Category: Lajme

  • Detaje të reja nga plagosja me thikë në Korçë, 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj bashkëshortes, vajza e madhe dëshmon në polici

    Detaje të reja nga plagosja me thikë në Korçë, 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj bashkëshortes, vajza e madhe dëshmon në polici

    Detaje të reja bëhen me dije nga pagosja me thikë në Korçë mbrëmjen e djeshme.

    Mësohet se 46-vjeçari që plagosi bashkëshorteb, kishte nxjerrë fillimisht fëmijët jashtë banesës, para se të kryente aktin e rëndë.

    Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38 vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

    Pasi Aleko Myrtollarit u arratis, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

    Mësohet se çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati Porodinë.

    Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.

    Ndër të tjera, 46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.

  • MOTI SOT: Paraditja me diell, por pasditja… Ja si do luhaten temperaturat!

    MOTI SOT: Paraditja me diell, por pasditja… Ja si do luhaten temperaturat!

    Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri.

    Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.

    Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

    Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Kosova

    Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra.

    Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites.

  • Çfarë i thoni partneres kur nuk doni të bëni s*ks? Qytetari: Unë jam vlonjat o shoku! Edhe i lodhur të jem… (Video)

    Çfarë i thoni partneres kur nuk doni të bëni s*ks? Qytetari: Unë jam vlonjat o shoku! Edhe i lodhur të jem… (Video)

    Cilat janë justifikimet më të çuditshme të shqiptarëve, kur nuk duan apo nuk munden të bëjnë diçka?

    Stop i drejtoi këtë pyetje qytetarëve dhe përgjigjet e tyre janë plor humor, për të mos u humbur…

    “Më plasi b*tha m’u për partnerin, po të dojë të bëjë…” është shprehur një qytetar.

    “Po më erdhi ajo që të justifikohem besoj se do kem probleme, por që deri tani…” ka thënë një tjetër qytetar.

    “Mos e thuaj më këtë, unë jam vlonjat o shoku, më vjen keq. Po ça thua ti? Ti më ofendon kështu, edhe i lodhur të jem s’bëhet llaf fare,” është shprehur për “Stop” një tjetër qytetar./tvklan.al

  • Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

    Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

    Paraprakisht dyshohet se çifti kishte konflikte për motive xhelozie, pasi autori dyshonte të gruaja e tij për tradhti.

  • Nxorri jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij/ Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij

    Nxorri jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij/ Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij

    Pak orë më parë një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Korçës, ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.

    Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.

    Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten.

    Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.

    Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit.

    Njoftimi i policisë:

    Korçë/Informacion paraprak

    Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

  • Britma dhe ulërima në shtëpi! Burri qëllon me thikë gruan

    Britma dhe ulërima në shtëpi! Burri qëllon me thikë gruan

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë.

    46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

    Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

  • Tmerr, babai vret me thikë djalin 3 vjeç, thirrja prekëse e familjes: Varroseni pranë nënës së tij

    Tmerr, babai vret me thikë djalin 3 vjeç, thirrja prekëse e familjes: Varroseni pranë nënës së tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 3-vjeçar.

    Mediat e huaja shkruajnë se tashmë familja e vogëlushit po kërkojnë që trupi i tij të prehet pranë trupit të nënës,e cila humbi jetën pak pasi e solli në jetë.

    Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua në një apartament në Riverwood, në jugperëndim të Sydneyt, të mërkurën pasdite.

    Babai kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua me urgjencë, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

  • ‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon…

    ‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon…

    Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës.

    Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

    Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

    “Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani për Tv Klan.

    Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

    Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm.

  • Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

    Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

    Krimi i rëndë në familje në Përmet, hetuesit dyshojnë se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie! Nuk ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës

    Një pistë tjetër ka dalë nga hetimet për krimin e ndodhur ne familjen Muhollari në Përmet.

    Gazetari i njohur, Piro Nase bën me dije se dyshojnë se se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave.

    Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar ne pronësi te motrës së tij dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij.

    Mësohet se i riu ka qene tërësisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i pati kaluar te motrës se tij. Hetimet vazhdojnë.

  • Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat.

    Mësohet se një automjet me dy turistë francezë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra në greminë.

    Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.