Category: Lajme

  • Mos vallë e ka sërish me Tahirin? Edi Rama: I kemi dhënë mundësinë vendit të bëjë drejtësi me të fuqishmit!

    Mos vallë e ka sërish me Tahirin? Edi Rama: I kemi dhënë mundësinë vendit të bëjë drejtësi me të fuqishmit!

    Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë në turin e tij të falënderimit për zgjedhjet e 14 majit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e di se ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe me këtë drejtësinë e re dhe që do donim të shkonim ndryshe në drejtim. Kryeministri shtoi po ashtu se ka momente kur duhet të shtërngojë dhëmbët, kur sheh njerëz që abuzojnë me besimin e njerëzve por dhe të PS-së.

    Rama nuk përmendi emra, por kjo deklaratë mund të ketë lidhje me arrestimet në rradhët e PS-së, ku një prej tyre është dhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili së fundmi fitoi lirinë.

    “Nuk na falet të mos bëjmë gjithçka. Kam shumë besim që gjërat do vazhdojmë të bëhen gjithmonë e më mirë. Por duhet të kemi durim.

    Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët kur shikojmë njerëz që papritur e pa kujtuar që besimin tuaj dhe mbështetjen tonë të përbashkët e abuzojnë dhe na bëjnë të gjithëve të skuqemi kur i shohim.

    E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me këtë drejtësinë e re dhe shumë gjëra që do donim t’i shikonim ndryshe. Por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk mund të bëjmë dot atë që nuk u bë në 500 vjet. Por duhet të jemi shumë krenar që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë të bëjë drejtësinë duke u sjellë ashpër me të fuqishmit. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.

    Por mund të bëjmë më shumë pikërisht që fëmijët tanë të mos paguajnë kostot e së keqes në pushtet, siç paguajnë të rejat dhe të rinjtë kostot e faktit që reformat që ne nisëm, nuk u nisën kur duhet të niseshin. E kemi filluar këtë rrugë nga një pikë kur gjysma nuk paguanin dritat. Sot nuk krahasohemi me atje ku ishim. Ne duhet të shohim të ardhmen dhe të vrapojmë drejt së ardhmes të gjithë së bashku. Nëse ka arsye për të besuar jeni ju”, tha Rama.

  • Sherri për pronën në Fier vazhdon edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara pretendoi se ishte dhunuar, nusja i nxjerr videon me sëpatë në dorë

    Sherri për pronën në Fier vazhdon edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara pretendoi se ishte dhunuar, nusja i nxjerr videon me sëpatë në dorë

    Një 80-vjeçare nga Fieri u bë pak muaj më parë protagonist në emisionin “Me zemër të hapur”.

    Në një video të publikuar nga mediet ajo shihej e shtrirë dhe pretendonte se ishte dhunuar nga nusja e djalit dhe djali i saj Viktori.

    Ky i fundit, pas këtij episodi të transmetuar vetëm pak kohë më vonë ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë që po vuante.

    Edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara është në konflikt me nusen e saj për pronën.

    Por nusja dhe familjarët e saj kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.

    Ata thonë se e moshuara nuk është dhunuar as nga nusja, as nga djali, pork y është një lloj presioni dhe komunikimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre.

    Ata u shprehën se e moshuara kishte inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë. Por mesa duket konfliktet midis dy familjeve Tanku nuk kanë të sosur.

  • Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se(Video)

    Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se(Video)

    Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, pranë Malit të Robit, duke shkaktuar momente paniku.

    Rreth orës 18:30 një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje.

    Fatmirësisht shoferi ka dalë jashtë makinës në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë,të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

  • Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se… (Video)

    Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se… (Video)

    Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, pranë Malit të Robit, duke shkaktuar momente paniku. Rreth orës 18:30 një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje.

    Fatmirësisht shoferi ka dalë jashtë makinës në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

  • Mori punëtorë pakistanez në Krujë! Fermeri habitet me ta: Sapo erdhën kërkuan të …

    Mori punëtorë pakistanez në Krujë! Fermeri habitet me ta: Sapo erdhën kërkuan të …

    Shumë nga shqiptarët janë nisur drejt vendeve të botës për të gjetur një jetë më të mirë, teksa fermeri M.H.,

    nga Gramza e Krujës i është dashur të zëvendësojë fermerët e tij që emigruan me shtetas të huaj, Fermeri ka punësuar në fermën e tij tre shtetas pakistanezë.

    Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Sipas fermerit pakistanezët flasin pak e punojnë shumë.

    Ndër të tjera femëri thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

    “Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë”, u shpreh fermeri.

    Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri dhe ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanatçinj të huaj.

  • 21-vjeçari ndalohet të udhëtojë me avion prej emrit

    21-vjeçari ndalohet të udhëtojë me avion prej emrit

    Një 21-vjeçar në Britaninë e Madhe pretendon se u ndalua gabimisht të udhëtonte me një kompani ajrore për shkak të emrit të tij. Rasti i Kieran Harris është publikuar në mediat angleze.

    I riu duhej të udhëtonte në Alicante më 25 Maj, dhe prenotimin e kishte bërë që para 1 muaji. Por vetëm 1 ditë para datës së shënuar, ai merr një njoftim nga EasyJet se nuk mund të udhëtonte.

    Shkak sipas linjës ajrore ishte një ndëshkim ndaj tij si pasojë e sjelljes që kishte pasur në një udhëtim. Për këtë kishte marr një sanksion 10-vjeçar që të mos udhëtonte me kompaninë në fjalë.

    Por 21-vjeçari pretendon se kompania në fjalë e ka ngatërruar me një person që ka të njëjtin emër dhe ditëlindje si ai dhe që është dënuar me 12 javë në burg si pasojë e sjelljes në një fluturim në vitin 2021.

    “Shoku im mori email në orën 18:00 një natë para fluturimit duke thënë se kishte një ndalim 10-vjeçar për udhëtim. Isha i hutuar”, tha ai.

    Harris tregoi se problemi u zgjidh pasi kompania i kërkoi një foto të pasaportës në mënyrë që të konfirmonte identitetin. Megjithatë kjo procedurë e la prej disa orësh në aeroport. /

  • S’ka më gomone dhe azil! Kryeministri britanik: Kemi kthyer 1800 shqiptarë

    S’ka më gomone dhe azil! Kryeministri britanik: Kemi kthyer 1800 shqiptarë

    Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi sot se numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me gati 90”.

    “Tani kemi kthyer 1800 në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj. Kemi kaluar nga pranimi i rreth një në pesë raste të azilit shqiptar në vetëm një në 50” u tha Sunak gazetarëve.

    “Deri më tani këtë vit, numri shqiptare që mbërrinin me anije të vogla ka rënë me gati 90%” tha ai, shkruan BBC.

  • Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

    Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti!

    Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti!

    Tiranë- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se po përflitet për një tjetër arrestim të një zyrtari të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.

    I pyetur se kur pritet të arrestohet, eksperti nuk ka përmendur një datë.

    Pjesë nga biseda:

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Cila është rrjedhja më e fundit?

    Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

    Ervin Karamuço: Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat.

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?

    Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie.

  • UFO-t po na vëzhgojnë në mbarë botën! Pas NASA-s, del publikisht dhe Ushtria Amerikane. Ja detajet dhe pamjet

    UFO-t po na vëzhgojnë në mbarë botën! Pas NASA-s, del publikisht dhe Ushtria Amerikane. Ja detajet dhe pamjet

    Ushtria amerikane ka kapur ‘rruzullat metalike’ duke bërë ‘manovra’ të jashtëzakonshme

    Në një konferencë historike të NASA-s mbi UFO-t – “fenomene anormale të paidentifikuara” ose objekte fluturimi të paidentifikuara, siç u cilësuan nga një zyrtar kryesor i Departamentit të Mbrojtjes bënë një zbulim të habitshëm për publikun ditët e fundit. Është tashmë zyrtare se autoritetet amerikane po vëzhgojnë UFO-t dhe lëvizjet e tyre. Për vetë teknologjinë që haset, ekspertët pohojnë se janë shumë avangard për të qenë tokësore.

    Dr. Sean Kirkpatrick, drejtor i një zyre të re të analizës së UFO-ve, deklaroi se personeli ushtarak amerikan po vëzhgon “rruzullat metalike në të gjithë botën”, raporton noa.al.

    Ky imazh së bashku me këto dy video të mëposhtme të objekteve të tilla janë tashmë të disponueshme për publikun.