Category: Lajme

  • Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Një burre ra ne pranga nga policia italiane për zhvatje nëpërmjet shantazhit. Ai ka tentuar që t’i marrë disa mijëra euro një gruaje të ve.

    Sic shkruajne mediat italiane, ka qenë gruaja, gjithashtu një shqiptare 50-vjeçare, që ka shkuar në polici dhe mes lotësh ka treguar se çfarë i ka ndodhur.

    Shqiptari kishte nisur ta kontaktojë dhe pavarësisht se nuk ishin shumë të njohur, kishin rënë dakord që të kryenin marrë
    dhënie sek suale.

    Në një moment shqiptari e ka filmuar dhe më vonë ka ndryshuar qëndrim duke i kërkuar para të vesë shqiptare ose përndryshe videoja e saj do të përfundonte në rrjetet sociale dhe do t’i dërgohej familjarëve.

    Menjëherë autoritetet italiane organizuar një operacion ku i dhanë shqiptares sasinë e parave prej 5 mijë Eurove dhe në këtë mënyrë do ta fusnin në “kurth”.

  • Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Një aksident i një minibusi në veri të Afganistanit vrau 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë dhe 12 gra, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

    Aksidenti ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Pul teksa pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë. Ata po udhëtonin nga një pjesë e lagjes Sajad në tjetrën.

    Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i komandantit të policisë lokale, fajësoi shoferin e minibusit për aksidentin. Ai tha se makina ra në një gropë të thellë për shkak të pakujdesisë së tij. Nazari nuk tha nëse ka të mbijetuar.

    Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve në autostrada.

  • “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    Aktorja Olta Gixhari i është përgjigjur ironisë së Luiz Ejllit, i cili gjatë një reklame për dyqan veshjesh, përmendi deklaratën e saj ku gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” i ka thënë se vishej me rroba fallco.

    Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan me ironi “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji.

    Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist të një filmi të titulluar “Në kuadër të dashurisë” ku dyshja e BBV pritet të jetë çift i dashuruar.

  • Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Një ditë më parë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

    Por a duhet konsideruar si sukses kjo goditje e radhës nga ana e SPAK? Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News tha se ky është një skenar emotiv, dhe për aq kohë sa SPAK vepron me këtë teknikë nuk do të ketë drejtësi të plotë.

    Nuk më pëlqen ti konsideroj sukses. Më pëlqen të mos kem emocione para drejtësisë, e them këtë sepse ne kemi pasur një drejtësi emocionale në kohën e komunizmit dhe e kemi pësuar shumë. Më duket se SPAK po luan një lojë emocionale.

    Më duket si një skenar emotiv. E konsiderojnë si peshk të madh, e konsideroje si udhëheqëse të madh dhe ndërkohë ajo akuza që është paraqitur është kaq e vogël sa unë kam frikë se nuk do ta mbaj gjithë këtë entuziazëm, Në kohën kur emocionohet SPAK, kur duhet të jetë i ftohtë, ne nuk do kemi drejtësi, tha ai.

  • Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Shtëpia në rrugën Togliatti është në shitje. Nga ana tjetër lokalet vijojnë të jenë të hapura. Historia e familjes De Santis tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

    Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë.

    Në zonën ku ndodhi ngjarja të gjithë duan të kenë një “ilaç” për kujtesën. Ata që vazhdojnë të jetojnë në atë kompleks rezidence, pothuajse në periferi të Torremaggiore, duket se lëvizin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kur pyeten të gjithë përgjigjen me dhembshuri.

    Në foto Massimo De Santis

    Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”.

    Ata duan të krijojnë një ndërprerje mes përditshmërisë në atë godinë dhe dhunës që pasoi një tragjedi. Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit.

    “Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.

    Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca. Emri i tij tashmë qëndron në tabelën që është vendosur për shitjen e banesës ku vdiq i vëllai. Aty jeton mamaja e tyre 80-vjeçare. Kjo e fundit rrinte bashkë me Massimo-n.

    “Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në kati e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.

    Në shkallën ku jetonin Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë. Aty kur dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s tashmë është pastruar dhe shkëlqen. Një vazo është vendosur aty.

    Kutia postare e familjes Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku qëndronte familja shqiptare ka heshtje. Heshtje që ndërpritet herë pas here nga puna që po bëhet për rinovimin e një apartamenti në katin e dytë. Në katin e tretë dhe të fundit kthehet sërish heshtja. Aty banonte Massimo. Prej një muaji ajo shkallë duket si varrezë, ku mbizotëron heshtja.

    “Vëllai im ishte një djalë gazmor. I pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe në mbrëmjen e vrasjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte punën dhe të kthehej në shtëpi”, tregon Pasquale i cili ishte bashkëpronar me Massimo-n në lokalin Corso Matteotti.

    “Kamerat e kanë kapur të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu, duke buzëqeshur”, tregon Pasqule./tvklan.al

  • “Rrezikon deri në 5 vite burg”, juristja e njohur parashikon fatin e Dakos dhe ‘lëshon’ bombën në politikën shqiptare: Do vazhdojnë të tjera arrestime

    “Rrezikon deri në 5 vite burg”, juristja e njohur parashikon fatin e Dakos dhe ‘lëshon’ bombën në politikën shqiptare: Do vazhdojnë të tjera arrestime

    Juristja, Brizida Gjikondi gjatë një interviste televizive ka folur për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

    Ajo tha se Dako rrezikon deri në 5 vite burg, por sipas saj ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka vetëm ato “mëkate” që janë bërë publike.
    Sipas Gjikondit, Dako është një nga personat më mëkatar në politikën shqiptare, ndërs shtoi se ka edhe të tjerë kryebashkiakë që kanë abuzuar dhe po vazhdojnë ta bëjnë, që mund të jenë subjekt të SPAK

    Juristja tha se Dako është ndër të parët dhe se do të pasohet nga shumë të tjerë.

    “Ai është akuzuar për shpërdorim detyre dhe dënimi shkon deri në 5 vite burg. Unë nuk mendoj se Dako ka vetëm këto mëkate.

    Unë mendoj që Dako më mëkatari në politikën shqiptare, në abuzimin me pushtetin. Në momentin që ka shumë kryetarë të tjerë bashkish që kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë, të cilët mund të ishin subjekt i SPAK.

    Më ka trishtuar linçimi në rrjetet sociale, me logjikën se si funksionojnë shqiptarë, që kur je në pushtet pavarësisht se mund t’i din gjynahet, nuk arrijnë të tregojnë, por në momentin që t’i ke marrë tatëpjetën fillon një linçim publik, çka tregon për një nivel jo të lartë demokratit të formimit të publikut shqiptar.

    Unë mendoj që Dako është një ndër të parët që do të pasojë shumë tjerë. Nuk mendoj së është vetëm vullneti i SPAK dhe kreut të saj, por duke parë edhe çështjen e Mediut sot dhe duke parë prezencën e ambasadës amerikane në gjyq e duke ditur për listën e non gratave dhe më sa shikoj unë aty po vërtitet edhe procedimi nga SPAK, pavarësisht se mund të merret me një leje pallati.

    Unë mendoj se kemi gërshetim të vullnetit të ndërkombëtarëve dhe të aleatit që ata kanë gjetur tek SPAK që është Dumani, për t’i dhënë zjarr ndjekjes së personazheve më të korruptuar që ka politika shqiptare.

    Po të shikosh dosjet që po merren, “Partizani”, “Gërdeci” apo familjarët e “Berishës”, unë mendoj që SPAK do nisë të marrë shumë kurajo, gjë që në kohën e Berishës nuk e kemi parë .

    Tani shikojmë një drejtësi edhe pse pak e brishtë, po hedh disa hapa edhe kundër influencës dhe presionit të politikës.

    Edhe pse nuk e pranojmë, SPAK do përpiqet të mbajë një ekuilibër politik, majtas dhe djathtas në arrestime” u shpreh Gjikondi.

    Në lidhje me faktin se ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Fatmir Mediu i akuzuar për masakrën e “Gërdecit” vazhdon të jetë i lirë, Gjikondi tha se me atë që ndodhi sot, gjërat nuk do të jenë më kështu siç duken.

    “Ajo që ka ndodhur sot, përfshirja e familjarëve, paralajmëron se gjërat nuk do të jenë më siç duken. Prezenca e Ambasadës Amerikanë në gjyqe të personazheve të spikatur të politikës, gjithmonë është mbyllur në favor të Ambasadës, që është për turpin tonë, që ne, qytetarët shqiptarë që kanë një qasje idealiste, të kenë shpresa tek Ambasada Amerikane” tha ajo.

  • Tërmeti shkundi vendin, raportohet numri i viktimave

    Tërmeti shkundi vendin, raportohet numri i viktimave

    Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Haiti, duke lënë të vrarë katër persona dhe duke lënë 36 të tjerë të plagosur, vetëm një javë pasi përmbytjet shkaktuan 42 viktima.

    Tërmeti me magnitudë 4.9 në shkallën Rihter goditi rajonin jugor të Haitit dje.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik, lëkundjet e tokës ndodhën në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar të Jeremie, Haiti. Thellësia fokale e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja dhe zgjati për disa sekonda.

    Agjencia e Mbrojtjes raportoi se dy shtëpi u shembën dhe një rrugë kryesore që lidh Jeremie me Les Cayes u bllokua. Tre nga viktimat ishin nga e njëjta familje dhe u gjetën nën rrënojat e një shtëpie të shembur, shkruajnë mediet e huaja.

    Tërmeti ndodhi 2 vite pas lëkundjeve katastrofike me magnitudë 7.2 Rihter në Haitin qëndror, ku mbetën të vdekur më shume se 2,200 persona dhe u shkatërruan rreth 130 mijë shtëpi. Përmbytje të mëdha goditën gjithashtu Haitin fundjavën e kaluar, duke u marrë jetën 42 personave dhe 140 të tjerë të plagosur. 18 persona janë shpallur të zhdukur dhe ende nuk janë gjetur.

  • Pastronte paratë e pista, publikohet momenti i arrestimit të shqiptarit që punonte për “kokat” e kartelave të drogës (Video)

    Pastronte paratë e pista, publikohet momenti i arrestimit të shqiptarit që punonte për “kokat” e kartelave të drogës (Video)

    Është publikuar videoja e momentit të arrestimit të Thanas Bakos, shqiptarit të arrestuar në Greqi, i akuzuar për pastrim parash.

    Sipas Europol, ai pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë.

    Shqiptari nga Saranda u arrestua më 31 maj në Athinë, ndërsa kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, plot 250 milion euro kesh vetëm brenda 10 muajve të fundit.

    Autoritet dyshojnë se ai është nyja lidhëse mes karteleve europianë të drogës dhe atyre me Amerikën Latine, ndërsa u kap nga holandezët. Organizata përdorte një aplikacion të Google të cilin ende nuk e kishin zbuluar grekët, ndërsa e kishin të regjistruar emrin e tij me 3 germa.

    Pasi thyen kodet, mundën ta identifikonin.

    Fillimisht u bë hetim financiar dhe pasi u gjetën lëvizjet e parave, u krye arrestimi. Emri i Bakos është lakuar edhe në Shqipëri si anëtar i një prej organizatave më të mëdha të drogës në jug të vendit, por ndaj tij nuk pati prova për ngritje akuzash.

  • “Një bombë bërthamore…”/ Parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për 2023-shin duket shumë i mundshëm të ndodhë

    “Një bombë bërthamore…”/ Parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për 2023-shin duket shumë i mundshëm të ndodhë

    Psikika e famshme Baba Vanga bëri një parashikim të ashpër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në vitin 2023.

    Gruaja bullage, e cila ishte e verbër kishte një histori të parashikimit të saktë të disa prej ngjarjeve më tronditëse në histori, përfshirë 11 shtatorin, dhe ka lëshuar një paralajmërim rrëqethës për këtë vit.

    Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, shumë nga parashikimet e saj janë realizuar që prej vdekjes së saj, që do të thotë se parandjenjat e saj mund të jenë po aq të vlefshme tani sa ishin kur ajo i bëri për herë të parë.

    Lajmi i keq është se këto parashikime përfshijnë një katastrofë të tmerrshme bërthamore që po luhet këtë vit.

    Ndjekësit e saj besnikë thonë se ajo pa katastrofën të shpalosej rreth një termocentrali bërthamor që do të shkaktonte ndotje toksike të ajrit mbi Azi, që mund të çonte në përhapjen e sëmundjeve.

    Po ashtu, në parashikim përshkruhej një vend, i cili shpërthente një armë bërthamore, e cila vriste shumë njerëz. Parashikimet e saj për këtë vit vijnë mes periudhave të trazuara në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, me një sërë superfuqish bërthamore të përfshira në situata të pasigurta gjeopolitike.

    Frika për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë është nxitur nga luftimet në rritje në rajonin Belgorod të Rusisë. Ndërkohë, Rusia është vënë nën kritika për lëvizjen në dukje në një qasje më të orientuar drejt shkatërrimit, pasi u akuzua për shkatërrimin e Digës Kakhovka në rajonin Kherson.

    Diku tjetër, tensionet vazhdojnë të ziejnë midis Kinës dhe Tajvanit, pasi luftanijet perëndimore mbeten në zonë si një shfaqje fuqie përballë superfuqisë aziatike.

  • Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e njohur

    Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e njohur

    Muza e piktorit Pikaso, Françoise Gillot, ndërron jetë në moshë 101 vjeçare.

    Gillot vdiq në një spital në Manhattan, vdekja e saj u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, e cila tha se artistja franceze kishte luftuar me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

    Piktorja franceze Françoise Gillot ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Fotografia e tyre duke ecur të lumtur në rërë në vitin 1948 është shumë e famshme.

    Por në të njëjtën kohë Gillot njihet si gruaja e vetme që e la. Për të është shkruar një libër me titullin “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig dhe i referohet jetës së saj.

    E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte një piktore kur takoi Picasso-n, i cili ishte 40 vjet më i madh se ajo. Ata u njohen në një restorant francez kur ajo ishte 21 vjeçe dhe 10 vjet më vonë, ajo e la atë. Ata kishin dy fëmijë së bashku, Paloma dhe Claude.

    “Ai e njohu kur ishte 21 vjeçe. Gillot e joshi Pikason me vrullin e rinisë, por edhe me shkëndijën e shpirtit të saj. E pastër dhe e virgjër, ajo ishte një kanavacë bosh për të,” kështu e përshkruan shkrimtarja Malte Hervig takimin e tyre të parë.

    Artistja dinamike, kishte thënë se Picasso ishte një forcë vullkanike e natyrës, “Kështu kemi lindur dy fëmijët tanë, Paloma, e cila është një stiliste e famshme. Dhe Klodi, i cili është njëlloj si babai i tij”.

    Në autobiografinë e saj “Jeta me Pikason” Gillot shkroi se “kuptova se ai jetonte në një botë të mbyllur për veten e tij dhe se, për rrjedhojë, të vetmisë së tij, doja të eksploroja vetminë time. Shpejt kuptova se thelbi i problemit ishte se me Pikason duhet të ketë gjithmonë një fitues dhe një humbës. Nuk mund të kënaqesha me të qenit fituese dhe nuk mendoj se kushdo që është i pjekur emocionalisht mund të jetë i kënaqur me këtë. Dhe as duke u mposhtur nuk kishte asgjë për të fituar, sepse me Pikason në momentin që u mposhtje, humbje çdo interes. Meqenëse e doja, nuk kisha vend për të humbur. Çfarë mund të bëhet përballë një dileme të tillë?”