Category: Lajme

  • Prona fut në sherr dy vëllezër, përfundojnë të dy në pranga (EMRAT)

    Prona fut në sherr dy vëllezër, përfundojnë të dy në pranga (EMRAT)

    Sherri për pronën ka bërë që dy vëllezër të përplasen me njëri-tjetrin fizikisht, pas një konflikti mes tyre.

    Mësohet se shtetasit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, kanë dhunuar fizikishisht njëri-tjetrin. Të dy janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Policia informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

    Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.

    Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme’.

  • Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken

    Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken

    Vera nuk ka ardhur ende në Shqipëri dhe rajon pavarësisht se kalendari shënon 15 qershor.

    Shirat e dendur rikthehen thuajse çdo pasdite në vendin tonë duke përfshirë zona të mëdha.

    Moti nuk do të zhgënjejë edhe sot në këtë drejtim teksa pritet që Tirana, Durrësi, Kruja si edhe jugu i gjithi, të përfshihen nga reshje të dendura shiu duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme deri në orët e para të mbrëmjes.

    Reshjet do të jenë të dendura më shumë në Tiranë dhe Durrës, të cilat do të shoqërohen edhe me rrufe.

  • Kamioni në ecje përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan

    Kamioni në ecje përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan

    Një kamion në ecje është përfshirë nga flakët në aksin e rrugës kombëtare Tiranë- Elbasan.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55 në afërsi të Tunelit të Krrabës.

    Pas zjarrit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

  • E rëndë! Vritet 3-vjeçari

    E rëndë! Vritet 3-vjeçari

    Një fëmijë 3-vjeçar u vra nga granatimet nga forcat ukrainase në rajonin e Kherson, i cili kontrollohet pjesërisht nga Rusia, njoftoi sot agjencia e lajme TASS.

    Kherson është një nga katër rajonet që Rusia pretendon se i ka aneksuar që nga viti i kaluar edhe pse forcat e saj nuk e kontrollojnë plotësisht territorin e saj.

    Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë këtë mëngjes se kishin rrëzuar një raketë dhe 20 dronë të prodhuar nga Irani të nisur nga Rusia në një sulm të ri gjatë natës.Forcat ukrainase arritën të kapnin një nga katër raketat e lëshuara nga Deti Kaspik dhe 20 dronë që u ngritën nga veriu dhe jugu, njoftuan forcat e armatosura përmes aplikacionit Telegram. Tre raketa të tjera goditën “objektet industriale në rajonin e Dnipropetrovsk”, sipas të njëjtit burim.

    Në të njëjtën kohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi sot se rojet kufitare bjelloruse njoftuan se kishin rrëzuar një dron ukrainas në rajonin Gomel në kufi me Ukrainën.

    https://twitter.com/rusashanews/status/1669263761633411072/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1669263761633411072%7Ctwgr%5E63d6b6c66ca1566b0bdf9357323d10519af50a90%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmetverteta.com%2F2023%2F06%2F15%2Fe-rende-vritet-3-vjecari%2F

  • Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova rrit nivelin e gatishmërisë. Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

    Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova rrit nivelin e gatishmërisë. Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti e quan rastin agresion ndaj Kosovës dhe hakmarrje ndaj policisë e cila po lufton krimin në veri.

    Ai i bëri thirrje aktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë. Po ashtu u shpreh se “është e çuditshme heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”

    “Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin pesë-pikësh për de-përshkallëzim, pra për de-eskalim dhe normalizim. Për këto arsye institucionet tona të rendit dhe të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese.

    Cënimi i kufirit dje nga Serbia na detyron që të rrisim kontrollet kufitare që të rrisim kontrollet kufitare që varësisht nga analiza dhe vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo nuk mund të garantohet siguria. Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Synimi ynë është siguria dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar. Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, synime apo apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destabilizim. E kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe e aftë t’i krijojë ato”, tha Kurti.

    Kujtojmë që ditën e djeshme, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në Leposaviç. Autoritetet kosovare njoftuan se ky rast ndodhi në brendësi të territorit të Kosovës./

  • ‘Mos bëni shaka!’, ‘kush është afër të shkojë menjëherë te shtëpia’/ Çifti i jep fund jetës, i njoftojnë miqtë përmes rrjeteve sociale

    ‘Mos bëni shaka!’, ‘kush është afër të shkojë menjëherë te shtëpia’/ Çifti i jep fund jetës, i njoftojnë miqtë përmes rrjeteve sociale

    “Mirupafshim”.

    Një mesazh që nuk lë vend për interpretim, i fundit në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.

    Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave.

    Dhe hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, pas një pasigurie fillestare kaluan drejt vetëvrasjes së përbashkët, një zgjedhje tragjike ndoshta për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.

    Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audiencë të pafuqishme përdoruesish, miqsh dhe të afërmsh.

    Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin. “Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.

    E megjithatë komentet pasojnë njëri-tjetrin, përpjekje të dëshpëruara për të ndalur aktin e paralajmëruar: “Simona, të lutem mos na e shkakto këtë dhimbje. Gjithçka do të zgjidhet”.

    “Unë jam kujdestari i tyre i maceve. Po mundohem t’i telefonoj në cel, por ata janë jashtë. Jam në ankth”. Por pak më vonë shpresat shuhen dhe një përdorues raporton lajmin e vdekjes së bashkëshortëve: “Na kanë lënë Valerio dhe Simona”.

    Kështu komentet e emocionuara kthehen në “Rip” nostalgjik”. Një përdorues shkruan : ” e tmerrshme te dëshmosh live, e pafuqishme ndaj këtij turpi”. Dhe ngushëllimet shumohen. E njëjta dinamikë në profilin e burrit në Facebook. Nën postimin e fundit, mund të lexoni së pari komentet e zhvendosur: “Valerio, mos na bëj merak”. Dhe përsëri: “Përgjigjuni”, “më telefononi”, “mos bëni shaka”.

  • Skuterat elektrikë po vrasin njerëz në Shqipëri, shteti hesht

    Skuterat elektrikë po vrasin njerëz në Shqipëri, shteti hesht

    Në disa vende të Evropës, autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e qytetarëve me skutera elektrikë për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin.

    Këta drejtues skuterash shpeshherë janë bërë shkak për aksidente edhe në vendin tonë pasi lëvizin pa problem në rrugë, trotuare dhe çdo korsi tjetër.

    Përveçse lëvizin pa asnjë lloj dokumentacioni, apo mase mbrojtëse, ata rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve të tjerë.

    Në vendin tonë, dy persona kanë humbur jetën për shkak të frakturave nga përplasjet e skuterave elekrtikë.

    Në lagjen nr.5 të Durrësit, një i moshuar i identifikuar si Zef Beci ka humbur jetën pasi u përplas nga një skuter elektrik teksa kalonte rrugën. Edhe pse qëndroi disa muaj në spital, i moshuari humbi jetën për shkak të goditjeve që mori në kokë.

    Nga ana tjetër, dy javë më parë një burrë është përplasur nga një skuter elektrik në Tiranë. Për shkak të frakturave që pësoi në kokë, ai qëndroi në koma për rreth 1 javë dhe më pas ndërroi jetë.

    Ndërkohë pavarësisht këtyre rasteve fatale dhe të tjerëve që ndodhin pothuajse çdo ditë, në vendin tonë ende mungon një legjislacion për përdorimin e skuterave elektrikë.

  • Çadrat me vete! Shiu “këmbëkryq” në Shqipëri

    Çadrat me vete! Shiu “këmbëkryq” në Shqipëri

    Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve dhe të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    TEMPERATURAT
    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 19 / 24 °C
    në vendet e ulëta: 18 / 23 °C
    në vendet malore: 13 / 19 °C
    ERA
    Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Fundoset anija në Greqi, 79 persona të vdekur dhe qindra të zhdukur

    Fundoset anija në Greqi, 79 persona të vdekur dhe qindra të zhdukur

    Të paktën 79 persona kanë vdekur dhe më shumë se 104 janë shpëtuar pasi një anije e mbushur me emigrantë, u fundos në brigjet e Greqisë jugore.

    Të mbijetuarit dhe zyrtarët grekë thonë se edhe qindra emigrantë të tjerë ndodheshin në bordin e saj, që ende rezultojnë të zhdukur.

    Një operacion kërkim-shpëtimi po realizohet, por është ndërlikuar nga erërat e forta.

    Qeveria greke tha se kjo është një nga tragjeditë më të rënda me emigrantë në Greqi, dhe ka shpallur tre ditë zie.

    Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që autoritetet e rojës bregdetare thanë se ekuipazhi i saj kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga ta.

    Roja bregdetare tha se anija ishte parë në ujërat ndërkombëtare të martën vonë nga një avion që i përkiste agjencisë kufitare të BE-së Frontex. Askush në bord nuk kishte veshur jelek shpëtimi, shtoi ai.
    Transmetuesi publik grek ERT tha se autoritetet kishin kontaktuar me varkën përmes telefonit satelitor në disa raste dhe kishin ofruar ndihmë, por u tha në mënyrë të përsëritur: “Ne nuk duam asgjë më shumë se të shkojmë në Itali”.

    Disa orë më vonë, rreth orës 01:40 të së mërkurës, dikush nga anija thuhet se ka njoftuar rojet bregdetare greke se motori i anijes nuk ishte duke funksionuar.

    Menjëherë pas kësaj, anija u përmbys, duke u dashur vetëm dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta për t’u fundosur plotësisht.

    Alarm Phone, një linjë ndihmëse emergjente për emigrantët në det, tha se roja bregdetare ishte “në dijeni se gjendja në anije nuk ishte e mirë përpara se të dërgohej ndonjë ndihmë”, duke shtuar se autoritetet “ishin informuar nga burime të ndryshme” se anija ishte në telashe.

    Ai shtoi se njerëzit mund të kenë qenë të frikësuar të takojnë autoritetet greke sepse ata ishin të vetëdijshëm për “praktikat e tmerrshme dhe sistematike” të vendit.

    Besohet se anija po udhëtonte nga Libia në Itali, ku shumica e atyre që ishin në bord besohet të jenë burra rreth të 20-tave.

    Ata kishin udhëtuar për ditë të tëra.

    Të mbijetuarit thanë se janë rreth 500 deri në 700 persona në bord, dhe drejtori rajonal i shëndetësisë, Yiannis Karvelis paralajmëroi për një tragjedi të paprecedentë.

    “Numri i njerëzve në bord ishte shumë më i lartë se kapaciteti që duhet të lejohej për këtë anije”, tha ai.

    Rojet bregdetare greke thanë se kishin parë shumë njerëz në të, dhe se anija ishte fundosur në një nga pjesët më të thella të Mesdheut.

    Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou vizitoi disa nga të mbijetuarit dhe shprehu dhimbjen e saj për ata që ishin mbytur.

    Çdo vit, qindra njerëz vdesin duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun. Në shkurt, një varkë me emigrantë u përmbys pranë Kutro, në rajonin e Kalabrisë në Italinë jugore, duke vrarë të paktën 94 njerëz – një nga incidentet më vdekjeprurëse të regjistruara në këtë rajon. /REL

  • Çfarë po ndodh me valutën në vendin tonë? Ja me sa do të këmbëhen euro dhe monedhat e tjera

    Çfarë po ndodh me valutën në vendin tonë? Ja me sa do të këmbëhen euro dhe monedhat e tjera

    Sot, më 15 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.3 lekë dhe shitet me 100 lekë.

    Euro blihet me 106.8 lekë dhe shitet 107.8 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 124.3 lekë dhe shitet me 125.8 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109 lekë, ndërsa në shitje me 110.3 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.8 lekë dhe në shitje me 75.7 lekë.
    Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme: