Category: Lajme

  • “Të mbys! Të degjeneroj! Më ha k***n”! “Prokurori” i SPAK mashtron dhe merr mijëra Euro

    “Të mbys! Të degjeneroj! Më ha k***n”! “Prokurori” i SPAK mashtron dhe merr mijëra Euro

    Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë që kërkon të mbetet anonime. Ajo thotë se 10 muaj më parë në Tetor 2022, i ka dhënë një personi nga Tirana 10 mijë Euro.

    “Një person më ka mashtruar dhe emri i tij quhet Vebi Ibrahimaj. E kam njohur nga një rreth shoqëror”, tha denoncuesja.

    Vebi Brahimaj u prezantua si prokuror në SPAK dhe i premtoi, t’ia dyfishonte paratë për dy javë, pasi i duheshin për një tender të uniformave policore.

    “Më ka prezantuar që punon në SPAK, është prokuror atje. 10 mijë Euro m’i mori dhe më tha përderisa njihemi pse mos t’i marrësh ti ato lekë domethënë. I duheshin për një tender që sapo kishte nisur dhe më tha që do t’i investoj atje. E vetmja gjë që më tha ishte që do të investonte në rroba policie dhe do të investonte 50 mijë në 4.5 milionë Euro që do të fitonte në tender”, tha denoncuesja.

    Brahimaj e ngacmon seksualisht gruan, por kur vjen puna te borxhi, vetëm i shtyn afatin.

    Vebi Brahimaj: Pu, pu gjithë kjo bukuri e rrallë, të rrijë… gjithë kjo bukuri e rrallë të rrijë vetëm kështu.

    Në një komunikim me zonjën, Brahimaj pohon se është prokuror në SPAK, por kur gruaja i tha, se do të shkonte në këtë institucion, Brahimaj u shmang.

    Denoncuesja: Më duhen lekët urgjent, se kam babin sëmurë!

    Vebi Brahimaj: Çfarë të thashë unë? Leri llafet tani!

    Denoncuesja: Tani do nisem për në SPAK.

    Vebi Brahimaj: Ore nisu, ku të duash ti, nuk më intereson mua ajo punë fare, se çfarë bën ti tani! Po deshe, kur të kthehem unë! Je në rregull…? Po nuk deshe, nuk më intereson fare, se ku shkon ti. Unë nuk pyes për atë punë, se çfarë thua ti…shko, ku të duash!

    Denoncuesja: Ok! Kam për ta bërë të madhe këtë muhabetin tënd dhe ke për të parë ti, do t’i japësh lekët apo jo…

    Vebi Brahimaj: Do ta shohim, kujt i del më mirë, mua apo ty… tashi.

    Denoncuesja: Ok, më ke marrë lekët. Më ke marrë 16 mijë Euro. Më ke thënë, që do të më japësh % për to?!

    Vebi Brahimaj: Sa, sa…?!

    Denoncuesja: Më more 6 mijë euro radhën e parë, që m’i dhe… edhe më more prapë 10 mijë Euro?

    Vebi Brahimaj: Po, po shumë mirë, po qe puna për ashtu…

    Denoncuesja: O prokuror! Do të vij në SPAK dhe flasim atje!

    Vebi Brahimaj: Jo, s’ke nevojë! Kur të vij unë, kur të kthehem…

    Denoncuesja: Jo, jo! Unë do shkoj!

    Vebi Brahimaj: Shko, ku të duash ti…! Kur të kthehem nga Bullgaria unë, flasim bashkë!

    Denoncuesja: Dhe kur kthehesh nga Bullgaria ti?

    Vebi Brahimaj: Unë do nisem nga ora 16:00, ose nesër në mëngjes.

    Denoncuesja: Ti më je prezantuar si prokurori i SPAK-ut dhe meqë më je prezantuar si prokuror i SPAK-ut, unë do të shkoj në prokurori dhe do pyes për ty, dhe atje ju them filani, këto, këto! Kaq!

    Vebi Brahimaj: Dhe çfarë do bësh?

    Denoncuesja: Atë, çfarë do bëhet, do ta shikosh ti!

    Në muajin Shtator denoncuesja erdhi në Tiranë për tek SPAK-u, nga ku edhe i dërgon një video Vebiut.

    “Brenda dy muajve që kanë kaluar, çdo javë e ka shtyrë me nga një javë. Tani unë u detyrova të vij vetë në Tiranë, shkova dhe pranë SPAK-ut”, tha denoncuesja.

    Ky i fundit zemërohet deri në pikën, që e kërcënon me jetë dhe e shan me fjalët më të rënda.

    Vebi Brahimaj: Po lëri pallavrat! Po lëri, mos më çaj ka*in mua! Ore, se s’i merr asnjë herë ato, more vesh? O njeri! Mos më bëj p**dhë mua! Kujt i thua ashtu ti? Po ti më ha k***n! Të mbys! Të degjeneroj! O e di, me kë flet?! Të degjeneroj! O, e di me kë flet?! Të shkatërroj fisin! Gjithçka! Çfarë po të them unë? Të kam thënë në Shtator. Kur të dua unë, do t’i sjell…!

  • Habit qeveria Rama: Kush ka më shumë se një partnerë, dënohet deri në 3 vite burg

    Habit qeveria Rama: Kush ka më shumë se një partnerë, dënohet deri në 3 vite burg

    Ministria e Drejtësisë po harton Kodin e ri Penal. Nisma do të paraqitet për miratim në Kuvend.

    Por ky Kod i ri Penal parashikon kriminalizimin e bigamisë që do të thotë kush ka dy gra në të njejtën kohë do të dënohet deri në 4 vite burg.

    Jo vetëm kaq, neni i ri dënon edhe ata që kanë dashnor apo dashnore.

    Pra, kush bashkëjeton më shumë se sa me një grua apo një burrë, do të dënohet deri në 3 vite burg.

    Nëse një vajzë apo grua ka dy partnerë do të dënohet dhe anasjelltas, nëse një burrë ka dy partnere ose më shumë do të dënohet me 3 vite burg.

    Në ligj i tillë nuk ekzistonte as në monizëm. Nuk kishte burg, por i akuzuari e kalonte me një vëretje.

    Mbete për t’u parë nëse Kuvendi do ta miraojë këtë nen, kur të votojë Kodin e ri Penal.

  • “Është i armatosur dhe me shenja depresioni”/ Kreu i policisë së Tiranës apel qytetarëve për autorin

    “Është i armatosur dhe me shenja depresioni”/ Kreu i policisë së Tiranës apel qytetarëve për autorin

    Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë

    Ai tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni ndërsa shtoi se policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ata që do të ndihmojnë në kapjen e autorit.

    “Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”.

  • I rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt

    I rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt

    Policia e Tiranës vendos shpërblim 20.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të policisë në Tiranë, teksa iu apelon qytetarëve të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.

    Në foto: Autori Klered Bozhani

    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi.

    Në foto: Efektivi i plagosur, Edlir Alleshi

    Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

    DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

  • Emri/ Qëlloi efektivin e policisë me armë zjarri, identifikohet autori (Foto)

    Emri/ Qëlloi efektivin e policisë me armë zjarri, identifikohet autori (Foto)

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar.

    Në foto: Autori Klered Bozhani

    Balla tha se autori është identifikuar dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.

    “Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është të dorëzohet”, u shpreh ndër të tjera në prononcimin e tij para mediave nga hyrja e spitalit të Traumës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

    Mësohet se autori është identifikuar si Klered Bozhani, i cili është larguar nga vendngjarje me një automjet, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij.

  • Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë

    Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë

    Policia ende nuk ka identifikuar autorin që ka qëlluar drejt patrullës së Shqiponjave.

    Ai është larguar me një automjet targën e të cilit policia tashmë e ka fiksuar dhe po kërkohet.

    Ende nuk dihet nëse autori është ndihmuar nga një person tjetër apo është larguar i vetëm me makinë, informon gazetari Sokol Dema.

    Ngjarja u regjistrua në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë.

  • Efektivi u qëllua me dy plumba në bark, ndodhet në sallën e operimit

    Efektivi u qëllua me dy plumba në bark, ndodhet në sallën e operimit

    Sipas burimeve të pakonfirmuara për Gazetën Shqip bëhet me dije se efektivi ështe identifikuar si Edlir Alleshi.

    Efektivi i forcave “Shqiponja” i cili u qëllua mbrëmjen e sotme në Tiranë aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

    Sipas burimeve të pakonfirmuara për Gazetën Shqip bëhet me dije se efektivi ështe identifikuar si Edlir Alleshi.

    Alleshi ka marrë dy plumba në bark dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

    Nga ana tjetër autori i krimit është në kërkim nga policia, sepse menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Pritet konfirmimi i autoriteteve për ngjarjen.

  • EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja

    EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja

    Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë “Pediatrisë”, ndërsa efektivi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

    Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

    Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi Edlir Alleshi është plagosur me dy plumba në bark, pasi një patrullë e repartit “Shqiponja”, e cila ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar me armë nga ky i fundit.

    “Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

  • I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një polic

    I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një polic

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Sipas informacioneve të para, mësohet se është plagosur një punonjës policie.

    Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Pediatrisë.

    Vijon….

  • Aksident i rëndë në vend, përplasen 2 automjete, plagosen 4 persona

    Aksident i rëndë në vend, përplasen 2 automjete, plagosen 4 persona

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme pranë Knallës, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

    Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.

    Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.