Category: Lajme

  • E torturonte çdo ditë/ Makth për 22-vjeçaren shqiptare, mbahej rob me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti

    E torturonte çdo ditë/ Makth për 22-vjeçaren shqiptare, mbahej rob me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti

    Një 22-vjeçare shqiptare në zonën e Volos përjetonte çdo ditë skena torturash, pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar, gjithashtu shqiptar e mbante të mbyllur atë dhe fëmijën e tyre 2 vjeç e gjysmë, të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa e dhunonte çdo ditë.

    Sipas TheNewspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

    Në një dëshmi rrëqethëse, 22-vjeçarja thotë se burri e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një situatë shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend së fundmi. Por këtë herë ai ishte shumë pranë vrasjes së saj.

    Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë “të detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe rreth një vit e gjysmë më vonë patën një fëmijë së bashku. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues.

  • Publikohen pamjet, momenti kur plagoset efektivi i “Shqiponjave” në Tiranë (Video)

    Publikohen pamjet, momenti kur plagoset efektivi i “Shqiponjave” në Tiranë (Video)

    Euronews Albania ka siguruar videon nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj.

    Në pamje shihet se efektivi i policisë pasi plagoset futet brenda lokalit së bashku me kolegun e tij, të cilët po ndiqnin 42-vjeçarin.

    Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndiqnin me motorë.

    Sipas informacioneve 42-vjeçari, i cili u arrestuar ditën e djeshme, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike dhe se ishte përdorues i tyre.

    Bozhanaj, kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ku dhe kishte qenë emigrantë.

    Ndërkohë efektivi i policisë, i cili mori një plumb në bark ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e ‘kap mat’ me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

    Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e ‘kap mat’ me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

    Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh merr Kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të.

    Fotot dhe videot që “Stop” disponon tregojnë, se Jorgo apo Zani, i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.

    Ai jeton në Greqi, por të që marrë pagesat i duhet që të vijë në Shqipëri çdo 6 muaj.

    Në Njësinë Administrative Shirgjan, “Stop” kërkoi fillimisht administratoren Drita Cerri, por ajo u zhduk dhe gazetarja mori takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.

    Kjo e fundit shpjegoi, se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.

    Gazetarja: Është i verbër?

    Mjekja: Është i verbër zemër! Janë genetike.

    Gazetarja: Nuk shohin fare doktoresha?

    Mjekja: Nuk shohin, e merr e shoqja përdore.

    Gazetarja: Ju e keni diagnozën?

    Mjekja: Si nuk e kam, diagnozë e kartelë, tashti bëri atë vendimin e Kempit, e rinovoi. E shoqja merr kujdestari. Pardje ishin këtu, të dy ishin këtu.

    Gazetarja: Ju po më thoni, që ai nuk ka mundësi, të bëjë asnjë lloj pune?

    Mjekja: Ua… ai nuk sheh fare, moj zemër. Ai desh u përplas te hekurat, po mos ta kishte mbajt e shoqja. Ky ka vite, që është i verbër.

    Gazetarja: Ai nuk ecën dot vetë, domethënë?

    Mjekja: Ai bie në kanal.

    “Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjetën duke larë oborrin. Bashkë me gruan, bashkëshortët mohuan, që Kempin e marrin padrejtësisht.

    Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.

    Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.

    Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?

    Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.

    Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?

    Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…

    Gazetarja: Nuk sheh fare?

    Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh. Unë dal me shoqërues kudo ku vete.

    Gazetarja: E kuptoj, por nuk ishte kjo situata, kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?

    Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.

    Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.

    Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.

    Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?

    Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.

    Gazetarja: Zonjë je në shkelje të ligjit. Nëse zotëria ka një problem të vogël me syrin mund të trajtohet për atë që ka, por jo verbëri të plotë.

    Jorgo Çehu: Unë kam verbëri të plotë.

    Gazetarja: Një i verbër i plotë nuk lëviz nga karrigia.

    Zegjine Çehu: Burri im ka 5 vjet që nuk punon në kurbet.

    Gazetarja: Jo më larg se 2020 na ka ardhur fotoja duke vjelur rrush.

    Zegjine Çehu: Nuk e di kush ka qenë ai që ju ka sjellë ju këtë informacion.

    Gazetarja: Jo, nuk e di unë ku e keni guximin ju që gënjeni dhe vidhni shtetin në dritën e diellit.

    Jorgo Çehu: Dokumentet janë të rregullta.

    Ndërkohë nga Shërbimi Social Shtetëror na pohuan, se Jorgo Zani Shehu ose Zani Çehu, ka statusin e të verbrit me pagesë 13 525 lekë secili, pacienti dhe kujdestari./tvklan.al

  • “Dubai parajsë e kriminelëve”/ Gazetari flet me emra, zbulon kush janë ato që i kanë shpëtuar drejtësisë

    “Dubai parajsë e kriminelëve”/ Gazetari flet me emra, zbulon kush janë ato që i kanë shpëtuar drejtësisë

    Gazetari Julian Kasapi i ftuar në emisionin “Review”, foli në lidhje me marrëveshjet e ekstradimit me Dubain.

    Nisur që nga Plarent Dervishaj dhe deri tek Amant Josifi, Kasapi theksoi se të gjithë eksponentët e krimit janë të lirë në Dubai, pavarësisht se janë të dënuar në vendin tonë për krime.

    “Që prej vitit 2020 deri pak kohë më parë Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e eksponentëve të botës së krimit, të cilët janë mësuar në Shqipëri që jetojnë në Dubai. I pari që u arrestua ishte Plarent Dervishaj në vitin 2020. U fol se do të ekstradohet por është i lirë. Në vitin 2021, u arrestua Florenc Çapja, është i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, por më pas kemi dhe arrestime të tjera ku më i fundit ishte Amant Josifi, por që të gjithë këta personna janë të liruar atje”-tha Kasapi.

  • Vazhdojnë temperaturat e nxehta, por zbuloni kur priten vetëtima dhe reshje shiu

    Vazhdojnë temperaturat e nxehta, por zbuloni kur priten vetëtima dhe reshje shiu

    Rrymime shumë të ngrohta ajrore po vazhdojnë në territoret tona, ndërsa fronti i ftohtë ajror është nisur dhe tani gjendet larg në veriperëndim të Kontinentit të Vjetër.

    Fronti i ftohtë do të përparojë dhe sa më afër që vjen aq më shumë rriten temperaturat te, ngase fronti shtynë temperaturat e larta përpara.

    Me depërtimin e frontit (të dielen) do të vijë deri të ulja e temperaturave dhe atmosfera do të reagojë bujshëm me zhvillime të fuqishme konvektive që si pasojë parashihet të ketë rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

    Lokalisht do të ketë gjasa për shtrëngata mjaft të fuqishme dhe reshje mjaft intensive që mund të shkaktojnë vërshime të shpejta kalimtare.

    Deri atëherë gjithnjë e më nxehtë, ndërsa kulminacioni i nxehtësisë do të jetë të shtunën kur ajri i ngrohtë grumbullohet në territoret tona para “shpërthimit” të frontit të ftohtë që vjen të dielen.

    Rrebeshe mjaft intensive priten në shumë pjesë të Kosovës, disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi dhe jug e juglindje të Shqipërisë. Ky front do të vjen në moment të përshtatshëm, ngase temperaturat shumë të larta dhe mungesa e reshjeve ka bërë që të ndjehet shumë ashpërsia e thatësisë dhe nxehtësisë.

    Reshjet do të jenë shumë të mirëseardhura edhe për pastrimin e ajrit dhe ambientit në përgjithësi, ndërsa ulja e temperaturave nuk do të jetë shumë e madhe.

  • Vrau gruan me thikë, merret vendimi për shqiptarin në Greqi

    Vrau gruan me thikë, merret vendimi për shqiptarin në Greqi

    Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin, i cili një vit me parë vrau me thikë gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos.

    52-vjeçari është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje, raporton Protothema.

    Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushte. Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje.

    Pas krimit brutal ai u fsheh, ndërsa të nesërmen shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

    41-vjeçarja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.

    “Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u arrestua babai i tyre.

  • Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet (Video)

    Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet (Video)

    Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

    Në një moment, siç duket në videon e publikuar në Tik Tok nga faqja “narcos_k”, njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur ka konsumuar.

    Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

    Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.

    Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga Top Channel, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.

  • Del foto e autorit të vrasjes së Valter Fierzës në Shkodër, arrestohet vëllai i tij

    Del foto e autorit të vrasjes së Valter Fierzës në Shkodër, arrestohet vëllai i tij

    Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Klodian Mhilli autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fierza mbrëmjen e së enjtes në fshatin Hot i Ri.

    Krahas tij, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim edhe 3 të rinj të tjerë lidhje shoqërore dhe familjare me autorin që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

    Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar vetëm i vëllai i autorit, Paolo Mhilli.

    Në foto, autori i vrasjes, Klodian Mhilli

    Shkak i ngjarjes së rëndë që i kushtoi jetën 33-vjeçarit Fierza, dyshohet të jetë bërë një konflikt mes personave të përfshirë në vrasje dhe vëllait të viktimës, shtetasit Kolë Fierza, për parkimin e makinës.

    I vënë përballë 5 personave, në ndihmë të Kolë Fierzës ka ardhur i vëllai i tij, Valteri. Sapo ky i fundit është afruar, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

    Arma e zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja u sekuestruan nga grupi hetimor në vendngjarje, prova të cilat shërbyen për identifkimin e autorit.

    Pavarësisht sqarimit të rrethanave të ngjarjes, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që sherri për vendin e parkimit mbrëmjen e së enjtes të ketë qenë në vijimësi të përplasjeve që autori ka patur me viktimën dhe vëllain e tij.

    Viktima dhe personat e akuzuar për këtë ngjarje kishin njohje me njëri-tjetrin pasi banonin në të njëjtën lagje.

    PERSONAT E AKUZUAR:

    Klaudio Mhilli

    Aleksandër Mhilli

    Paulo Mhilli

    Luçiano Mhilli

    Enton Dushaj

    /5pyetjet.al

  • E rëndë/ E përplasi makina tek vijat e bardha, ndërron jetë i aksidentuari

    E rëndë/ E përplasi makina tek vijat e bardha, ndërron jetë i aksidentuari

    Ka ndërruar jetë 79-vjeçari i aksidentuar këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës.

    Kujtojmë se i moshuari u përplas nga një mjet rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”.

    Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

  • Dyshohet se ka keqpërdorur fondet e BE-së, e pëson keq Marine Le Pen, ja çfarë pritet të ndodhë me të

    Dyshohet se ka keqpërdorur fondet e BE-së, e pëson keq Marine Le Pen, ja çfarë pritet të ndodhë me të

    Prokurorët e Parisit njoftuan sot se liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe 23 anëtarë të tjerë të partisë së saj do të dalin në gjyq me akuzën e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, duke përshkallëzuar një hetim shtatëvjeçar.

    Zyra e prokurorit të Parisit filloi hetimin në dhjetor 2016, duke thënë se donte të përcaktonte nëse Fronti i atëhershëm Kombëtar kishte përdorur paratë e destinuara për ndihmësit e eurodeputetëve për të paguar stafin që punonte për partinë.

    Eurodeputetëve u jepen para për të mbuluar shpenzimet, duke përfshirë tarifat e kolegëve të tyre, por këto para nuk lejohen të përdoren për shpenzime partiake.

    Partia e Le Pen ka mohuar çdo akuzë. Megjithatë nëse shpallet fajtore, Le Pen mund të dënohet me 10 vjet burg, një milion euro gjobë dhe, do ti hiqet mundësia për të kandiduar për poste publike për 10 vjet, thanë prokurorët.