Category: Lajme

  • DETAJE/ Shqiptari që rrihte dhe mbante mbyllur bashkëshorten, ka ngritur dorë dhe ndaj vajzës 2-vjeçare

    DETAJE/ Shqiptari që rrihte dhe mbante mbyllur bashkëshorten, ka ngritur dorë dhe ndaj vajzës 2-vjeçare

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me rastin e 28-vjeçarit shqiptar në Volos të Greqisë, i cili dhunonte dhe mbante mbyllur në banesë bashkëshorten e tij 22-vjeçare.

    Sipas medias greke Protothema, shqiptari ka ushtruar dhunë dhe ndaj vajzës së tij të mitur

    “Ai do ta vriste atë,” tha një nga gratë që ndihmuan t’i jepte fund torturës së 22-vjeçares të dielën në mëngjes .

    Sipas saj, fëmija 2.5-vjeçar që ishte në krahët e nënës së tij të gjakosur mbrëmjen e së enjtes kur u zbulua historia tragjike, bërtiste “mama-mama kur i shpëtuam”.

    Tregues i mënyrës së sëmurë se si u trajtua 22-vjeçarja nga bashkëshorti i saj shqiptar ishte fakti, sipas ERT, se ai kishte vendosur një kamerë në mënyrë që përmes një aplikacioni në celular të mund të monitoronte çdo lëvizje të saj edhe kur ai ishte larg shtëpisë dhe në punë.

  • “Euro nuk del nga kriza”/ Kursi i këmbimit, 24 shtator 2023

    “Euro nuk del nga kriza”/ Kursi i këmbimit, 24 shtator 2023

    Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lekë dhe shitet me 100.2 lekë.

    Euro blihet me 106 lekë dhe shitet 106.6 lekë
    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109 lekë, ndërsa në shitje me 110 lekë.

    Paundi britanik blihet me 121 lekë dhe shitet me 122.1 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.5 lekë, ndërsa në shitje me 75.1 lekë.

  • Klientët i gjente në rrjetet sociale, policia arreston tutorin që shfrytëzonte vajzat për prostitucion! Si u zbulua aktiviteti në hotele dhe hostele

    Klientët i gjente në rrjetet sociale, policia arreston tutorin që shfrytëzonte vajzat për prostitucion! Si u zbulua aktiviteti në hotele dhe hostele

    Policia e Tiranë ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion, ndërkohë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për ushtrim të këtij aktiviteti.

    Blutë e kryeqytetit sqarojnë se i riu dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës.

    Ndërkohë 19-vjeçari i gjente klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion.

    Arrestimi u bën pas denoncimit në emisionin investigativ “Piranjat”.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë

  • Pacolli për vrasjen e policit në veri: Akt terrorist

    Pacolli për vrasjen e policit në veri: Akt terrorist

    sh-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.

    Pacolli tha se ky është një akt terrorist.

    “Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, tha Pacolli.

  • Përfshihet nga zjarri garazhi në Fushë-Krujë, shkrumbohet BMW-ja dhe një motoçikletë

    Përfshihet nga zjarri garazhi në Fushë-Krujë, shkrumbohet BMW-ja dhe një motoçikletë

    Garazhi i një pallati në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Punëtori’. Zjarri është konstatuar rreth orës 4 të mëngjesit nga banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga tymi i madh kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikëset.

    Mësohet se nga zjarri janë djegur një makinë tip ‘BMW’ dhe një motoçikletë, ndërsa një mjet tjetër fatmirësisht ka shpëtuar.

    Nuk dihen arsyet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
    Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e repartit zjarrfikës të Krujës, të cilët sapo ishin kthyer nga vendngjarja në Maminas, ku shuan një tjetër zjarr në fabrikën e bojës.

    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara në pallat.

  • Autobusi humb kontrollin! Momenti kur pasagjerët hidhen ‘në ajër’, 5 të plagosur (VIDEO)

    Në pamjet e siguruara nga brenda autobusit shihet teksa pasagjerët në momentin e aksidentit “fluturojnë” në ajër pasi mjeti doli nga rruga

    Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Turqi, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të rrokulliset në një kodër, raportojnë mediat e huaja.

    Në pamjet e siguruara nga brenda autobusit shihet teksa pasagjerët në momentin e aksidentit “fluturojnë” në ajër pasi mjeti doli nga rruga.

    Fillimisht mësohet se autobusi është përplasur me një shtyllë elektrike dhe në fund përfundoi në një truall.

  • Rama njofton shpalljen e konkursit ndërkombëtar për parkun e Vjosës: Potencial i jashtëzakonshëm turistit

    Rama njofton shpalljen e konkursit ndërkombëtar për parkun e Vjosës: Potencial i jashtëzakonshëm turistit

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot shpalljen e konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

    Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se ky projekt do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

    “MIRËMËNGJES dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan Rama

    https://www.facebook.com/ediramaal/posts/870831091079220?ref=embed_post

  • “Dy kamionë pa targa bllokuan rrugën”- Policia e Kosovës sqaron si u vra efektivi në Veri: Na gjuajtën me arsenal armësh, po sulmohemi nga grupe të armatosura

    “Dy kamionë pa targa bllokuan rrugën”- Policia e Kosovës sqaron si u vra efektivi në Veri: Na gjuajtën me arsenal armësh, po sulmohemi nga grupe të armatosura

    Policia e Kosovës ka sqaruar me detaje si ndodhi sulmi me armë në Veri, ku për pasojë një efektiv mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosen.

    Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 minuta të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut, ku ata ishin duke kryer detyrat për të garantuar sigurinë.

    “Njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar”, thuhet në njoftim.

    Sapo njësitë policore kanë mbërritur aty kanë hasur në rezistencë ku janë gjuajtur edhe me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë, ku njëri prej tyre humbi jetën.

    Njoftimi i policise se Kosoves

    Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

  • Vrasja e policit në Kosovë, mbyllet pika kufitare me Serbinë

    Vrasja e policit në Kosovë, mbyllet pika kufitare me Serbinë

    Pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllu për hyrje nga Serbia.

    Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviq, në veri të vendit.

    Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe kanë bërë thirrje se autorët do të dalin para drejtësisë.

  • Si ndodhi sulmi pas mesnate ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Veri të Kosovës. Komunikata e plotë

    Si ndodhi sulmi pas mesnate ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Veri të Kosovës. Komunikata e plotë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj tyre në fshatin Banjskë të Leposaviçit në veri të Kosovës.

    Ata kanë thënë se sot rreth orës 02:34, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

    Më pas, njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

    Policia e Kosovës thotë se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

    “Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”

    Në komunikatë thuhet se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

    Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

    Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

    Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

    Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.