Category: Lajme

  • Tërmet i fortë ‘shkund’ shtetin ballkanik, ja ku ishte epiqendra

    Tërmet i fortë ‘shkund’ shtetin ballkanik, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Rumaninë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi.

    Epiqendra ishte afër qytetit të Aradit, në një thellësi prej nëntë kilometrash.

    “U ndje shumë i fortë në Cluj-Napoca. Unë jetoj në katin e tretë.

    Zgjati rreth 20 sekonda”, janë disa nga komentet në faqen e Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

  • Si u ndërtua hekurudha Elbasan-Prrenjas, njihuni me misterin e urës së Bushtricës

    Si u ndërtua hekurudha Elbasan-Prrenjas, njihuni me misterin e urës së Bushtricës

    Në hekurudhën Elbasan -Përrenjas, që kalon në një terren të vështirë malor u ndërtuan 15 tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 4 km. Tuneli më i gjatë ishte ai i ndërtuar në Murrash me gjatësi rreth 990 m. Në vazhdim të hekurudhës për në Guri i Kuq u ndërtua në Qafë Thanë tuneli hekurudhor më i gjatë në vend me gjatësi rreth 3020 m.

    Projektimi për përcaktimin e pozicionit të vendosjes së tuneleve në kushtet e vështira të terrenit malor dhe kushteve gjeologjike, u bë mbi hartën e trasimit që mori parasysh këto kushte

    Në zonën e Murrashit para qytetit të Librazhdit, ku ndodhet një zonë e dukshme rrëshqitëse dhe rrjedhje të materialeve nga skarpatet dhe që ka qenë gjithmonë problem për trafikun automobilistik, u trasuan dy tunele dhe një urë mbi lumin Shkumbin, duke devijuar totalisht zonën.

    Në këtë zonë u bë dhe rikonstruksioni i rrugës mbas vitit 1992, por nuk u zgjodh eliminimi i rrëshqitjeve dhe rrjedhjeve të ngurta, rrjedhimisht kjo zonë është vështirësuar për trafikun rrugor. Në këtë pjesë hekurudha me dy tunele të lidhura me urë nuk ka pasur asnjë problem.

    Në ndërtimin e mjaft tuneleve në hekurudhë u hasën mjaft vështirësi, që u krijuan nga ndeshja në informacione të dobëta gjeologjike që transmetojnë veprim të theksuar të presionit malor. Në disa tunele u hasën rrjedhje uji, e theksuar në tunelin e Qafë -Thanës me 500 litër në sekondë, shkruan meganews.al

    Në hapjen e tuneleve u përdorën teknikat bashkëkohore më të avancuara. Gërmim me seksion të plotë, evadimi i materialit të gërmuar dhe transporti komplet të mekanizuar me teknikën më të përparuar të kohës.

    Gërmimi është kryer me shpërthime eksplozive. Shpimi u organizua me makineri Promeks të firmës së dëgjuar suedeze Atlas Copco. Promeksi ishte pajisur me 4 pistoleta shpimi që komandoheshin.

    Në tunelin që kalon në qytetin e Librazhdit u përdor tjetër teknikë avancimi. Në këtë rast nuk mund të përdoreshin shpërthime meqenëse sipër ishin ndërtimet e qytetit. Gërmimi u realizua me makineri ndërtimi pa shpërthime, teknologji e marrë nga Austria. Materiali i gërmuar binte në një platformë të lëvizshme që e ngarkonte me transportier në mjetet e transportit.

    Veshja e tuneleve është realizuar me betone monolite. Kallëpi i betonimit metalik ishte njëcopëshe mbi shina dhe tërhiqej për çdo kampatë. Betoni dërgohej në kallëp me beton pompë.

    Në këtë mënyrë teknika e ndërtimit të tuneleve në hekurudhën Elbasan -Prrenjas kaloi në teknikën më moderne që njeh bota në përdorimin e mekanizmave komplekse që u përdorën edhe sot në ndërtimin e tuneleve të rrugës së kombit dhe në tunelet e Kërrabës të rrugës Tiranë -Elbasan.

  • Falsifikimi i dokumenteve dhe 6 kate pa leje, ky është pallati që çoi në pranga Vangjush Dakon (Foto)

    Falsifikimi i dokumenteve dhe 6 kate pa leje, ky është pallati që çoi në pranga Vangjush Dakon (Foto)

    Leja e ndërtimit për një pallat në lagjen nr. 5 të Durrësit është bërë shkak për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

    Mësohet se leja për ndërtimin e pallatit ishte 5 kate, ndërkohë që pallati përfundoi duke u ndërtuar me 11 kate.

    Kanë qenë banorët, të cilët 2 vite më parë e kanë denoncuar rastin në SPAK si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit.

    Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

  • U kap duke transportuar 31 emigrantë me 100 euro për ‘kokë’, arrestohet shqiptari në Greqi

    U kap duke transportuar 31 emigrantë me 100 euro për ‘kokë’, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shqiptar dhe një shtetase greke kanë rënë në pranga në Thesproti të Greqisë. Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm.

    31-vjeçari shqiptar u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro.

    I riu me iniciale I.X., akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Nga hetimet rezultoi se shqiptari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh.

  • EMRAT/ Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

    EMRAT/ Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

    ABC News ka mësuar emrin e dytë, i cili është mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve, personi i dytë që ka përfunduar në pranga të Polcisë është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019.

    Të arrestuar me urdhër të SPAK janë:

    Alei Limeta

    Roza Kovaçi

    Edlira Kertusha

    Adnand Tocila

    Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Urbanistikës

    Lira Kertusha juriste tek Urbanistika.

    Gjithsej janë lëshuar 10 fletë-arreste, ku shtatë prej të arrestuarve janë lënë në burg. Ndërkohë ndaj tre të tjerëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Akuzat që rëndojnë ndaj ish-kryebashkiakut nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhen me përfshirjen në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh./abcnews.al

  • Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart

    Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit te ish-kryebashkiakut të Durrësit,Vangjush Dako. Hoxha thotë se e kishte paralajmëruar Dakon, por ai nuk e dëgjoi. Sipas gazterait, Dako është “peshk i madh” pasi ka shumë informacione për njerëzit më të pushtetshëm,

    Hoxha thotë se nëse Dako pendohet, do të bëjë atë që nuk është bërë me zgjedhje, rotacionin politik në vend.

    Reagimi i plotë:

    Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre…

    Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte.

    Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit.

  • Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart

    Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: ‘Xhuxhi’ di shumë gjëra për ata lart

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit te ish-kryebashkiakut të Durrësit,Vangjush Dako.

    Hoxha thotë se e kishte paralajmëruar Dakon, por ai nuk e dëgjoi. Sipas gazterait, Dako është “peshk i madh” pasi ka shumë informacione për njerëzit më të pushtetshëm,

    Hoxha thotë se nëse Dako pendohet, do të bëjë atë që nuk është bërë me zgjedhje, rotacionin politik në vend.

    Reagimi i plotë:

    Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre…

    Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte.

    Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit.

  • Video duke puthur kryeministren italiane, mediat serbe “kryqëzojnë” Ramën

    Video duke puthur kryeministren italiane, mediat serbe “kryqëzojnë” Ramën

    ‘Video shokuese. Edi Rama i afrohet dhe e kap nga pas kryeministren italiane.

    Meloni është hutuar dhe gazetarët nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur’- kështu e titullojnë mediat serbe lajmin për Ramën.

    Sipas tyre, veprimi i Ramës ishte i papërshtatshëm për t’u kryer në samitin e liderëve europianë.

    ‘Në video, kryeministri shqiptar Edi Rama i afrohet Melonit nga mbrapa, pas së cilës ai e kap në qafë dhe e puth fort në faqe. Meloni e hutuar në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. As gazetarët s’e kuptuan. Opozita e priti me thikë lëvizjen e Edi Ramës dhe tha se kryeministri është sjellë si një yll hollivudian në tapetin e kuq’- shkruhet më tej në artikull.

    Në fund të artikullit, ‘Kurir’ shkruan: Gjatë karrierës së tij politike, Rama njihet për veshjet jokonvencionale dhe lëvizjet tronditëse gjatë takimeve zyrtare.

  • Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

    Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

    Futbollisti i talentuar, Anwar Megbli ka ndërruar jetë pas një aksidenti të trafikut, duke e lënë futbollin italian në zi. 18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë të hënën pasi që u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.

    Sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa në motoçikletës së shokut të tij kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa. Sidoqoftë, doktorët nuk mund ta shpëtonin të riun dhe shokun e tij, ky i fundit, që është ende duke u rikuperuar në spital.

    Livorno postoi një përshëndetje emocionale duke njoftuar për rastin të hënën në mbrëmje, pas konfirmimit që ylli i tyre ka vdekur, në të cilën shkruhej: “Jo, ju nuk mund të vdisni në moshën 18-vjeçare”.

    Megbli ishte një sulmues premtues në skuadrën e Serie D, dhe ishte thirrur në skuadrën e profesionistëve herë pas here sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një lojtar nën moshën 19-vjeçare.

  • Gati prangat, SPAK lëshon urdhër-arreste për Vangjush Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

    Gati prangat, SPAK lëshon urdhër-arreste për Vangjush Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

    Ditën e sotme SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsion.

    Një ndër personat që kërkohet arrestimi është ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

    Pritet që në orët në vijim SPAK të bëjë publik emrat e ish-zyrtarëve për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

    Prej disa ditësh SPAK ka nisur një aksion ku ka vënë në pranga disa zyrtarë nënë akuzën për korrupsion pasiv.

    Pak ditë më parë u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e MInistrisë së Shëndetësisë, Joana Duro si dhe 3 persona të tjerë, të cilët ishin të përfshirë në një korrupsion për dhënien e një tenderi.