Category: Lajme

  • Fshehu në automjet mbi 251 mijë euro dhe medikamente mjekësore, si u zbulua 58-vjeçari në Portin e Durrësit

    Fshehu në automjet mbi 251 mijë euro dhe medikamente mjekësore, si u zbulua 58-vjeçari në Portin e Durrësit

    Një 58-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së shtunës në Portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri para të padeklaruara dhe një sasi medikamentesh kontrabandë.

    Bëhet e ditur se 58-vjeçari, banues në lagjen Nr.13 në Durrës vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

    Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan nga policia.

  • I kërkoi të mos i dhunonte djalin, mësuesja godet me shpullë nënën e nxënësit në Fier, nis procedimi

    I kërkoi të mos i dhunonte djalin, mësuesja godet me shpullë nënën e nxënësit në Fier, nis procedimi

    Një mësuese është proceduar ppenalisht në Fier, pasi qëlloi me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë.

    Pasi videoja u publikua në rrjetet sociale erdhi edhe reagimi i policisë që nisi procedimin.

    Sipas nënës, mësuesja e dhunonte djalin, e rrihte sa herë nuk kishte mësuar apo nuk bënte detyrat, pavarësisht se ai nuk ishte agresiv.

    NJOFTIMI I POLICISË

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas publikimit të pamjeve filmike, kryen veprimet hetimore për këtë rast dhe në vijim të tyre referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. C., 48 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka gjuajtur me pëllëmbë një shtetase 31 vjeçe, nënë e një nxënësi që mëson në këtë shkollë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

  • “Të mbys, të degjeneroj!”, i mori 10 mijë euro një shtetasje, arrestohet mashtruesi që hiqej si “prokurori” i SPAK

    “Të mbys, të degjeneroj!”, i mori 10 mijë euro një shtetasje, arrestohet mashtruesi që hiqej si “prokurori” i SPAK

    Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 55-vjeçarin, Vebi Brahimaj, i cili hiqej si “prokurori” i SPAK dhe i mori një shtetasje një shumë prej 10 mijë euro.

    Njoftimi i policisë

    Mashtronte dhe hiqej si zyrtar, duke premtuar favore, arrestohet një 55-vjeçar.

    Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bën fjalë për një shtetas, i cili me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si funksionar shtetëror, kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga një shtetase.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorim e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

    Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë arrestuan shtetasin Vebi Brahimaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

  • Alma Kaçi flet sërish për skandalin e bujshëm me Safet Gjicin: E gjithë barra i bie…

    Alma Kaçi flet sërish për skandalin e bujshëm me Safet Gjicin: E gjithë barra i bie…

    Në një rrëfim për Top News, Alma Kaçi e përfshirë në skandalin me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar më shumë për situatën që ndodhet aktualisht.

    Ajo tha se ka nevojë për mbrojtje dhe se e gjithë barra e kësaj situate i ka rënë djalit të saj 12 vjeç.

    “I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”

    Gazetarja: Si po e mbroni fëmijën, që mos të hasë me ato pamje që u bënë virale?

    E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon.

  • Shokon ish- mafiozi John Alite: Ja çfarë bëra pas vrasjes sime të parë

    Shokon ish- mafiozi John Alite: Ja çfarë bëra pas vrasjes sime të parë

    Ish-mafiozi me famë botërore dhe me origjinë shqiptare John Alite, i cili ka punuar për vite me radhë për familjen mafioze Gambino, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’.

    I pyetur se çfarë ka ndjerë pas vrasjes së tij të parë, John Alite tregoi: ‘Emocionalisht nuk ndjen asgjë, sidomos në atë moment. Pasi vrisja dikë mendoja thjesht të largohesha dhe të ushqehesha në ndonjë restorant. Për aq kohë sa jeton në atë realitet emocionalisht nuk ndjen gjë, por kur del nga ajo botë kupton çfarë ke bërë.’

  • Pamje mahnitëse! Kuajt e Kukësit ‘pushtojnë’ malet e Sharrit, kope të mëdha shëtisin nëpër alpe

    Pamje mahnitëse! Kuajt e Kukësit ‘pushtojnë’ malet e Sharrit, kope të mëdha shëtisin nëpër alpe

    Nga muaji Mars e deri në Dhjetor, banorët e fshatrave të Kukësit, i lënë të lirë kuajt e tyre të cilët më pas bashkohen në kope të mëdha dhe shëtisin nëpër alpe.

    Kuajt gjatë lëvizjes së tyre, shkojnë deri në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e me pas kthehen sërish në Kukës. Kjo është një traditë e këtyre zonave.

    Malet e Sharrit – përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

    Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës. Malet e Sharrit paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

    Këta kuaj kanë një territor ndërkufitar duke lëvizur nga Bjeshkët e Kukësit, në ato të Dibrës, Restelicës -Kosovë, Brodit dhe deri në Bjeshkët e Maqedonisë që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë.

    Janë rreth 110 kuaj. Kuajt me të shumtë janë të banorëve të Kukësit, Dibrës dhe Restelicës. Ata frikësohen nga droni dhe mblidhen bashkë duke vrapuar.

  • Britma dhe ulërima! Burri i fut duart në fyt gruas në sy të fëmijës, e arrestojnë fqinjët

    Britma dhe ulërima! Burri i fut duart në fyt gruas në sy të fëmijës, e arrestojnë fqinjët

    Mediat greke shkruajnë se një shqiptare 22-vjeçare në zonën e Volos përjetonte çdo ditë skena torturash, pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar shqiptar e mbante atë dhe fëmijën e tyre të vetëm 2.5-vjeçar të mbyllur dhe të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa abuzonte çdo ditë gruan.

    Sipas TheNewspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes (21/9), kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre “të burgosur ” .

    Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, fqinjët e kanë bllokuar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka arrestuar.

    Atë natë 28-vjeçari e kishte kapur nga qafa 22-vjeçaren dhe kishte tentuar ta mbyste pasi u konstatua se gruaja kishte shenja mbytjeje.

    Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një gjendje shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend mbrëmjen e së enjtes.

    Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe rreth 1 vit më vonë erdhi në jetë fëmija.

    Siç raporton thenewspaper.gr, 28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte apo tentonte të largohej.

  • “Jam iluminati, jam komandanti”- Dinamika e plagosjes së efektivit nga Klered Bozhanaj dhe “misteri” i armës! I ati: Kishte urrejtje për policinë

    “Jam iluminati, jam komandanti”- Dinamika e plagosjes së efektivit nga Klered Bozhanaj dhe “misteri” i armës! I ati: Kishte urrejtje për policinë

    Klered Bozhanaj ende nuk ka mundur të japë një dëshmi konkrete në lidhje me shkakun se përse qëlloi mbi efektivin e policisë.

    Ai ka vijuar të flasë mbi iluminatin dhe të qenurit komandant, ndërkohë që Policia ka mundur të marrë dëshminë e bashkëshortes së tij, Malvinës, dhe të hedh dritë edhe mbi momentin e pikasjes së tij që lëvizte me armë në zonën ku banonte.

    Në fakt, ajo që bie në sy, gjithnjë sipas materialit policor, material që është referuar edhe në prokurori, bazuar në dëshminë e katër efektivëve të policisë të cilët kanë qenë duke patrulluar në zonë, bëhet me dije se autori i plagosjes së policit ka dalë pasdite bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

    Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash kishte në banesë një armë zjarri dhe se përse e kishte marrë me vete në momentin që ka dalë nga shtëpia. Sipas të dhënave, në fakt Malvina nuk di ta shpjegojë dhe aq më pak nuk dihet nëse kishte dijeni mbi armëmbajtjen, por ajo ka shpjeguar vetëm atë moment kur Kleredi ka parë punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap.

    Gruaja ka qëndruar në lulishte, pasi Kleredi ishte kthyer nga një sallon ku kishte çuar te berberi paratë që i kishte borxh. Pjesën e tepruar të parave që ia ka kthyer berberi ai ia ka dhënë të birit. Në atë moment ka pikasur policinë dhe duke e ditur se kishte armën me vete ka tentuar të ikë me shpejtësi mes pallateve.

    Dy efektivët që gjendeshin me një motor policie e kanë ndjekur duke i kërkuar të ndalojë, por në momentin që ka tentuar të hyjë në një pallat, i vetëdijshëm se nuk kishte mundësi të largohej, ai është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të dy efektivëve. Policia në referimin e saj nuk bën të ditur nëse policët ishin në këmbë apo në mjetin motorik, ashtu siç edhe nuk shpjegohet se si ka mundur të largohet autori, pasi policët, pra i plagosuri dhe personi që e shoqëronte tregojnë se ka qëlluar nga hyrja e një pallati.Po ashtu, në materialin policor bëhet me dije se bashkë me dy efektivët, pak çaste para përballjes me personin e armatosur ishin edhe dy efektivë të tjerë, të cilët kanë shkuar më pas në vendin e ngjarjes po nuk ka qenë më aty autori.

    Dëshmia e babait

    Për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të tjerë të Bozhanajt. I ati Vitriu u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar.

    Në muajin gusht, është kthyer së bashku me familjen e tij nga shteti italian dhe prej këtij muaji ka qëndruar në banesën e tij. Pas kthimit nga Italia të djalit të tij, ai ka deklaruar se i biri kishte deklaruar se në shtetin italian kishte patur problem me punëdhënësin dhe policia kishte mbajtur anën e shtetasit italian. Në këto kushte i biri ishte detyruar të kthehej në Shqipëri duke fajësuar policin italiane ku për punonjësit e policisë kishte krijuar një lloj urrejtjeje.

    I ati i tij ka shpjeguar për policinë gjendjen e rënduar psiqike të të birit duke treguar se ai kishte bindje që askush nuk e donte. Para se sa i ati të takonte punonjësit e policisë është takuar me gruan e Kleredit, e cila i ka treguar se Kleredi kishte ikur dhe se më pas ka dëgjuar krisma armësh. I ati e ka kërkuar nëpër lagje por edhe në një kompleks që gjendet aty pranë dhe në xhami, pasi Kleredi bëhet me dije se e frekuentonte shpesh.

    Familja bëhet me dije se nuk kanë qenë në dijeni të armës që ai mbante me vete, ndërkohë që i ati ka treguar se kishte bërë përpjekje të shumta që Kleredi të vizitohej te një mjek por nuk kishte pranuar. Tashmë pritet që të kryhet një ekspertim mjekësor për të vendosur në lidhje me gjendjen e tij.

  • Historia e prekëse e Vitores: ‘S’munda të bëj fëmijë, nisa ti gjej burrit grua tjetër, kur ndodhi ajo që nuk e prisja kurrë’

    Historia e prekëse e Vitores: ‘S’munda të bëj fëmijë, nisa ti gjej burrit grua tjetër, kur ndodhi ajo që nuk e prisja kurrë’

    Në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”, Vitoria, rrëfen historinë e saj të dhimbshme. Shtatzëni të dështuara dhe një fëmijë i shumëpritur që nuk mundi të jetonte, ishin tragjeditë që goditën rëndë atë dhe Aleksandrin, bashkëshortin e saj.

    Gjatë këtyre momenteve të errëta, ajo i dorëzohet fjalëve të njerëzve dhe ia ripërsërit ato bashkëshortit të saj duke i thënë të martohej me dikë tjetër sepse ajo nuk mundej t’i jepte fëmijë.

    Vitore: U dorëzova fare në atë moment dhe thoja vetëm ta shoh të lumtur, t’i gjej një nuse ta martoj dhe më pas të vras veten. Nuk më mbushte asgjë, isha shumë e dobët.

    Ardit Gjebrea: Po pse? Pse? Vitore, mund të adoptonit një fëmijë, Zoti i di gjërat, një çift që në fund të ditës e duan njëri-tjetrin, bëjnë sakrifica, fëmija është gjithçka në këtë jetë, por në një rast nuk është gjithçka, ka gjëra të tjera, mund të kujdeseshit për një fëmijë tjetër. Përse duhet t’i thoshe Aleksandrit që kaq vite çfarë nuk keni kaluar bashkë, “martohu me një tjetër”? Çfarë tha Aleksandri kur ti ia thoje vazhdimisht?

    Vitore: Ai në fillim e mori si një shaka, qeshte dhe një ditë më tha “Po mirë, vërtet për mua s’mendon fare?” dhe qau. Aty e ndjeva se e kam rënduar dhe atë jashtë mase, por më dukej sikur vetëm unë vuaja, por ai mbase ka vuajtur edhe më tepër se unë.

    Ardit Gjebrea: Dhe nuk ta ka thënë?

    Vitore: Jo, kurrë. Si nuk më tha gjysmë fjale. Nuk e di, ndoshta ka dëgjuar fjalë shumë më të rënda për mua dhe nuk më foli kurrë.

    Më pas erdhi një moment reflektimi dhe Vitoria vendosi ta provonte sërish. Rinisi vizitat te mjeku dhe gjithçka që nevojitej.

    Vitore: Fillova vizitat po te ai doktor, mbi 10 herë mund të them, ky rast i fundit ka qenë i njëmbëdhjeti. Po, e dy të parët, i thonë 13 raste, Ardit.

    Ardit Gjebrea: Dhe tek rasti i fundit çfarë ndodhi?

    Vitore: Ndodhi mrekullia.

    Ardit Gjebrea: Mbete shtatzënë, me binjakë madje, por…

    Vitore: Por po hipja në një autobus për të shkuar në Athinë, ai e nisi pa mbyllur dyert dhe unë u përplasa nga dera, nga krahu i djathtë dhe u shkëput fëmija. U trondita jashtë mase, dëgjoja që nëse ke binjakë, nëse vdes njëri, ikin të dy, përnjëherë.

    Ardit Gjebrea: Nuk e besoje që fëmija tjetër ishte gjallë?

    Vitore: Nuk e besoja. Megjithëse i dëgjoja rrahjet e zemrës, prapë isha shumë e dobët.

    Ardit Gjebrea: Më në fund, erdhi fëmija në jetë?

    Vitore: Erdhi.

    Ardit Gjebrea: Para sa vitesh?

    Vitore: Ka lindur në 2011.

    Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

    Vitore: Saviola.

    Ardit Gjebrea: Pas 21 vitesh martesë vjen në jetë Saviola dhe sot e kemi 10 vjeç?

    Vitore: Po, për 11.

  • Emri/ Lejoi kalimin në port të një personi në kërkim ndërkombëtar, arrestohet oficeri i policisë

    Emri/ Lejoi kalimin në port të një personi në kërkim ndërkombëtar, arrestohet oficeri i policisë

    AMP ka ndaluar oficerin e policisë, Gledis Lushi pasi lejoi kalimin jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

    Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

    Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.