Category: Lajme

  • Lajm tragjik/ Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Lajm tragjik/ Vritet 23-vjeçari shqiptar në Athinë, vëllai i tij u ekzekutua 4 vite më parë në Gjermani

    Një 23 vjecar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës.

    Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koco Myftari.

    Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

    Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

    Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

    Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

    Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën./Top Channel

  • Rrufetë pushtojnë Tiranën, Elbasanin dhe Krujën, ndiqni LIVE ç’po ndodh në qiell

    Rrufetë pushtojnë Tiranën, Elbasanin dhe Krujën, ndiqni LIVE ç’po ndodh në qiell

    Shqipëria e mesme është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë orëve të mesditës duke bërë që disa rrugë tani në Tiranë të jënë nën pushtetin e ujit.

    Reshjet e dendura nisën rreth orës 13:00 dhe kanë përfshirë zonat e Tiranës, Krujë, Elbasanit, Lushnjes dhe të tjera përreth, ndërsa krahas shiut po bien edhe shumë rrufe.

    Në foton e mësipërme mund të shihni zonat që janë goditur më shumë prej rrufeve gjatë orës së fundit.

    KËTU mund të ndiqni LIVE shkarkimin e rrufeve në territorin e Shqipërisë.

  • 54-vjeçe më e re, cila është e veja që i ‘rrëmbeu’ zemrën Berluskonit në fund të jetës së tij!

    54-vjeçe më e re, cila është e veja që i ‘rrëmbeu’ zemrën Berluskonit në fund të jetës së tij!

    Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.

    Por, i ndjeri Berlusconi njihet edhe për jetën e tij aktive romantike dhe seksuale, teksa kujtojmë se vetëm pak më shumë se një vit më parë, ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me deputeten italiane 54 vjet më të re, Marta Fascina.

    Marta Fascina nisi një romancë me 85-vjeçarin pranverën e 2020-s, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë. Pasi lidhja e tyre u bë publike, 31-vjeçarja nuk ka reshtur së treguari dashurinë që ndjen për Berlusconin.

    Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës (të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

    Duket se kjo është një shenjë adhurimi për njeriun i cili, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, i ka vjedhur zemrën dhe “meriton gjithë dashurinë e saj”.

    Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.

    Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë “Forza Italia”, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.

    Arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të respektueshme të pasurisë së ish-kryeministrit 85-vjeçar.

    Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”. Mirëpo, duket se më në fund ajo i kapërceu këto ndjenja hidhërimi, pasi ditën e martesës së saj një makijazh i bardhë shkëlqente nga lumturia në “fustanin e saj të nusërisë” mbresëlënës.

    Kush është Marta Antonia Fascina?

    Marta Antonia Fascina, e lindur në Kalabri, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës.

    Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo. La Fascina pasi u diplomua punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano.

  • E trishtë! Fëmijët e mitur gjenden pa jetë në shtëpi. Dyshime për një grua

    E trishtë! Fëmijët e mitur gjenden pa jetë në shtëpi. Dyshime për një grua

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ky dy fëmijë janë gjetur të vdekur në shtëpi.

    Mediat vendase raportojnë se një grua u arrestua si e dyshuar për vrasjen e tyre, ndërsa fëmijët të moshave 11 dhe 7, u gjetën të pajetë me lëndime brenda shtëpisë në Stoke-on-Trent.

    Zbulimi erdhi ndërsa policia nxitoi në një lavazh në Campbell Road, pas raportimeve për një sulm që përfshinte një burrë dhe një grua.

    Një burrë rreth të 40-tave u dërgua në spital nga mjekët, por plagët e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën dhe më pas ai është liruar.

    Më pas, policët shkuan në adresën e Rrugës së Lirit, ku gjetën fëmijët që nuk reaguan dhe arrestuan 49-vjeçaren.

    Policët konfirmuan se gruaja ishte e njohur për fëmijët.

  • I vodhi fqinjit grek 35 mijë euro, 22-vjeçari shqiptar blen makinë dhe luan bixhoz, një pjesë “i varros” në pyll

    I vodhi fqinjit grek 35 mijë euro, 22-vjeçari shqiptar blen makinë dhe luan bixhoz, një pjesë “i varros” në pyll

    Policia greke ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se i ka vjedhur 35 mijë euro fqinjit të tij në Oropos.

    22-vjeçari ka hyrë në shtëpi nga dera e ballkonit dhe ka gjetur valixhen ku ishin paratë.

    Më pas, shqiptari shkoi në një pyll dhe “i varroisi” eurot.

    Sipas medieve greke, një pjesë të parave i kishte mbajtur. Ai kishte blerë një makinë 7000 euro, kishte bërë disa blerje të tjera të vogla, ndërsa një shumë të konsiderueshme e ksihte shpenzuar në bixhoz.

    Në të njëjtën kohë, ai ka depozituar një shumë në bankë.

    Megjithatë, kamerat e sigurisë “e kapën në flagrancë”, dhe oficerët e departamentit të sigurisë Oropou e arrestuan dhe më pas e çuan në vendin ku kishte varrosur paratë dhe e detyruan t’i gërmonte.

    Nga shuma e vjedhur, raportohet se kanë mbetur rreth 23.000 – 24.000 euro./albeu.com/

  • Çfarë po ndodh në Ballkan? Tërmeti shkund këtë shtet

    Çfarë po ndodh në Ballkan? Tërmeti shkund këtë shtet

    Serbia këtë të hënë është goditur nga një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter.

    Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën e Paraçinit.

    Sipas faqes së internetit të Institutit Sizmologjik Republikan, tërmeti është regjistruar në orën 12:11.

  • Euro fitoi pikë ndjeshëm ndaj Lekut sot, fund i trendit rënës apo korrektim i momentit?

    Euro fitoi pikë ndjeshëm ndaj Lekut sot, fund i trendit rënës apo korrektim i momentit?

    Euro e ka nisur javën me nje forcim të lehtë ndaj lekut pas “fundosjes” së plotë gjatë javës së shkuar duke zbritur në kufijtë e 105 lekëve.

    Sipas të dhënave të publikuara pak më parë nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me mesatarisht 106.26 lekë 105.60 lekë që ishte të premten.

    Ky është një përmirësim i dukshëm sa i përket euros, megjithatë monedha europiane gjendet ende tepër e zhvlerësuar përballë Lekut, i cili është forcuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit jo vetëm ndaj saj, por edhe në raport me monedhat e tjera.

    Paundi ndërkohë u këmbye mesatarisht me 124.12 lekë sot duke fituar 1.15 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

    Me rritje është edhe dollari amerikan krahasuar me lekun.

    Megjithatë, më shumë se sa një trend rritës i këtyre monedhave ndaj lekut, i cili shihet në pozita mjaft të forta këto kohë, duket se lëvizjet e sotme janë një korrektim i momentit në trendin e përgjithshëm rënës të monedhave të huaja ndaj monedhës sonë.

    Mbetet për t’u parë se si do të paraqiten monedhat nesër dhe në vijim. /albeu.com

  • Furtuna erdhi, këto janë qytetet e Shqipërisë që pushtohen nga rrebeshet, breshëri dhe shtrëngatat e shiut

    Furtuna erdhi, këto janë qytetet e Shqipërisë që pushtohen nga rrebeshet, breshëri dhe shtrëngatat e shiut

    Një pjesë e madhe e kontinentit europian dhe vendi ynë do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.

    Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

    Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 27 °C

    në vendet e ulëta: 18 / 28 °C

    në vendet malore: 11 / 20 °C

    Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Befasohen njerëzit/ Gruaja ngrihet vetë nga arkivoli 8 orë pasi kishte vdekur! (Video)

    Befasohen njerëzit/ Gruaja ngrihet vetë nga arkivoli 8 orë pasi kishte vdekur! (Video)

    Një ngjarje e pazakontë, në kufijtë e mrekullisë, ka ndodhur në Ekuador, ku një grua e cila ishte shpallur e vdekur, është riktheyr në jetë.

    Ajo u deklarua e vdekur në spitalin në Babahoyo, kështu që trupi iu dorëzua familjes, e cila u përgatit për ceremoninë mortore. E moshara qëndroi brenda një arkivoli nga ora 14:00 e pasdites, deri në orën 18:00, po atë ditë.

    Kur familjarët hapën arkivolin për ta ndërruar, ata vunë re se ajo po lëvizte, në përpjekje të dëshp[ëruar për të marrë frymë. Të hskuara, ata i dhanë ndihmën e shpejtë, duke thërritur edhe ambulancën.

    I gjithë momenti është filmuar, teksa familja ngre akuza për neglizhencë për stafin e spitalit.

  • “Punoj si leg*n aty, ajo hipën në…”/ Emigranti shqiptar çmendet pas tradhtisë së të fejuarës: Ia q**** familjen, e di unë se ça do i bëj (Video)

    “Punoj si leg*n aty, ajo hipën në…”/ Emigranti shqiptar çmendet pas tradhtisë së të fejuarës: Ia q**** familjen, e di unë se ça do i bëj (Video)

    Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat”.

    Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.

    Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.

    Klienti niset menjëherë nga Gjermania pas telefonatës së Shkënda Lilit, e cila i tregon fotot e shkrepura në zyrë.

    Emigranti shqiptar nuk ruan dot qetësinë pas asaj që sheh: “Unë punoj si legen aty, ajo hipën në makina të shtrenjta.

    Ka dhe dashnor ë, unë i paguaj qiranë, kush janë këta çunat. Rrobat ja blen tjetri, natën rrugëve, edhe me shisha, shumë bukur. Nuk do iki në Gjermani derisa ta kap vetë, do vi me ty, vazhdo investigimin. Unë vetëm mos e kapsha atë djalin, do ta kap atë, kam 4 vite që punoj për të. Di unë se ça do t’i bëj, më kap me video. Vetëm mos i kapsha. Ia q**** unë familjen asaj,” tha klienti.

    Ndërsa Shkënda u mundua ta qetësonte duke i thënë se investigimi do të vazhdojë por pa praninë e tij për shkak se është shumë gjaknxehtë.