Category: Lajme

  • Kurrë në jetën tuaj, mos i injoroni këto shenja që ju jep trupi

    Kurrë në jetën tuaj, mos i injoroni këto shenja që ju jep trupi

    Roli i hekurit në trup është i jashtëzakonshëm dhe për ta besuar këtë ju mjaftojnë vetëm tre argumente, ndër shumë e shumë të tjera: merr pjesë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, forcon sistemin imunitar dhe mbron gjithë shëndetin e përgjithshëm. Më shumë se kaq?

    Nëse ka mungesë të hekurit, trupi e ndjen dhe përpiqet t’jua bëjë të ditur përmes disa sinjaleve specifike. Mësojini 6 shenjat krysore të mungesës së hekurit në gjak dhe nëse shfaqni njërën prej tyre nxitoni te një specialist.

    Më pak hekur nënkupton më pak oksigjen në inde, ndaj e thënë ndryshe jeni të privuar nga energjia. Në rast se ndiheni nervozë apo të këputur, niveli i ulët i hekurit mund të jetë fajtori kryesor.

    Rrahje të çrregullta zemre

    Mangësia në hekur çon në anemi, kështu që zemra përpiqet të pompojë më shumë gjak për të kompensuar oksigjenin e paktë.

    Neps për gjëra të pangrënshme

    Duket e çuditshme por personave që vuajnë nga mungesa e hekurit mund t’ju lindë dëshira për të ngrënë baltë, shkumësa, letër etj. Kjo gjendje njihet në mjekësi me termin Pica.

    Gjuhë e fryrë (mungesa e oksigjenit rrit muskujt e gjuhës)

  • Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar

    Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar

    Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar

    SHQIPËRI- Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar.

    Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se këta persona nuk përmbushin kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar”, thekson policia.

    Autoritetet shqiptare thonë se po verifikohen të gjitha rastet, me qëllim që personat që kanë thyer rregullat të përballen me përgjegjësitë.

    “Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet”, shton Policia.

  • Vrau çiftin shqiptar dhe dy fëmijët për qiranë e shtëpisë, greku dënohet me burgim të përjetshëm

    Vrau çiftin shqiptar dhe dy fëmijët për qiranë e shtëpisë, greku dënohet me burgim të përjetshëm

    Më 2 mars 2022, Greqi u trondit nga vrajsa e katërfishtë e ndodhur në Andravidë, ku viktima ishin dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e tyre, Armando nga Lushnja dhe Maria nga Rumania.

    4 personat u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre nga fëmija i tretë i familjes, një djalë 12-vjeçar i cili kishte lindur nga martesa e mëparshme e Marias.

    Autori greku 60-vjeçar me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre masakroi familjen shqiptare pasi nuk kishin paguar borxhin e qirasë.

    Greku është paraqitur para trupit gjykues për akuzën e “vrasjes”, “armëmbajtjes pa leje” dhe është dënuar me katër herë burgim të përjetshëm, 21 muaj në bazë të përbashkët për “armëmbajtje dhe përdorim” dhe 900 euro dënim monetar për veprën e tij të rëndë kriminale ndaj 32-vjeçarit Armando Clotsi, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

  • 18-vjeçari rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, në gjendje të rëndë për jetën

    18-vjeçari rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, në gjendje të rëndë për jetën

    18-vjeçari rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, në gjendje të rëndë për jetën

  • Horror në Berat, gjendet kafka e një gruaje brenda një qeseje

    Horror në Berat, gjendet kafka e një gruaje brenda një qeseje

    Punëtorët e varrezave në Berat janë përballur me një ngjarje horror ditën e sotme, pasi kanë gjetur kafkën e një gruaje brenda një qeseje plastike.

    ndërsa ishin duke punuar, puntorët u hasën me një ngjarje të pazakontë, pasi fare pranë varrezave gjetën një kaftë të dekompozuar që i përkiste një gruaje, e cila ishte hedhur në rrugë.

    Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

    Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.

  • Lajm fantastik për shqiptarët! Vjen kompania me 17 linja ajrore me çmime shumë të lira(Detaje)

    Lajm fantastik për shqiptarët! Vjen kompania me 17 linja ajrore me çmime shumë të lira(Detaje)

    Nje lajm i mire per shqiptaret në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘Ryanair’.

    Nga 31 tetori kompania nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

    Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:

    Për Italinë

    Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

    Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

    Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

    Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

    Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

    Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

    Belgjikë

    Daily Chaleroi nga 31 tetori

    Rumani:

    Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

    Poloni

    Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

    Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

    Gjermani

    Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

    Skoci

    Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

    Britani e Madhe

    London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

    Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

    Francë

    Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

    Republika Çeke

    Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

    Suedi

    Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

  • Aksident me motor, shoferi dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Aksident me motor, shoferi dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Një 64-vjeçar u përfshi në një aksident me motor ditën e sotme në fshatin Tren,

    në Devoll.

    Trifon Kordalli u plagos rëndë pasi humbi duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës,

  • Tronditet opinioni publik, burri qëllon 37 herë me thikë bashkëshorten shtatë muajshe shtatëzënë (foto)

    Tronditet opinioni publik, burri qëllon 37 herë me thikë bashkëshorten shtatë muajshe shtatëzënë (foto)

    Giulia Tramontano u qëllua për vdekje me 37 plagë me thikë, dy prej të cilave fatale në qafë.

    Kjo u zbulua nga autopsia e kryer në trupin e gruas së vrarë, në muajin e shtatë të shtatzënisë, në Senago nga i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello.

    Një ngjarje e cila tronditi opinionin publik në Itali.

    Nga analizat rezultoi gjithashtu se 29-vjeçarja nuk ka tentuar të mbrohet.

    Plagët me thikë ishin thuajse të gjitha në pjesën e sipërme të trupit, duke përfshirë edhe fytyrën, dhe njëra e ka prekur në mushkëri, ndërkohë që nuk ka shenja të plagëve me thikë në stomak.

  • Sulmoi dhe hëngri turistin në Egjipt, momenti kur nxirret peshkaqeni tigër (Video)

    Sulmoi dhe hëngri turistin në Egjipt, momenti kur nxirret peshkaqeni tigër (Video)

    Një turist rus ka vdekur teksa ishte me pushime në Egjipt, pasi u sulmua brutalisht nga një peshkaqen tigër.

    Momenti kur kafsha ka ngrënë 23-vjeçarin është xhiruar, njësoj siç është xhiruar dhe momenti kur peshkaqeni tigër u kap përmes rrjetave.

    Peshkaqeni iu dorëzuar autoriteteve egjiptiane për të bërë të gjitha kontrollet e mundshme.

    Shtetasi rus kishte notuar në ujërat jashtë resortit të tij, kur peshkaqeni e sulmoi. Pavarësisht se i riu u përpoq të largohej me not, ai nuk mundi dot ti mbijetonte kafshimeve të peshkaqenit tigër.

    Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare deri të dielën.

  • Gjendet një kafkë e dekompozuar pranë varrezave, dyshohet se i përket..

    Gjendet një kafkë e dekompozuar pranë varrezave, dyshohet se i përket..

    Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit.

    Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

    Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, që janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

    Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet se kujt.

    Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

    Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale,për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.