Category: Lajme

  • “Kam mall për të, por…”/ Çfarë ndodhi pas ndarjes së bujshme të Olsi Bylykut dhe partneres së tij, përplasjet dhe…

    “Kam mall për të, por…”/ Çfarë ndodhi pas ndarjes së bujshme të Olsi Bylykut dhe partneres së tij, përplasjet dhe…

    Ndarja e Olsi Bylykut me Eglin ka shoqëruar ndjekësit për javë me rradhë. Pas 4 vitesh së bashku, dyshja i dha fund, por për ndjekësit nuk ka mbaruar këtu. Duke e shndërruar këtë histori në një telenovelë të mirëfilltë, detaje të ndryshme që kanë qarkulluar, kanë “detyruar” jo rrallë protagonistët që të reagojnë në lidhje me këtë ndarje.

    Për herë të parë ka folur Egli, ndonëse ende nuk e ka zbuluar shkakun që i çoi në ndarje. Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

    “Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.

    Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mire, jam e lumtur”, u shpreh Egli.

    Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

    “Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej”.

    Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.

    “Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes”.

    Kujtojmë se disa javë më parë Egli Tako dhe Olsi Bylyku i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe artisti ka komentuar më parë ndarjen nga Tako, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.

    Intervista që këngëtarja, Egli Tako zhvilloi pas ndarjes së saj me reperin, Olsi Bylykun bëri një zhurmë në media. Nga ana tjetër, Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën e tij dhe duket se për këtë Olsi ka një përgjigje.

    Pak ditë më parë ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë. Duket se xhelozia e dyshes ka sjellë një ndarje jo të lehtë për çiftin.

    Në atë çfarë kuptohet mes rreshtave, Egli është ajo që ka marrë vendimin final për t’u ndarë nga aktori. Një ndarje kjo që ka përfshirë edhe familjarët e të dyve. Ishte pikërisht kjo shenja e parë e ndarjes, ku Egli nuk uroi mamanë e Olsit për ditëlindje.

    Që atëherë raportet e tyre morën një kthesë tjetër, ku lidhja e konsoliduar u shndërrua në një kujtim, por edhe në një telenovelë për shtypin rozë.

  • E reja shqiptare mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri në Greqi: E dhunonte se kishte lindur vajzë

    E reja shqiptare mbahej peng nga burri për 2 vite, detaje nga tmerri në Greqi: E dhunonte se kishte lindur vajzë

    Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi.

    Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

    Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

    Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij.

    Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës në rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

    Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

  • Aksident i rëndë,15-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Aksident i rëndë,15-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Një 15-vjeçar është aksidentuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

    Sipas policisë 15-vjeçari i cili ishte i shtrirë në rrugë, fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

    I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë. Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Traumës me helikopter, pasi gjendja e 15-vjeçarit është e rënduar.

    Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti.

  • Futbolli shkodran në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

    Futbolli shkodran në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

    Nuh Isufi, ish- lojtari i klubit të Vllaznisë është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare.

    Në muajt e fundit, shëndeti i të ndjerit ka qenë i rënduar pasi kishte një sëmundje të cilën nuk arriti ta mposhtë.

    Ai ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet 1960/70 ndërsa për një periudhë katërvjeçare është aktivizuar edhe me Naftëtarin, për t’u rikthyer sërish në Shkodër.

    Klubi i shpreh ngushëllimet familjes së Isufit përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Postimi i plotë

    NGUSHËLLIM

    Është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisê së viteve ‘60-‘70 Nuh Isufi.

    KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më tê sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur.

    I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

  • Kukës, plagoset me thikë 28-vjeçari

    Kukës, plagoset me thikë 28-vjeçari

    Një 28-vjeçar nga Kukësi është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

    Sakaq, i plagosur është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Mësohet se autori është një 24-vjeçar po nga ky qytetet.

    Njoftimi i policisë:

    Kukës

    Plagosi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit mes tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E. ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

    Shtetasi A. E. po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti

  • 3 viktima deri tani nga “Sfida e deodorantit”/ “Çmenduria” në rrjetet sociale, që po u merr jetën adoleshentëve

    3 viktima deri tani nga “Sfida e deodorantit”/ “Çmenduria” në rrjetet sociale, që po u merr jetën adoleshentëve

    Në rrjetet sociale është duke u përhapur një sfidë vdekjeprurëse, e cila rrezikon jetën e adoleshentëve

    Në rrjetet sociale është duke u përhapur një sfidë vdekjeprurëse, e cila rrezikon jetën e adoleshentëve

    Kështu po ndodh në Gjermani, teksa një sfidë vdekjeprurëse po bën bujë. “Sfida e deodoranit” është çmenduria e rradhës e adoleshentëve, që po rrezikon jetën e tyre.

    Po çfarë është kjo sfidë:

    Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht. Mediat gjermane kanë raportuar për vdekje të adoleshentëve të lidhur me këtë konkurs.

    Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme. Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

    Versioni i dytë i garës është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos jetë më e durueshme. Në raste ekstreme temperatura mund të bjerë në minus 30 gradë në pak sekonda, paralajmëroi Bfr (Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut). Mund të rezultojnë dhimbje dhe dëmtime masive në lëkurë. Për më tepër, spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie të ftohta që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës.

    Shumë prindër kanë ngritur alarmin, teksa deri më tani janë shënuar 3 vitkima.

  • “I jam afruar disa herë vdekjes”, zbardhet dëshmia e shqiptares që e shpëtuan fqinjët nga duart e burrit

    “I jam afruar disa herë vdekjes”, zbardhet dëshmia e shqiptares që e shpëtuan fqinjët nga duart e burrit

    “Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë.

    Ajo u shpëtua pas 2 vitesh torturë brenda banesës ku 28-vjeçari e mbante të izoluar nga fqinjët e saj në Greqi.

    Mbrëmjen e së enjtes kur banorët e lagjes u mobilizuan për ta shpëtuar pasi dëgjuan britmat e saj.

    Fqinjët kanë shkuar tek banesa e çiftit duke goditur dyert, si edhe kanë njoftuar policinë. 28-vjeçari ka tentuar të dalë nga dera e pasme për të shpëtuar, por fqinjët e kapën dhe e ndaluan.

    Kur policia hyri brenda banesës gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

    Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja e fëmija janë dërguar në spital.

    Torturat pas zbulimit të gjinisë së fëmijës

    Ajo u martua me detyrim nga prindërit e saj në moshën 18-vjeçare dhe u zhvendos së bashku me partnerin nga Shqipëria në Volos të Greqisë në vitin 2021, por ky i fundit nuk e lejoi kurrë të mësonte greqisht, apo të kishte kontakte me njerëzit.

    Sipas, protothema.gr, 28-vjeçari shqiptar e ka dhunuar bashkëshorten e tij që kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre, pasi ai nuk donte vajzë.

    Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit.

    Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

  • Aksidentoi me makinë një 64-vjeçare, procedohet drejtuesi i mjetit në Gjirokastër

    Aksidentoi me makinë një 64-vjeçare, procedohet drejtuesi i mjetit në Gjirokastër

    Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase 64 vjeçe, që drejtonte një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 64-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. L., banues në fshatin Iliras, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Rrush “gjigant” në Lushnje, bistaku shkon deri në 8 kg

    Rrush “gjigant” në Lushnje, bistaku shkon deri në 8 kg

    “Nëse mendoni se keni parë vreshta mjaftueshëm të bukur si ky në Krutje të Lushnje nuk keni parë askund. Ky është një rrush me kokrra gjigande dhe me peshë të madhe. Pronarët e këtij vreshti kanë arritur të prodhojnë rrush që peshon deri në 8 kilogramë”, raportoi gazetarja Anila Sefa.

    ‘Red Gtlob’ është varieteti më i veçantë i rrushit të tavolinës. Njihet si edhe rrushi gjigant dhe kultivohet në sera edhe në vendin tonë.
    Ferdinant Llupo mbjellë vresht në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Ky varietet i rrushit nuk është vetëm me kokërr të madhe, por edhe i bukur për syrin.

    Kultivimi nuk ka qenë i lehtë, por ka edhe vështirësi të tjera.

    “Tani ne në arkë e presim se nuk kemi ça t’i bëjmë. Jemi ne të detyruar që ta presim sipas peshës”, tha Llupo.

    Kërkesa në treg është e lartë.

    “Tregu e kërkon se është rrush për tani në vjeshtë. Deri në Dhjetor shkon pa frikë”, tha Llupo.

    Agronomët e vlerësojnë këtë varietet për disa cilësi.

    “Rrushi ka cilësi të tilla, shquhet për prodhim të madh, dhe ka cilësi, parametra, ngjyrë. Gjithë treguesit janë në mënyrë të shkëlqyer. Edhe shija është jashtëzakonisht e mirë”.

    Klan News

  • E dhunonte se lindi vazjë, shqiptari mbante të burgosura gruan dhe fëmijën dy vjeç, tmerri ishte i përditshëm

    E dhunonte se lindi vazjë, shqiptari mbante të burgosura gruan dhe fëmijën dy vjeç, tmerri ishte i përditshëm

    Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në Greqi, ku një shqiptar mbante të burgosur bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe e dhunonte vazhdimisht.

    Sipas mediave greke, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

    Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

    Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

    Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.