Category: Lajme

  • 18-vjeçari i vë flakën derës së ish-vjehrrit të motrës, dalin pamjet (Video)

    18-vjeçari i vë flakën derës së ish-vjehrrit të motrës, dalin pamjet (Video)

    Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi i vuri flakën derës së ish-vjehrrit të motrës së tij.

    Policia ka njoftuar se i riu nga Durrësi ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të pallatit si pasojë e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëm në njerëz, por vetëm materiale.

    Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim vëllain e autorit të kësaj ngjarje. Dyshohet se ai ka kanosur përmes telefonit ish-vjehrrin e motrës dhe i ka bërë presion që të mos kallëzojë në polici.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e përdorura nga 18-vjeçari gjatë krimit dhe një bidon plastik ku mbahej benzina.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • E BUJSHME/ Zbardhet vendimi për lirimin e Saimir Tahirit: Mund të largohet nga shtepia vetëm në rast se …

    E BUJSHME/ Zbardhet vendimi për lirimin e Saimir Tahirit: Mund të largohet nga shtepia vetëm në rast se …

    Panorama TV ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila i dha mundësinë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të lerë ambientet e qelisë dhe për të vijuar dënimin në banesën e tij në Tiranë.

    saimir tahiri dokument lirimi nga burgu 2 majj

    Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja ka siguruar shkresën në të cilën gjyqtarja Matilda Fetau, arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryej nga banesa e tij në e cila ndodhet në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

    “1. Pranimin e kërkesës.

    I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

    VENDOSI

    Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.

    3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

    Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

  • “E hodhën nga makina”, turistja zvicerane luan ”mendsh” me atë që bëjnë policët e Shqipërisë

    “E hodhën nga makina”, turistja zvicerane luan ”mendsh” me atë që bëjnë policët e Shqipërisë

    Turistët nga e gjithë bota, që vijnë në Shqipëri, mrekullohen me bukuritë natyrore, që vendi ynë ka.

    Mirëpo, këtë gjë nuk mund ta themi për sjelljen e disa qytetarëve, apo edhe institucioneve që na përfaqësojnë.

    Në rastin konkret e kemi fjalën për policinë. Një turiste zviceriane, e cila kishte shkuar për të vizituar Thethin, është skandalizuar, kur ka parë një makinë policie, nga e cila u hodh një shishe ujë.

    Këtë ngjarje ajo e ka shpërndarë në Instagramin e saj, ku numëron mbi 280 mijë ndjekës.

    Turistja shkruan:

    “Sapo pashë policinë që hodhi një shishe plastike nga dritarja. Bravo!”

  • I biri vrau partneren shtatzënë, nëna shpërthen në lot: Ai është një monstër!

    I biri vrau partneren shtatzënë, nëna shpërthen në lot: Ai është një monstër!

    Nëna e Alessandro Impagnatiello , i cili ka pranuar vrasjen e partneres së tij Giulia Tramontano, 7 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj, foli për herë të parë pas krimit.

    “Unë nuk guxoj ta imagjinoj familjen e Giulia-s. Nuk dua ta imagjinoj… Nënë Loredana është një person fantastik. Alessandro është një përbindësh, e di. Unë i kërkoj falje si nënë, i kërkoj falje që kam pasur një djalë të tillë, kërkoj falje nga e gjithë familja”, tha ajo e përlotur duke folur për kamerat e La Vita në Diretta.

    “U kërkoj falje të gjithëve, Alessandro nuk ishte i tillë”! “Pse e bëre? Të gjithëve u shkatërrove jetën”, është pyetja që Sabrina Paulis i ka bërë djalit të saj para kamerave. Kur gazetari e pyeti nëse ishte nëna e Alessandros, gruaja duke qarë iu përgjigj: “Fatkeqësisht”.

    “Ai ka qenë gjithmonë një person i sjellshëm. Më pas u mbyll në vete, por ne nuk e dinim. Nëse ai kishte një personalitet të ndarë, ne nuk e dinim.”

    “Ai është i çmendur, ai është çmendur – përsëriti ajo-. Për mua ai ka dy personalitete. Unë nuk e di çfarë arsye të jap, ai është një person tjetër, më besoni. Për mua ai ka një personalitet të dyfishtë. Alessandro siç e njohim është personi i bukur, përbindëshi është personi që ai ka pasur brenda, dhe e nxori natën e vrasjes”.

    Më pas ajo ka apeluar djalin e saj: “Thuaj gjithë të vërtetën, nuk mund të ikësh më nga asgjë. I ke rrënuar të gjithë. Thuaje të gjithë të vërtetën. Të gjithë e meritojmë. Giulia përfshirë me Thiagon, djalin tënd që nuk do ta shohësh më kurrë”, – shtoi gruan mes lotëve.

  • Kamera e fshehtë në Tiranë/ Eskorta nga Venezuela, 300 euro për një ‘takim’ pune

    Kamera e fshehtë në Tiranë/ Eskorta nga Venezuela, 300 euro për një ‘takim’ pune

    Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës.

    Vajzat nga vende të ndryshme vijnë në vendin tonë si turiste dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

    Për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” ka realizuar njw kamerw tw fshehtë. I infiltruari i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, nga Venezuela.

    Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro, madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe me një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

    Eskorta shprehet se e bën këtë “punë” për para dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje, ku do të investojë në fermë.

  • Shiti makinën për të shkolluar vajzën, ajo që merr pas 21 vjetësh e bën të shpërthejë në lot (Video)

    Shiti makinën për të shkolluar vajzën, ajo që merr pas 21 vjetësh e bën të shpërthejë në lot (Video)

    Zotëri Harmen e kishte shitur veturën e tij Ford 2D e prodhuar në vitin 1936 për t’i mbuluar shpenzimet e studimeve të vajzës së tij.

    Makina Ford 2D e vitit 1936 ishte objekti më i shtrenjtë që kishte qëkur ishte 16 vjeç, por më pas ishte det yruar që ta shiste pasi duheshin para për studimet e vajzës së tij Stephanie.

    Vajza e tij, Stephanie, e dinte shumë mirë dhe kështu u vu në kërkim të makinës së të atit, ku pas shumë vitesh e gjeti dhe e ribleu.

    Pas disa muajsh nga blerja, organizoi një surprizë shumë të bukur në mënyrë të fshehtë bashkë me të mamanë, 21 vjet pas shitjes së makinës së të atit.

    Videoja e postuar në Youtube nga vetë Stephanie shihet se si babi i saj u gëzua dhe u emocionua aq shumë nga surpriza e vajzës.

  • Tensionet në veri, eksperti i njohur del me detaje të reja: Kurti i dinte pasojat e veprimeve të marra

    Tensionet në veri, eksperti i njohur del me detaje të reja: Kurti i dinte pasojat e veprimeve të marra

    Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në një lidhje live nga Uashingtoni për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa tha se kriza në veri të Kosovës mund të ishte shmangur. Ai theksoi se veprimet e serbëve janë të dënueshme ndërsa kritikoi qëndrimin e Albin Kurtit duke mos dëgjuar aleatët ndërkombëtarë.

    “Ishte një krizë e shmangshme, veprimet e disa qarqeve serbe janë të dënueshme, dihet që kërkojnë destabilizim dhe situatë sabotuese ndaj shtetit të Kosovës dhe duhet të dënohen shumë qartë, në të njëjtën kohë edhe ata që kanë krijuar probleme duke sulmuar KFOR-in. E thashë që kjo ishte diçka e cila duhet të ishte shmangur sepse ishte paralajmëruar. Edhe zotit Kurti i ishin dhënë këshillat se si të sillej, por vendosi të mos i dëgjojë dhe pati një kosto që e pamë, duke refuzuar qasjen mbështetëse të SHBA dhe aleatëve të tjerë. A vërtet mendonte Kurti se nuk do të ndodhte kjo lloj krize dhe përshkallëzimi? Apo mendoi se ky përshkallëzim do të ishte një kosto e pranueshme për një qëllim që duhet të artikulojë.“, u shpreh eksperti.

    Eksperti theksoi se veprimet e qeverisë së Kosovës kanë bërë që ndërkombëtarët të kalojnë nga qasja kushtëzuese tek ajo kërcënuese dhe se është e nevojshme të ndryshojë. Sipas tij, sa më shpejt ta kuptojë Kosova se nuk ka rrugëdalje pa plotësuar kushtet nga BE, aq më mirë do të jetë për të.

    “Po ta shikoni edhe Borrell në fjalinë e fundit thoshte se do të ketë pasoja të rënda. Për mua kjo është shqetësuese edhe pse qasja ka shkuar nga kushtëzuese në kërcënuese. Këtu e ka çuar vendin qasja aktuale dhe duhet të ndryshojë. Sa i përket zgjedhjeve, e kam thënë edhe më parë se qeverisja nuk është qëllim në vetvete. Këta kryetar komune janë zgjedhur ligjërisht por nuk kanë legjimitet. Nëse je i shqetësuar për qeverisjen, duhet kryetarë komune që janë zgjedhur nga një përqindje më e madhe që të qeverisin. Në radhë të parë të ulen tensionet, protestat të ndalojnë që të ketë normalizim të situatës, të vazhdohet me marrëveshjen e Ohrit dhe strumbullari është asociacioni. Nuk ka asnjë rrugëdalje nga këto lloj obligimesh, sa më shpejt të kuptohet aq më mirë do të jetë për Kosovën.”, përfundoi eksperti.

  • “Ajo kishte qëlluar veten, unë i dhashë fund…”, 30-vjeçari rrëfen krimin e tmerrshëm, vrau të dashurën shtatzënë

    “Ajo kishte qëlluar veten, unë i dhashë fund…”, 30-vjeçari rrëfen krimin e tmerrshëm, vrau të dashurën shtatzënë

    Një ditë pas zbulimit të krimit makabër në Itali, ku Giulia Tramontano 29-vjeçarja në muajin e shtatë të shtazënisë që u vra nga partneri i saj, është zbardhur dëshmia e këtij të fundit përpara hetuesve.

    Alessandro Impagnatiello i cili ka pranuar vrasjen e të fejuarës së tij Giulia Tramontano, e vetmja formë pendimi që ka kuptim është t’i japë fund jetës së tij.

    Këto janë fjalët që 30-vjeçari i tha avokatit të tij në përfundim të marrjes në pyetje, ku u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

    30 vjeçari ka pranuar që e ka qëlluar me thikë partneren e tij shtatzënë dhe se ka vepruar i vetëm në krim, po ka mohuar që ta jetë bërë vrasjen me paramendim.

    30-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje të rëndë me paramendim, fshehje të kufomës dhe abort pa konsensus se ka goditur me thikë vajzën dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën me alkool dhe benzinë në vaskë.

    Sipas prokurorëve Alessia Menegazzo dhe Letizia Mannella, ai kishte vendosur tashmë të vriste 29-vjeçaren përpara se ajo të kthehej në shtëpi, siç tregohet, midis elementëve të ndryshëm të mbledhur nga hetuesit, nga kërkimit në internet në orën 19:00 të së shtunës, me fjalën kyçe “vaskë qeramike e djegur”.

    Impagnatiello tregoi se gjatë sherrit me të renë që ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte zbuluar tradhtinë me një grua tjetër që gjithashtu kishte mbetur shtatzënë para se të ndërpriste shtatzëninë, se “ajo tashmë i kishte shkaktuar vetes disa goditje në qafë dhe unë arrita pranë saj, për të mos e vuajtur i dhashë tre-katër goditje të tjera”.

    Thika ra në dysheme – deklaroi ai gjatë rrëfimit të tij – para divanit, ajo ishte e rraskapitur në dysheme dhe i thashë se kishte mbaruar dhe ajo duhej të pushonte.

  • Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

    Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

    Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi.

    Në një intervistë për televizionin ‘Prva’ të Serbisë, Vuçiç, tha se e di se cila është zgjidhja për përshkallëzimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që do shkojnë në Beograd.

    “Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj [Mirosllav] Lajçakun dhe [Gabriel] Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka gjetur dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç.

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

  • Saimir Tahihi lë burgun, reagon ish-ministri i Brendshëm: Vendimi për ta nxjerrë ka qenë i Edi Ramës

    Saimir Tahihi lë burgun, reagon ish-ministri i Brendshëm: Vendimi për ta nxjerrë ka qenë i Edi Ramës

    Lirimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, për Flamur Nokën ish-ministër i Brendshëm dhe deputet i Partisë Demokratike është një vendim i mirëfilltë i kryeministrit Edi Rama.

    Gjatë një interviste televizive, Noka u shpreh se ky vendim është thjesht konfirmim i faktit që drejtësia në Shqipëri është degë e Ekzekutivit dhe bën çfarë e urdhëron “Rilindja” dhe Edi Rama.

    “Ne si opozitë nuk ëhstë se kemi ndonjë zhgënjim për këtë, për arsye sepse ne i kemi pasur këto pritshmëri, ku Edi Rama pas shpërdorimit të këtyre zgjedhjeve ka qenë i lirë për të vendosur çdo gjë.

    Pra, vendimi për të nxjerrë Saimir Tahirin në shtëpi është një vendim i Edi Ramës, sikundër është po Edi Rama ai që vendosi dënimin e Tahirit thjesht për shpërdorim detyre, duke rrëzuar kështu edhe pretencën e Prokurorisë.

    Pra, dalja e Saimir Tahirit nga burgu është thjesht konfirmim i faktit që drejtësia në Shqipëri është degë e Ekzekutivit dhe bën çfarë e urdhëron “Rilindja” dhe Edi Rama”, u shpreh ndër të tjera ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.