Category: Lajme

  • “Më more klientelën”, sherr mes pronarëve të bizneseve në Elbasan, një i plagosur

    “Më more klientelën”, sherr mes pronarëve të bizneseve në Elbasan, një i plagosur

    Dy pronarë biznesesh janë konfliktuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në porëtn hyrëse të lagjes “Kala”. Dy bizneset janë afër njëri-tjetrit dhe mësohet se njëri prej tyre është hapur së fundmi.

    Shkak i konfliktit ka qenë marrja e klientelës nga biznesi i ri.

    Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

    Sipas pamjeve, në vendin e ngjarjes shihen gjurmë gjaku.

    Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike./Albeu.com./

  • “Me mua rrinte nga ora 6 deri në …”/ 32-vjeçarja rrëfen si mësoi se ishte e lidhur me një burrë të martuar me 3 fëmijë

    “Me mua rrinte nga ora 6 deri në …”/ 32-vjeçarja rrëfen si mësoi se ishte e lidhur me një burrë të martuar me 3 fëmijë

    Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, është bërë publike historia e një gruaje 32-vjeçare e cila ka ngelur shtatzënë dhe është bërë nënë me një burrë të martuar me tre fëmijë. 32-vjeçarja deklaroi se ajo e ka marrë vesh se personi me të cilin frekuentohej ishte i martuar dhe me 2 fëmijë, 2-vite pasi ata ishin lidhur.

    E reja shprehet se gjatë 11-viteve që ata kanë qëndruar së bashku, kanë patur dhe një fëmijë së bashku, ndërkohë që burri ka bërë dhe 1 fëmijë të tretë me gruan e tij.Sipas saj ata kishin një marrëdhënie të pjesshme, pasi qëndronin bashkë nga ora 18:00 në orën 21:00.

    Ájo thekson se nuk e linte dot burrin në fjalë, për shkak të kërcënimeve që ai i bënte ndaj prindërve.

    “Vinte dhe te shtëpia dhe nuk desha që ai të bënte sherr me familjarët e mi dhe nga frika arrita deri këtu.

    Vinte më kërkonte. Bashkëshortja e tij e mori vesh kur u bëra me fëmijë. Më shante në telefon, më thoshte lere ai është me mua. Kur unë kam hapur gjyq për djalin ajo më ka thënë tërhiqi letrat se do t’i them unë të të jap prokurë për djalin.

    Këtë gjë nuk e kam kuptuar asnjëherë, si e ruante raportin me bashkëshorten. Mbas 2 viteve e mësova që ishte i martuar dhe kishte fëmijë, nuk e lashë pasi nuk përplasesha dot te familja ime. Nuk e lashë se ai vinte natën dhe bënte llafe me babin tim këtë nuk e duroja dot.

    Unë doja të hiqja dorë. Ái ndenji 2-3 ditë pa më takuar dhe aty e mora vesh që ishte në maternitet dhe u bë me fëmijën e tretë.

    Vinte rrinte dhe mua dhe atë. Tek unë vinte nga ora 6 e darkës deri në 9 të darkës. Ne nuk e ndanim ditën dhe natën bashkë vetëm 3 orë. Në familjen tjetër jetonte gjatë gjithë kohës normal”, tha 32-vjeçarja.

    Panorama.al

  • “Zbërthehet” telefoni i Yoy Aoko, Klodiana Lala jep informacionet e fundit, kush është personi që shoqëroi disa herë 22-vjeçaren keniane në shtëpi

    “Zbërthehet” telefoni i Yoy Aoko, Klodiana Lala jep informacionet e fundit, kush është personi që shoqëroi disa herë 22-vjeçaren keniane në shtëpi

    Prokuroria e Tiranës ka zbuluar detaje që ka gjasë të hedhin dritë për vdekjen e Joy Aoko.

    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi pak më parë se është zbardhur dëshmia e një tjetër punonjësi të kazinosë ku punonte e reja.

    “News24 ka siguruar autopsinë që autoritete keniane ia kanë përcjellë autoriteteve shqiptare.”, raportoi gazetarja Lala.

    “Një tjetër punonjës është marrë në pyetje , i identifikuar si Emiljan. Punonjës i kazinosë ku punonte vajza. Në ditën kur Joy u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit. Sipas tij punonte turn i tretë. AI ka thënë se e ka shoqëruar vajzën në disa vende ku punonte. Gjithashtu ka thënë se e ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege, por pretendon se ka përcjellë disa herë në shtëpi , ai thotë se ka shkuar edhe në rezidencën ku qëndronte vajza.

    Gjithashtu ka thënë se është ngjitur edhe në banesë dhe thotë se ka qëndruar për disa minuta me të dhe se ka konsumuar cigare. Po ashtu ka treguar se ishte vajzë e qeshur dhe se nuk e kishte parë të konsumonte lëndë narkotike. Ndër të tjera ka thënë se ka dhënë edhe gjak, kur është dhunuar. Ai nuk është pyetur më herët pasi hetuesit nuk kishte dijeni se kishte kontakte me ngjarjen, por pas ‘zbërthimit të telefonit kanë dalë në dritë detaje të reja. Është edhe një pamje filmike , që tregon se është një person se është një person që lëviz me skuter me ngjyrë të zezë, dhe ka rezultuar se edhe personi në fjalë përdorte një skuter të tillë. Por ai ka thënë se e ka blerë më vonë se sa ka ndodhur ngjarja”, raportoi gazetarja.

    Joy Aoko pasi u gjet e dhunuar qëndroi në koma për një kohë të gjatë, dhe më pas u transferua në një spital në Kenia ku edhe ndërroi jetë.

  • Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiçin, ja çfarë fshihet pas mesazheve të presidentit serb se i rrezikohet jeta

    Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiçin, ja çfarë fshihet pas mesazheve të presidentit serb se i rrezikohet jeta

    Media serbe “Danas” zbulon se diçka mjaft e çuditshme po ndodh këto ditë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sipas medieve të Beogradit, ai po sillet si një monark duke e humbur plotësisht busullën. Pas njerëzve, presidenti i të cilëve i quajti hiena dhe shkaba, kjo është një fyerje e re, e cila nuk është parë që nga ky regjim, thonë ekspertët e Danas, duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se nëse e vrasin, i mbetet vëllai, dy djemtë dhe vajza dhe që nëse vriten dhe varret e tyre luftojnë kundër ustashëve.

    Siç raportojnë mediat pranë qeverisë, presidenti serb në një takim me kryeministren Ana Brnabiç dhe bashkëpunëtorët e tjerë më të afërt ka deklaruar se është i vendosur të luftojë për Serbinë deri në fund. Sipas informacioneve të Informer, ai ka thënë se nuk e ka problem të vdesë, dhe se është gati të vritet, por se kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga pushteti pa luftë, pa zgjedhje.

    Këto fjalë mund të shqetësojnë një pjesë të publikut, pasi kjo është një nga deklaratat personale më të çuditshme që Vuçiç ka thënë gjatë mandatit të tij. Duhet mbajtur mend gjithashtu se progresistët sigurojnë rreptësisht që mediat të mos përmendin anëtarët e familjes së tij dhe nëse kjo ndodh, ata e kuptojnë ekskluzivisht si një sulm ndaj Vuçiçit personalisht.

    Mesazhet e fshehta të Vuçiçit

    Sanda Rashkoviç Iviç, nënkryetare e Partisë Popullore, thotë për Danas se kjo deklaratë flet për dy gjëra. “E para flet për një frikë tmerrësisht të madhe në kufi me frikën patologjike. E dyta është se ai e percepton sundimin e tij si dinasti, edhe pse askush nuk e zgjodhi familjen e tij në zgjedhje, as vëllai, as djali, as vajza. Ai përfshin anëtarët e familjes së tij në rënien e tij nga pushteti dhe vdekje e menjëhershme.

    Njeriu sillet si një monark sipas parimit vras-me, por ka urdhra të mëtejshëm zhvillimi. Ai e humbi plotësisht busullën”, tha ajo. E lideri i Lëvizjes për përmbysje, Janko Veselinoviç, thotë se nuk është as profesionist dhe as kompetent për të analizuar në thellësi një mesazh kaq monstruoz. “Nëse e kuptova mirë mesazhin e presidentit, tani jemi ustash. Pas njerëzve, presidenti i të cilëve u quajt hiena dhe shkaba, kjo është një fyerje e re, e cila nuk është parë që nga ky regjim.

    Dhe sigurisht qytetarët i quanin: mercenarë të huaj, lokatorë të NATO-s, urrejtës të Serbisë…Gjëja më e neveritshme është se në mesazhin e tij të urrejtjes i ka përfshirë edhe fëmijët e tij”, thotë ai për Danas. Siç shton ai, është interesant fakti se këtë fyerje, si citim i Vuçiçit, e ka nisur Informer. “Dhe kjo do të thotë diçka. Të paktën aq sa askush tjetër nuk donte të publikonte një marrëzi të tillë, me shijen e hidhur të ofendimeve të llojit më të keq. A është Vuçiçeviçi dhe Informer mbrojtja e fundit e këtij regjimi? Nëse është kështu, fundi është afër,” tregon Veselinoviç.

    Çfarë po ndodh me Vuçiçin?

    Ndërsa avokati Ivan Niniç tërheq vëmendjen se me presidentin këto ditë po ndodh diçka krejt e çuditshme, sikur ai nuk mund të kontrollojë veten dhe të kanalizojë narrativën e tij publike drejt qytetarëve protestues dhe opozitës. “Nga hienat dhe shkabat, në një kohë të shkurtër doli me një rrëfim për ustashët, por nuk mundi të thoshte emrat e tyre, të shohim se cilët janë në të vërtetë armiqtë e tij të padukshëm.

    Nuk e dimë, për momentin, nëse “ustashët” janë njerëzit që ai bën thirrje për dialog dhe bashkim, apo ndoshta janë shërbime të huaja dhe media të huaja. Numri i njerëzve në protesta, vazhdimësia e tyre çdo javë, energjia dhe mirësjellja e pjesëmarrësve, temat dhe mesazhet që dërgohen, vërshimi i raporteve negative nga mediat e njohura botërore kjo është ajo që Vuçiq për herë të parë nuk e ka përgjigje dhe ndihet i pafuqishëm”, përfundon Ninic. Pra mediat serbe po paralajmërojnë se ditë të zeza po vijnë për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

  • “Fëmijën e sollën me makinë nga Këlcyra, i kishte ndalur zemra 3 herë rrugës”, mjeku: Kam qarë kur…

    “Fëmijën e sollën me makinë nga Këlcyra, i kishte ndalur zemra 3 herë rrugës”, mjeku: Kam qarë kur…

    Në sallën e operacionit nuk ka vend për të humbur toruan. Bluzat e bardha ndodhen nën presionin e kohës, sekondave që bëjnë diferencën, marrjes së vendimeve të menjëhershme që do të përcaktojnë kursin e situatës. Emocionet duhet t’i lënë vendin mendjes dhe gjykimit të ftohtë, të pa ndikuar për të bërë më të mirën dhe për të shpëtuar një tjetër jetë.

    Klevis Thomai, mjek kirurg ORL përshkruan në “Shije Shtëpie” në Tv Klan si është të përballesh me të gjitha këto në momentin që pacienti vjen në duart e tij. Çfarë ndodh konkretisht me mendjen e një mjeku, me ndjesitë e tij, gjendjen emocionale dhe duke iu përgjigjur pyetjes “a qajnë mjekët?”

    Klevis Thomai: Qan ndoshta jo, por më keq se qarë. Fatmirësisht, unë kam pasur shumë raste, qindra ose mijëra raste urgjencash edhe me fëmijë, edhe me të rritur që kanë qenë raste edhe në prag të vdekjes. Iu them gjithmonë familjarëve kur vijnë që deri tani s’kam pasur problem, deri tani nuk kam pasur problem dhe them gjithmonë falë Zotit a një fat i madh, nuk e di, që deri tani s’kam pasur probleme. Por kam pasur situata ekstremisht të vështira.

    Kur thonë që mjekësia shqiptare nuk funksionon, jo, mua më kanë sjellë fëmijë nga Këlcyra që është goxha larg, ma kanë sjellë mjeku pediatër, nuk e di se si ka mbajtur gjallë. Ma ka sjellë me tre herë fëmija arrest kardiak, domethënë që është ndaluar zemra tre herë gjatë rrugës, me makinë, se ishte natë, helikopteri nuk lëviz natën. Një nga rastet. Ma kanë sjellë, e kemi futur në sallë, në një situatë gjysmë paniku, paniku të kontrolluar le të themi kështu sepse duke e kapur me vrap, fëmija ishte… niveli i oksigjenimit ishte 30% nga 100% që duhej të jetë.

    Pasi kam arritur ta shpëtoj, atëherë më ka ardhur për të qarë. Është një ndjenjë e përzier midis stresit, shpëtimit, eksperiencës afër vdekjes, por jo te e jotja por te tjetri. Empatizon tjetrin dhe ndërkohë edhe gëzimi, ti mund të qash se je mërzitur, por mund të qash se je gëzuar, mund të qash se bëre diçka të mirë dhe ndodhi diçka e keqe, pra njerëzit kanë ndjenja dhe mjekët qajnë./tvklan.al

  • Tronditet vendi/ Gjendet i vdekur në rrugë një person. (Emri)

    Tronditet vendi/ Gjendet i vdekur në rrugë një person. (Emri)

    Një 64 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë pa ndjenja nga familjarët e tij në Maliq. Viktima është identifikuar nga familjarët. Bëhet fjalë për Barjam Dervishin.

    Ai është gjetur anës rrugës në fshatin Plasë.

    Dyshohet se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale.

    Më momentin kur ai është gjetur nga familjarët dyshohet se ka qenë i alkoolizuar.

    Sakaq mjekët po punojnë për të realizuar ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

  • Habit Alfred Çako: “Tek mali Tomorit ka një piramidë me 3 porta. Vetëm një person i hap ato porta. Ai është “

    Habit Alfred Çako: “Tek mali Tomorit ka një piramidë me 3 porta. Vetëm një person i hap ato porta. Ai është “

    Margaret Hasluck, një studiuese angleze në fushën e etnologjisë, u ngjit në majën e tij në vitin 1930 dhe vuri re se pelegrinët besonin në një fuqi të jashtëzakonshme që ndodhej në atë mal.

    Kulti i Malit të Tomorit, i cili rrjedh nga kulti pagan i maleve të larta dhe është përhapur në të gjithë Shqipërinë, ka mbijetuar përgjatë shekujve dhe përkundër ndërlikimeve fetare.

    Fakti që ky mal është përfytyruar si Olimpi shqiptar në folklorin popullor, periudhën antike dhe mesjetare, si dhe në letërsinë romantike, tregon se është një simbol i njësisë kulturore ballkanike.

    Një teoricien i konspiracionit, Alfred Cako, tregon se ka disa individë me aftësi të jashtëzakonshme që njohin disa sekrete të lidhura me Malin e Tomorit.

    “Poshtë Malit të Tomorit ka një piramidë me tre porta. Aty janë disa kostume që nuk mund të vishen nga çdo kush. Ato kanë disa kode që janë për persona të caktuar për të cilët janë krijuar”.

    “Për t’u futur brenda piramidave do të kalosh kontrollet brenda tre porteve që vetëm ADN-ja e një personi i përshtatet. Aty do të futen njerëzit vetëm në ditë të vështira, apo kur t’i vije fundi kësaj bote”.

    Cako thotë se jo të gjithë do ta besojnë këtë teori.

    “Kjo piramidë qëndron mbi një liqen të madh që gjendet poshtë Malit të Tomorit. Syri i Kaltër dhe furnizimi i liqeneve të Prespës kanë furnizime nga ky burim nëntokësorë”, tha ndër të tjera Alfred Cako.

  • Pse Kina po shpon një vrimë 11,100 metra të thellë në shkretëtirë?

    Pse Kina po shpon një vrimë 11,100 metra të thellë në shkretëtirë?

    Kina po shpon një vrimë në shkretëtirë 11,100 metra të thellë për të studiuar shtresat thellë nën sipërfaqen e tokës, raportoi Sky News të premten.

    Operacioni i shpimit filloi të martën dhe ndodhet në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, raporton Sky News.

    Megjithatë, kjo nuk do të jetë gropa më e thellë që njeriu ka hapur.

    Aktualisht, rekordi mbahet nga pusi ultra i thellë Kolja i vitit 1979.

    Është një projekt sovjetik pranë kufirit rus me Norvegjinë, ku vrima është 12,262 metra e thellë.

    “Sa e vështirë është të bësh një vrimë të kësaj madhësie do të thotë se projekti mund të krahasohet me drejtimin e një kamioni të madh në dy tela të hollë çeliku,” tha Sun Jinsheng, një akademik nga Akademia Kineze e Inxhinierisë.

    Disa nga pajisjet e përdorura në shpime peshojnë më shumë se 2000 tonë.

    Pellgu Tarim, ku ndodhet vrima, është i vështirë për t’u eksploruar për shkak të kushteve të komplikuara nëntokësore.

    Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për përparim më të madh në eksplorimin e thellë të Tokës në një fjalim gjatë një fjalimi para disa prej shkencëtarëve kryesorë të vendit në 2021.

    Një punë e tillë mund të identifikojë burimet minerale dhe energjetike dhe të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të fatkeqësive mjedisore, të tilla si tërmetet dhe shpërthimet vullkanike. /tesheshi.com/

  • Moti i keq, meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi, ja çfarë pritet të ndodhë me Italinë

    Moti i keq, meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi, ja çfarë pritet të ndodhë me Italinë

    Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën Macerata. Ditën e djeshme një shi i dentur, i cili zgjati përgjatë tre ore, shkaktoi përmbytje të rrugëve, banesave si dhe shkatërrim i pemëve.

    Përmbytje kishte veçanërisht në Macerata, Pollenza dhe Tolentino. Situata veçanërisht është kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave.

    Meteorologu Lorenzo Tedici, tha se zonat më të prekura përkatësisht Deti i Poshtëm Tirren dhe Emilia Romagna.

    Ai tha se janë duke u përballur me një fazë të jashtëzakonshme të motit, duke thënë më tej se një periudhë e tillë me shi nuk ka ndodhur përgjatë 20 viteve të fundit, duke përjashtuar vitet e jashtëzakonshme si 2013 dhe 2019.

    “Në këto zona të vendit tonë ra shi, ra dhe do të bjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Tokat janë të ngopura, nuk thithin më shi dhe përmbytjet e shpejta do të ndodhin. Alarmi ka qenë i kuq prej ditësh në Itali, për shkak të motit të keq që godet vazhdimisht. Më parë kishte pak ujë me një thatësirë ??dramatike, tani ka shumë. Ndoshta edhe faji i ndryshimit të klimës”, tha ai.

    Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa banorë në Borgo Sforzacosta u evakuuan.

    Shqetësimet në zonë ishin të përhapura dhe probleme të veçanta pati në Pollenza dhe Casette Verdini, për shkak të përmbytjeve të rrugëve, kopshteve, dhomave të bodrumit dhe katit përdhes të shtëpive, rrëshqitjeve së baltës dhe pemëve të rëna në rrugë, ndërkohë deri më tani nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.

  • Mbyti të ëmën me plasmas, del para gjykatës 24-vjeçari vrasës

    Mbyti të ëmën me plasmas, del para gjykatës 24-vjeçari vrasës

    Albi Muhollari, 24-vjeçari i cili mbyti me plasmas nënën në Përmet pritet të dalë sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

    Ai ka hyrë i shoqëruar nga një sërë policësh në ambientet e Gjykatës.

    Sakaq, ditën e djeshme Muhollari ka qenë në gjendje shoku.

    “Çfarë ishte kjo që bëra”?! Kjo ka qenë fjalia e vetme që ka thënë i riu në momentin kur po shoqërohej në polici.

    24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

    Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore.

    I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.

    Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.