Category: Lajme

  • “Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e Sibora Gaganit, 22-vjeçares që u gjet e murosur pas 9 vitesh

    “Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e Sibora Gaganit, 22-vjeçares që u gjet e murosur pas 9 vitesh

    Betta Shahini ka folur në dy intervista për mediat italiane, pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë dhe dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

    Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit, që u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

    Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

    “Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës. Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë, që nuk kalonte e që priste nga momenti në moment që vajza të hynte në derën e shtëpisë. “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur, e duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë, se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

    Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

    Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

    “Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

    Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte. “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”. Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

    “Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

    Kujtojmë se 45-vjeçari italian Marco Gaio Romeo u arrestua për vrasjen e partneres së tij aktuale, 28-vjeçares Paula, ngjarje e ndodhur në Maj po në Torremolinos të Spanjës. E teksa shoqërohej për në polici, në korridoret e saj ai pa një fotografi të Siborës e cila prej 2014-s ishte person i humbur.

    Ai u tha oficerëve se Siborën e kishte vrarë ai dhe se trupin e kishte fshehur në shtëpinë ku jetonin. Kërkimet e para nuk patën rezultat, deri ditën e martë, kur mediat spanjolle njoftuan gjetjen e eshtrave të futura në një kuti druri që ishte murosur në shtëpinë në qendër të Torremolinos.

    Tashmë pritet që autoritetet të bëjnë testin e ADN-së për të përcaktuar nëse eshtrat janë të Siborës./tvklan.al

  • Artan Hoxha: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, shkojnë i vënë oligarkut pistoletën te veshi

    Artan Hoxha: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, shkojnë i vënë oligarkut pistoletën te veshi

    Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur mbi vendimin e GJKKO-së, për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

    Ai tha se largimi nga politika i Dakos do tëg krijjë probleme për PS në qarkun e Durrësit.

    “Kali që kapet shi gjithë lëmënin”. Ai me këtë parim po ecën, kur nxjer nga loja një njeri si Vangjush Dako krijon një problem në qarkun e Durrësit. Në zgjedhjet e 1988-s presidenti meksikan fito me ndihmë e kriminelit më të madh, pas zgjedhjeve firmosën kontratë me SHBA, ata kërkuan Feliksin. E njëjta gjë ndodhi me Durrësin, kush e mblidhte Rrumin”, tha Hoxha.

    Ndëkrohë gazetari Hoxha theksoi se në të ardhmen do të vijojnë të apstrohen më shumë para nga krimi në Shqipëri.

    Ai theksoi se nëse krimi vendos tu vëjë gjoba oligarkëve në Shqipëri, të gjithë do të paguajnë në të kundërt do të duhet të largohen nga Shqipëria.

    “Oligarkët në Shqipëri po nuk paguan gjobat tek bandat më mirë të ikin nga Shqipëria”, tha Hoxha.

  • Shi apo plazh? Parashikimi i motit për nesër

    Shi apo plazh? Parashikimi i motit për nesër

    ë premten në Shqipëri më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak vranësira të shiut.

    Në Kosovë dhe viset tjera po ashtu priten intervale kohore me, por pasdite zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë më të lokalizuara.

    Fundjava me mot jo-stabil. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale të herëpashershme me vetëtima dhe bubullimë.

  • Tmerrohen banorët e Tiranës, helikopteri hedh një lëndë të paidentifikuar (Video)

    Tmerrohen banorët e Tiranës, helikopteri hedh një lëndë të paidentifikuar (Video)

    Një ngjarje aspak e zakontë ka alarmuar pak minuta më parë të gjithë komunitetin e banorëve në zonën e Freskut në Tiranë.

    Qindra qytetarë kanë dërguar video dhe foto nga një helikopter i cili pasi ka bërë disa xhiro mbi kokat e tyre, ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde misterioze në ngjyrë blu në të gjelbër.

    Paniku i banorëve ka qenë i madh pasi mesazhet kanë bombarduar redaksinë tonë në vetëm pak sekonda.

    Nuk dihet se si një helikopter i paidentifikuar të mund të hedh kaq lehtësisht një substancë të paidentifikuar në një zonë të banuar, mbi kokat e qytetarëve të pambrojtur.

    Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia apo autoritetet ushtarake.

  • Rama: Ditë të zeza vijnë për Kosovën nëse nuk i binden ndërkombëtarëve

    Rama: Ditë të zeza vijnë për Kosovën nëse nuk i binden ndërkombëtarëve

    Gjatë tensioneve në Mitrovicën e Veriut, Edi Rama doli hapur kundër qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit duke kritikuar mbrojtjen që i bëri ai Kushtetutës. Rama e quajti të dhunshme Policinë e Kosovës dhe Albin Kurtit i tërhoqi veshin duke i sygjeruar të dëgjojë ndërkombëtarët për të tërhequr nga komunat kryetarët shqiptarë.

    Kjo nuk mjaftoi për Ramën i cili kërkon që miku i tij Aleksandër Vuçiç të kënaqet në të gjitha format dhe të pushtojë politikisht Kosovën. Rama gjatë një konference në mesditë pranoi se i kishte dërguar një draft presidentit të Francës dhe atij të Gjermanisë për të zgjidhur tensionet në Mitrovicën e Veriut.

    Pa asnjë të drejtë, pa asnjë legjitimitet, pasi refuzoi të mbrojë shqiptarët në Kosovë dhe në mbrojtje të Vuçiç, Edi Rama propozon që Kosova të humbasi edhe legjitimitetin e qeverisjes. Sipas asaj që ai ka thënë me gojën e tij, politika në Kosovë nuk duhet të ekzistojë, as Kryeministria, Kuvendi, apo Presidenca. Ligjin ta bëjnë ndërkombëtarët dhe ata të njihen si të zotët e shtëpisë.

    “Ata që në këtë rast nuk janë ndërkombëtarët. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër. Ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumëçka kanë bërë për atë shtëpi. Dhe për sa kohë ajo nuk njihet botërisht, ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpie. Në momentin që i kthejnë shpinën asaj shtëpie, mos ndodhtë kurrë, ajo shtëpi futet në ditët e veta më të zeza.” – ta Rama.
    Një deklaratë përtej normale, përtej çdo ndjenje patriotike dhe përtej çdo ligjshmërie politike. Me pak fjalë Rama kërkon që Kosova të kthehet në koloni dhe ndërkombëtarët të jenë kupola drejtuese. Për shqiptarët e Kosovës mjafton që janë të lirë nga serbët, ndryshe ditë të zeza vijnë sipas Ramës.

  • 4 p*rostituta mbanin 825 klientë! Shkatërrohet banda në Itali. Kush ishte shqiptari që drejtonte (EMRI)

    4 p*rostituta mbanin 825 klientë! Shkatërrohet banda në Itali. Kush ishte shqiptari që drejtonte (EMRI)

    Shkatërrohet një bandë prostitucioni në Itali.

    Një shqiptar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti kinez prostitucioni.

    Rrjeti vepronte në komunën e Astit, ku shqiptari, pronar i një hoteli, vendoste në dispozicion të bandës biznesin e tij.

    Në krye të organizatës janë dy gra kineze të moshës 49 dhe 51 vjeç, Jiangong Huang dhe Luo Meijuan, të mbështetura nga Furio Ardissone banues në Torino, 68 vjeç dhe Artan Sulaj 54-vjeçari shqiptar, i cili kishte detyrë edhe të drejtonte shtëpinë publike të improvizuar.

    Organizata e menaxhoi biznesin në mënyrë ‘sipërmarrëse’, duke u kujdesur për reklamat në ueb, thirrjet përmes një kanali të posaçëm, rekrutimin e prostitutave të reja dhe raportimin e fitimeve. Në dy muaj u konfirmuan 825 klientë për shfrytëzimin e 4 prostitutave të ndryshme. Të gjitha për një xhiro prej 42 mijë eurosh.

  • “Harroje, jep fjalën këtu”, ndizen debate të nxehta në Kuvend: Mos bëj të fortin…

    “Harroje, jep fjalën këtu”, ndizen debate të nxehta në Kuvend: Mos bëj të fortin…

    Debate të nxehta por edhe sharjet kanë qenë pjesë e një situate që ka agravuar sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.

    Ai ka hedhur akuza mbi zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni.

    Ajo tha se askush nuk ka të drejtë, për të bërë të fortin në Parlament.

    Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.

    Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, z. Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin, mund t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.

  • Habit moderatori i njohur Enkel Demi: Për fat të keq, gruaja ime është …

    Habit moderatori i njohur Enkel Demi: Për fat të keq, gruaja ime është …

    Moderatori i njohur televizionit Enkel Demi sic te gjithe e dime eshte i martuar me ish-deputeten e PD-se Mesila Doden. Cifti jane prinder te dy femijeve

    Se fundmi, Keli sic e njohin te gjithe, i ftuar ne emisionin Thumb ka bere nje deklarate paksa te habitshme.Ai ka thene se nuk eshte edhe aq e vertete ideja e krijuar se te gjithe politikanet jane te pasur madje ketu shtoi se ai ka ne krah politikanen me te varfer.

    E ne bisede per gatimet, duke e pyetur a e kane menduar ndonjehere te hapin nje restorant meqe te dy jane shefa ne gatime.

    “Kemi 10-15 vjet qe e mendojme dhe nuk e marrim guximin. Ne gatuajmë për pasion, per mysafiret tane. Restoranti është një biznes i vështirë, dhe po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi. Unë për fat të keq, nga të gjitha politikanet, ika mora politikanen më të varfër”, -tha ai duke qeshur.

  • Euro në “rënie të lirë”/ Parlajmëron Artan Hoxha: Çunat nga Ekuadori më thanë se dollari…

    Euro në “rënie të lirë”/ Parlajmëron Artan Hoxha: Çunat nga Ekuadori më thanë se dollari…

    Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonomikë.

    Por edhe gazetarit Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook, shkruan se ka komunikuar me “çunat” në Ekuador, të cilët e kishin informuar se atje nuk kishte asnjë lëvizje të këmbimit të dollarit amerikan.

    “Mbani frymen njerez…. Euro me në fund, pas shume sakrificash, zbriti në rekordin historik prej 105.6 lekesh… Çunat ne Guayaquil, qytetin me kater porte, apo i njohur ndryshe si porti me i madh boteror nga ku nisen dergesat e kokaines, me thone se dollari amerikan (monedha kombetare e Ekuadorit) nuk ka levizur as centin… Keshtu si ka nisur kjo vere, per hajer na dalte!!!!,”-shkruan Artan Hoxha.

    Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Sipas agjentëve të këmbimit, rënia e vlerës së euros shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

  • VIDEO e momentit kur 32-vjeçari sirian godet me thikë fëmijët në parkun e lojërave

    VIDEO e momentit kur 32-vjeçari sirian godet me thikë fëmijët në parkun e lojërave

    Në media është shpërndarë momenti kur 32-vjeçari sirian plagos fëmijët në parkun e lojërave.

    Opinioni publik francez është i tronditur dhe thellësisht i shqetësuar nga sulmi i sotëm i një 32-vjeçari sirian, i cili para orës 10 të mëngjesit, sipas orës lokale, goditi me thikë gjashtë persona në një shesh në qytetin Annecy në Haute-Savoie, katër fëmijë të vegjël, nga mosha dy deri në 3 vjeç dhe dy të rritur.

    Nga dy fëmijët e tjerë që u goditën me thikë, njëri është vetëm 22 muajsh, me origjinë gjermane, ndërsa tjetri tre vjeç, me origjinë nga Britania. Autori që shpërndau terror në këndin e lojërave ku luanin të shkujdesur fëmijët e vegjël quhet “Abdalmasih H”. Ai ka marrë statusin e refugjatit në Suedi, është i martuar me një grua suedeze dhe është baba i një fëmije tre vjeçar. Autori nuk kishte “dosje” në Polici. Atij i është gjetur një kryq dhe siç është shprehur ai është i krishterë me origjinë siriane.

    https://twitter.com/i/status/1666747771162877953