Category: Lajme

  • Parashikimi i motit, çfarë surprizash na presin ditën e premte

    Parashikimi i motit, çfarë surprizash na presin ditën e premte

    Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e më pas zhvillim të vranësirave në mesditë. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-

    8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-13m/sek duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 16 deri 33 °C

    në zonat e ulëta 18 deri 35 °C

    në zonat bregdetare 19 deri 35 °C

  • Leku po rikthehet fuqishëm! “Tronditet” Euro

    Leku po rikthehet fuqishëm! “Tronditet” Euro

    Edhe muaji shtator po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehej sot me 106.23 lekë, në rënie me 0.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Kursi Euro-Lek ka zbritur në nivelin më të ulët që prej datës 22 gusht.

    Edhe shumica e valutave të tjera po ndjekin rënien e Euros. Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, niveli më i ulët që prej mesit të muajit gusht. Franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, edhe kjo në nivelin më të ulët prej një muaji.

    Dollari Amerikan ngelet poshtë nivelit të 100 lekëve, por megjithatë të enjten shënoi një rritje të lehtë dhe u këmbye me 99.67 lekë.

  • Nuk pranoi ndarjen, kërcënonte ish të dashurin, dënohet me burg 21 vjeçarja shqiptare në Greqi

    Nuk pranoi ndarjen, kërcënonte ish të dashurin, dënohet me burg 21 vjeçarja shqiptare në Greqi

    Një 21-vjeçare shqiptare është dënuar me 8 muaj burg pas një sulmi që ka bërë ndaj ish të dashurit të saj. Mediat greke shkruajnë se shqiptarja u shpall fajtore për kanosje dhe fyerje të bashkatdhetarit të saj 26-vjeçar dhe dëmtim të motorit të tij.

    Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos, ku e reja kishte shkuar gjatë orëve të mëngjesit në banesën e tij duke i shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar.

    E akuzuara në kuadër të procedurës spontane është kontrolluar dhe është gjetur në orën 09:25 të datës 18.09.2023 nga punonjës policie të ekipit të DIAS-it, të cilët e kanë arrestuar.

    26-vjeçari ka pohuar në gjykatë se që nga shkurti i 2023-ës ka qenë herë pas here me 21-vjeçaren që jeton në Rodos me babain e saj, pa pasur lidhje. Nga sa i kishte besuar, në vitin 2018 ishte shtruar në një klinikë psikiatrike dhe merrte mjekim.

    Ajo e kërcënoi se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën e tij, ndërsa në korrik, ajo pohoi se kur ai i tha se donte të ndaheshin, ajo filloi ta kërcënonte atë dhe familjen e tij.

    Ajo pretendon se po i thoshte se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën e tij, se do ta dërgonte në spital, se nëse e shihte me një vajzë tjetër, do t’i bënte më keq dhe fajin do ta kishte ai. për çdo gjë që i ndodhi asaj.

    Në gusht , derisa ai vazhdonte ta kërcënonte, tha ajo, kur u takuan për t’i thënë që të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, ajo e priste me shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi.

    Ai e shmangu atë dhe ajo e përplasi me tërbim shkop pas shalës së makinës. Deri në fillim të shtatorit ajo u përpoq të shkonte, siç pretendonte, me ujërat e saj sepse kishte frikë të bënte diçka më të keqe.

    Ajo vazhdoi me kërcënime dhe ofendime të ngjashme ndaj tij dhe më 18 shtator 2023 në mëngjes kur doli nga shtëpia e të atit për të shkuar në punë, ajo po e priste dhe ka nisur që ta kërcënojë se do e bënte për spital, më pas e ka qëlluar me shuplakë dhe i hodhi motorin./abcnews.al

  • Cilat janë gjuhët më të lehta për t’u mësuar? Zbuloni se ku renditet shqipja

    Cilat janë gjuhët më të lehta për t’u mësuar? Zbuloni se ku renditet shqipja

    Gjuhët janë komplekse në mënyra të ndryshme, pavarësisht se të gjitha mësohen lehtë nga fëmijët.

    “Departamenti Amerikan i Shtetit” ka bërë një ndarje për gjuhët e botës që u mëson diplomatëve, duke i vendsour në katër kategori, bazuar në kohën që u duhet njerëzve për t’i mësuar, të cilat variojnë nga 24 deri në 88 javë.

    Gjuha shqipe, mund të mësohet nga anglishtfolësit për 44 javë, dhe futet te kategoria e tretë e vështirësisë.

    Ndërsa gjuhët më të lehta për t’u mësuar janë frëngjisht, italisht, spanjisht, ndërkohë që gjuhët më të vështira, që mund të marrin deri në 88 javë për t’u mësuar janë gjuha arabe, japoneze, koreane dhe mandarine.

  • Autobusi me 30 pasagjerë ra 20 metra në humnerë! Shoferi doli gjallë: Kisha dhimbje koke…

    Autobusi me 30 pasagjerë ra 20 metra në humnerë! Shoferi doli gjallë: Kisha dhimbje koke…

    Dy ditë pas tragjedisë në Obzovicë, policia dhe prokuroria malazeze morën dëshmitë nga pasagjerët dhe dëshmitarët okularë të aksidentit me dy viktima dhe shumë të plagosur që ishin brenda autobusit me 30 veta që ra në humnerë. Shoferi dhe një tjetër person janë arrestuar.

    “Aksidenti me shumë gjasa ka ndodhur për shkak se shoferi, duke udhëtuar me autobusin e përmendur nga drejtimi i Cetinjes në drejtim të Budvës, dhe duke arritur në një vend kritik, për shkaqe të panjohura për momentin, ka humbur kontrollin e autobusit duke rënë 20 metra në humnerë. Kemi urdhëruar marrjen e gjakut dhe urinës nga shoferi për analiza për praninë e alkoolit dhe substancave psikoaktive” tha policia.

    Menjëherë pas nxjerrjes nga gremina, shoferi i autobusit u ka thënë mjekëve, e më pas edhe inspektorëve të spitalit të Cetinjës, se para aksidentit ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës, pas së cilës “ka humbur ndjenjat”.

    Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”-it shoferi ka deklaruar se nuk e mban mend që autobusi ka rënë në humnerë dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

    Policia ka marrë një pjesë të deklaratave të pasagjerëve të cilët kanë dhënë informacione kontradiktore për momentin e tragjedisë, disa pretenduan se nuk e kishin parë atë që ndodhi, ndërsa të tjerët thanë se shoferi dyshohet se përdorte telefonin.

  • Spikeri i lajmeve tregon si Top Channel e pezulloi nga puna

    Spikeri i lajmeve tregon si Top Channel e pezulloi nga puna

    Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku ka folur për pasionin e tij për artin dhe rrugëtimin në fushën e medies.

    18 vite në Top Channel duke ruajtur peshën e edicionit qendror të informacionit, Paço i emocionuar teksa kthehet mbrapa në kohë, ka folur ndër të tjera për një ngjarje jo të zakonshme që i ka ndodhur gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe në televizionin e Top Channel.

    I pyetur nga Bieta Sulo, nëse ka ndodhur ndonjëherë që të vijë me vonesë për edicionin e lajmeve, Paço ka rikujtuar duke thënë:

    “Ka ndodhur vjet, kur unë nuk e dija që kisha edicionin e orës 12:00 të drekës. Tani e kujtoj me të qeshura por në atë kohë kanë qënë momente shumë të sikletshme. Nuk e dija që isha në atë orar pasi gjithmonë kam qenë në orën 19:30 edhe truri im ishte stakuar që në atë orar kam lajmet sepse të shndërrohet në një rutinë. Ka ndodhur vjet, më 26 gusht, dhe kisha orarin e drekës së ditës së dielë që nuk e kam patur kurrë. Isha në shtëpi kur më merr regjisorja në telefon dhe më thotë hajde në studio. Unë gjendesha në shtëpi dhe ora ishte 11:55. Si përfundim mbërrita por isha 15 minuta me vonesë, një gjë e rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por është njerëzore”.

    Gazetari i njohur ka treguar se si ndëshkim ka ndenjur një muaj pa punë, duke u pezulluar.

    “Qëndrova një muaj pa punë si ndëshkim. Nuk më erdhi mirë sigurisht pasi ishte diçka njerëzore”.

    Paço gjithashtu kujton me shaka se rastësisht më 26 gushtin e këtij viti, i kishte qëlluar të kishte edicionin e orës 12:00 por që sigurisht është paraqitur në orar pas “mësimit” që mori vitin e kaluar.

  • EMRI/ Kush është shqiptari që grabiti shtëpinë e Sterling, e detyroi futbollistin të linte në mes Kupën e Botës

    EMRI/ Kush është shqiptari që grabiti shtëpinë e Sterling, e detyroi futbollistin të linte në mes Kupën e Botës

    23-vjeçari hyri në shtëpinë e futbollistit teksa gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin aty, dhjetorin e kaluar

    Një 23-vjeçar shqiptar ka dalë ditën e sotme para gjykatës në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se është grabitësi që bastisi shtëpinë e futbollistit Raheem Steerling, teksa ky i fundit ishte i angazhuar në Kupën e Botës.

    Sipas mediave të huaja, Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, duke përfshirë grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Chelseat, nga ku arriti të merrte 7 milionë funte dhe bizhuteri me vlerë 300 mijë paund, në Oxshott, Surrey, dhjetorin e vitit të kaluar.

    Lojtari ishte në pritje të ndeshjes me kombëtaren angleze, kur u njoftua për grabitjen, e cilqa ksithe ndodhur teksa gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin aty. Në atë kohë, ai braktisi Katarin dhe u nis drejt Anglisë.

  • I futi dy plumba policit! Vjen njoftimi i rëndësishëm për agresorin që humbi gjurmët

    I futi dy plumba policit! Vjen njoftimi i rëndësishëm për agresorin që humbi gjurmët

    Tiranë-Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

    Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

    DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

  • Spiropali: Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, por…

    Spiropali: Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, por…

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi tha se qeveria ka rritur herë pas here pensionet, ndërsa shtoi se po të ishte e mundur do t’i 10-fishonte. Sipas Spiropalit, ndaj të moshuarve kemi një borxh moral dhe financiar.

    Spiropali: Ka një gjë që na bashkon të gjithëve në këtë sallë, por dhe ata që protestojnë me zhurmë jashtë. Po ju zoti Xhaferri i rrini besnik gjërave që lexoni. Brezi ynë, të gjithë që kemi prindër, kemi një borxh moral dhe financiar për ata. Ne nuk kemi mundur që të bëjmë më shumë për të gjithë ata që prodhonin grurë, apo qetësonin plagë, apo ata që mësonin. Shpërblimi moral që kanë marrë ka qenë i kundërt. Shpesh i kanë quajtur skllevër. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Pensionet janë indeksuar në 2008, në 2013, apo dy herë të tjera më vonë. Buxheti këtë vit ishte 5.4 mld për këto indeksime. Për pensionistët janë dhënë bonuse.

    Totali i bonuseve është 31 mld lekë në 5 vitet e fundit. Qeveria ka kompensuar çmimin e energjisë për pensionistët e vetmuar. Ky lloj kompensimi jemi të vetëdijshëm që nuk është i mjaftueshëm, por totali i parave nga buxheti, ka mbërritur në 22.5 mld lekë. Këto debate që duhet të bëhen këtu dhe ndërpriten herë pas here nga debatet shterpë të luftës politike, kush e ka e kush nuk e ka vulën… na marrin kohë për të diskutuar këto që janë të vërteta. Opozitarizmin e shihni si llixhën çudibërëse që ju pastron nga e shkuara. Ju që jeni ende jashtë normalitetit të sistemit politik, pak keni për të thënë për sistemin e ekonomisë./Albeu.com

  • I mori jetën tragjikisht bashkëkombasit nga goditjet e kaçavidës/ 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve, nuk pranon…

    I mori jetën tragjikisht bashkëkombasit nga goditjet e kaçavidës/ 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve, nuk pranon…

    I heshtur dhe me kokën e ulur para është paraqitur autori i vrasjes së rëndë në Itali para hetuesve, ku nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes.

    Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

    Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kaçavide apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.

    Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta. Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë.

    Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.

    Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë me kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçari shqiptar. Fillimisht ngjarja u raportua se vdiq nga një aksident automobilistik, por ekipi i mjekëve konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark.