Category: Lajme

  • Del foto! Jeta iu pre në rrugë, ky është polici që vdiq duke u kthyer në shtëpi

    Del foto! Jeta iu pre në rrugë, ky është polici që vdiq duke u kthyer në shtëpi

    Gëzim Lazri, 56-vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në Rrugë e Kombit ku makina e tij u përplas nga një automjet që drejtohej nga një shtetas malazez.

    Lazri, punonjës i policisë në Mirditë, ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte lënë shërbimin.

    Mësohet se ka qenë një manovër e gabuar e një mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi shkaku që mund të ketë sjell aksidentin.

    Bëhet me dije se shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • ‘Tollumbacja’ droga që po ‘helmon’ të rinjtë në klubet e natës në Tiranë. Gjendet lehtësisht nga 300 deri në 500 lekë

    ‘Tollumbacja’ droga që po ‘helmon’ të rinjtë në klubet e natës në Tiranë. Gjendet lehtësisht nga 300 deri në 500 lekë

    Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Në vitin e fundit, agjentët e antidrogës janë hasur disa herë me lloje të ndryshme lëndësh narkotike që shpërndahen për herë të parë në Shqipëri, të cilat nuk diheshin se ekzistonin në tregun e paligjshëm vendas. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

    Por jo vetëm kanabisi xhelatinoz. Prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht edhe në lokale, një lloj droge që merret me tullumbace. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja.

    Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

    Kjo drogë tregtohet fare dukshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në këtë lokal që po shihni në këto pamje, dhe që i ka ekspozuara jashtë tij, tullumbacet si reklamë për këtë substancë, tregtohet droga e trendit të fundit. Antidroga e ka konstatuar disa herë këtë lokal, i cili këtë të shtunë ishte i mbyllur, dhe pronari është vënë dy herë në hetim në gjendje të lirë. Burime për Report Tv sqaruan se për shkak se kjo substancë nuk konsiderohet drogë e mirëfilltë, policia nuk mund të arrestojë pronarin. Në këtë lokal – mësuam – se droga tullumbace shitet 300-500 lekë copa, shumë më shtrenjtë se në qytete të tjera europiane, ku e gjen dhe me 1 euro.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 herë të tjera oksidi i azotit është sekuestruar edhe në doganë, por sërish pa vlerë, pasi në mungesë të legjislacionit, malli është liruar.

    Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për minuta për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.

    Mund të shkaktojë marramendje, të përziera, dhimbje koke, ndërsa në sasi shumë të larta mund të shkaktojë humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak.

    Blutë janë në dijeni të rreziqeve që sjellë në organizëm, por për aq kohë sa me ligj mund të tregtohet, e kanë të pamundur për të ndërhyrë. Në këtë pikë del nevoja e ndryshimeve ligjore me synim mbrojtjen e të rinjve nga kjo lloj substance e rrezikshme. Marrë nga Shqiptarja.com

  • Vrau 39-vjeçarin shqiptar pas sherrit për parkimin, i moshuari grek del nga gjykata i veshur me antiplumb

    Vrau 39-vjeçarin shqiptar pas sherrit për parkimin, i moshuari grek del nga gjykata i veshur me antiplumb

    68-vjeçari grek, i cili vrau shqiptarin Brigen Limka në Greqi, është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire.

    Dhimitris Kutrumanis shihet me pranga në duar, i veshur me anti-plumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

    “Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

    Brigen Limka, babai i tre fëmijëve, u ekzekutua një konflikti për parkingun.

  • SKANDALI/ Shiten brenda 3 orëve, ku “avulluan” biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki

    SKANDALI/ Shiten brenda 3 orëve, ku “avulluan” biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki

    “Ku të gjejmë bileta për të parë ndeshjen?” kjo është pyetja më e dëgjuar e këtyre ditëve, pasi në faqen zyrtare të FSHF rezulton se të gjitha biletat për përballjen në Air Albania mes Çekisë dhe Shqipërisë, janë shitur.

    Vetëm 3 orë janë dashur dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave vëmë re se kemi të bëjmë me një “Sold Out”.

    Ndoshta shumë nuk janë informuar që ato dolën në shitje, e të tjerë mund të kenë qëndruar me orë të tëra në faqen e FSHF-së duke mbajtur radhën, por pasi ishin afruar mundësisë për të blerë biletën e tyre, e shihnin veten sërish në fund të radhës.

    Por kujt iu shitën këto bileta, për të cilat FSHF nuk jep një shpjegime, por hesht?

    Bëhet fjalë për rreth 20 mijë bileta, përjashto kuotat për Tifozët Kuqezinj dhe ndonjë ftesë që FSHF bën apo shpërndan falas, të cilat mëngjesin e sotëm kanë dalë në treg të zi me minimalisht trefishin e çmimit.

    Në një vëzhgim në faqet online, vihet re se njoftimet për shitjen e biletave me shumë nga 200 euro apo dhe më tepër nuk mungojnë. Në këtë pikë, një qytetar që kërkon të jetë në tribunë në Air Albania, duhet të paguajë biletën deri në 10 herë më shtrenjtë. Shqipëria luan dhe 3 ndeshje të mbetura në rrugëtimin drejt Euro 2024, ndaj Çekisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

    Një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar dhe lekët iu janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.

    Ky është një skandal dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

  • Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit, vjen reagimi i policisë dhe zbardh detajet e reja (Emri)

    Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit, vjen reagimi i policisë dhe zbardh detajet e reja (Emri)

    Një ngjarje e rëndë tronditi sot Lezhën, ku një efektiv policie u vetëvrarë me armën e shërbimit.

    Ngjarja u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.

    Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Reagimi i policisë:

    “Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

  • Aksident i rëndë në vend, dyshohet për të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, dyshohet për të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në perferi të qytetit të Kavajës.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dyshohet se ka të lënduar.

    Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hetimin e shkaqeve të aksidentit.

  • ‘7-Marsi i parë pa ty Tasha’! Çfarë shkruante mësues Petriti për bashkëshorten e tij të ndjerë dhe që i dha fund jetës sot mbi varrin e saj?

    ‘7-Marsi i parë pa ty Tasha’! Çfarë shkruante mësues Petriti për bashkëshorten e tij të ndjerë dhe që i dha fund jetës sot mbi varrin e saj?

    Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në Balsh. Petrit Jaupaj, 63 vjeç, mësues i lëndës së Biokimisë, i ka dhënë fund tragjikisht jetës pasi ka pirë fotoksinë.

    Dukej se çifti duheshin mjaft me njëri tjetrin.

    Vdekja e gruas pak kohë më parë e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

    Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruan: 7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!

  • Vrau veten me armën e shërbimit, polici kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë

    Vrau veten me armën e shërbimit, polici kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën, ku një efektiv policie është vetë vrarë me armën e shërbimit.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.

    Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

    /5pyetjet.al

  • Pse Fiori Dardha u martua dy herë? Gazetarja zbulon arsyen rrëqethëse

    Pse Fiori Dardha u martua dy herë? Gazetarja zbulon arsyen rrëqethëse

    Gazetarja Fiori Dardha e ftuar në një studio televizive ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe familjen.

    E pyetur se si ka ndodhur që është martuar dy herë me të njëjtin burrë, ajo është shprehur se u bë nuse për hir të nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Gazetarja tregon se nëna nuk e kishte parë të veshur me fustan të bardhë dhe realizoi ëndrrën e saj para se ajo të vdiste. Pasi u kujtuan se ata nuk kishin bërë celebrim, vendosën që në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, ta kurorëzonin zyrtarisht lidhjen e tyre.

    Moderatorja: Si është kjo puna që je martuar dy herë me të njëjtin person?

    Fiori Dardha: Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç.

    Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.

  • Ngjarje tragjike, 60-vjeçari i jep fund jetës pranë varrit të bashkëshortes, dyshohet se…

    Ngjarje tragjike, 60-vjeçari i jep fund jetës pranë varrit të bashkëshortes, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku një 60-vjeçar me iniciale P. J., i ka dhënë fund jetës.

    Mësohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.

    Si pasoje 60- vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat e qytetit.

    Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

    Trupi i pajetë i 60-vjecarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

    Njoftimi policisë:

    Mallakatër/Informacion paraprak

    Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.