    Ish-missi i ka dhënë një këshillë të gjithë të rinjëve që ecin shpejt me makinë, që të kenë kujdes sepse është një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Ajo ka treguar se kur ishte e re e ngiste makinën shumë shpejt, ku shkonte deri në 210km/h në ore dhe kur e kujton tani, shprehet se ka qenë një papërgjegjshmëri shumë e madhe nga ana e saj.

    Edi Manushi: Ju bënit një festival ndërkombëtar folklorik këtu në Tiranë dhe mbaj mend në orën 00:00 të natës tek pull me makinë, të ndaloi polici, ‘po ku shkon moj gocë’? Ti që atëherë na habisje me këtë historinë e makinës.

    Valbona Selimllari: Unë me makinën kam një marrëdhënie, shumë të ngushtë, makinën e kam shokun më të mirë të jetës. Në momente që kam nevojë për Bonën dhe për një farë lirie, futem në makinë, timonin dhe pastaj ku të më çojë liria ime.

    Edi Manushi: Ka qenë gjithmonë besnike, nuk di të kesh pasur ndonjë problem.

    Valbona Selimllari: Jo kurrë, 33 vite jo.

    Edi Manushi: Jepi një këshillë gocave të reja që janë në timon.

    Valbona Selimllari: Do të të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme. Edhe kur jam vetëm sepse jeta ime i përket atyre dhe më duket një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Është papërgjegjshmëri shumë e madhe, e pafalshme, mos e bëni këtë gabim. Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?/Top Channel

  • Vrasja e policit në Kosovë nga terroristët serb, Vuçiç i drejtohet qytetarëve në orën 8

    Vrasja e policit në Kosovë nga terroristët serb, Vuçiç i drejtohet qytetarëve në orën 8

    Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë.

    Presidenti do të flasë në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit.

    Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur me terroristë serb ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar./Albeu.com

  • Deshi të huaj, e ëma e martoi me shqiptar: Donte të pinte kafe në mëngjes me dhëndrin

    Deshi të huaj, e ëma e martoi me shqiptar: Donte të pinte kafe në mëngjes me dhëndrin

    Fatjona ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Pieretën. Ajo merr fjalën e para për të shpjeguar konfliktin që i ka sjellë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Fatjona jeton në Angli së bashku me nënën dhe dy fëmijët e saj.

    Rreth 3 vite më parë, Piereta i dhuron shtëpinë në Vlorë dhe Fatjona e rregullon dhe mobilon që të mund ta përdornin. E çuditshmja është se çdo herë që Piereta shkon në këtë shtëpi, ka zënka e debate me fqinjët, diçka që s’ndodh me Fatjonën. Piereta ndërpret Fatjonën duke ndryshuar kursin e bisedës dhe duke shfaqur edhe konflikte të tjera mes tyre.

    Piereta: Moj si nuk të vjen zor që më bie mua këtu, që u ndave me burrin, të martova, të rrita fëmijët.

    Fatjona: Jo, burrin ma keni gjetur ju, s’e kam gjetur vetë. Burrin ma kanë bërë me lajmësi. Burri im pasi ka ardhur në Angli, kam bërë fëmijën e parë, vajzën, kam rënë shtatzënë me fëmijën e dytë, më deklaron që më ka marrë për pasaportë. U ndava. Lajmësinë ma ka gjetur gjitonia e famshme që kemi ne ballë për ballë. Tani, mua më ke ndarë ti me ata përderisa ju ma keni dhënë.

    Piereta: Po ku e dija unë, xhaxhi Pandin ti e kishe si vëlla moj.

    Fatjona: Ju e keni gjetur, ju ma keni dhënë, unë s’e njoha fare, ju besova.

    Eni Çobani: Po si e pranove ti Fatjona se ti vajzë e re… se edhe sot ta akuzosh mamanë për diçka që ti e ke pranuar vetë, ke sjellë në jetë dy fëmijë, pra është një çikë akuzë e rëndë kjo për nënën tënde.

    Fatjona: Kultura, edukata, çdo gjë janë zhvilluar në Shqipëri, por jo edhe aq shumë. Mamaja ime është një gjeneratë komplet ndryshe nga gjenerata ime.

    Eni Çobani: Po pra, ju si e pranuat këtë?

    Fatjona: Unë jam njohur me një njeri në Angli, mamaja ime nuk ka qenë dakord.

    Eni Çobani: Ah, kishit një njohje tjetër?

    Fatjona: Po.

    Lajmësi ishte fqinji i tyre dhe Piereta i dhuroi 1500 Paund për këtë lidhje që kishte realizuar. Ajo pranon se e kundërshtonte lidhjen që Fatjona kishte në Angli sepse djali ishte i huaj, një fakt që e konfirmon edhe e bija.

    Fatjona: Mamaja ime donte shqiptar me idenë që kur të zgjohet në mëngjes t’i thojë “mirëmëngjesi, hajt pimë kafe”, kjo ishte ideja.

    Piereta: Të vija të mbaja lagjen në gojë, për atë e doja se ça më bëri, s’më bëri nder veç se më ka shkatërruar edhe me këtë.

    Fatjona: Edhe prishi shtëpinë, thotë s’kam faj unë që u ndave ti..

    Ardit Gjebrea: Po pse nuk e binde ti mamin për atë që dashuroje?

    Fatjona: Nuk bindet kollaj, nuk e kuptoni, mamaja ime nuk bindet kollaj. Për faj të saj unë nuk flas me motrat, nuk flas me tezen, nuk flas me dajën, nuk flas me asnjeri.

    Ardit Gjebrea: Pse?

    Piereta: Po pse moj të kam ndarë moj të keqen nëna, po ato u bënë me burrin tënd më pas moj, që nga tezja bënte barbekju, që nga motra jote, burri i motrës tënde punonte në lavazh. Pse?

    Fatjona: Po të flisnin me mua nuk do bëheshin. Më ndave ti.

    Piereta: Më shkatërruat ju mua që ju duhet të më mbanit mua kështu se ju mora një copë mish, ju çova në mes të Londrës, jam gjymtuar nga vetja ime.

    Fatjona: Kanë ikur ato histori, ajo ka ikur.

    Piereta: Po të rris edhe fëmijën autik.

    Fatjona: Faleminderit për aq, tani ku jemi?/tvklan.al

  • E rëndë, sapo ishte kthyer nga ekskursioni, 14-vjeçari shqiptar vetëvaret në pemë

    E rëndë, sapo ishte kthyer nga ekskursioni, 14-vjeçari shqiptar vetëvaret në pemë

    Një 14-vjeçar shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

    Mediat greke raportojnë se komuniteti lokal i Aeginës është tronditur nga vdekja e nxënësit 14-vjeçar.

    Tragjedia ka ndodhur në Aeginë mesditën e së premtes kur 14-vjeçari sapo ishte kthyer nga një ekskursion me shkollën.

    Para se të ndërmerrte aktin e rëndë, shqiptari kishte lënë një shënim për familjen e tij. Në letër ai thuhet se ka shkruar për një zhgënjim romantik dhe konkretisht i referohet një vajze që nuk e donte dhe për këtë arsye ai vendosi t’i jepte fund jetës.

    Ai shkonte normalisht në shkollë por ngacmohej shpeshherë nga nxënësit dhe kjo mund të jetë një arsye pse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.

    Autoritetet greke po hetojnë rastin në fjalë për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes.

  • Shkon në 8 numri i terroristëve serbë dhe rusë të vrarë pas sulmit ndaj Policisë

    Shkon në 8 numri i terroristëve serbë dhe rusë të vrarë pas sulmit ndaj Policisë

    Situata vijon të jetë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.

    Sipas Gazetës Sinjali, deri tani kanë mbetur të vrarë 8 terroristë kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.

    Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal.

    Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.