Category: Lajme

  • Vajza nga Shkodra që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës/ 7 dite duhet te flija me gjithe fisin …

    Vajza nga Shkodra që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës/ 7 dite duhet te flija me gjithe fisin …

    Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra e cila prej disa vitesh jeton në indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

    ‘’ Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte dicka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliëoodin.

    Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’ shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

    Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

    ‘’ Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëm dasmën me ritualet e fesë hindu’’ shprehet Elsa Nilaj.

    Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

    ‘’ Fisi vijnë tek shtëpia 7 ditë, jetojnë aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta I keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është dicka shumë e gjatë. Edhe tre ditë duhet të veshësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej por janë disa gjëra të veçanta që ti veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato I kanë ato gjërat e veta por që janë të bukura.

    Cdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’ thotë ajo.

    Më e vecanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

    ‘’ Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë I thash nuk e përdor por për atë ditë të dasmës unë do I vendos nuk e kam problem por mos të vij keq mbrapa nuk do ti vendos’’ thotë ajo.

    Elsa jeton prej disa vitesh tashmë në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj i cili është një actor Bolliëoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

  • Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

    Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Përmet, ku një 24-vjeçar mbyti nënën e tij.

    I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën.

    Ata jetonin në Amerikë dhe 4 ditë më parë ishin kthyer për pushime në Përmet, ku dhe ka ndodhur tragjedia.

    Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

    Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit, si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin, nga i cili policia deklaron se vuante.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

    Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • A mund të shpallet i pafajshëm Tahiri? Ja deklarata e fortë e avokatit të njohur

    A mund të shpallet i pafajshëm Tahiri? Ja deklarata e fortë e avokatit të njohur

    Avokati Jordan Daci komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, mundësitë që Gjykata e lartë të shpallë të pafajshëm ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    Daci tha se nëse Tahiri arrin të provojë përmes provave se është i pafajshëm atëherë ai duhet të marrë patjetër pafajësinë.

    Por për një vendim të tillë duhet të vendosë vetëm Gjykata, pa presione, theksoi avokati.

    “Unë biles shpresoj që po është i pafajshëm dhe kjo është mbi bazën e provave patjetër që duhet të marrë pafajësi, sepse nuk mund të jemi idiotë që të themi që një njeri i pafajshëm të dënohet. Unë shpresoj që për të mirën e tij dhe të shoqërisë ta marrë pafajësinë nëse ai me të vërtetë mendon dhe e provon. Kjo varet pastaj se çfarë do të vendosë gjykata.

    Presioni në rastin e Tahirit do të jetë më i vogël se në rastet e tjera. Unë presionin e kam problem tek një njeri që s’ia bën dot hallin. Presioni në rastin e Saimir Tahirit, mundësia për t’u mbrojtur janë shumë herë më të larta se një qytetar i zakonshëm. Kjo nuk është mirë as në njërin rast, as në tjetrin”, tha Daci.

  • Aksidenti në Tiranë/ Fëmija ndodhej në lokalin e babait, njëra nga makinat u përplas në fasadën e biznesit

    Aksidenti në Tiranë/ Fëmija ndodhej në lokalin e babait, njëra nga makinat u përplas në fasadën e biznesit

    Gazetarja Glidona Daci ka sjellë të tjera detaje rreth aksidentit me pasojë vdekjen në zonën e Bërxullës në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve.

    Sipas informacioneve, njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës.

    Pikërisht brenda këtij lokali, në pjesën e xhamerisë, aty ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija.

    Sipas gazetares Daci, lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

    Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

    Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit. /tvklan.al

  • Plagoset me thikë 24-vjeçari në Paskuqan, autori në arrati

    Plagoset me thikë 24-vjeçari në Paskuqan, autori në arrati

    Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dine Hoxha” në Paskuqan.

    Shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes tragjikisht i mituri që ndodhej në rrugë

    Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes tragjikisht i mituri që ndodhej në rrugë

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një i mitur.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

    Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

    Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

  • ‘U shkoj në varreza, ndez cigare dhe qiri’! Rrënqeth me tregimin gazetarja e njohur

    ‘U shkoj në varreza, ndez cigare dhe qiri’! Rrënqeth me tregimin gazetarja e njohur

    Gazetarja Elona Duro ka rrëfyer ditën e sotme humbjen e cila i ka mbetur “pikë në zemër”.

    Bëhet fjalë për humbjen e gjyshes së saj nga COVID-19.

    Në studion e “Se luan topin”, Elona ka treguar se tashmë shkon në varrezat ku prehet gjyshja e saj e ndjerë dhe e kujton atë me lot në sy.

    “Ndez nje qiri, një cigare shkoj u lutem, falem, falenderohem. Përgjithsisht jam e shoqëruar.

    Sa here kam ndonjë projekt të madh, para ndodnjë feste të madhe apo feste fetare, para ndonjë ditëlindje unë shkoj aty. Kam qenë shumë e lidhur.

    Uroj të na ketë lënë uratën e të na mbroj nga aty ku janë”- tha Elona.

  • U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

    U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

    Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Itali, pasi u godit me armë zjarri në shtëpinë e tij në zonën e Piaçenza-s.

    Mediat italiane bëjnë me dije se i riu që ka humbur jetë është identifikuar si Enriko Aliaj, ku si i dyshuar kryesor mbi ngjarjen është vëllai i viktimës.

    Ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen e rëndë dhe rrethanat sesi ka ndodhur, por autor i dyshuar është marrë vëllai i viktimës 18-vjeçar i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

    Ndërkohë prokurori ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar i riu.

  • Detaje të reja nga Saranda! Dy të plagosur, arratiset “Radari”

    Detaje të reja nga Saranda! Dy të plagosur, arratiset “Radari”

    Zbardhen detaje të reja nga plagosja mesditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen nr.2.

    Fatmir Jashari 52-vjeç pas një konflikti plagosi me thikë Edmond Sulon dhe Spiro Llambrin. Fatmir Jashari, peshkatar është i njohur me pseudonimin “Radari”.

    Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Helmim nga uji? Qytetarët në Bulqizë kërkojnë ndihmë në spital

    Helmim nga uji? Qytetarët në Bulqizë kërkojnë ndihmë në spital

    Gazetari Enver Doçi thotë se mbi 50 persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi.

    Personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta, të vjella e diarre.

    Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

    Fjalën e fundit do ta thotë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë pas analizave. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.