Category: Lajme

  • Nora Malaj rrëfehet si asnjëherë më parë: Më hoqën nga puna, pas 16 vitesh nuk kam marrë ende…

    Nora Malaj rrëfehet si asnjëherë më parë: Më hoqën nga puna, pas 16 vitesh nuk kam marrë ende…

    E ftuara në studion e “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, ish-zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj, e ftuar në cilësinë e sociologes është ndalur tek puna e papaguar e grave në Shqipëri dhe përmasat alarmante të abuzimit ekonomik.

    Në një panel me gazetaren Aurora Golemi, Malaj iu referua shembullit konkret të trajtimit të gruas në realitetin shqiptar, kur tha se ajo edhe pse në funksione të larta shtetërore, si pjesë e komisionit të Shanseve të Barabarta, i varur nga Këshilli i Ministrave, pasi e kanë larguar nga puna nuk ka mundur dot të marrë paratë e dëmshpërblimit edhe pas fitimit të çështjes 16 vite të shkuara.

    “Të drejtat e grave vështirë të njihen. U bëra deputete dhe nuk i mora dot paratë e mia…”-rrëfen ajo për herë të parë publikisht mbi këtë çështje.

    Duke marrë shkasë nga një raport i Un Woman se puna e papaguar e grave në Shqipëri i ka sjellë një humbje prej 324 mln euro në vit, Malaj dhe Golemi sollën përvojat e grave shqiptare që për shkak të çalimit të punës së institucioneve përkatëse detyrohen të qëndrojnë në shtëpi e të kujdesen vetë për fëmijët, të moshuarit apo edhe personave më aftësi të kufizuara.

    “Gjatë punës për hartimin e ligjit që favorizonte gratë jam takuar me shumë të tilla në rrethe të ndryshme të vendit. U habita kur më thanë se kishin nostalgji për kooperativat. Si sociloge u bëra kurioze, ndërsa më thanë se atëherë të paktën kishin motiv të takonin shoqet, të krihnin flokët e të vinin buzëkuq, ndërsa tani vrap të punojnë tokën, të gatuajnë, të kujdesen për fëmijët…e në fund të ditës janë të rraskapitura. Pra kemi të bëjmë më gra në depresion.”-shprehet Malaj.

  • Tragjike! Aksidentohet për vdekje 17-vjeçari shqiptar, motori i tij përfundoi poshtë kamionit

    Tragjike! Aksidentohet për vdekje 17-vjeçari shqiptar, motori i tij përfundoi poshtë kamionit

    Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

    Mediat fqinje raportojnë se nxënësi 17-vjeçar, Enea Topi ka humbur jetën në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në Kavallë. Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë.

    Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

    Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.

    Njoftimi i shkollës për vdekjen e shqiptarit:

    Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti ia prefte shpirtin dhe i dhente kurajo familjes.

    Theksojmë edhe një herë, se fëmijët i drejtojnë motoçikletat e tyre herë me patentë, herë pa leje, të pamatur dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë qytetit. Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe mund të pësojnë në çdo kohë. Këtë vit nxënësit e shkollës janë përfshirë në të paktën 7 aksidente të rënda. Shkolla është në zi dhe nuk është hera e parë… Le të shpresojmë të jetë e fundit.

  • A do të preket Shqipëria? Meteorologu del me parashikimin e frikshëm: Italia në një zonë të rrezikshme konvergjence

    A do të preket Shqipëria? Meteorologu del me parashikimin e frikshëm: Italia në një zonë të rrezikshme konvergjence

    Italia do të përballet me një tjetër zemërim të fortë të motit. Faqja e parashikimit “ilmeteo.it” thekson se në fundjavë do të ketë stuhi dhe reshje të forta.

    “Nga e shtuna e 10 qershorit vendi do të gjendet në këtë “zonë konvergjence” në të cilën ndërveprojnë rryma të ndryshme ajrore.

    Për shkak të sasisë së madhe të energjisë së përfshirë (lagështia dhe nxehtësia në shtresat e poshtme të atmosferës) do të krijohen kushtet ideale për zhvillimin e stuhisë së afta për të lëshuar në nivel lokal erë të fortë dhe stuhi breshëri” shkruan faqja “ilmeteo.it”.

    “Pas një muaji maji të freskët dhe me shi” shpjegon më tej, Lorenzo Tedici, meteorolog i ilmeteo.it – ??Qershori gjithashtu filloi me stuhi dhe temperatura nën mesataren e asaj periudhe. Presioni i lartë mungon totalisht, siç nuk ka ndodhur prej vitesh këtë sezon”.

    “Anticikloni i Azores”, shpjegon Tedici, “është i vendosur prej ditësh në Ishujt Britanikë dhe do të qëndrojë atje për një kohë më të gjatë” tha ai.

  • Nuk ndalet rënia e euros, thyen rekordin e minimumit historik, ja me sa shkëmbehet

    Nuk ndalet rënia e euros, thyen rekordin e minimumit historik, ja me sa shkëmbehet

    Euro po këmbehet gjatë së martës me 107 lekë.ky është niveli rekord i dobësimit të monedhës europiane ndaj lekut i paregjistruar më parë në kursin e këmbimit në vendin tonë.

    Dobësimi i euros ka qenë i fortë dhe brenda një muaji ka humbur rreth 7 pikë. Tendenca rënëse e euros nisi në mes të muajit maj për të vijuar me ritme më të shpejta në ditet e para të qershorit.

    Ekspertët paralajmërojnë se futja e flukseve të eurove nga turizimi dhe remitancat gjate veres do të ndikoj në forcimin e mëtejshëm të lekut shiqeptar ndaj euros.

    Kjo ecuri paralajmëron se edhe niveli i inflacionit për këtë muaj do të pësoj rënie duke qene se dobësimi i euros reflektohet direkt në çmimet e të cilat shiten produktet.

    Dobësimi i euros ka efekte të forta në uljen e nivelit të borxhit të qeverisë shqiptare.

    Ndërkohë që qytetarët edhe bizneset që kanë kredi në euro tashmë do të paguajnë më pak për këstet mujore.

    Por ata që presin remitanca nga të afërmit do të përfitojnë më pak.E njëjta situatë është edhe për eksportuesit të cilët do të marin më pak fitime.Për këtë kategori qeveria ka miratuar disa lehtësi fiskale për ti mbështetur në këtë periudhë.

  • “Edhe ju thoni, pse po shkon euro gropë?!”, Artan Hoxha publikon videon që nuk duhet humbur

    “Edhe ju thoni, pse po shkon euro gropë?!”, Artan Hoxha publikon videon që nuk duhet humbur

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish në rrjetet sociale, po këtë herë ndryshe në lidhje me rënie drastike të euros dita-ditës.

    Duke ironizuar situatën, Hoxha ka nxjerr një video nga makina, ku para ka një gomar të hipur mbi një kamion, ku sipas gazetarit e kanë shitur dhe kjo është shenjë që Shqipëria po ndryshon, prandaj dhe euro po shkon drejt “gropës”.

    Reagimi i plotë:

    Shqiperia po ndryshon….

    Edhe ju thoni pse po shkon euro grope???!!!

    Keta kane nxjerre nga qarkullimi edhe gomeret me gjithe samar ne kurriz…

  • “A jeni në vete?”, çfarë e revoltoi Silva Binon pasi doli nga SPAK?

    “A jeni në vete?”, çfarë e revoltoi Silva Binon pasi doli nga SPAK?

    Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino pasi doli nga SPAK refuzoi të prononcohej për gazetarët e pranishëm. Bino e revoltuar u kërkoi gazetarëve t’i hapnin rrugën.

    “Po jo re, tani ju lutem. Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo,”- tha Bino dhe u largua.

    Bino u thirr në SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e Ministres së Shëndetësisë, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta.

    Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.

  • E RËNDË/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesën e saj

    E RËNDË/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesën e saj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.

    Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se është gjetur pa shenja jete në banesë një 56-vjeçare.

    Kjo e fundit me iniciale A. V., dyshohet se është vetëvrarur në shtëpinë e saj për shkaqe që ende nuk dihen. Ndërkohë nga hetimet paraprake në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune.

    Njoftimi:

    Sot, rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.

  • Alma Beqiri “mashtruesja profesioniste” që vodhi 3 mln euro? Avokati: Policia ka gënjyer, zonja nuk ka kryer vepra penale

    Alma Beqiri “mashtruesja profesioniste” që vodhi 3 mln euro? Avokati: Policia ka gënjyer, zonja nuk ka kryer vepra penale

    I ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë avokati Jordan Daci, në cilësinë e avokatit të Alma Beqirit, gruas nga Korça e cila u arrestuar si mashtruese me miliona euro në një postë.

    Daci është shprehur se policia ka mashtuar në raportimin e saj dhe dhënien e informacionit kundrejtë audiencës.

    Ndër të tjera në cilësinë e avoktatit Daci u shpreh se klientja e tij nuk ka kryer asnje vepër penale.

    “Policia ka mashtruar sepse kallëzimi është bërë në datë 29 maj, jo para 2 muajsh siç shprehehn. Në 2023 nuk ka asnjë aktvititet sepse në vitin e shkuar në nëntor nuk ka patur më marrdhënie tregtare pas një page prej 500 eurosh që ka marrë.

    Detyrimi që subjekti pretendon nga Alama Beqiri kalon totalin e xhiros vjetore nga biznesi.

    Zonja nuk ka kryer asnje vepër penale.”- tha avokati Jordan Daci.

  • “Më more klientelën”, sherr mes pronarëve të bizneseve në Elbasan, një i plagosur

    “Më more klientelën”, sherr mes pronarëve të bizneseve në Elbasan, një i plagosur

    Dy pronarë biznesesh janë konfliktuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në porëtn hyrëse të lagjes “Kala”. Dy bizneset janë afër njëri-tjetrit dhe mësohet se njëri prej tyre është hapur së fundmi.

    Shkak i konfliktit ka qenë marrja e klientelës nga biznesi i ri.

    Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

    Sipas pamjeve, në vendin e ngjarjes shihen gjurmë gjaku.

    Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike./Albeu.com./

  • “Me mua rrinte nga ora 6 deri në …”/ 32-vjeçarja rrëfen si mësoi se ishte e lidhur me një burrë të martuar me 3 fëmijë

    “Me mua rrinte nga ora 6 deri në …”/ 32-vjeçarja rrëfen si mësoi se ishte e lidhur me një burrë të martuar me 3 fëmijë

    Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, është bërë publike historia e një gruaje 32-vjeçare e cila ka ngelur shtatzënë dhe është bërë nënë me një burrë të martuar me tre fëmijë. 32-vjeçarja deklaroi se ajo e ka marrë vesh se personi me të cilin frekuentohej ishte i martuar dhe me 2 fëmijë, 2-vite pasi ata ishin lidhur.

    E reja shprehet se gjatë 11-viteve që ata kanë qëndruar së bashku, kanë patur dhe një fëmijë së bashku, ndërkohë që burri ka bërë dhe 1 fëmijë të tretë me gruan e tij.Sipas saj ata kishin një marrëdhënie të pjesshme, pasi qëndronin bashkë nga ora 18:00 në orën 21:00.

    Ájo thekson se nuk e linte dot burrin në fjalë, për shkak të kërcënimeve që ai i bënte ndaj prindërve.

    “Vinte dhe te shtëpia dhe nuk desha që ai të bënte sherr me familjarët e mi dhe nga frika arrita deri këtu.

    Vinte më kërkonte. Bashkëshortja e tij e mori vesh kur u bëra me fëmijë. Më shante në telefon, më thoshte lere ai është me mua. Kur unë kam hapur gjyq për djalin ajo më ka thënë tërhiqi letrat se do t’i them unë të të jap prokurë për djalin.

    Këtë gjë nuk e kam kuptuar asnjëherë, si e ruante raportin me bashkëshorten. Mbas 2 viteve e mësova që ishte i martuar dhe kishte fëmijë, nuk e lashë pasi nuk përplasesha dot te familja ime. Nuk e lashë se ai vinte natën dhe bënte llafe me babin tim këtë nuk e duroja dot.

    Unë doja të hiqja dorë. Ái ndenji 2-3 ditë pa më takuar dhe aty e mora vesh që ishte në maternitet dhe u bë me fëmijën e tretë.

    Vinte rrinte dhe mua dhe atë. Tek unë vinte nga ora 6 e darkës deri në 9 të darkës. Ne nuk e ndanim ditën dhe natën bashkë vetëm 3 orë. Në familjen tjetër jetonte gjatë gjithë kohës normal”, tha 32-vjeçarja.

    Panorama.al