Category: Lajme

  • “Nuk është koha më e mirë për të zhvilluar Censin”/ Çfarë po paralajmëron Frrok Çupi?

    “Nuk është koha më e mirë për të zhvilluar Censin”/ Çfarë po paralajmëron Frrok Çupi?

    Ditën e sotme, në Shqipëri ka nisur zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, por analisti Frrok Çupi shprehet se kjo nuk është koha më e mirë për ta zhvilluar.

    Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se Greqia do të ndërhyjë në këtë proces, pas asaj që po bën në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

    Sipas tij, Greqia është i vetmi vend ballkanik që ndërhyn në censet dhë çështjet nacionale në Shqipëri.

    “Është një nga ngjarjet më të rëndësishme të shtetit, si gjithmonë, edhe kjo është një ngjarje e rëndësishme shumë, censi. Sigurisht, që shtetit shqiptar iu mbushën 10 vjet, aq sa duhet për një cens dhe duhet të bëjë censin. Por nuk është koha më e mirë për ta bërë këtë gjë, është nën goditjet e Greqisë, është i vetmi fqinj ballkanik, fqinji ynë, që ka vepruar dhe ka futur hundët nëpërmjet censeve dhe në çëshjet nacionale në vendin tonë. Ne kemi të tjera qëndrime me Serbinë, me Maqedoninë, Malin e Zi, por kurrë nuk ka ndodhur që të mund të përllogarisin numrin e njerëzve që përbëjnë jo etninë, por kombësinë e tyre, ndodhemi para këtij lloj rreziku. Vetë Greqia po paralajmëron se do të ketë një sulm tjetër. Greqia do sulmojë edhe sikur në Himarë, në Konispol, në Gjirokastër, të jetë numri i saktë i minoritarëve.

    Do të kemi sulm tjetër me qëllim që të mund të shtojë numrin. Greqia ka funksionuar prej kaq vitesh me pensione, pasaporta, arsim, spitale. Vetë Beleri është një nga figurat e ngarkuara me barra shumë të mëdha në Greqi, si një autor bamirës që i dërgon njerëzit në spital, u jep njerëzve para. Ky është një rrezik që duhet ta themi”, theksoi ai.

  • Ish-ministri Lleshaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë: Krimit t’i pritet koka, kjo ishte t’i presësh thonjtë

    Ish-ministri Lleshaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë: Krimit t’i pritet koka, kjo ishte t’i presësh thonjtë

    Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se megaoperacioni ‘Tempulli’ ka goditur hallkën e fundit të zinxhirit, të cilët sipas tij zëvendësohen menjëherë.

    Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’, Lleshaj tha se ky operacion është si t’i presësh thonjtë krimit. Lleshaj përgëzoi policinë, por theksoi se ky nuk është një rezultat final, që të na çojë në një rezultat të prekshëm dhe të fortë.

    ‘E përshëndet policisë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur. Ka një mesazh, rëndësi ka rezultati. Duhet përshëndetur. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë se të bësh goditje në këtë nivel është ti presësh thonjtë krimit. Duhet të pritet koka. Është e rëndësishme dhe meriton përgëzim dhe inkurajim. Nuk është një rezultat final, që meriton komplimente ekstreme, është periferike e goditjes. Duhet të nxjerrim mësime, duhet të na japë dhe një mesazh tjetër. Janë dhe konsumatorët. Kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës.

    Shqipëria ka nevojë për goditjen financave të krimit. Targeti numër 1 i policisë duhet të jetë të goditen financat e krimit. Do fusim 200 në burg sot, por gjatë kohës që janë në burg do të aktivizohen të tjerë. S’kemi kapacitete të infiltrojmë agjentë të fshehtë droge, por kemi mundësinë të kapim produktet që rriten këtu.’- tha Lleshaj.

    Nga ana tjetër gazetari Lorenc Vangjeli, u shpreh se ajo që bën përshtypje, është numri i të arrestuarve nga megaoperacioni, por theksoi analisti, numri i personave të arrestuar janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës.

    ‘Ajo që bënte përshtypje ishte numri shumë i madh i të arrestuarve. i të arrestuarve. Shumica e tyre janë shpërndarës janë hallkan e parafundit e zinxhirit që përfundon tek përdoruesi. Arritje e policisë është në vetvete sepse në harkun e pak orëve është e vështirë që të mobilizosh një polici kaq të madhe dhe të bësh kaq shumë arrestime. Nga ana operacionale është si një lloj parade që demonstron dhe forcë dhe aftësinë e policisë nëse dëshiron të godasë krimin. Ky numër i lartë të arrestuarish janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës. Është shumë herë më dobi prurëse dhe më e lehtë të mbërrihet në majë të piramidës sesa të prishës bazën e saj.’- tha Vangjeli.

  • Greku vrau shqiptarin, vëllai i tij: Jemi të tronditur, la pas 3 fëmijë të vegjël

    Greku vrau shqiptarin, vëllai i tij: Jemi të tronditur, la pas 3 fëmijë të vegjël

    Mesditën e së premtes, banorët në Pire, Greqi u tronditën pasi një 68-vjeçar vrau shqiptarin Brigen (Keli) Limka, punonjës i një parkingu.

    Vrasja mizore ndodhi kur pas një sherri mes autorit dhe viktimës, i moshuari është kthyer në parkingun ku po punonte 39-vjeçari dhe e ka qëlluar me pushkë duke e plagosur për vdekje.

    Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vëllai i shqiptarit. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se familja është e tronditur nga kjo që ka ndodhur pasi vëllai i tij kishte 5 vite që punonte në parking dhe njihej nga e gjithë lagjia.

    Ai tha se bashkëshortja e vëllait të ndjerë është në gjendje të rënduar pasi 3 fëmijët kanë mbetur pa baba.

    Vëllai im nuk na kishte thënë kurrë asgjë për këtë njeri. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk e di kush është ky person. Vëllai im punonte në këtë parking prej pesë vitesh. Ai ishte shumë i njohur në lagje.

    Më vonë morëm vesh se vrasësi i vëllait tim ishte ngatërruar me gjithë lagjen. Çfarë duhet të kërkojmë ne si familje? Këtu humbi jetën një i ri me tre fëmijë të vegjël. Gruaja e tij është në një gjendje të mjerueshme shpirtërore. Jemi ende në pritje të varrosjes së vëllait tim.

    Rikujtojmë se vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

  • “Çështja ‘Beleri’ zgjidhet nga perëndimorët”/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat e forta: Si sjellja e Greqisë po provokon BE-në

    “Çështja ‘Beleri’ zgjidhet nga perëndimorët”/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat e forta: Si sjellja e Greqisë po provokon BE-në

    Për analistin Frrok Çupi, çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Beleri do të zgjidhet nga vendet perëndimore.

    Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se sjellja e Greqisë përbën një goditje, por edhe provokim ndaj BE-së.

    Sipas Çupit, Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

    “Me siguri, ky debat, ky diskurs shkon në kupolën e aleatëve perëndimore, nuk zgjidhet dot në Shqipëri. Në Shqipëri do të zgjidhej, nëse Greqia do t’I imponohej tërësisht Shqipërisë, dhe nëse këtu nuk do të kishte prezencë të SHBA, NATO dhe BE. Atëherë do të zgjidhej në Shqipëri, në sensin më negativ të fjalës. Sot, do të zgjidhet sigurisht në BE. Sjellja e Greqisë ndaj Himarës është një goditje, ose një provokim ndaj BE dhe vlerave të saj qytetare dhe politike. Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po fut duart në punët e një shteti tjetër. Greqia është një shtet që po i thotë vetes që vendos unë për gjykatat e tua dhe për ligjin tënd.

    Greqia tani po manifeston se ka një arsye të paramenduar pse mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, theksoi ai.

  • Çfarë paralajmërojnë dhimbjet e kyçeve në trupin tonë

    Çfarë paralajmërojnë dhimbjet e kyçeve në trupin tonë

    Kur dhimbja e kyçeve vazhdon, bëhet e nevojshme të flisni me mjekun tuaj, sepse mund të jetë nga një shkak i rëndësishëm. Ndonjëherë shkaku mund të jetë nga lëvizjet e gabuara ose traumat, shkaqe të tjera mund të vijnë nga patologji të ndryshme. Le të shohim disa situata në të cilat ndodh.

    Nyjet që mund të shfaqin simptoma të dhimbshme janë shpesh:

    • supet
    • ijët
    • gjunjët
    • këmbët
    • duart
    • kyçi i dorës

    Kur dhimbja shkaktohet nga inflamacioni, nyja duket e fryrë dhe e nxehtë.

    Lëvizjet e përsëritura

    Një nga arsyet që shkakton dhimbje kyçesh janë lëvizjet e përsëritura të cilat mund të shkaktojnë tendinit ose inflamacion të ligamenteve. Ndonjëherë kyçet këto mund të kërcasin gjatë lëvizjeve.

    Lupusi

    Lupusi është një sëmundje autoimune që karakterizohet jo vetëm nga dhimbja, por edhe nga:
    • rënia e flokëve
    • skuqje të lëkurës
    • inflamacion i shumë organeve
    • inflamacion i indit lidhor

    Artriti rheumatoid

    Kjo sëmundje autoimune është një shkak kryesor i dhimbjes së kyçeve të lidhur me ënjtjen dhe ngurtësimin e kyçeve, gjithashtu tipike për fibromialgjinë.
    Sëmundja ka një qasje multidisiplinare dhe përfshin terapi medikamentoze, fizioterapi dhe aktivitet fizik specifik.

    Sëmundja “Lyme”

    Sëmundja “Lyme” zhvillohet si rezultat i pickimit të rriqrës. Kjo shkakton jo vetëm dhimbje, por edhe ethe, lodhje dhe skuqje. Është thelbësore që të trajtohet menjëherë me antibiotikët e duhur.

    Gonorrea

    Është një sëmundje seksualisht e transmetueshme e cila përveç inflamacionit të organeve gjenitale dhe humbjes së sekrecioneve, të shoqëruara me dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, shkakton dhimbje kyçesh.

    Diagnoza është e rëndësishme sepse nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë infertilitet.

  • Tensionet në Kosovë dhe çështja ‘Beleri’/ Frrok Çupi bën paralajmërimin e frikshëm: Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh…

    Tensionet në Kosovë dhe çështja ‘Beleri’/ Frrok Çupi bën paralajmërimin e frikshëm: Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh…

    Analisti Frrok Çupi thotë se tensionet në veri të Kosovës dhe çështja ‘Beleri’ në Shqipëri, nuk janë të rastësishme dhe i shikon si dy akte të lidhura me njëra tjetrën.

    Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh.

    Çupi shtoi se do të ishte mjaft shqetësuese, nëse vendi nuk do të kishte aleancë me SHBA dhe Evropën.

    “Nuk është një koeçidencë që zjarret në pjesët e shqiptarisë po themi, jo thjesht të Shqipërisë, janë inicuar në të njëjtë kohë, ose në të njëjtën periudhë, në akordancë me njëra-tjetrën, tensionet në veri të Mitrocivës që e kanë ngurtësuar çështjet e Kosovës në të gjithë botën dhe problemi krejt artificial i Himarës, ku pritet që ky konflikt deri më tani të jetë fillestari. I shikoj si dy akte të lidhura me njëra-tjetrën dhe po shikoj që Shqipëria po sulmohet. Shqipëria po sulmohet, të jemi të qartë, të jemi të qetë, të jemi të saktë në konkluzionet tona, që Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh. Nëse Shqipëria nuk do të kishte aleancat që ka sigurisht, do të ishte shumë shqetësuese, aleancat me SHBA dhe me Evropën. Ky është problem shumë i madh për Kosovën, që praktikisht po i shqelmon këto aleanca dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë një një situatë shumë e vështirë.

    Cila është arsyeja që po sulmohet me konflikt Shqipëria? Arsyeja është disaplanëshe, në radhë të parë, fqinjët tanë kanë kriza, sidomos grekët, Greqia ka krizat e veta. Krizat e veta, si gjithnjë, në historinë e re të Greqisë janë zbrazur mbi fqinjët dhe sidomos mbi ne.

    Këto janë kriza identitare dhe kriza të mendimit ë Greqisë e cila shpërthen kundër nesh. Por nuk është vetëm kjo, është turizmi, problemi është ekspancioni, dhe një arsye është se Shqipëria është e merituara e shoqeve të veta në Evropë dhe në kontinentet perëndimore”, theksoi ai.

  • Gjenden kufoma foshnjash në ‘shtëpinë e tmerreve’, babai kryente marrëdhënie me dy vajzat e tij

    Gjenden kufoma foshnjash në ‘shtëpinë e tmerreve’, babai kryente marrëdhënie me dy vajzat e tij

    Një baba dhe vajza e tij po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje dhe incest pasi në bodrumin e shtëpisë së tyre janë gjetur tre trupa foshnjash.

    Piotr Gierasik, 54 vjeç dhe Paulina Gierasik, 20 vjeçe janë arrestuar pas zbulimit të kufomave të mbështjella me qese plastike dhe të groposura në shtëpinë e tyre në Czerniki, Poloni. Dy të arat u gjetën ditën e premte, por hetimet e mëtejshme zbuluan edhe një të tretë në “gjendje të përparuar dekompozimi” gjatë së shtunës.

    Kolegët e punës së Paulina në një pastiçeri thanë se babë e bijë jetonin si çift dhe ajo e admironte “si të ishte Zoti”. Ata nisën të dyshonin se ishte shtatzënë kur ajo po vishte rroba të mëdha e të gjera. Paulina mori tre javë pushim por u kthye në punë vetëm një javë më vonë.

    “Të gjithë menduam se ishte shtatzënë, mendoj se kishte lidhur rripa rreth barkut si korse. Kur u kthye, ndryshimi ishte i dukshëm. Ishte më e dobët, e hollë dhe vazhdimisht e lodhur. Kur e pyetëm për fëmijën, ajo u shtir si e habitur dhe e mohoi”, tha një prej kolegëve të saj.

    Një banor ka dhënë detaje të tjera për një gazetë lokale. “Ata jetonin si çift. Ajo e thërriste Piotr. Ecnin rrugës të kapur për dore. Disa muaj më parë, ai i qethi flokët që djemtë e tjerë mos t’ia hidhnin sytë”.

    Paulina është akuzuar për dy vrasje dhe incest me të atin. Piotr është akuzuar për tre vrasje, incest me vajzën e tij 20-vjeçare si dhe me një vajzë tjetër. Dy prej fëmijëve i përkasin 20-vjeçares, e cila ishte në një “marrëdhënie konsensuale” me të atin. Fëmija i tretë është fryt i incestit ndaj një tjetër vajze të tij, të cilën e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të. Prokurorët dyshojnë se Piotr ka vrarë fëmijën e tretë.

    54-vjeçari u zhvendos në këtë fshat 15 vite më parë së bashku me familjen e tij. Gruaja e tij ndërroi jetë duke lënë pas shumë fëmijë, rreth 10-12 sipas vendasve. Më të mëdhenjtë ishin larguar. Gjatë kësaj periudhe, banorët përreth nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë.

    Organet ligjore po presin rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjave. Ndërkohë policia vijon kontrollet për të parë nëse ka trupa të tjerë të varrosur rreth shtëpisë./tvklan.al

  • Momenti dramatik i përplasjes së dy anije mallrash në Stamboll (Video)

    Momenti dramatik i përplasjes së dy anije mallrash në Stamboll (Video)

    Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.

    Drejtoria e Përgjithshme e Rojës Bregdetare përmendi se anija e mallrave që lundronte nga Federata Ruse dhe anija me kontejnerë u përplasën në brigjet e Stambollit dhe fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

    Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan as dëme materiale.

    Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.

  • Babai i Meghan Markle i habit të gjithë me intervistën tronditëse: Ajo nuk është personi që njihja si vajzën time

    Babai i Meghan Markle i habit të gjithë me intervistën tronditëse: Ajo nuk është personi që njihja si vajzën time

    Thomas Markle është rikthyer me një intervistë të re duke shprehur dëshirën për të parë nipërit e tij për herë të parë.

    Babai i Meghan Markle, 79 vjeç, u shfaq në Good Morning Britain dhe foli në një intervistë ekskluzive për vajzën e tij dhe Princin Harry. Thomas Markle i është lutur Meghan që ta lejojë të shohë nipërit e mbesat e tij, duke shtuar se ai nuk e ka parë atë për pesë vjet që kur ishte në shtratin e tij në spital.

    “Unë jam i lënduar. Jam shumë i mërzitur. Kjo është një gjë mizore për t’i bërë gjyshit, t’u mohosh atyre të drejtën për të parë një nip”, tha ai. “Në Kaliforni mund të padisë për t’i parë, por nuk dua ta bëj këtë. Tjetra është se nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk ka asgjë që thotë se jam keq”.

    Ai shtoi: “Unë jam një baba me të vërtetë i dashur dhe ai e di këtë, dhe nuk ka asnjë justifikim që ai të trajtojë mua ashtu, nuk ka justifikim që ai të trajtojë gjyshërit ashtu.”

    Duke folur për atë se si ishte Meghan, Thomas Markle tha: “Meghan jetoi me mua nga klasa e gjashtë deri në shkollën e mesme dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Unë kurrë nuk e pashë llojin e gruas në të cilën ajo u shndërrua, jam i tronditur. Ajo nuk është personi që e njihja si vajzën time.”

    Kur u pyet nëse mendon se është faji i Harrit, Thomas Markle tha: “Unë mendoj se më shumë ndikon Harry-n sesa ajo. Unë jam gjithmonë këtu për të, ende e dua, gjithmonë do ta dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por unë dua që ai të më afrohet dhe të më lërë të shoh nipërit e mi dhe të më lërë të qetësohem. Njerëzit shkojnë në burg për pesë vjet dhe falen, unë nuk bëra asgjë. Kështu që unë mendoj se ai mund të më falte. ”

    Ai shtoi: “Unë gjithmonë do të kërkoja falje për çdo gjë që kam bërë gabim. Më vjen keq nëse e kam bërë këtë.”

    Babai i Meghan e krahasoi veten me Mbretin Karli III, duke thënë se të dyve u është hequr kontakti me nipërit e mbesat e tyre. “Dhe Mbreti Karli III nuk ka bërë asgjë të keqe dhe është i privuar nga fëmijët ashtu si unë,” tha ai.

  • Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë në moshë të re aktori i njohur

    Billy Miller, ylli i serialeve televizive “Devil and Charm” dhe ” General Hospital “, vdiq të premten në moshën 43-vjeçare. Aktori fitues i çmimit “Daytime Emmy” u gjet i vdekur në Austin, Teksas.

    Menaxheri i Miller e konfirmoi lajmin për Variety.com të dielën. Në fakt, e diela 17/09 ishte dita kur aktori do të kishte mbushur 44 vjeç. “Aktori po luftonte me depresionin kur vdiq”, thuhej në deklaratë. Megjithatë, shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur.

    Miller lindi më 17 shtator 1979 dhe u rrit në Grand Prairie, Teksas. Gjatë gjithë fëmijërisë së tij, ai luftoi me një sëmundje të rrallë që preku kërcin në kyçin e këmbës.

    Hyrja e tij në industrinë e argëtimit erdhi kur ai nënshkroi si model me Wilhelmina dhe më vonë luajti Richie Novak nga 2007 deri në 2008 në telenovelën “All My Children”. Miller më pas luajti në Bold and the Beautiful për të marrë rolin e Billy Abbott.

    Roli i Millerit në “Ballure and Charm” i dha atij tre Emmy Daytime. Ajo la telenovelën në vitin 2014 dhe iu bashkua Spitalit të Përgjithshëm . Atje, Miller luajti rolet e Jason Morgan dhe Drew Kane, duke luajtur deri në vitin 2019, dhe më pas iu bashkua ” Suits ” për pesë episode.

    Miller ka mbetur nga nëna e tij Patricia, motra Megan, dhëndri Ronnie, nipi Grayson dhe mbesa Charley.