Category: Lajme

  • Deklarata e fortë e gazetarit të njohur: Shqiptarët mund të jenë kokat e drogës për të huajt

    Deklarata e fortë e gazetarit të njohur: Shqiptarët mund të jenë kokat e drogës për të huajt

    Gazetari Elvis Myrta është shprehur se droga në vendin tonë futet në rrugë tokësore.

    Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai shtoi se grupet kriminale në vendin tonë janë fuqizuar dhe bashkëveprojnë me bandat në vendet europiane.

    Ndër të tjera ai tha se shumë kriminelë të vendeve të huaja, vijnë në vendin tonë për të humbur gjurmët.“Grupet kriminale në vendin tonë janë fuqizuar dhe bashkëveprojnë me kapot e bandave në vendet evropiane dhe ushtarët e tyre i sjellin në Shqipëri, për të humbur gjurmët dhe për të ushtruar aktivitetin e tyre kriminale. Edhe të huajt në Shqipëri dënohen për aktivitetet e tyre kriminale që kryejnë në vendin tonë”, tha ai.

  • Skandal/ Mësuesi shqiptar puth në buzë nxënësen brenda në klasë (VIDEO)

    Skandal/ Mësuesi shqiptar puth në buzë nxënësen brenda në klasë (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ku raportohet se një mësues ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

    Mësuesi me inicialet V.S., është incizuar duke puthur nxënësen në buzë, ndërsa pretendohet se ky veprim është kryer me forcë

    Burime nga mediat kosovare kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

    Në pamjet e siguruara nga mediat në fjalë, shihet mësuesi duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

    Autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje

    https://noa.al/newsImages/2023/06/648803b4ede47.mp4?_=2

  • Dyshohet se ka abuzuar se*sualisht me një vajzë me probleme mendore, arrestohet 57 vjeçari në Vlorë

    Dyshohet se ka abuzuar se*sualisht me një vajzë me probleme mendore, arrestohet 57 vjeçari në Vlorë

    Një 57 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe abuzuar seksualisht me një vajzë 20 vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.

    Burimi: Abc News

  • Grabitën dhe vranë arkitektin italian, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 2 shqiptarët

    Grabitën dhe vranë arkitektin italian, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 2 shqiptarët

    Prokuroria italiane ka kërkuar dy burgime të përjetshme për dy shqiptarë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Torino.

    Arkitekti Roberto Mottura u vra në vilën e tij në Piossasco ndërmjet 8 dhe 9 qershorit 2021 gjatë një grabitjeje.

    Autorë të dyshuar të ngjarjes janë shqiptarët Emirjan Margjini dhe Mergim Lazri të moshës 32 dhe 26 vjeç.

    Prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini i kushtuan një pjesë të aktakuzës analizës së qelizave telefonike për të rindërtuar lëvizjet e të pandehurve.

    Ata u ndalën edhe te dëshmia e të dashurës së Lazrit në atë kohë, e cila në sallën e gjyqit tregoi sesi burri, më 9 qershor, i kishte thënë asaj “duhet të zbresim përsëri poshtë (në Santa Maria Capua Vetere, në Campania) sepse një gjë e keqe ka ndodhur.”

  • Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë për pazare droge, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë për pazare droge, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Një 23 vjeçar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, dyshohet për pazare të prishura droge.

    Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koço Myftari, nga fshati Rusan i Delvinës.

    Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës “Evangjelizmos”, me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

    Policia dyshohet se kanë ndaluar dy personat të cilët e transportuan viktimën në spital. Prej hetimeve rezulton se ata kanë thënë emrin e autorit që goditi me thikë viktimën Koço Myftari dhe se kanë deklaruar se sherri nisi për pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të organizatës.

    Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia po kërkon autorin e dyshuar për deri tani nuk është gjetur.

    Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani. Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.

  • Çadrat me vete! Pasditja sjell shtrëngata, moti për sot

    Çadrat me vete! Pasditja sjell shtrëngata, moti për sot

    Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata.
    TEMPERATURAT
    Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 20 / 27 °C
    në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
    në vendet malore: 11 / 20 °C

  • Prej muajsh i sëmurë, vdes aktori i njohur

    Prej muajsh i sëmurë, vdes aktori i njohur

    Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.

    Ai ka mbyllur sytë përgjithmon në moshën 68-vjeçare mëngjesin e sotëm në Romë, teksa prej disa kohësh ishte i sëmurë.

    Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderojnë sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes. Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim. Familja përmes një deklarate kërkon që të respektohet momenti i dhimbjes së madhe dhe për këtë arsye nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë deklaratë.

    Francesco Nuti jetoi dy jetë: e para si aktor dhe regjisor filmi, interpretues i asaj lloj komedie romantike dhe të hidhur, që pati një ndikim të madh në humoristët e brezave të mëvonshëm, të cilët me butësinë e tij ishin një kampion në arkat e viteve ’80; i dyti, tashmë një viktimë e trishtë e krizës së kinemasë së tij komike, e karakterizuar nga një kalvar rëniesh, aksidentesh, dhe sëmundjesh, që nga viti 2006.

  • Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Jori Delli la të nënkuptohet për një ftohje të marrëdhënieve mes saj dhe Kiara Titos.

    Ajo deklaroi se nuk kanë pasur komunikime dhe u shpreh se i ka shkruar moderatores, por nuk ka marrë përgjigjen që donte.

    “Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”-deklaroi ajo në një intervistë.

    Gjithsesi, vajzat duket se kanë rregulluar marrëdhëniet dhe kanë sqaruar çdo gjë. Kjo pasi tani po kalojnë edhe një tjetër eksperiencë së bashku, në “Kepin e Vip-ave”, ku Kiara është moderatore dhe modelja pjesëmarrëse.

    Jori ka publikuar së fundmi një foto me Kiarën në Instagram ku shfaqen së bashku duke vendosur pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre.

  • I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini, Itali. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate në Rimini natën mes së shtunës dhe të dielës nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

    Shqiptari ende i paidentifikuar thuhet se ka goditur 50 herë me grushta italianin i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome të cilësuar si të pakthyeshme.

    Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

    Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.

    28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

    Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

    Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

  • Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e bërë së fundmi në rjete sociale.

    Ajo ka lënë të kuptohet që shëndeti i saj nuk ka qenë dhe aq i mirë.

    Kjo pasi këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me vigon në krah.

    ”Dukem bukur, por koka po më shpërthen”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.