Category: Lajme

  • Reshjet e dendura të shiut, IHMK paralajmëron përmbytje në Kosovë! Zonat më të rrezikuara

    Reshjet e dendura të shiut, IHMK paralajmëron përmbytje në Kosovë! Zonat më të rrezikuara

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar përmbytje në disa zona të Kosovës si pasojë e vërshimit të ujit për shkak të reshjeve të shiut.

    Përmes një njoftimi zyrtar, IHMK thotë se mot me shi do të mbajë edhe në ditët në vazhdim.

    “Duke u bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend dhe në përgjithësi në rajon e cila është jo stabile, duke u përcjellë me reshje të shiut, të cilat deri më tani kanë qenë të karakterit lokal me intensitet prej të ulët deri mesatarë e në disa zona deri në mesatarisht të lartë, kanë kontribuar që rrjedhat lumore ti mbajnë të qëndrueshme nivelet dhe prurjet e tyre, ndërsa disa prej tyre aktualisht ndodhën në kuotat e tyre mesatare deri afër maksimaleve”- tha IHMK.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës shton se këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër zonat e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore.

    “Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në komunikatë.

    IHMK sqaron se nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

    -Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

    -Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve.

    Vlen të theksohet se, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha për mediet kosovare se mot i ngjashëm do të jetë deri më 18 qershor.

    “Do të ketë rritje të temperaturave, rritje e lehtë. Të shtunën dhe dielën mesdita do të jetë 1 apo 2 gradë më ulët, pastaj java tjetër do të ketë sërish rritje të temperaturave, por që vranësirat mbesin prezent dhe për shumë ditë, d.m.th. edhe për 9 ditë të ardhshme, deri më 18 qershor nuk parashihet ndonjë ndryshim rrënjësor, përveç që temperaturat do të kenë rritje të lehtë”, theksoi ai.

    Aliu po ashtu theksoi se ekziston rreziku që në zona të izoluara të kemi edhe breshër.

  • Jepet paralajmërimi i bujshëm, stuhia po vjen! Ku do të ketë reshje sot?

    Jepet paralajmërimi i bujshëm, stuhia po vjen! Ku do të ketë reshje sot?

    Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Korçë, dhe reshje lokalisht mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    Në qarqet Korçë dhe Gjirokastër priten që reshjet të shoqërohen me shtrëngata.

    TEMPERATURAT

    Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 24 °C

    në vendet e ulëta: 17 / 26 °C

    në vendet malore: 11 / 19 °C

    ERA

    Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • “Ka filluar alkoolin”/ Lorenci flet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Eglit: Unë i kam prezantuar, por…

    “Ka filluar alkoolin”/ Lorenci flet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Eglit: Unë i kam prezantuar, por…

    Lorenc Hasrama ka treguar ditën e sotme detaje nga ndarja e dyshes Olsi Bylyku dhe Egli.

    Këngëtari ka treguar se ka qenë po ai që e ka njohur dyshen, ndërkohë që tashmë pas ndarjes ka marrdhënie shumë të mirë me të dy.

    “Unë me Eglin kemi qenë shok që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri.

    Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bënë të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira.

    Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë.

    Olsi ka filluar të pij pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”- tha Lorenci.

  • “Nga e hëna ndryshon..” Paralajmërimi i sinoptikanes: Ja çfarë moti pritet deri në datën 17

    “Nga e hëna ndryshon..” Paralajmërimi i sinoptikanes: Ja çfarë moti pritet deri në datën 17

    Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.

    Porja bëri me dije se temperaturat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim. sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

    Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët.

    Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës deri në datat 16 dhe 17.

    Reshjet do jenë prezentë deri në fund të qershorit, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hëna do regjistrojë temperaturën 32 gradë.

    Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike, u shpreh Porja.

  • Gati për atentat? Qarkullonte me armë zjarri me vete, e pëson keq “i forti” në Tiranë (Emri)

    Gati për atentat? Qarkullonte me armë zjarri me vete, e pëson keq “i forti” në Tiranë (Emri)

    Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua E. Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re.

    Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

    Po ashtu, është arrestuar edhe pasagjeri që ka qenë në mjet, D. Kuka 25 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

  • Tërmet i fuqishëm godet këtë shtet, ja sa ishte magnituda (Video)

    Tërmet i fuqishëm godet këtë shtet, ja sa ishte magnituda (Video)

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 me një thellësi fokale prej 140 kilometrash ka goditur prefekturën Hokkaido në Japoninë veriore, njofton tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

    Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Urakaëa, tha agjencia, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

    Video nga momenti i tërmetit:

  • Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “B|ig Brother Vip”.

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

    Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    “Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të, siç mund ta shihni dhe dëgjoni tek video e mëposhtme. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

    Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Ramës.

  • Erdhi në Tiranë me të dashurin, turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

    Erdhi në Tiranë me të dashurin, turistja franceze denoncon të riun shqiptar: Më vodhi varësen me dhunë dhe tentoi më të më puthte

    Një turiste franceze i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar një të ri, duke e akuzuar atë se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur edhe varësen.

    Sipas BW, i riu është vënë në pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë mbrapsht varësen e saj.

    Mësohet se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar, në Tiranë. Mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja ata kishin dalë në një klub nate në zonën e ish Bllokut.

    Pasi janë njohur me dy shqiptarë, i kanë kërkuar atyre që t’i shoqërojnë për në banesën që kishin marrë me qira.

    Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

  • U aksidentua në autostradë, ndërron jetë në spitalin e Kosovës një grua shqiptare

    U aksidentua në autostradë, ndërron jetë në spitalin e Kosovës një grua shqiptare

    Prishtinë- Ka vdekur të shtunën mbrëma në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Viktima po trajtohej në QKUK, ajo u transportua për në spital, pas një aksidenti automobilistik.

    Sakaq, burime bëjmë me dije se trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve të saj.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/

    Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.

  • Humbja e Interit, shqiptari thyen televizorin (Video)

    Humbja e Interit, shqiptari thyen televizorin (Video)

    Jo të gjithë e kanë marrë me sportivitet disfatën e Interit në finalen e Champuons League.

    Ka nga ata qe festojnë për mënyrë se si e interpretoi skuadra ndeshjen, por ka edhe nga ata që thyejnë televizorin nga inati siç është rasti i këtij shqiptari.

    Shkojeni;