Category: Lajme

  • Përlotet Eduart Grishaj, tregon historinë prekëse të jetës së tij: Babai mbeti vetëm me vëllain, pastaj njohu nënën time…

    Përlotet Eduart Grishaj, tregon historinë prekëse të jetës së tij: Babai mbeti vetëm me vëllain, pastaj njohu nënën time…

    Eduart Grishaj ka folur ditën e djeshme për historinë e jetës së tij duke treguar një anë shumë pak kush e dinte.

    Ai tha se babai dhe nëna e tij kishin qenë të martuar më herët me dy partnerë të tjerë dhe të dy ata kishin ndërruar jetë. Pas disa vitesh nëna dhe babai i tij ishin njohur me njëri tjetrin dhe nga kjo martesë erdhi ne jetë Eduart Grishaj.

    “Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras. Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin.

    Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time. Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain. Të dy u martuan dhe aty linda unë. Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi”, ka treguar Grishaj mes lotësh.

  • U arrestua për blerje votash në Kavajë, gjykata e lë në burg. Dëshmia e Kapedanit: Bisedat i kam bërë me bashkëshorten. Kam një vajzë të vogël, duhet të kujdesem për të

    U arrestua për blerje votash në Kavajë, gjykata e lë në burg. Dëshmia e Kapedanit: Bisedat i kam bërë me bashkëshorten. Kam një vajzë të vogël, duhet të kujdesem për të

    Klodian Kapedani i cili u arrestua nga policia tre ditë më parë nën akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e 14 Majit është lënë në burg nga GJKKO.

    Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka bën me dije se të gjitha bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.

    Kapedani i ka kërkuar gjykatës një masë më të butë sigurie duke pretenduar se ka një vajzë të vogël vetëm 2-vjeçe dhe duhet të përkujdeset për të.

    Kërkesa e tij është rrëzuar nga trupi gjykues. Kapedani u arrestua ditën e premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për blerje votash, gjë e cila është zbuluar nga përgjimet telefonike.

    Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

  • Zbulohen 25 mijë paund të padeklaruara në një automjet në Bllatë, nisin hetimet për çiftin nga Britania e Madhe

    Zbulohen 25 mijë paund të padeklaruara në një automjet në Bllatë, nisin hetimet për çiftin nga Britania e Madhe

    Një rast i mosdeklarimit të të hollave është regjistruar në pikën kufitare të Bllacës.

    Policia bën me dije se nën hetim në gjendje të lirë janë vënë E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, të cilët po udhëtonin në automjetin ku u zbulua shuma e parave.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë

    Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Fshehën në automjet, 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy shtetas (bashkëshortë). Sekuestrohet shuma e parave.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore Bllatë, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin E.P.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e Policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi.

    Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Me armë në brez, arrestohet nga policia 22-vjeçari, emër i njohur për policinë

    Me armë në brez, arrestohet nga policia 22-vjeçari, emër i njohur për policinë

    Pogradec- Kapet me armë një person, arrestohet nga policia.

    Burime bëjnë me dije se i arrestuar është Enis Shaho, 22 vjeç.

    Ai u kap në orët e vona të ditës se djeshme duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Tushemishtit.

    22 vjeçari është i njohur për policinë pasi është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale të armëmbajtjes pa lejë.

    Ndërsa do të jetë prokuroria që do të hetojë lidhur me rastin për të parë nëse Shaho është i përfshirë në ndonjë konflikt.

  • 30 këngëtarë në dasmën e Arbanës dhe Eduartit. Ja kush do ia marri i pari?

    30 këngëtarë në dasmën e Arbanës dhe Eduartit. Ja kush do ia marri i pari?

    I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin.

    Ata pritet të kurrorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali.

    I pyetur se kush do të këndojë në dasmën e tyre, Edi është përgjigjur:

    Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta.

    I pari që do këndojë do jem unë, pastaj ngatë ftuarit, 30 veta janë këngëtarë.

    Do bëjmë dhe ceremoni në kishë.

  • Ky është vjehrri që vrau nusen e djalit dhe burrin e vajzës pasi i zbuloi

    Ky është vjehrri që vrau nusen e djalit dhe burrin e vajzës pasi i zbuloi

    Ishin hapur disa fjale ne rrugët e Sant’Antimo Napoli ku mes dy kunetërve kishte nje lidhje jashtmartesore.

    Kaq iu desh vjehrrit 44 vjecar dhe vret burrin e vajzes dhe gruan e djalit Luigi Cammisa , 29 vjeç dhe Maria Brigida Pesacane , 24 vjeç.

    Ngjarja ndodhi ne mengjes dhe vjehrri kishte dite qe e kishte planifikuar.

    Policia eshte duke rindertuar ngjarjen pse ndodhi pasi mendohet se mes kuneterve kishte nje lidhje mes tyre por mendohet qe ne familjet e tyre ka pasur dhe grindje dhe tashme vjehrri do te vuaj nje denim te rende per nje ngjarje kaq te rende.

    Hetimet po vazhdojn per te zbardhur te vertrten pse ndodhi ngjarja.

  • Ngrihet alarmi/ Ky është vendi ku shënohen temperaturat më të larta të vitit

    Ngrihet alarmi/ Ky është vendi ku shënohen temperaturat më të larta të vitit

    Agjencia Meteorologjike e Britanisë së Madhe (Met Office) njoftoi se dje në vend janë shënuar temperaturat më të larta të këtij viti me 32.2 gradë Celsius.

    Sipas të dhënave të Met Office, më 10 qershor temperaturat arritën në 32.2 gradë Celsius në Chertsey në rajonin Surrey në juglindje të Britanisë. Këto temperatura janë regjistruar si vlerat më të larta të vitit.

    Rekord i temperaturave të vitit u thye edhe në rajonin Auchincruive në Skoci me 29.8 gradë Celsius si dhe në qytetin Armagh në Irlandën e Veriut me 25.3 gradë Celsius.

    Met Office dhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë, paralajmëruan se këtë fundjavë në vend mund të përjetohen probleme shëndetësore si pasojë e të nxehtit ekstrem. Met Office ka parashikuar se i nxehti do të vazhdojë edhe në fillim të javës duke zgjatur këto parashikime deri më 13 qershor.

    Temperatura më e lartë deri më sot në Britani është regjistruar më 19 korrik 2022 me 40.3 gradë Celsius.

  • Pamje të rënda/ Nis sherri mes të rinjve në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

    Pamje të rënda/ Nis sherri mes të rinjve në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

    Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë.

    Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

    Për rastin ka reaguar dhe policia, e cila deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • “Nga e hëna çadrën me vete”/ Del parashikimi i motit për javën që vjen, ja çfarë na pret

    “Nga e hëna çadrën me vete”/ Del parashikimi i motit për javën që vjen, ja çfarë na pret

    Sipas parashikimeve te SHMU, edhe për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.

    Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

    Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • “E pyesja gruan nëse fëmijët janë të mitë apo të nipit, shtirej si e sëmurë”, Harilla kërkon ADN-në (Video)

    “E pyesja gruan nëse fëmijët janë të mitë apo të nipit, shtirej si e sëmurë”, Harilla kërkon ADN-në (Video)

    Harilla deklaron në “Shihemi në Gjyq” se djali i vëllait të gruas i ka thënë se fëmijët i përkasin atij. Pra sipas kësaj deklarate, Harilla e akuzon gruan se ka patur marrëdhënie me nipin e saj duke sjellë në jetë tre fëmijë.

    Me shumë këmbëngulje, Harilla kërkon në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ADN-në e fëmijëve. Ai thotë se e ka pyetur gruan për fjalët që i ka thënë nipi i saj, por ajo është shtirur si e sëmurë.

    Harilla: Unë i kam vënë një unazë gruas.

    Eni Çobani: Po shumë mirë që ia ke vënë.

    Harilla: Ia hoqa unazën. E kam çuar gruan tre herë te urgjenca.

    Eni Çobani: Kur e hoqe?

    Harilla: Pra dy vjetësh e hoqa unazën unë.

    Eni Çobani: Unazën tënde apo unazën e gruas?

    Harilla: Ajo çfarë bënte, bënte “ooo”, gjoja si e sëmurë. E kam çuar tre herë te urgjenca, i mora raport te mjeku i lagjes. I thashë unë ej, po më bën kështu gruaja. “Bën vetë ajo”, tha.

    Ardit Gjebrea: Kush të tha bën vetë? Doktori?

    Harilla: Doktori.

    Ardit Gjebrea: Si të tha?

    Harilla: Tha “bën vetë ajo për të mbuluar këto”.

    Ardit Gjebrea: Po doktori ku e dinte?

    Harilla: E kemi andej nga anët tona. Ia mora, i ka avokati të gjitha ato, ia çova avokatit.

    Eni Çobani: Po mirë doktori ka parë edhe vazhdimësinë e barrave të saj?

    Harilla: E kam çuar tre herë te urgjenca unë gruan. I vinte serumin, ajo bënte sikur…

    Ardit Gjebrea: Ka patur fjalë nëpër fshat që fëmijët mund të mos ishin të tutë?

    Viktor: Jo.

    Harilla thotë se “nuk e di se çfarë ka bërë halla me nipin”. Sipas tij, gruaja nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje për pyetjen nëse deklarata e nipit të saj është e vërtetë.

    Ardit Gjebrea: Më fal se më vjen një pyetje e natyrshme. Ai ty këtë fjalë ta tha në sy të fëmijëve. Po gruaja ishte aty?

    Harilla: Jo, s’ishte gruaja aty.

    Ardit Gjebrea: Po mirë, ti nuk e pyete gruan?

    Harilla: E pyeta gruan. Ajo çfarë bëri, ia bëri ëëë, e mora vëllai jot, e çova te urgjenca, vajti serumi kaq atje, sikur… moj çfarë, je gjë e sëmurë ti i thashë unë. Me të drejtë të Zotit unë, mora rekomandimin, “s’jam sëmurë unë” tha të nesërmen. Ou!

    Ardit Gjebrea: Po ti e pyete prapë?

    Harilla: E pyeta, “s’jam sëmurë” tha.

    Ardit Gjebrea: Jo, jo, jo s’jam sëmurë, a e pyete për fëmijët prapë.

    Harilla: Moj e pyeta, i thashë pse të më thotë Mondi, pse të më thotë këtë llaf, më vret mua.

    Ardit Gjebrea: Po çfarë tha ajo?

    Harilla: Ëëë, bënte si e sëmurë, e çova te urgjenca.

    Eni Çobani: Pra s’ta ka kthyer këtë përgjigje asnjëherë?

    Harilla: Asnjëherë./tvklan.al