Category: Lajme

  • Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli bën paralajmërimin e bujshëm: Pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

    Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli bën paralajmërimin e bujshëm: Pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

    Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV tha se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.

    Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës.

    “Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”- u shpreh Vangjeli.

  • A do të ketë reshje shiu? Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    A do të ketë reshje shiu? Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Moti për ditën e nesërme prite të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, sipas parashikimit nga SHMU.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

    Temperaturat parashikohen

    në zonat malore 15 deri 26°C

    në zonat e ulëta 17 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 19 deri 30°C

  • “E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

    “E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

    “Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24-vjeçare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3-vjeçar pretendohet se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini dhe vjehrrën, Fahrije Gjini. Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm pas një sherri mes të dyve.

    “Është gjëja më e keqe që më thotë, është hedhur. Që ajo po të ishte hedhur do ishte bërë fije-fije. Nga kati i tretë të mos ketë asnjë shenjë në kokë përveç çarjes, duarsh këtu, shenjat e dhunës, nuk kishte sens. Është vrarë, bashkë me të ëmën”, tha babai.

    “Stop” ka siguruar dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës së Anisës.

    Alfredi tregon se është kthyer në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 19:00, ata kanë darkuar dhe më pas ai po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë.

    Alfred Gjini tregon se në momentin kur ka bërë gol Spanja ai është ngritur dhe ka parë Anisën në dhomën e gjumit që po çatonte në telefon.

    I është afruar dhe e ka pyetur se me kë po flet. Anisa është përgjigjur se po flet me tezen. Në këtë moment ai i merr telefonin me forcë dhe shkon në banjo për të parë se me kë po fliste Anisa.

    Alfredi deklaron se ka kaluar nga dritarja e banjos tek ballkoni dhe në ato momente dëgjon komshinjtë që po bërtisnin, “Ra”.

    Ai zbriti nga shkallët me shpejtësi dhe pa bashkëshorten poshtë pa ndjenja. Sipas deklaratës ai nuk ka pritur ambulancën, por e ka çuar Anisën me makinën e tij drejt spitalit, ku ajo u konstatua pa jetë.

    “Ma ka lënë nusja, 10 vjeç ma ka lënë atë. E rrita, e çova nuse, dhe e mora të vdekur nga atje. Nuk mundem. E mora të vdekur”, tregon i ati.

    Ndërkohë vjehrra tregon se Alfredi dhe Anisa erdhën në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 21:00 ata kanë darkuar së bashku dhe nuk ka pasur asnjë konflikt.

    Djali i saj dhe nusja kanë qenë duke parë ndeshjen Itali-Spanjë dhe vjehrra thotë se në këtë moment ka qenë në banjo dhe ka parë djalin me telefonin e nuses në dorë dhe Anisën duke e ndjekur nga pas që t’i jepte telefonin.

    Por ai nuk ka pranuar që t’ia kthejë. Vjehrra tregon që Anisa u mërzit dhe vrapoi drejt ballkonit që të hidhej.

    Në dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës Fahrije Gjini, ka paqartësi dhe mospërputhje të ngjarjes.

    Alfredi deklaron se Anisa ishte në dhomën e gjumit kur e ka parë që po çatonte në telefon, ndërsa vjehrra deklaron se Anisa ishte duke parë ndeshjen me Alfredin.

    Vjehrra deklaron se Alfredi ishte në ballkon me telefonin e Anisës, ndërsa djali, Alfredi thotë se u fut në banjo dhe doli nga dritarja në ballkon dhe dëgjoi komshinjtë që thërrisnin se Anisa ra nga ballkoni.

    I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes kur vajza e tij ishte çuar në morg.

    “Atë ditë më kanë marrë në orën 1 të natës, kur goca kishte qenë në orën 22:00 në spital. Në 1 të natës më kanë marrë më kanë thënë që na ndodhi kjo “u vra Anisa”. Më ka marrë dhëndri nga dega. Pas katër orësh që ishte vrarë goca më ka njoftuar që ishte ora 1, 1 e 10 që ka ik nipi. Pas nipit kemi ikur dhe ne. Nuk arrita ta shoh. E kemi gjetur në morg. Luftë me veten. U detyrova e mora sepse e prura i bëra varrimin. Nuk e prisja kurrë. Unë mezor i rrita ata fëmijë. I martova për mrekulli. Ishte pas mbajtur, e bëri, ma vrau. Më bëri namin, hatanë. Çfarë me thënë. Më mirë të vdes edhe unë dhe të mbyll hallet sesa këtë”, tha i ati.

    “Ai e ka qëlluar një herë gocën tek daja i vet me sebep të çunit se gjithmonë ishte arrogant, mosmirënjohës sepse unë nuk doja që të prishej ajo kurorë sepse thosha hatri i fëmijës. Më pati thënë o ba hajde më merr njëherë. “O babush dëgjo babin kthe rrugë për hatrin e fëmijës. Kthe rrugë për hatrin e fëmijës, s’ka gajle të sillet ai. O babi nuk durohet kjo plaka. O babi nuk durohet e shamja kësaj nëpër lagje”. Nuk mundem më dhe i jap pishmanit asaj që nuk arrita ta marr”, tregon babai kur pyetet për probleme që mund të ketë pasur vajza me bashkëshortin.

    Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje. Në lidhje me procedurën e policisë së Durrësit ka shumë pikëpyetje.

    “Ata kanë pasur kohë të lirë, si i kanë bërë hesapet e tyre i dinë vet. Nuk ia fal këtë që thotë se është hedhur goca. Nuk ia fal sa të jem gjallë. Se po të ishte hedh goca ime do ishte hedhur bashkë me nipin e vogël se nuk kishte burrë nëne t’i ndante. Këto lloj shenjash nuk janë të hedhura. Nuk ka fare këtu. Vetëm një shenjë ka të goditjes. Do ishin thyer brinjë”, tha i ati.

    Në procesverbalin e ngjarjes nga OPGJ i Durrësit, Shkëlqim Osmani, janë vetëm 4 foto. Ai nuk ka bërë një kontroll të detajuar brenda shtëpisë për të parë nëse ka pasur përleshje, shenja gjaku apo prova të tjera që do i shërbenin hetimit.

    “Nuk është bërë asnjë kontroll në shtëpi. Me çfarë e çoi në spital? Me biçikletë? Si nuk bëri policia një kontroll atje brenda. I tha nipi me çfarë e çoi, vallaj nuk e di tha. Ishte oficer burri i huaj. Si u bë kjo punë? Kaq shpejt. Nuk është gjithçka leku. Gjaku i fëmijës tim nuk ka për t’u blerë as për t’u shitur sa të jem gjallë unë. Sa të jem gjallë unë! Atë që i ka bërë fëmijës tim do ta vuajë sa të jetë gjallë. Ashtu si po qaj unë për ditë do i vijë ora do qajë edhe ai. Ashtu siç nuk rri dot pa i shkuar një ditë tek varri, nuk rri dot, më ka ikur një fëmijë, engjëll…”, shprehet babai./tvklan.al

  • Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: E qëllova sepse s’pranonte të punonte

    Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: E qëllova sepse s’pranonte të punonte

    Zbardhet dëshmia e Aleko Mytrtollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që çifti kishin patur mes tyre. Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ditën e djeshme ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

    Në dëshminë e tij para hetuesve, Myrtollari tha se konflikti me bashkëshorten e tij, Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk donte të punonte.

    Autori pretendon se i ka kërkuar bashkëhsortes të punonte, por ajo nuk pranonte. Kjo sipas tij ka qenë arsyeja e sherrit që përfundoi me plagosjen e 38-vjeçares. Aleko Myrtollari kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë./albeu.com/

  • Euro po “shkrin si akullore” para lekut, drama nuk paska fund!

    Euro po “shkrin si akullore” para lekut, drama nuk paska fund!

    Leku është futur në një cikël vlerësimi në raport me monedhat e forta si Euro, dollari amerikan, por edhe Franga Zcivercjane, por duket se “dëmin” më të madh nga e gjithë kjo që po ndodh po e pëson monedha europiane.

    Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë të dhënat nga tregu i këmbimit valuator gjatë ditës së sotme duke treguar se euro ka rënë edhe nën kufirin e 107 lekëve ku u ndal dje.

    Mësohet se ditën e sotme, një euro është këmbyer me mesatarisht me 106.95 lekë nga 107.40 lekë që ishte dje. Ndërkohë, sot, një euro blihet me 107.31 lekë.

    Leku shfaqet i fortë edhe përballë dollarit amerikan. BSH raporton se një dollar amerikan këmbëhet mesatarisht me 99.99 duke humbur 0.43 pikë krahasuar me dje.

    Kjo është një situatë e pazakontë për lekun dhe raportin e monedhës kombëtare me monedhat e huaja, ndërsa rënia e euros është shumë e dukshme dhe e shpjegueshme vetëm më pastrimin e sasive të mëdha të parave të pista në Shqipëri. /albeu.com

  • I futur në kuti druri dhe i murosur, gjendet trupi i shqiptares Sibora Gagani

    I futur në kuti druri dhe i murosur, gjendet trupi i shqiptares Sibora Gagani

    Trupi i Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare u gjet këtë të martë i murosur në shtëpinë në Torremolinos ku ajo kishte jetuar me të dashurin italian, Marco Gaio Romeo.

    Sipas mediave spanjolle, policia gjeti trupin e saj në një kuti druri të fshehur mirë në murin e shtëpisë, pas kontrolleve të shumta dhe të përsëritura në apartamentin e ndarë në dy kate, në qendër të Torremolinos.

    Njësitë speciale përdorën detektorë dhe pajisje me rreze X disa herë gjatë kontrollit derisa mundën të gjenin mbetjet e kufomës. Aktualisht, këto të fundit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për kryerjen e autopsisë dhe konfirmimin e identitetit.

    Ish-partneri i Siborës akuzohet për vrasjen e një gruaje tjetër me emrin Paula me të cilën pati një marrëdhënie deri në muajin Maj të këtij viti. Pas arrestimit për këtë ngjarje, 45-vjeçari rrëfeu se kishte vrarë Siborën, e kishte murosur pasi kishte parë një foto të tij në komisariatet e policisë dhe shtoi se e kishte zhdukur trupin duke përdorur acid.

    Zhdukja misterioze e Siborës

    Disa ditë pas zhdukjes së Siborës në Korrik 2014, 45-vjeçari italian foli me nënën e së resë shqiptare dhe i tha se vajza do të kthehej në Itali nga dita në ditë, edhe pse ajo nuk kishte marrë gjërat e saj ndërsa në ditën që u pa për herë të fundit, celulari nuk jepte më sinjal.

    Fakti është se Sibora, e cila u zhduk në moshën 22-vjeçare dhe sot do të ishte 31 vjeçe, nuk u kthye kurrë te familja e saj.

    Rrethanat e humbjes së gjurmëve të Marco ngritën pyetje të njëpasnjëshme që udhëhiqnin drejt të menduarit për më të keqen: celulari i tij rezultonte i fikur, nuk kishte kontaktuar me familjen e vet të cilën e telefononte shpesh, dokumentet rezidenciale kishin skaduar dhe nuk ishin të rregullta ndaj nuk mund të udhëtonte.

    Pak kohë më parë, Sibora i kishte thënë nënës së saj se marrëdhënia “nuk po shkonte mirë” dhe se Marco, me të cilin u shpërngul në vitin 2011 në Costa del Sol, “e keqtrajtonte”. Familjarët dhe hetuesit gjithmonë dyshonin se kush ishte i dashuri i Siborës.

    Vrasja e 28-vjeçares në La Carihuela, Paula, një nënë me tre fëmijë prej të cilëve njëri me 45-vjeçarin, i cili ishte po i njëjti person që kishte vrarë Siborën, vuri në lëvizje policinë që mundi ta arrestonte pak orë më pas. Të dyja vajzat nuk rezultojnë të regjistruara në sistemin e monitorimit të dhunës me bazë gjinore, ndërsa e kundërta ndodh me të dhënat e italianit.

    Marco Gaio Romeo është i akuzuar për të dy krimet dhe ndodhet në paraburgim. Ndaj tij ka patur denoncime të mëparshme për dhunë me bazë gjinore, por asnjë prej tyre nuk ka patur si rezultat vrasjen./tvklan.al

  • Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese, nga kurthi deri tek

    Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese, nga kurthi deri tek

    Një burre ra ne pranga nga policia italiane për zhvatje nëpërmjet shantazhit. Ai ka tentuar që t’i marrë disa mijëra euro një gruaje të ve.

    Sic shkruajne mediat italiane, ka qenë gruaja, gjithashtu një shqiptare 50-vjeçare, që ka shkuar në polici dhe mes lotësh ka treguar se çfarë i ka ndodhur.

    Shqiptari kishte nisur ta kontaktojë dhe pavarësisht se nuk ishin shumë të njohur, kishin rënë dakord që të kryenin marrë
    dhënie sek suale.

    Në një moment shqiptari e ka filmuar dhe më vonë ka ndryshuar qëndrim duke i kërkuar para të vesë shqiptare ose përndryshe videoja e saj do të përfundonte në rrjetet sociale dhe do t’i dërgohej familjarëve.

    Menjëherë autoritetet italiane organizuar një operacion ku i dhanë shqiptares sasinë e parave prej 5 mijë Eurove dhe në këtë mënyrë do ta fusnin në “kurth”.

    Shqiptari u paraqit në vendin e takimit dhe mori sasinë e parave. Menjëherë pas kësaj ka nisur sërish shantazhet ndaj të resë shqiptare.

    Mirëpo kaq mjaftoi dhe autoritetet ndërhynë menjëherë duke e vënë në pranga.

    Ata sekuestruan telefonin dhe janë shprehur se nuk kanë gjetur prova që ai ta ketë postuar videon në faqe të ndryshme.

    Ai është dërguar në burg. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur asnjë prej identiteteve të shqiptarëve./tvklan.al

  • Sulm me armë në ceremoninë e diplomimit/ Humb jetën maturanti dhe babai i tij

    Sulm me armë në ceremoninë e diplomimit/ Humb jetën maturanti dhe babai i tij

    Një ceremoni diplomimi në SHBA ka përfunduar në tragjedi. Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Riçmond të Virxhinias, shkruajnë mediat e huaja.

    Viktimat janë një 18 vjeçar, i cili ishte maturant dhe babai i tij 36 vjeçar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

    Autoritetet kanë arrestuar autorin 19-vjeçar, i cili dyshohet se njihej më një prej viktimave.

    Zyrtarë e shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High. Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

  • Çmenduri me çmimet e biletave në Rinas, na thanë “low cost”, por shkojnë deri në 450 euro

    Çmenduri me çmimet e biletave në Rinas, na thanë “low cost”, por shkojnë deri në 450 euro

    Shtetasve shqiptarë, por sidomos emigrantëve, do t’u kushtojë shumë shtrenjtë udhëtimi me avion në muajin gusht, duke rrezikuar të dekurajojë ardhjen e shumë emigrantëve pranë të afërmeve.

    Çmimet e biletave përmesAeroportit të Rinasit, që këtë vit janë shtrenjtuar ndjeshëm që në muajt e parë të vitit, në gusht kanë kërcyer edhe më tej.

    Sidomos për emigrantët, tarifat janë shumë të pafavorshme, pasi udhëtimi drejt Rinasit është shumë i shtrenjtë në fillim të muajit gusht (kur vijnë pjesa më e madhe e tyre) dhe largimi nga Tirana kushton edhe më shumë në fund të muajit, duke qenë mesatarisht mbi 200 euro vetëm një drejtim.

    Edhe nëse e gjen një biletë më pak se 100 euro në një drejtim, kryesisht me Italinë që i ka çmimet më të lira, kthimi është gjithnjë shumë më i shtrenjtë, mbi 100 apo 200 euro, duke bërë që bileta vajtje-ardhje të kushtojë mesatarisht mbi 150 euro, duke arritur dhe në 455 euro në destinacione turistike si Spanja.

    Gushti gjithnjë ka pasur çmime të larta të avionëve për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga emigrantët e turistët, por vitet e fundit biletat ishin ulur, pas hyrjes në treg të kompanive low cost, kryesisht Wizz Air, teksa në 2023 ato kanë kërcyer sërish, duke arritur rekorde të reja.

    Italia, fluturimi në fund të gushtit nga Tirana mbi 200 euro

    Nga Tirana në Milano, me Wizz Air, në datën 5 gusht bileta kushton midis 40-60 euro, ndërsa kahu nga Milano në Tiranë në datën 8 është shumë më i shtrenjtë, 100-120 euro, duke bërë që një bileta vajtje ardhje të mos kushtojë më lirë se 140-150 euro.

    Në fund të gushtit, kur zakonisht emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre ndodh e kundërta. Bileta nga Tirana në Milano është shumë më e shtrenjtë, minimalisht 230 euro dhe arrin deri në 280 euro, për datën 26 gusht. Ndërsa udhëtimi nga Milano në Tiranë në 29 gusht është shumë më i lirë, vetëm 25 euro. Gjithsesi, udhëtimi vajtje ardhje në 26-29 gusht nuk është më i lirë sesa 250 euro.

    Milano, me dy aeroportet Milano dhe Bergamo është e para për destinacionin e fluturimeve nga dhe drejt Tiranës, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA).

    E njëjta tendencë është dhe me Romën. Në fillim të gushtit, për të ardhur në Tiranë duhen 90-110 euro, ndërsa nga Tirana në Romë, bileta është më e lirë në 50-55 euro (për udhëtimin 5-8 gusht). Për të ikur nga Tirana në Romë në 26 gusht bileta kushton 130-205 euro, ndërsa nga Roma në Tiranë vetëm 23 euro.

    Me Air Albania, operatori i dytë më i madh, për në Bergamo (Milano) biletat janë të shitur për pjesën më të madhe të gushtit, ndërsa në ditët që ka ende vende më i liri në një drejtim është rreth 100 euro, ndërsa në data të caktuara kërcejnë në mbi 200 euro (po në një drejtim) teksa nuk gjen bileta më të lira vajtje-ardhje sesa 200 euro.

    Spanja, bileta më e lirë kushton më shumë se 300 euro

    Spanja ka qenë një destinacion i preferuar i shtetasve shqiptarë vitin e fundit për shkak të linjave direkte dhe çmimeve të lira nga Wizz Air. Por, udhëtimi në fillim të gushtit do kushtojë shtrenjtë. Ikja për në Barcelonë në datën 5 gusht kushton 130 euro dhe kthimi në 8 gusht 190 euro, në total 320 euro.

    Mos e merrni mundimit të shkoni në Barcelonë as në fund të gushtit. Vajtja në datën 26 kushton 370 euro dhe kthimi 60 euro, në total 430 euro.

    Nuk është më i lirë as Madridi. Udhëtimi nga Tirana në Madrid dhe anasjelltas në datat 4-7 gusht kushton 360 euro. Në fund të gushtit, çmimet kërcejnë në 455 euro (vajtje ardhje në datat 25-28 gusht).

    Gjermania, nuk ka më lirë se 250 euro

    E shtrenjtë është dhe Gjermania, që është bërë vitet e fundit një nga destinacionet kryesore ku shkojnë shqiptarët për të punuar. Udhëtimi nga Tirana në Dortmund në datën 5 gusht kushton 210 euro dhe nga Dortmundi në Tiranë në 8 gusht 60 euro, pra në total 270 euro.

    Në fund të gushtit, nga Tirana në Dortmund bileta është 230 euro dhe nga Dortmundi në Tiranë 35 euro, në total 265 euro për 26-29 gusht.

    Hamburgu, një qytet që frekuentohet nga shtetasit shqiptarë, pasi shumë prej tyre që banojnë aty, është shumë më i shtrenjtë. Bileta vajtje-ardhje në 5-8 gusht arrin në 330 euro, ndërsa për datat 26-29 gusht luhatet në rreth 300 euro.

    Anglia, mbi 220 euro, fundi i gushtit kërcen në 340 euro për të ikur në Londër

    Londra është destinacioni i dytë më i frekuentuara pas Milano-Bergamo, sipas të dhënave nga TIA.

    Në fillim të gushtit, një biletë vajtje-ardhje kushton 220-270 euro. (5-8 gusht)

    Në fund të gushtit, biletat shtrenjtohen ndjeshëm. Ata që duan të fluturojnë nga Tirana në Londër me Wizi Air (lLondon -Luton) duhet të paguajnë nga 340-390 euro, ndërsa nga Londra në Tiranë bileta është shumë më e lirë, në 30 euro, por gjithsesi një udhëtim vajtje ardhje në 27-29 gusht kushton deri në 420 euro.

    Edhe me Air Albania në London Stansted, çmimet variojnë nga 180-250 euro për një drejtim.

    Wizz Air merr 66% të tregut, “dikton” çmimet

    Wizz Air, kompania hungareze, që hyri si operator me kosto të ulët disa vjet më parë në tregun shqiptar, ka arritur të fitojë vazhdimisht treg, ndonëse tani nuk është më aq e lirë sa më parë, kur mund të gjeje shpesh bileta 20 euro në një drejtim, sidomos drejt Italisë.

    Sipas të hënave nga Tirana International Airport, për periudhën janar-prill 2023, Wizz Air kishte 66% të tregut, duke dominuar dukshëm në një treg ku ka gjithsej 17 operatorë. Kjo rritje e peshës së tregut i ka dhënë mundësi këtij operatori të “dominojë” edhe mbi çmimet.

    Operatori i dytë më i madh në treg është Air Albania, me 8%, i ndjekur nga Albawings me 7%, Lufthansa me 4% dhe Austrian Airlines me 3%.

    Sipas statistikave të INSTAT, fluksi i pasagjerëve nga dhe drejt Rinasit është rritur ndjeshëm këtë vit. Në tremujorin e parë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 53,3%./monitor

  • ‘Babi tha mos trego’! Fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

    ‘Babi tha mos trego’! Fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

    Lidhur me vrasjen e Anisa Gjinit në Durrës, OPGJ Shkëlqim Osmani, duket se më shumë ka ndihmuar në inskenimin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka këqyrur banesën brenda për të gjetur shenja të dyshimta, që mund të ndihmonin hetimin. Ai është mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjithçka.

    Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rëndë ku një 24-vjeçare është raportuar se është hedhur nga ballkoni, por babai i saj hedh dyshime se është vrarë nga bashkëshorti.

    Lidhur me vrasjen e Anisa Gjinit në Durrës, OPGJ Shkëlqim Osmani, duket se më shumë ka ndihmuar në inskenimin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka këqyrur banesën brenda për të gjetur shenja të dyshimta, që mund të ndihmonin hetimin. Ai është mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjithçka.

    Për këtë arsye i dyshuari kryesor, bashkëshorti Alfred Gjini, mundi të dalë i pafajshëm pas 6 muajsh burg që urdhëroi prokurorja e Durrësit, Edina Kurti. Në urdhrin e prokurores dyshohet se ngjarja nuk është vetëvrasje me hedhje nga ballkoni, por vrasje.

    “Nuk i bëri 6 muaj burg doli… Ai shëtit me makinë, goca ime rri në gropë. Këto gjëra nuk kam për t’ia falur”, tha babai i viktimës.

    Nga kërkesa për arrest me burg e prokurores, gjyqtarët Petraq Çuri dhe Paulin Çera, nxorrën kleçka për të lënë të lirë të dyshuarin Gjini.

    Petraq Çuri ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Paulin Çera, njëkohësisht kryetar në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së arrestit nga detyrim paraqitjeje në burg, duke nxjerrë si kleçkë bërjen e një akti tjetër ekspertimi të viktimës. Strategji zvarritjeje e këtij procesi vetëm e vetëm për të favorizuar të dyshuarin kryesor, Alfred Gjinin.

    “Do pres drejtësinë. Do çoj deri në fund drejtësinë, pastaj edhe unë e kam vendosur çfarë mund të bëj. Nuk mundem të duroj më”, tha babai.

    “Stop” ka siguruar dhe dëshminë ekskluzive të djalit të mitur të së ndjerës Anisa Gjini. Ai tregon në mënyrë fëminore, se babi e goditi mamin në kokë, derisa asaj i ra të fikët. Fëmija thotë se babai e porositi të mos tregonte se do ta merrte policia.

    “Babi po shifte sport. Babi e rrafi mamin dhe pastaj e lagën me ujë. Mua më mbyllën te dhoma me xxxx. I ra të fikët mami dhe babi më tha mos trego”, tregoi fëmija.

    Madje fëmija ka bërë një vizatim tek psikologia ku ka pikturuar të ëmën me një shenjë në kokë.

    “100% i sigurt që goca është vrarë. Nipi i vogël më është shprehur se kështu erdhi nëna, i hodhën ujë, mami nuk i hapi sytë më. Sot po ta marrin edhe ta pyesin po të njëjta fjalë do thotë. E kam marrë fëmijën e kam çuar, nuk futej fëmija në shtëpi ngaqë ka parë vdekjen e të ëmës me sy. Këtu ku ka pasur shenja tek koka. E përmend, e kërkon. Çdo gjë është shumë e vështirë. Kam pritur shumë nga drejtësia. Nuk dua asgjë përveç drejtësisë. Drejtësinë e dua se ma ka vrarë pa pikën e të keqes gocën. Nuk mund ta vrasësh një fëmijë në atë derexhe siç e ka vrarë ai”, tregoi babai.

    Ka dyshime të arsyetueshme që kjo ngjarje nuk është një vetëvrasje, por një vrasje. I dyshuari kryesor është bashkëshorti, Alfred Gjini.

    Emisioni “Stop” rindërtoi ngjarje për t’iu përafruar së vërtetës. Sipas deklaratave Alfred Gjini në orën 21:00 ka darkuar së bashku me djalin e vogël dhe nënën. Dyshohet që viktima atë mbrëmje, rreth orës 22:00 të natës Anisa mund të ketë qenë në banjo duke çatuar me një koleg të punës. Alfredi ka parë lëvizjet e dyshimta dhe ka vrapuar pas saj. Sipas provave që janë gjetur në trupin e viktimës, dyshohet që mund të ketë ndodhur një përleshje në banjon e shtëpisë në katin e tretë të banesës.

    Viktima është goditur me mjete të forta dhe është mbytur me freksiblin e dushit. Shenjat e gjetura në trupin e Anisës tregon që ka marrë goditje në sup dhe në dorë në momentin e vetëmbrojtjes. Shenjat e tjera në qafë ngjasojnë me freksiblin e dushit ku më pas ajo ka marrë goditjen fatale në kokë dhe ka humbur ndjenjat. Ngjarja është manipuluar dhe e reja është hedhur nga ballkoni për të humbur gjurmët e kësaj vrasjeje./tvklan.al