Category: Lajme

  • ‘Plas’ keq mes Laertit dhe Gertës: “O karnavale e gazetarisë shqiptare, shpifëse, budallaqe…”

    ‘Plas’ keq mes Laertit dhe Gertës: “O karnavale e gazetarisë shqiptare, shpifëse, budallaqe…”

    Një debat i fortë është zhvilluar mes Laertit dhe Gertës.

    Laerti:

    Mbi çfarë baza e thua këtë që mua më kanë përzënë nga Greqia? Nuk e kam unë nënshtetësinë greke sipas teje o shpifëse, paguhesh nga taksat e mia, karnavale e gazetarisë shqiptarë, denigruese. Ti je shpifëse, kam nënshtësi greke. Ku e di ti që më kanë përzënë, ku e di ti se ma ke thënë 2 herë. Do mbash përgjegjësi o karnavale, o budallaqe që nuk mban përgjegjësi për fjalët e tua. Ke denigruar një nënshtetësi të tërë. Më thuaj 3 burime ku unë jam përzënë.

    Gerta:

    Ka dëshmitarë jashtë. Vjen ti dhe na bën patriotin këtu.

  • “Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të…” Avokati i Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Masa duhet të…

    “Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të…” Avokati i Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Masa duhet të…

    Në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje, ndërsa thotë se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet.

    “Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se zotit Veluaj ti jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

    Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët”, tha gazetarja Lala.

  • Pas periudhës së vështirë, Parashqevi Simaku paralajmëron rikthimin në skenë! Këngëtarja pritet të publikojë videoklipin e ri(Foto)

    Pas periudhës së vështirë, Parashqevi Simaku paralajmëron rikthimin në skenë! Këngëtarja pritet të publikojë videoklipin e ri(Foto)

    Këngëtarja Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në New York.

    parashqevi simaku

    Lajmi është dhënë nga Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

    “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

    Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.

  • Ola nuk ndalet kundër Gjestit! “Ty të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë…”

    Ola nuk ndalet kundër Gjestit! “Ty të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë…”

    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes banorëve të “Big Brother” Gjesti dhe Ola Zenelaj gjatë ditës së sotme. Gjatë një bisede, Ola i ka përmendur Gjestit disa episode nga e kaluara e tij si dhe çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë, duke e akuzuar për disa sjellje deri diku të papranueshme.

    Ajo i ka thënë se “e kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë” dhe se këtë situatë ai e ka pranuar dhe ka vazhduar të qëndrojë në të. Kjo duke nënkuptuar marrëdhënien e tij me Xheneta Fetahun.

    Ty të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë dhe atë person ke dashur dhe atë do sot e kësaj dite.

    Për më tepër, Ola ka shtuar se Gjesti ka vazhduar të ketë zemrën te personi që e ka ofenduar.

    Te ajo e ke zemrën, te asnjë tjetër, ti më ofendove, më the sorrë dhe lopë, edhe ti je hajvan.

    Ndërsa Gjesti i është përgjigjur duke i thënë se:

    Kjo po u kënaqka kur njerëzit më ofendojnë dhe poshtërojnë.

    Ky moment tensioni ka krijuar një atmosferë të nxehtë mes dy banorëve, duke i shtuar edhe më shumë dinamizëm zhvillimeve në shtëpinë e “Big Brother”.

  • Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, zbulohet ora dhe vendi ku do të zhvillohet

    Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, zbulohet ora dhe vendi ku do të zhvillohet

    Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok, do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

    Mësohet se tubimi do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.

    Thirrje për protestë, u bë nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama, për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.

    “Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

  • Aksident i rëndë në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni

    Aksident i rëndë në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni

    Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike u regjistrua në Itali, ku një 37-vjeçar shqiptar, u përplas nga treni në Milano.

    Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.

    Atyre u është dashur që të presin elektricitetin, në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.

    Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje, sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

  • U paraqit në rolin e vëzhguesit në seancën ndaj Veliajt, Apeli i GJKKO nuk lejon prezencën e avokatit amerikan Joshua Roberts

    U paraqit në rolin e vëzhguesit në seancën ndaj Veliajt, Apeli i GJKKO nuk lejon prezencën e avokatit amerikan Joshua Roberts

    Avokati amerikan, Joshua Roberts është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në rolin e vëzhguesit në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por sipas gazetares Klodiana Lala, avokati nuk është lejuar të jetë prezent.

    Një ditë më parë ai u shpreh per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.

    “Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë”, tha nje dite me pare Roberts, pasi takoi Erion Veliajn, i cili theksoi se “do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj”.

    Avokati Joshua Roberts eshte pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.

  • Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?

    Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?

    Gjatë një bisede në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka ka ndarë detaje të papritura rreth jetës së saj profesionale, duke zbuluar se angazhimi i saj është shumë ndryshe nga imazhi i njohur i modeles.

    Ajo i ka thënë Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.

    Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës

    – tha Danja, duke shtuar një dimension të ri për publikun që nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

    Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët e kanë parë Danjan kryesisht si modele dhe nuk kishin dijeni për angazhimin e saj profesional në administratën publike

  • “Pse nuk përdor klasin ekonomik?”, Rama për fluturimet me avion: Janë për shkak të detyrës

    “Pse nuk përdor klasin ekonomik?”, Rama për fluturimet me avion: Janë për shkak të detyrës

    Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur qytetarëve në rubrikën e tij ‘Sy m’sy’ në Facebook, sqaroi disa akuza të opozitës lidhur me udhëtimet e tij jashtë vendit.

    Rama tha se nëse do të kishte mundësi, do t’i “këpuste me thikë” udhëtimet, duke i minimizuar sa më shumë, por, sipas tij, ato janë të domosdoshme për detyrat e tij si kryeministër.

    Ai theksoi se të gjitha udhëtimet e tij janë për arsye pune dhe se udhëton kryesisht në klasin ekonomik, përveç atyre udhëtimeve të gjata në Shtetet e Bashkuara.

    “Udhëtimet, nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë, do t’i minimizoja me qejf. Janë udhëtime pune, jo për kënaqësi. Më vjen zor kur njerëzit flasin për broçkulla, si ‘mori avionin privat’ apo ‘fluturime luksi’. Të gjitha fluturimet private që bëj me familjen janë në klasin ekonomik, si të gjithë të tjerët. Fluturimet për punë janë thjesht për të kursyer kohë. Fluturimet në SHBA, të gjitha janë të gjata dhe është normale që të udhëtohet në klasin biznes. Por për udhëtimet brenda Evropës, të gjitha janë në klasin ekonomik”, tha Rama.

    Për më tepër, ai shpjegoi se marrëveshja për avionin me të cilin udhëton nuk i kushton asnjë lek më shumë shtetit sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat. Sipas tij, deri kur nuk ishte në përdorim ky avion, politika e tij ka qenë që anëtarët e qeverisë të mos udhëtojnë me klasin ‘biznes’ për fluturimet brenda Evropës, përjashtuar udhëtimet e gjata, si ato në SHBA.

    “Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat. Deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time, ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë, përfshirë edhe mua nuk udhëtojnë në biznes, përjashtuar udhëtimet në SHBA, që janë të gjata dhe është normale. Për çfarë flisni? Kë dëgjoni? Si mund të merreni me këto muhabete pa lidhje? Kur vjen puna te jeta e secilit, të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Rama.

  • Jozi nuk ‘zë mend’, i drejtohet Gjestit: “Ti je i adoptuar…”(Video)

    Jozi nuk ‘zë mend’, i drejtohet Gjestit: “Ti je i adoptuar…”(Video)

    Ola dhe Jozi kanë debatuar me Gjestin. Jozi i është drejtuar Gjestit duke i thënë se:

    Shko o palaço shko. Këtu brenda shtëpisë je i adapotuar nga Laerti dhe Rozana.

    Ola:

    Largohu se jemi vetëm unë dhe Jozi. E ke çuar veten për psikiatër. Pse e more Rizartën në krevat

    Gjesti:

    Ku e ke parë skenën?

    Ola:

    Ti nje mashtrues i gradave më të larta. Shfrytëzove zarfin.

    Gjesti:

    Pse për cfarë kam ardhur unë këtu? Para se të më bini ju mua, u bie unë juve.