Category: Lajme

  • Grabitën dhe vranë arkitektin italian, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 2 shqiptarët

    Grabitën dhe vranë arkitektin italian, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 2 shqiptarët

    Prokuroria italiane ka kërkuar dy burgime të përjetshme për dy shqiptarë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Torino.

    Arkitekti Roberto Mottura u vra në vilën e tij në Piossasco ndërmjet 8 dhe 9 qershorit 2021 gjatë një grabitjeje.

    Autorë të dyshuar të ngjarjes janë shqiptarët Emirjan Margjini dhe Mergim Lazri të moshës 32 dhe 26 vjeç.

    Prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini i kushtuan një pjesë të aktakuzës analizës së qelizave telefonike për të rindërtuar lëvizjet e të pandehurve.

    Ata u ndalën edhe te dëshmia e të dashurës së Lazrit në atë kohë, e cila në sallën e gjyqit tregoi sesi burri, më 9 qershor, i kishte thënë asaj “duhet të zbresim përsëri poshtë (në Santa Maria Capua Vetere, në Campania) sepse një gjë e keqe ka ndodhur.”

  • Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë për pazare droge, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë për pazare droge, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Një 23 vjeçar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, dyshohet për pazare të prishura droge.

    Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koço Myftari, nga fshati Rusan i Delvinës.

    Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës “Evangjelizmos”, me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

    Policia dyshohet se kanë ndaluar dy personat të cilët e transportuan viktimën në spital. Prej hetimeve rezulton se ata kanë thënë emrin e autorit që goditi me thikë viktimën Koço Myftari dhe se kanë deklaruar se sherri nisi për pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të organizatës.

    Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia po kërkon autorin e dyshuar për deri tani nuk është gjetur.

    Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani. Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.

  • Çadrat me vete! Pasditja sjell shtrëngata, moti për sot

    Çadrat me vete! Pasditja sjell shtrëngata, moti për sot

    Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata.
    TEMPERATURAT
    Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 20 / 27 °C
    në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
    në vendet malore: 11 / 20 °C

  • Prej muajsh i sëmurë, vdes aktori i njohur

    Prej muajsh i sëmurë, vdes aktori i njohur

    Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.

    Ai ka mbyllur sytë përgjithmon në moshën 68-vjeçare mëngjesin e sotëm në Romë, teksa prej disa kohësh ishte i sëmurë.

    Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderojnë sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes. Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim. Familja përmes një deklarate kërkon që të respektohet momenti i dhimbjes së madhe dhe për këtë arsye nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë deklaratë.

    Francesco Nuti jetoi dy jetë: e para si aktor dhe regjisor filmi, interpretues i asaj lloj komedie romantike dhe të hidhur, që pati një ndikim të madh në humoristët e brezave të mëvonshëm, të cilët me butësinë e tij ishin një kampion në arkat e viteve ’80; i dyti, tashmë një viktimë e trishtë e krizës së kinemasë së tij komike, e karakterizuar nga një kalvar rëniesh, aksidentesh, dhe sëmundjesh, që nga viti 2006.

  • Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Jori Delli la të nënkuptohet për një ftohje të marrëdhënieve mes saj dhe Kiara Titos.

    Ajo deklaroi se nuk kanë pasur komunikime dhe u shpreh se i ka shkruar moderatores, por nuk ka marrë përgjigjen që donte.

    “Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”-deklaroi ajo në një intervistë.

    Gjithsesi, vajzat duket se kanë rregulluar marrëdhëniet dhe kanë sqaruar çdo gjë. Kjo pasi tani po kalojnë edhe një tjetër eksperiencë së bashku, në “Kepin e Vip-ave”, ku Kiara është moderatore dhe modelja pjesëmarrëse.

    Jori ka publikuar së fundmi një foto me Kiarën në Instagram ku shfaqen së bashku duke vendosur pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre.

  • I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini, Itali. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate në Rimini natën mes së shtunës dhe të dielës nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

    Shqiptari ende i paidentifikuar thuhet se ka goditur 50 herë me grushta italianin i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome të cilësuar si të pakthyeshme.

    Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

    Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.

    28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

    Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

    Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

  • Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e bërë së fundmi në rjete sociale.

    Ajo ka lënë të kuptohet që shëndeti i saj nuk ka qenë dhe aq i mirë.

    Kjo pasi këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me vigon në krah.

    ”Dukem bukur, por koka po më shpërthen”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.

  • “PD do të copëtohet”/ Deklarata e FORTË e Patozit: Një copë te Berisha, një copë te Basha…

    “PD do të copëtohet”/ Deklarata e FORTË e Patozit: Një copë te Berisha, një copë te Basha…

    Ish nën-kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi mendon se ka ardhur momenti që kjo forcë politike duhet të copëtohet.

    Në “Top Talk”, themeluesi i Bindjes Demokratike thotë se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë ka mbaruar.

    “Ata janë në letargji në një sëmundje të pashërueshme. Nuk shikoj projekt politik, fakti që thonë ata janë non grata ne s‘jemi, është banale. Mendësia e konsiderimit të pronës publike si privati, adhurimi dhe ndjekja e tij deri në pikën e fundit. Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans.

    Do qëndrojë një copë e madhe të Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi. Do jetë si kukullat ruse. Nuk duhet të merresh me ata opozitarë që nuk duan të reflektojnë e ndryshojnë. Ka nga ata që e konsiderojnë politikën si biznes dhe pjesa tjetër e heshtur është modeste, disa nuk kanë lindur ende”-tha Patozi.

    Sipas tij, të gjitha forcat opozitaret duhet të bashkohen dhe të jenë një ofertë e re për shoqërinë, të marrë fund autokracia dhe të ndryshohet sistemi. Nëse nuk ndryshohet ky sistem, sipas Patozit, nuk do mund të goditet pushteti i Ramës e as kryetarokracia siç e quan ai.

    “Të gjithë vektorët opozitarë që s’kanë lidhje as me foltoren e me vulën, duhet të bëjnë një koalicion mbi një projekt politik që duhet të jetë ofertë për shoqërinë. Që ky sistem s’është fatkeqësi natyrore, këtë e ka bërë njeriu dhe kjo zhbëhet. Këtu duhet të jenë të ftuar edhe dy kontingjentët e pashërueshme.

    Në rast se Berisha apo Basha dhe ata që do dalin nga beteja në partinë e Vulës, janë të ftuar ti bashkohen këtij projekti dhe të shkojnë si opozitarë që të ndryshohet sistemi.

    Nëse nuk ndryshohet sistemi nuk i kemi ofruar shoqërisë projekt politik, që të ndryshojë qeverisjen mendësinë, dhe të godasin pushtetin e kryeministrit, edhe të kryetaro-kracisë së opozitës. Ky është sistem i kalbur që mbahet në këmbë nga ndryshimet kushtetuese të 2008.”/ Top Channel

  • Ashensori zë poshtë dy punëtorët e pallatit, dalin detajet e para

    Ashensori zë poshtë dy punëtorët e pallatit, dalin detajet e para

    Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës.

    Sipas burimeve, dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.

    Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

    Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

  • Gjarpri 2 metra në mes të Tiranës, shokohet qytetari kur hap derën e makinës (Video)

    Gjarpri 2 metra në mes të Tiranës, shokohet qytetari kur hap derën e makinës (Video)

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një burrë është shokuar nga ajo që ka parë brenda makinës së tij.

    Siç shihet edhe në video, një gjarpër me një gjatësi të konsiderueshme dhe mjaft i frikshëm varet në derën e mjetit, ndërkohë që pronari i makinës përpiqet ta largojë.

    Video është bërë në një nga rrugët e Tiranës, ku mesa duket pronari kishte parkuar mjetin.

    Ndëkrohë që ende nuk dihet se si gjarpri kapërfunduar brenda në makinë.