Category: Lajme

  • I futi dy plumba policit! Vjen njoftimi i rëndësishëm për agresorin që humbi gjurmët

    I futi dy plumba policit! Vjen njoftimi i rëndësishëm për agresorin që humbi gjurmët

    Tiranë-Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

    Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

    DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

  • Spiropali: Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, por…

    Spiropali: Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, por…

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi tha se qeveria ka rritur herë pas here pensionet, ndërsa shtoi se po të ishte e mundur do t’i 10-fishonte. Sipas Spiropalit, ndaj të moshuarve kemi një borxh moral dhe financiar.

    Spiropali: Ka një gjë që na bashkon të gjithëve në këtë sallë, por dhe ata që protestojnë me zhurmë jashtë. Po ju zoti Xhaferri i rrini besnik gjërave që lexoni. Brezi ynë, të gjithë që kemi prindër, kemi një borxh moral dhe financiar për ata. Ne nuk kemi mundur që të bëjmë më shumë për të gjithë ata që prodhonin grurë, apo qetësonin plagë, apo ata që mësonin. Shpërblimi moral që kanë marrë ka qenë i kundërt. Shpesh i kanë quajtur skllevër. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Pensionet janë indeksuar në 2008, në 2013, apo dy herë të tjera më vonë. Buxheti këtë vit ishte 5.4 mld për këto indeksime. Për pensionistët janë dhënë bonuse.

    Totali i bonuseve është 31 mld lekë në 5 vitet e fundit. Qeveria ka kompensuar çmimin e energjisë për pensionistët e vetmuar. Ky lloj kompensimi jemi të vetëdijshëm që nuk është i mjaftueshëm, por totali i parave nga buxheti, ka mbërritur në 22.5 mld lekë. Këto debate që duhet të bëhen këtu dhe ndërpriten herë pas here nga debatet shterpë të luftës politike, kush e ka e kush nuk e ka vulën… na marrin kohë për të diskutuar këto që janë të vërteta. Opozitarizmin e shihni si llixhën çudibërëse që ju pastron nga e shkuara. Ju që jeni ende jashtë normalitetit të sistemit politik, pak keni për të thënë për sistemin e ekonomisë./Albeu.com

  • I mori jetën tragjikisht bashkëkombasit nga goditjet e kaçavidës/ 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve, nuk pranon…

    I mori jetën tragjikisht bashkëkombasit nga goditjet e kaçavidës/ 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve, nuk pranon…

    I heshtur dhe me kokën e ulur para është paraqitur autori i vrasjes së rëndë në Itali para hetuesve, ku nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes.

    Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

    Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kaçavide apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.

    Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta. Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë.

    Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.

    Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë me kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçari shqiptar. Fillimisht ngjarja u raportua se vdiq nga një aksident automobilistik, por ekipi i mjekëve konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark.

  • E rëndë, 13-vjeçari vret veten me armë zjarri

    E rëndë, 13-vjeçari vret veten me armë zjarri

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në Ferizaj ku u gjet i pajetë një 13-vjeçar.

    Në lidhje me rastin e rëndë mësohet se Prokuroria Themelore ka nisur hetimet pasi dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

    “Viktima është i mitur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje’, por hetimet po vazhdojnë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Imri Neziri” rreth orës 16:46.

    Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

  • “Mileti do tallavanë”, Monika Lubonja “thumbon” artistët

    “Mileti do tallavanë”, Monika Lubonja “thumbon” artistët

    Ish-banorja e spektaklit televiziv, “BBV2”, Monika Lubonja, është tepër aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

    Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka shpërndarë një video të këngëtares, Shila Haxhiraj, duke kënduar.

    Aktorja ka dhënë mbështetjen e saj duke shkruar: “Po ti e ke yllin në ballë o zemër, po ç’të bësh se ky milet do tallavanë e “artista” që stonojnë. Ti shpirt këndo për qejfin tënd, mos dil nga vetja.”

  • Merr fund “parajsa” e të “shumëkërkuarve”/ Gati marrëveshja për ekstradimin e shqiptarëve nga Dubai

    Merr fund “parajsa” e të “shumëkërkuarve”/ Gati marrëveshja për ekstradimin e shqiptarëve nga Dubai

    Ministria e Drejtësisë ka dërguar ditën e sotme 3 draft-marrëveshje në Ministrinë e Jashtme, drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në këto draft-marrëveshje, kërkohet dakordësim për ekstradimin e të dënuarve shqiptarë, të cilët janë strehuar në Dubai, duke iu shmangur dënimit për krimet e kryera

    Në rast se kjo marrëveshje arrihet, shumë persona me precedent penalë, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në Dubai, do të ekstradohen drejt vendit tonë për të vuajtur dënimin e caktuar nga Gjykata.

    Dubai deri më tani ka qenë “parajsa” e kriminelëve të rrezikshëm shqiptarë, për shkak se nuk mund të ekstradoheshin drejt vendit tonë.

  • Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy vajza

    Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy vajza

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Lezhë-Shkodër. Në aksident janë 2 makina dhe një kamper.

    Burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosura dy vajza të reja, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Lezhës.

    Sakaq, çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper, janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Aksident i FRIKSHËM/ Makina përplaset “kokë më kokë” me kamionin, shpërthen në flakë (VIDEO)

    Aksident i FRIKSHËM/ Makina përplaset “kokë më kokë” me kamionin, shpërthen në flakë (VIDEO)

    Drejtuesi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe, kur i ka prerë rrugën kamionit duke u përplasur me të

    Aleksandra Peshtani një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një makinë dhe një kamion janë përplasur “kokë më kokë”.Ngjarja ka ndodhur në Minesota, teksa pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa kamioni u përmbys.

    Brenda makinës ndodhej 55-vjeçari Kirk Ruzek, i cili deklaroi se po nxitonte për të shkuar në punë dhe nuk e pa kamionin me të cilin u përplas.

    “Nuk e kuptova se do të përplasesha me kamionin derisa ishte tepër vonë për të reaguar. Nuk e mbaj mend zjarrin por kam parë videon”, tha 55-vjeçari për mediat e huaja.

    Ai gjithashtu tregoi se pas përplasjes, të gjitha dyert e makinës së tij kanë qenë të bllokuara dhe ai ka arritur të dalë nga një prej xhamave të thyer të automjetit. Sipas tij, ndihma e parë iu dha nga dy kalimtarë para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje. Të dy shoferët janë në gjendje të mirë.

  • Vrau shqiptarin me kaçavidë dhe u përplasën me makinë, 34-vjeçari kyç gojën

    Vrau shqiptarin me kaçavidë dhe u përplasën me makinë, 34-vjeçari kyç gojën

    34-vjeçari shqiptar Miri Gurra nuk ka pranuar të tregojë arsyet se përse i mori jetën bashkëatdhetarit të tij Ilir Dervishit. Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë më kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçarin shqiptar.

    Autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

    Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kacavidë apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.

    Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta.

    Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë. Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.

  • 2 efektivë policie gjejnë pistoletë në makinën e shërbimit në Tiranë, dyshimet e para

    2 efektivë policie gjejnë pistoletë në makinën e shërbimit në Tiranë, dyshimet e para

    Një efektive e patrullës në komisariatin nr.1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

    Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar së bashku me kolegun mjetin. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur, brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

    Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur.

    Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur. Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.

    Klan News