Category: Lajme

  • Të shtëna me armë në Kosovë, ka viktima

    Të shtëna me armë në Kosovë, ka viktima

    Një person ka mbetur pa shenja jete në rrugën “C” në Prishtinë.

    Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë.

    Në atë lagje ka pasur gjuajtje me armë, duke përfunduar me tragjedi.

    ”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

    “Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai. /Gazeta Express

  • Lajm i trishtë/ Ndërron jetë profesori i njohur shqiptar

    Lajm i trishtë/ Ndërron jetë profesori i njohur shqiptar

    Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, Profesor Fehim Ramadani.

    Ai ështe një nga pishtarët e arsimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut e veçanërisht në Kumanovë si dhe një nga figurat patriotike shqiptare.

    Pofesori, Fehim Ramadani lindi më 25 Gusht të vitit 1936 në Sllupçan të Kumanovës, ku mbaroi dhe shkollën fillore.

    Shkollën e Mësuesisë, Profesor Ramadani e kreu në Shkup, ndërsa studimet diplomatike i vazhdoi në Shkup dhe Prishtinë në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik.

    Ramadani filloi mësimdhënien në shkollën “Jeta e Re” në Sllupçan si një ndër mësuesit e parë të Gjuhës Shqipe dhe më pas për 8 vite me radhë ishte drejtor i kësaj shkolle.

    Profesor Fehim Ramadani

    Gjatë kësaj periudhe bëri reforma drastike në Kumanovë duke iniciuar shkollimin masiv në Gjuhën Shqipe të brezave të rinj në përgjithësi, e të vajzave në veçanti.

    Profesor Ramadani ishte themelues i korit dhe orkestrës së parë të nxënësve në komunën e Likovës duke bërë kështu promovimin e vlerave artistike shqiptare në këtë rajon.

    Më vonë, ushtroi detyrën e profesorit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në gjimnazin “Goce Dellcev” në Kumanovë.

    Gjatë gjithë jetës si arsimtar ai ishte simbol i rezistencës patriotike dhe organizimeve të shumta atdhedashëse. Për këtë motiv, ai u përndoq politikisht dhe u burgos disa herë nga pushteti i atëhershëm maqedon për t’u larguar nga puna si mësues përfundimisht në vitin 1981.

    Pavarësisht sfidave, Profesor Ramadani do të mbahet mend për profesionalizmin në punën e tij për përçimin e dijeve te shumë breza shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut.

    Varrimi i Profesor Fehim Ramadanit bëhet nesër, me datë 15.06.2023 në varrezat e fshatit Opajë të Kumanovës./tvklan.al

  • Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia dhe tregon surprizat e motit

    Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia dhe tregon surprizat e motit

    Qershori herë pas here ka patur shi, gjë e pazakontë pasi vitet e fundit ishim mësuar me diellin përvëlues.

    Megjithatë, do të jetë e mundur që gjatë Korrikut të nisim pushimet, edhe pse do të ketë edhe reshje shiu, parashikon meteorologia Lajda Porja.

    Ajo shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni El Nino i cili karakterizon stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global.

    Lajda Porja: Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31.

    Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht,

    do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell. Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike.

  • Rriten TENSIONET? Albin Kurti merr hapin e MADH pas rrëmbimit të policëve nga forcat serbe

    Rriten TENSIONET? Albin Kurti merr hapin e MADH pas rrëmbimit të policëve nga forcat serbe

    Për shkak të zhvillimeve të fundit pas veri të Kosovës ku u kidnapuan tre policë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet të enjten për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Sakaq, Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

    Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

  • “Pse lodheni kot, o të mjerë?” Spartak Ngjela reagon me tone të ashpra për tensionet në veri: Keni ende borxhe…

    “Pse lodheni kot, o të mjerë?” Spartak Ngjela reagon me tone të ashpra për tensionet në veri: Keni ende borxhe…

    Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ për situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës.

    Me tone të ashpra Ngjela shprehet:

    I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbët janë të ardhur këtu”.

    Postimi i plote:

    Serbëve u duhet thënë:

    Pse lodheni kot, o të mjerë?!

    Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

    Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.

    I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.

    Dhe s’kanë më forcë.

    Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.

    Në krizë është edhe Greqia.

    Pse lodheni kot, o të mjerë!

    Shqiptarët janë në etninë e tyre.

    Çmenduria serbe ka marrë fund.

    Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.

    Kjo është historia e sotme.

    Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.

    Pse lodheni kot, o të mjerë?!

    Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

  • Rrëmbimi i policëve në Kosovë, Kryeministri Rama thyen heshtjën

    Rrëmbimi i policëve në Kosovë, Kryeministri Rama thyen heshtjën

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës ku 3 pjesëtarë të policisë së Kosovës u rrëmbyen nga forcat speciale serbe të njësisë “Kobra”.

    Përmes një postimi në Tëitter, Rama bën me dije se nuk po heshtin, por po presin reagimin e KFOR-it, i cili po heton rastin.

    Rama: Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

    Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

  • E FRIKSHME, shikoni se si vidhet “Range Rover-i” luksoz në më pak se 2 minuta në Vorë (Video)

    E FRIKSHME, shikoni se si vidhet “Range Rover-i” luksoz në më pak se 2 minuta në Vorë (Video)

    Një automjet luksoz tip Range-Rover është vjedhur në zonën e Vorës në orët e para të mëngjesit të datës 3 qershor brenda pak momenteve.

    Në pamje shfaqen qartë 2 hajdutët të cilët janë pajisur me maska silikoni dhe doreza për të mos lënë gjurmë,

    të cilët arrijnë që brenda 2 minutave të hyjnë brenda makinës dhe më pas të largohen.

    Atyre u duhen më pak se 120 sekonda për të thyer xhamin e makinës dhe për t’u futur brenda,

    ndërsa më pas largohen duke u shoqëruar nga një automjet tip “Audi” pa targa, që dyshohet se ka sjellë hajdutët në vendin e krimit./tvklan

  • Rrëmbimi i 3 policëve në Veri, reagon menjëherë Ministrja e Drejtësisë

    Rrëmbimi i 3 policëve në Veri, reagon menjëherë Ministrja e Drejtësisë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar duke shpërndarë postimin e Kurtit në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leposaviç. Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si një provokim të Serbisë ndërsa thekson se faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.

    “Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviç.Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Haxhiu.

    https://www.facebook.com/albulenaa.haxhiuu/posts/9315211211882920?ref=embed_post

  • Rrëmbimi i policëve, Haradinaj “sulmon” Kurtin: Ose është spiun i Serbisë, ose do të mbetet në pushtet me zor

    Rrëmbimi i policëve, Haradinaj “sulmon” Kurtin: Ose është spiun i Serbisë, ose do të mbetet në pushtet me zor

    Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në Veri ka thënë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se “ose është spiun i Serbisë ose dëshiron të mbetet domosdo në pushtet”.

    Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë së tij, Haradinaj shtoi se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.

    “Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.

    Duke komentuar lajmin e rrëmbimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ish-kryeministri Haradinaj tha se u përdhos uniforma dhe kërkoi menjëherë lirimin e tyre.

    “Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës”, tha ai.

    “Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi Haradinaj.

    Haradinaj po ashtu tha se kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme.

    “Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.

  • E FUNDIT/ Rrëmbimi i policëve kosovarë nga Serbia, reagon me URGJENCË BE

    E FUNDIT/ Rrëmbimi i policëve kosovarë nga Serbia, reagon me URGJENCË BE

    Me urgjencë ka reaguar Bashkimi Europian për rrëmbimin e 3 policëve kosovarë ditën e sotme nga serbët.

    Bëhet me dije nga qëndimi zyrtar i BE është mbajtur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

    Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

    Në një reagim për Gazetën Express, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

    “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.