Category: Lajme

  • Dëshmia e 24-vjeçarit që mbyti nënën me plastmas në Përmet: Ç’ishte kjo që bëra?!

    Dëshmia e 24-vjeçarit që mbyti nënën me plastmas në Përmet: Ç’ishte kjo që bëra?!

    Alban Muhollari, 24-vjeçari që mbyti me plastmas mbrëmjen e së shtunës nënën e tij në Përmet ka thënë para oficerëvë të Policisë Gjyqësore ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjetër pasi nuk ishte në gjendje.

    Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”.

    Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ai ka pirë vetëm ujë dhe ka ngrënë një kroasant. Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri, për arsye që ende nuk dihen.

    “Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

    Dyshohet se AlbiMuhollari ka qenë në gjendje depresive mbrëmjen që kreu krimin e rëndë. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent. Dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

    I riu ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Nënë e bir jetonin në Amerikë. Ata kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime./albeu.com/

  • Shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

    Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

    Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

    Policia njoftoi se ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë katër pjesëtarë të tij. Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe një i afërm i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i PS-së në qarkun Berat, 23-vjeçari Jurgen Kollçaku.

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar “Vëzhgimi” si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23 vjeç, Gjergji Braha,26 vjeç, Kleo Doko,18 vjeç dhe Sherif Isaj, 19 vjeç, tre të parët banues në Kuçovë.

    Sipas burimeve zyrtare të policisë, 4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa” në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

    Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

    Burimet policore konfirmojnë se, gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçaku.

  • Aksident i frikshëm, makina futet poshtë kamionit, dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë për jetën

    Aksident i frikshëm, makina futet poshtë kamionit, dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë për jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Prrenjas-Librazhd, në Qukës Qendër.

    Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

    Thuhet se makina ka përfunduar poshtë kamionit dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj të cilët ndodheshin në mjet.

    Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, të plagosurit po transportohen me helikopter drejt spitalit të Traumës.

    Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  • ‘La gruan të flinte me meshkuj të tjerë, me kushtin që në mbrëmje të vinte në shtëpi, ja çfarë i kërkon tani gruaja burrit të saj?

    ‘La gruan të flinte me meshkuj të tjerë, me kushtin që në mbrëmje të vinte në shtëpi, ja çfarë i kërkon tani gruaja burrit të saj?

    Mashtruesit nuk përparojnë kurrë, përveç nëse bashkëshorti i tyre e fal atë. Një burrë britanik thotë se marrëdhënia e tij me të dashurën e tij është forcuar pasi ai i sugjeroi asaj të flinte me djem të tjerë ndërsa ai ishte në punë.

    Matt, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, foli për marrëdhënien e tij të zjarrtë katërvjeçare me Zoe në një intervistë për serialin YouTube “Love Don’t Judge”. 36-vjeçari tha se ai dhe Zoe, 31 vjeç, ishin takuar vetëm për disa muaj kur ai i sugjeroi asaj të fillonte marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

    Kur ranë dakord për të, isha i lumtur, sepse më kishin mashtruar më parë, kështu që isha mjaft i lumtur që gjeta dikë që nuk do të mashtronte.

    Marrëveshja jokonvencionale ndihmoi në eliminimin e paranojës që kishte depërtuar në marrëdhëniet e mëparshme të britanikut, ndërkohë që hapi nivele të reja besimi, intimiteti dhe komunikimi me Zoe. Seancat e seksit të Zoe u zhvilluan ndërsa Matt ishte në punë, por kjo nuk do të thoshte se ai duhej të humbiste argëtimin. Ai i propozoi Zoe të regjistronte rrahjet e saj me meshkujt e huaj, një kërkesë e çuditshme me të cilën ajo ra dakord.

    Do të më dërgonit fotografi, video. Përfundova duke u përfshirë në të praktikisht… Ishte si pornografia ime amatore, tha ai.

    Matt i tha programit se të gjithë partnerët seksualë të Zoes ishin “të rinj” dhe “të pashëm” dhe pranon se kjo mund t’i shkaktojë atij të ndiejë pak xhelozi.

    Është një ndjenjë mjaft e bukur, edhe pse është xhelozi. Sepse në fund të ditës ju e dini që jeni përfshirë dhe ajo po kthehet në shtëpi tek unë.

    Menjëherë pasi ajo filloi të bënte seks me të huajt, Zoe sugjeroi që i dashuri i saj të fillonte të flinte edhe me gra të tjera, por Matt i trembur tha se ai hezitonte ta bënte këtë. Ai i tha Zoes:

    Unë kurrë nuk kam dashur të fle me dikë tjetër. Por ti doje të më shihje ta bëja atë.

    Ai përfundimisht ra dakord dhe pas katër vitesh çifti është ende në lidhjen e tyre pothuajse të hapur, megjithëse kanë rregulla strikte. Çifti nuk mund t’i mbajë sekrete njëri-tjetrit dhe nuk i lejohet të pengojë tjetrin të flejë me ndonjë person të veçantë që nuk i pëlqen.

    Zoe dhe Matt të dy kanë fëmijë dhe thonë se përfundimisht do të diskutojnë romancën e tyre jokonvencionale kur pasardhësit e tyre të jenë mjaft të rritur për ta kuptuar. Ndërkohë, çifti i çuditshëm thotë se do të vazhdojnë të flenë me njerëz të tjerë dhe do të injorojnë urrejtësit e tyre. TAR

  • Spartak Ngjela zbulon planin e Serbisë për tensionet në veri të Kosovës, ja pse Kurti s’mund të tërhiqet

    Spartak Ngjela zbulon planin e Serbisë për tensionet në veri të Kosovës, ja pse Kurti s’mund të tërhiqet

    Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi edhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai tha se veprimet e Kurtit janë tërësisht brenda normës juridike dhe se nëse do kishte vepruar ndryshe do kishte gabuar.

    Sipas Ngjelës abstenimi i partisë Lista Serbe nga zgjedhjet në Kosovë ishte një “kurth” i përgatitur nga Serbia, në të cilin Kurti nuk ra, pasi ata kanë dashur që zgjedhjet të mos bëheshin e këto komuna të kërkonin shkëputjen nga Kosova.

    Avokati shtoi se kryeministri i një vendi nuk mund ta lërë vendin pa drejtim vetëm se shumica abstenon duke shpjeguar se nëse kjo ndodh, atëherë shumica detyrohet të pranojë të udhëhiqet nga pakica.

    “Abstenimi është në favor të kundërshtarëit, po u tërhoqe nga zgjedhjet pakica fiton dhe bëhet shumicë. Ata nuk u treguan naiv, por ata dështuan. Ata menduan se nëse do tërhiqeshin zgjedhjet nuk do bëheshin dhe do fillonin të shkëepusnin veriun. Kurti e kuptoi, bëri zgjedhjet brenda normës absolute juridike.

    Se është normë absolute që po u tërhoqe ti unë nuk mund të pa zgjedhje dhe pa drejtim. Ata ikën nga të gjithë administrata, si do i linte Kurti pa administratë? Që ata të kërkonin pavarësinë? Se s’mbetej gjë tjetër. Kurti nuk mund të tërhiqet, ai i ka marrë komunat”,-tha Spartak Ngjela.

  • Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

    Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.

    Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

  • Edi, gjirokastriti i burgosur për drogë bën art nga qelia (Video)

    Edi, gjirokastriti i burgosur për drogë bën art nga qelia (Video)

    Edvin Shollo nga Gjirokastra, vuan në Burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj për trafikim të narkotikëve…

    Ai ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë e Krujës, apo Apolloninë antike, të cilat shfaqen jo më larg se 40 metra sapo hapet porta kryesore e Institucionit.

    Teksa e gjejmë duke punuar mbi një tjetër pikturë në muret e burgut ku po vuan dënimin, atë të shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, ai tregon se këto vepra kanë një domethënie të madhe për të.

    “Jam i dënuar në burgun e fierit për trafikim narkotikësh, punoj ndonjë pikturë, nga historia, I kam bërë vet sepse kam mbaruar edhe shkollën për pikturë. Është më mirë të merresh me dicka, kalon më mirë koha, por ke edhe lehtësira… Në burg bien ministra por edhe piktorë, (qesh)tani po bëj shtëpinë e kongresit të Lushnjës…-thotë Shollo.

    Pikturat e Edvin Shollos, nuk janë të vetmet në muret e Burgut të Fierit. një park i gjelbëruar, një rrugicë e pastër dhe me lulishte dhe fasadat me piktura murale, janë kthyer nga të dënuarit në një ekspozitë arti.

    Të punuara ndër vite, janë edhe portretet e figurave historike, ai i Skënderbeut, Nënë Terezës apo Ismail Qemalit.

    Angazhimi me punë në burg u krijon të dënuarve mundësi për të kërkuar uljen e dënimit por pasqyrohet si sjellje e mirë dhe rehabilitim në dosjen që mban stafi për secilin prej tyre.

  • Nis merkatoja e televizioneve, pas shumë vitesh moderatori i njohur rikthehet sërish në ‘Top Channel’ me emisionin e dikurshëm!

    Nis merkatoja e televizioneve, pas shumë vitesh moderatori i njohur rikthehet sërish në ‘Top Channel’ me emisionin e dikurshëm!

    Tashmë ka nisur ‘merkatorja’ e emisioneve.

    Moderatorin e njohur programeve të paradites, Alban Musa nga shtatori nuk do ta shohim me ne Televizionin ABC.

    ‘Kryefjala’ mëson se sezonin e ardhshëm Musa do të shfaqet në ekranin e Top-Channel.

    Ai nuk do marrë përsipër një emision të ri, por do të rikthejë emisionin e paradites “Në shtepinë tonë”, i cili u ndërpre për një periudhë kohe. Megjithatë këtë herë moderatorit dhe aktorit Alban Musa i është besuar jo vetëm moderimi por edhe autorësia e këtij formati.

    Alban Musa ka qenë prezantuesi i parë i këtij programi bashkë me Anjeza Majën vitin 2016 dhe po rikthehet në këtë program pas 7 vitesh!

  • Bariu shqiptar i habit të gjithë/ Unë jam milioner, po djalit nuk po i gjej dot nuse sepse vajzat nuk duan që të vijnë në fshat

    Bariu shqiptar i habit të gjithë/ Unë jam milioner, po djalit nuk po i gjej dot nuse sepse vajzat nuk duan që të vijnë në fshat

    Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

    Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

    Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

    Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

    Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.