Category: Lajme

  • Mira: Pas të 40-ave ‘shpërthen’ si shampanjë! Gjen atë më të mirin (Video)

    Mira: Pas të 40-ave ‘shpërthen’ si shampanjë! Gjen atë më të mirin (Video)

    Mira nga Tirana e thotë me bindje se jeta nis pas të 40-ave. Sot, për “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo thotë se në atë moshë njeriu i ka sistemuar gjërat dhe i dedikohet dëshirave personale.

    Mira: Njeriu ndoshta si ka plotësuar ato që ka dashur dhe pas të 40-ave shpërthen.

    Aldo: Si shpërthen mi?!

    Mira: Si puna e verës që bëhet shampanjë. Eee vera sa më shumë të rrijë bëhet shampanjë.

    Aldo: Unë e di uthull.

    Mira: Jo, jo! Shumë e saktë kjo, është mëse e vërtetë që fillon sepse njeriu deri në të 40-at i vë në terezi gjërat pastaj rregullon veten e vet.

    Aldo: Pastaj kçk, kap ça të kapësh!

    Mira: Jo, jo kçk! Të gjejë atë më të mirin! Jo të bëhesh gaz i botës, se priti, priti e ça mori? Kçk!/tvklan.al

  • Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

    Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

    Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.

    Porja bëri me dije se temperaturat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim. sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

    “Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë. Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës së mitës deri në datat 16 dhe 17 prezent.

    Reshjet do jenë prezentë deri në fund të qershori, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hënë do regjistrojë temperaturën 32 gradë.

    Nesër do kemi reshje pas orës 14:00, do jetë i favorizuar zonat e bregdeteve. Çdo pasdite do mbetet e rrezikuar, por sasitë do jenë jo problematike”, u shpreh Porja.

  • “U martova 17 vjeçe, por të dridhurat e dashurisë i ndjeva pas të 40-ave” (Video)

    “U martova 17 vjeçe, por të dridhurat e dashurisë i ndjeva pas të 40-ave” (Video)

    Shprehja “larg syve, larg zemrës”, mesa duket nuk vlen në çdo rast. Nada nga Tirana ka rrëfyer këtë të Shtunë për “Aldo Morning Show” se u dashurua me bashkëshortin e saj pas 23 vitesh martesë.

    Ajo thotë se të gjitha ndjesitë e bukura i përjetoi vetëm kur u nda prej tij një periudhë.

    Nada: Dashurinë e kam gjetur pas të 40-ave, nuk e dija vetëm se e lexoja nëpër romane. Nuk e dija ç’ishte dashuria.

    Aldo: Ti ke bërë dasëm?

    Nada: Po, kam bërë dasëm.

    Aldo: Sa vjeç u martove ti?

    Nada: 17 vjeç e gjysmë.

    Aldo: Po një sekondë, dhe ti dashurinë e ke gjetur pas të 40-ave?

    Nada: Pas të 40-ave!

    Aldo: Po nga dasma te dashuria më mungojnë shumë vite.

    Nada: Ja kështu lind, tak-fak! Të bëjnë sytë xixa, të dridhëron trupi, të rref zemra fort e thua çfarë më ndodhi vallë?!

    Aldo: Mos ke tension mi?

    Nada: Po dashurinë unë e kam gjetur prapë me burrin tim, pasi u ndamë. Atëherë e kuptova që isha vërtet e dashuruar me burrin tim. M’u shtua dashuria kur e kisha kilometra larg./tvklan.al

  • Prej 4 vitesh i ndarë nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë

    Prej 4 vitesh i ndarë nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë

    Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre 4 vite më parë, një ndarje goxha e bujshme në showbizin shqiptar.

    Pas ndarjes shumica e çifteve nuk mbesin miq, por ndryshe ka ndodhur me Robertin dhe Norën.

    I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Roberti i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Norën e ka shoqe dhe do e ketë gjithmonë.

    Po ti e ke shoqe akoma Norën?

    Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe.

  • E BUJSHME/ Rikthehet Euro? Si i këmbyen sot monedhat e huaja me Lekun

    E BUJSHME/ Rikthehet Euro? Si i këmbyen sot monedhat e huaja me Lekun

    Euro e mbylli ditën e djeshme në nivelet më të ulëta historike ndaj Lekut duke zbritur në 105.1 lekë, ndërsa sot duket se e ka rimarrë pak veten duke iu rikthyer një trendi rritës edhe pse është në nivelet minimale në raport me monedhën tonë kombëtare.

    Mësohet se sot, një euro blihet me 105.4 lekë dhe shitet me 106.7 lekë me një rritje të vogël krahasuar me ditën e djeshme.

    Mbetet për t’u parë nëse kjo është një rritje e momentit në këtë ditë të shtune apo Euro kapi fundin dje dhe tashmë ka filluar të rikuperohet disi.

    Me rritje vërehen edhe monedhat e tjera në raport me lekun, por pavarësisht kësaj, monedha jonë kombëtare paraqitet sërish mjaft e fortë përballë tyre pasi dje euro kapi minimumin historik, kurse USD iu afrua treguesve të 20 viteve më parë. /albeu.com

  • I FUNDIT/ Tërmet i fortë trondit Greqinë

    I FUNDIT/ Tërmet i fortë trondit Greqinë

    Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë këtë mesdite.

    Tërmeti me magnitude 4.1 balle dhe thellësi fokale 2km është ndjerë në disa qytetet të Greqisë.

    Deri më tani nuk është raportuar për dëme.

  • Turisti lë “gojëhapur” sarandiotët, shkon në supermarket me mbathje nëpër këmbë (Foto)

    Turisti lë “gojëhapur” sarandiotët, shkon në supermarket me mbathje nëpër këmbë (Foto)

    Jugu i Shqipërisë është mbushur me turistë nga vende të ndryshme të botës.

    Banorët e Sarandës janë përballur me një skenë të sikletshme në një market të qytetit.

    Një turist i huaj ka shkuar në market me të brendshme dhe ka habitur banorët e Sarandës.

    Ai është fotografuar dhe pamjet janë publikuar në mediat lokalë në Sarandë, ndërsa tani po bëjnë xhiron e rrjetit.

  • Aksident i rëndë, furgoni përplaset me motorin e policisë

    Aksident i rëndë, furgoni përplaset me motorin e policisë

    Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier.

    Një furgon është përplasur me një motor police. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i lënduar efektivi i policisë.

    Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./albeu.com/

  • E RËNDË! Ndërron jetë papritur aktori i njohur

    E RËNDË! Ndërron jetë papritur aktori i njohur

    Aktori i njohur, Mike Batayeh, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Familja e komedianit i tha TMZ se ai vdiq në shtëpinë e tij në Michigan në gjumë më 1 qershor pas një ataku kardiak.

    Batayeh nuk kishte probleme me zemrën, sipas familjes, duke e përshkruar vdekjen e tij si shumë të papritur.

    “Ai do t’i mungojë shumë ata që e donin” dhe të tjerët që e shijuan karrierën e tij, tha familja e tij në një deklaratë.

    Batayeh u shfaq në tre episode të serialit dramatik të hitit AMC Breaking Bad në 2011, seriali u shfaq midis 2008 dhe 2013. Ai ishte gjithashtu një komedian dhe aktor zëri.

    Gjatë gjithë karrierës së tij ai u shfaq në filma të shumtë, duke përfshirë American Dreamz dhe Detroit Unleaded, dhe në shfaqje televizive duke përfshirë The Bernie Mac Shoë dhe CSI: Miami. Ai gjithashtu kishte një rol aktrimi zanor në X-Men: Days of Future Past.

    Batayeh ka pesë vëllezër e motra dhe një familje e madhe e zgjeruar.

  • E rëndë në vend/ Makina përplas dy të mitur dhe “zhduket”, detajet e para

    E rëndë në vend/ Makina përplas dy të mitur dhe “zhduket”, detajet e para

    Një aksidenti i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në qendër të Rrogozhinës.

    Një automjet tip “Ford”, me targë dhe drejtuar ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë të mituri ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Rrogozhinë/Informacion paraprak

    Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al