Category: Lajme

  • Mbyti të ëmën me qese plastmasi, fqinjët e tronditur në Përmet: Ishte ekselent!

    Mbyti të ëmën me qese plastmasi, fqinjët e tronditur në Përmet: Ishte ekselent!

    Një ditë pas lajmit tronditës se 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat.

    Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje. Teksa pyeten nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar.

    Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë.

    Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.

    “Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit.

    E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin.

    Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë.”- thanë fqinjët për mediat.

  • Alkooli shkak i aksidentit që la të vdekur 9-vjeçarin në lokalin e të atit në Bërxullë, shoferi i “Toyota-s” ishte “tapë”

    Alkooli shkak i aksidentit që la të vdekur 9-vjeçarin në lokalin e të atit në Bërxullë, shoferi i “Toyota-s” ishte “tapë”

    Policia njofton se shoferi “Toyota-s” njërës prej dy makinave që u përfshinë në aksidentin e djeshëm në Bërxullë, ku mbeti i vrarë fëmija 9-vjeçar , ishte në gjendje të dehur.

    9-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

    Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Toyota pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej fëmija .

    Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u përplas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 9-vjeçarit.

    Njoftimi policisë

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

    Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/

  • Maniaku në Maliq bën veprime të turpshme para një gruaje dhe vajzës së saj, policia nis hetimet

    Maniaku në Maliq bën veprime të turpshme para një gruaje dhe vajzës së saj, policia nis hetimet

    Një 27-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Maliqit pasi ka kryer veprime të turpshme në lokalin e tij para ngë gruaja dhe vajzës së saj.

    Njoftimi i policisë

    Është proceduar shtetasi A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

  • Çfarë po ndodh? Ushtarët turq nisen drejt Kosovës (Video)

    Çfarë po ndodh? Ushtarët turq nisen drejt Kosovës (Video)

    Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Përmes disa pamjeve të publikuara në TWitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

    Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

    Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

    Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./REL/

  • Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?

    Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?

    Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet niveli “S’KA RREZIK” në të gjitha qarqet e vendit.
    RESHJET
    Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    TEMPERATURAT
    Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 18 / 26 °C
    në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
    në vendet malore: 11 / 21 °C
    ERA
    Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Mbyti të ëmën, 24-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment, meritoj të …

    Mbyti të ëmën, 24-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment, meritoj të …

    Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 është regjistruar një ngjarje e rëndë në familjen Muhollari ku djali 24-vjeçar, Albi Muhollari mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur 4 ditë pasi ishin rikthyer për pushime në Shqipëri nga Amerika ku jetonin prej vitesh. Sipas policisë 24-vjeçari vuan nga gjendja depresive dhe është i dyshuari kryesor.

    Ndërkohë i ati i 24-vjeçarit ka hedhur akuza për doktorin i cili trajtonte të riut duke u shprehur se duhet të futet në burg ai dhe jo i biri pasi ata kishin shprehur shqetësimin se ai ishte agresive e familjarët.

    Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje ku u u shpreh se meriton të ndëshkohet.

    “Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.” mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

  • Flasin fqinjët/ Detaje të rënda nga vrasja në Përmet: Djali ekselent në Amerikë e mbyti nënën me plastmas, kishte disa ditë që kishte shfaqur …

    Flasin fqinjët/ Detaje të rënda nga vrasja në Përmet: Djali ekselent në Amerikë e mbyti nënën me plastmas, kishte disa ditë që kishte shfaqur …

    Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi të shtunën në Përmet pasi djali mbyti nënën e tij. Gazetarja Dorina Muhaj përcolli gjatë një lidhje direkte në Klan News detaje të reja nga kjo tragjedi. Rasti tronditi opinionin publik.

    Gazetarja ishte pak metra larg banesës së familjes Muhollari nga ku djali, Albi, vetëm 24 vjeç ia mori jetën nënës duke e mbytur me plastmas. Sipas saj, në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori. Fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë. Kur ka shkuar babai, ai është përpjekur të parandalonte krimin, por ishte tepër vonë. Pasi vrau nënën 65-vjeçare, Albi tentoi të arratisej, por u kap shumë shpejt nga policia.

    I riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një firmë mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore. Sipas dëshmitarëve, autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student ekselent, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune.

    “E ka mbytur atë me plastmas. Sipas dëshmive që kemi marrë na thuhet se familja jetonte, shkonte dhe vinte në Amerikë, aty ku jetonin prej vitesh vajzat e kësaj familjeje dhe Albi në të njëjtën kohë, i cili kishte shkuar aty me studime. I kishte përfunduar studimet dhe ishte kthyer në familje, pra në Përmet, në lagjen “Partizani” vetëm 4 ditë më parë. Ai kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. I ati ka shkuar të kërkojë ndihmë, të paktën sipas dëshmive në spital, por edhe në policinë e Përmetit. Por nuk ka arritur dot pasi sipas tij mungonte firma e mjekut që djali të trajtohej edhe me ndihmën mjekësore. 24-vjeçari ka qenë një djalë, le të themi, ekselent dhe të paktën ata banorë që e njohin kanë thënë që nuk ka shfaqur probleme të paktën tek fqinjët.

    Nuk kemi ende një konfirmim zyrtar sa i përket dëshmisë. Ajo që mund të themi është edhe në bazë të dëshmive që kemi arritur të marrim edhe jashtë kamerave, pohohet se djali ka pasur shenja agresive edhe në adoleshencë, ku këtë e ka shprehur nëpërmjet veprimeve dhe lojërave që ai zgjidhte për të luajtur. Në Amerikë ka shkuar me një bursë dhe ka qenë një nxënës ekselent. Problematikat i ka shfaqur vetëm para 4 ditësh kur ka mbërritur në Përmet, aty ku i ati e ka kuptuar dhe ka kërkuar ndihmë”, raportoi gazetarja.

    Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe fqinjët në Përmet. Një prej banoreve është shprehur se viktima ishte shumë punëtore dhe se ngjarja i ka lënë pa fjalë.

    “Ishte një grua shumë e mirë, shumë punëtore, e palodhur. Nuk dimë ç’të flasim. Kemi ngelur pa fjalë kur e morëm vesh. Jetonin këtu. Ajo shkonte në Amerikë dhe vinte edhe këtu. Jemi të befasuar”, u shpreh fqinja./tvklan.al

  • Aksidenti ku humbi jetën fëmija 9 vjeç, arrestohen 2 shoferët. Policia: Njëri ishte i …

    Aksidenti ku humbi jetën fëmija 9 vjeç, arrestohen 2 shoferët. Policia: Njëri ishte i …

    Një fëmijë vetëm 9 vjeç humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor. I mituri ishte duke qëndruar në një lokal kur u përplas për vdekje. Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar të dy shoferët e makinave. Madje njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur.

    “Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit Naim Allmeta, 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe Erjon Hajdini, 30 vjeç, banues në Paskuqan. Shtetasi Naim Allmeta, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin Erjon Hajdini”, njoftoi policia.

    Rezulton se nga përplasja, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e lokalit. Kjo ka qenë fatale për të miturin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje./tvklan.al

  • Ekspertët ngrenë alarmin/ Temperatura rekord mbi 40 gradë celcius, ja cili është vendi që po “përvëlohet” nga vala e të nxehtit

    Ekspertët ngrenë alarmin/ Temperatura rekord mbi 40 gradë celcius, ja cili është vendi që po “përvëlohet” nga vala e të nxehtit

    Një valë e pazakontë e të nxehtit për këtë sezon të vitit ka prekur Kinën me temperatura rekord mbi 40 gradë celcius në shumë rajone. Ekspertët thonë se moti ekstrem mund të prishë rendin e prodhimit të ushqimit si pasojë e ngordhjes masive të kafshëve.

    Temperaturat e nxehta rekord të cilat po përvëlojnë Kinën janë duke ngritur shqetësime serioze për ekonominë e dytë me të madhe në botë. Vapa ekstreme që nuk ka zbritur javën e fundit nën 40 gradë celcius ka bërë që sistemi blegtorial të goditet nga ngordhja masive e kafshëve.

    Në një fermë në provincën lindore Jiangsu, qindra derra ngordhën këtë javë. Në rajonin jugperëndimor të Guangxi fshatarët thanë gjithashtu se peshqit e tyre po ngordhnin për shkak të rritjes së temperaturave të ujit.

    Gazetarja e Ora news tregon se është raportuar edhe ngordhja marsive e lepujve. Çmimet e kokave të lepujve, një pjatë e njohur në Sichuan, janë rritur ditët e fundit pasi nuk ka furnizim të mjaftueshëm.

    Moti ekstrem mund të prishë rendin e prodhimit të ushqimit dhe të sjellë më shumë pasiguri në furnizimin me ushqim dhe vaj thonë ekspetët.

    Zyrtarët i tremben faktit se thatësira mund të godasë në 3 muajt e ardhshëm pellgun e lumit Yangtze, rajonin kryesor të rritjes së orizit në Kinë.

    578 stacione kombëtare të motit të vendosura në qytete të ndryshme në të gjithë vendin regjistruan temperaturat më të larta ndonjëherë për këtë periudhë të vitit, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.

    Ndërkohë situatë e vështirë paraqitet në Kinën qëndrore ku rreshjet e dendura kanë përmbytën fushat e grurit vetëm disa ditë para kohës së korrjes në Henan, provincë e cila përbën një të katërtën e prodhimit të Kinës.

  • E fundit! Shkenca shpjegon pse disa gra lindin vetëm djem ose vetëm vajza

    E fundit! Shkenca shpjegon pse disa gra lindin vetëm djem ose vetëm vajza

    Shumë prindër që bëjnë fëmije të së njëjtës gjini, pyesin veten pse ndodh kjo. 60% e prindërve në SH.B.A. kanë më shumë se një fëmijë dhe shumë njerëz janë kuriozë të dinë pse lindin më shumë fëmijë të së njëjtës gjini dhe jo një vajzë dhe një djalë.

    1.Është e pamundur të kesh një gjen “vajzë” ose “djalë” të pazbuluar.

    Ndërsa shumica e familjeve kanë një raport të çekuilibruar seksi, prindërit mendojnë se lindin fëmijë vetëm të një gjinie për shkak të gjeneve. Por studiuesit ende nuk kanë gjetur asnjë provë që vërteton nëse disa familje mund të kenë vetëm meshkuj ose femra për shkak të gjeneve të tyre. Në një moment tjetër ndoshta shkencëtarët mund të ndryshojnë mendimin e tyre, por për tani, nuk ka asnjë mënyrë që gjenet e familjes suaj të ndikojnë në tek gjinia e fëmijës sipas Bright Side.

    Gjinia përcaktohet nga babai.

    Ndërsa disa njerëz besojnë se gjinia e një fëmije varet nga nëna sepse është ajo që e mbart atë, në të vërtetë, është në duart e babait. Meqenëse spermatozoidi mbart kromozome për të dy gjinitë, disa spermatozoide mbajnë kromozome X për vajzat, ndërsa të tjerët bartin kromozome Y për djemtë. Ndërsa një grua mbart 2 kromozome X, gjinia e një të porsalinduri varet nga spermatozoza (X ose Y) që hyn në vezën femërore.

    Në kohë stresi, foshnjat femra janë më të zakonshme.

    Shkencëtarët kanë gjetur disa faktorë që mund të ndikojnë në gjini. Është provuar që pas periudhave stresuese, si fatkeqësitë natyrore, raporti i gjinisë do të ndryshojë, duke pasur më shumë vajza të porsalindura. Kjo mund të jetë për shkak të stresit që janë ekspozuar nënat e ardhshme.

    Ngrënia e ushqimit specifik mund të çojë në shanse më të mëdha për të pasur një vajzë.

    Është e vërtetuar se ngrënia e disa ushqimeve rrit shanset e krijimit të një vajze. Për shembull, ulja e kripës dhe ngrënia e shumë produkteve të qumështit mund të rrisin shanset për të pasur një vajzë. Nga ana tjetër, nënat dietat e të cilave janë plot me ushqime të pasura me natrium dhe kalium ka më shumë të ngjarë të lindin djem.

    Zakonisht nëse një nënë ka fëmijë vetëm të një gjinie, është thjesht një rastësi.

    Dihet me siguri se ekuilibri gjinor ka qëndruar i njëjtë për shekuj, dhe nuk ka aspekte që mund ta ndryshojnë atë në mënyrë të konsiderueshme. Familjet që kanë shumë fëmijë të së njëjtës gjini janë të rralla, por mund të shpjegohen statistikisht. Secili fëmijë ka 50% mundësi të jetë djalë apo vajzë. Kështu, për shembull, për 3 fëmijë, shansi që të gjithë të jenë meshkuj është: 0,5 X 0,5 X 0,5 = 0,125, ose 12,5%.