Category: Lajme

  • “E ka mendjen tek fama, jo tek dashuria për të”- I fali shpullën, por jo… Luizi Ejlli sherr me Kejvina Kthellën për shkak të Kiarës

    “E ka mendjen tek fama, jo tek dashuria për të”- I fali shpullën, por jo… Luizi Ejlli sherr me Kejvina Kthellën për shkak të Kiarës

    Një ndër momentet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ishte debati i ashpër mes Luiz Ejllit dhe Kejvina Khjellës ku debati mes tyre agravoi aq sa kjo e fundit e goditi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

    E ky veprim i këngëtares solli dhe eliminimin e saj nga loja, e cila disa javë më pas i dërgoi Luizit një dron ku i kërkonte publikisht falje dhe që atëherë modelja e ka shprehur jashtë mbështetjen e saj për Luizin.

    Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën. Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë.

    Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara. Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga Kejvina.

    Kjo ka bërë që ti vijë fundi raportit që sapo kishte rivendosur me Kejvinën. Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.

    “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, u shpreh asokohe këngëtari.

    Modelja seksi u kthye në fansen më të zjarrtë të Luizit, madje shpesh herë duke sulmuar edhe Kiarën. Kejvina Kthella ka analizuar sherrin mes Efit dhe Kiarës e Luiz, të cilët nga miq duket se po kthehen në kundërshtarë të fortë. Ish-velina, e cila u përjashtua nga BBV pasi gjuajti me shpullë Luizin, tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit sepse doli lojtare më e zgjuar. Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.

    “Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është më e zgjuar se ajo. E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju). Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar. Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo. Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrmuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij. Por e dashura e tij e ka mendjen tek fama dhe jo dashuria për të. Çfarë faji ka Luizi që është verbuar dhe ka dashuruar vajzën e gabuar? Kiarita po shkatërron Luizin, fama po shkatërron Kiarën.”

    Me anë të një shkrimi të gjatë në “Instagram”-in e saj, modelja shprehet se ra pre e në manipulimi brenda shtëpisë dhe thekson se vendimi për të hyrë në spektakël ishte i gabuar.

    “Kejvina e ‘BB Vip’, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata. ‘Big Brother Vi’p nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem”, shkruan fillimisht modelja.

    Më pas ish-banorja i ka kërkuar dhe falje publike Luizit, të cilin e cilësoi si mikun më të mirë në atë shtëpi dhe që është treguar i vërtetë me të.

  • Historia e trishtë e një familje në gjak/ Kunati vrau një person, gruaja: Jam në ankth çdo ditë deri sa meshkujt kthehen në shtëpi!

    Historia e trishtë e një familje në gjak/ Kunati vrau një person, gruaja: Jam në ankth çdo ditë deri sa meshkujt kthehen në shtëpi!

    Një konflikt mes dy burrave në një lokal të Tiranës para 10 vitesh solli dhe nisjen e gjakmarrjes mes dy fiseve. Viktima i kishte ofenduar autorit besimin fetar dhe familjen (nenën, motrën), ky i fundit kishte insistuar t’i kërkonte falje, kjo nuk ndodhi dhe autori e vrau.

    Autori u burgos por konflikti nuk u mbyll aty, dy familjet tashmë janë në gjak me njëra-tjetrën.

    “Shqipëria Live” transmetoi ditën e sotme një intervistë me kunatën e autorit (gruaja e vëllait), e cila tregoi se si pas ngjarjes u largua nga qyteti i saj i origjinës për t’u shpërngulur në një fshat të një zone tjetër, në kushte tejet të vështira ekonomike.

    Ndonëse gjakësi nuk ka tentuar asnjëherë të marri hak, ata vazhdojnë të ruhen pasi siç dhe ajo shprehet janë fajtor dhe është radha e tyre të marrin hak. 58-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve tashmë është bërë gjyshe dhe çdo ditë jeton me frikën e gjakmarrjes.

    Djemtë e saj nuk janë kurrë në shtëpi, vinë dhe ikin pa lajmëruar. Burri del fshehurazi ndërsa për të punuar e kanë vështirë sepse askush nuk do të punësoj dike që është në gjak pasi nuk do ta vendosi veten e tij në rrezik. Gruaja shprehet se jeton çdo ditë me frikë derisa meshkujt e shtëpisë kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Ëndërron që një ditë të arrihet pajtimi mes dy familjeve.

    58-vjeçarja bën apel për ndihmë pasi ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe askush nuk i ka ndihmuar për këtë, ata jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike 65 mijë lekë.

    Pjesë nga intervista:

    Prej sa vitesh jeni në gjak?

    Prej 10 vitesh jemi në gjak

    Si nisi konflikti?

    Kanë qenë në Tiranë, në lokal duke pi kafe. Ai i ka sharë fenë, nënën dhe motrën. E ka falur aty. Ka ik te shtëpia i ka thënë a më kërkon falje, ai i ka thënë jo, edhe më shumë. I ka thënë ulu në gjunjë e kërko falje, nuk e ka pas në mend për ta vrarë. Tre ditë pas ngjarjes ne morëm vesh për çfarë kishte ndodhur. Djemtë e mi ishin në arë me kalë dhe burri i ruante nga dritarja me automatik.

    Gjatë këtyre 10 viteve, fëmijët janë rritur, ju jeni bërë gjyshe, a ka qenë e vështirë?

    Shumë ka qenë. Nuk e di askush, përveç atyre që janë në këtë situatë. Nuk mundesh me dalë më burrin apo djalin me shëtit, pasi ke frikë.

    I takon djemtë çdo ditë?

    Jo. Nuk e di as kur vijnë dhe as kur dalin. Nuk tregojnë. Kanë punët dhe hallet e tyre, duhet me gjet nja kafshatë bukë. Nuk kemi asnjë të ardhur, marr 65 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike.

    Ke frikë për nipërit?

    Shumë

    Jetoni të ndarë?

    Po. Kam shumë mall për ta, i shoh shumë rrallë. Veç kur shkoj vetë me i takuar.

    Keni kërkuar ju për tu pajtuar, keni dëshirë?

  • “Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…

    “Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…

    Një vajzë sportiste, e cila quhet Leticia, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, për të folur për pasionin e saj që ka ndaj motorëve.

    Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, vetëm 4 muaj, ajo ka arritur t’i japë motorit si një profesioniste. Motoristja tregon se sot në emision ka ardhur nga Berati me motor, pasi ndodhej aty për të parë një garë e cila zhvillohet çdo vit nga motoristë profesionistë nga shumë vende të botës.

    E pyetur për emocionet dhe adrenalinën që i jep motori, ajo shprehet:

    “E si do e përshkruaj unë pjesën e adrenalinës së motorit? Mund të jetë i vetmi moment në jetën e njeriut, ku truri lidhet shumë me zemër dhe po nuk punuan të dyja njëkohësisht ti mund të bësh ndonjë gabim. Adrenalina të rrit shumë rrahjet e zemrës, por njëkohësisht duhet të jesh shumë në fokus dhe të shohësh se çfarë ke përpara sepse gabimet, gjërat fatale ndodhin në një sekondë ku ti nuk e ke mendjen”.

    Leticia tregon se shpesh herë, sidomos në fillimet e saj, njerëzit e ngatërronin me mashkull, madje ka dhe nga atë që i thërrisnin ‘vëllai’.

    “Unë gjithmonë dukem si mashkull, sidomos në fillim fare. Tani edhe motori ka një ngjyrë karakteristike, Tirana është e vogël dhe mund të më njohin, por në fillim fare kur e mora, ka pasur momente që më kanë thirrur ‘vëllai’”, shprehet Leticia.

    Ajo tregon se prindërve ka pritur tre muaj për t’u thënë se ka marrë një motor për shkak të merakut që ata mund të kishin.

    “Prej merakut zgjodha t’ja thosha tre muaj pasi mora motorin dhe që e mësova, sepse po të dalësh dhe t’i thuash nënës dhe babait shiko se unë dje mora motorin dhe nesër do iki në shkollë, ata bëhen më merak sesa të dalësh një ditë dhe t’i thuash që kam tre muaj që qarkulloj dhe ndihem mirë”, tha ajo.

    E pyetur nga Blendi Salaj se “ku e mbajte motorin këto tre muaj që e mbajte të fshehtë?”, Leticia u përgjigj:

    “Tek palestra ime. Nuk ndihesha mirë për këtë pjesë, merrja makinën në shtëpi, ikja në punë, parkoja makinën, merrja motorin, mbaroja të gjitha punët, në darkë parkoja motorin, merrja makinën”.

  • Arrestohet gazetari që shpërndante drogë për VIP-at, lidhja me Efin

    Arrestohet gazetari që shpërndante drogë për VIP-at, lidhja me Efin

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj gjatë natës, të cilët shpërnanin lëndë narkotike në lokalet e qytetit bregdetar.

    Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit “Parts 4’ janë arrestuar në flagrancë në një lokal në Dhërmi Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Gjatë arrestimit atyre ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 800 doza kokainë, 750 doza kanabis, një peshore elektronike, si dhe një shumë arash e përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.

    Mes të arrestuarve është dhe miku i ngushtë i një prej banoreve më të famshme të BBV, efi Dhedhes.

    Xhoi Bare i cili njihet për shoqërinë e ngushtë me Efi Dhedhes, ka qenë një nga tre të arrestuarit që shpërndante lëndë narkotike në aktivitetin festiv në Dhërmi.

    Gjatë qëndrimit të Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë.

    Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Ëhy Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

  • E “premtja e zezë”, euro dhe paundi kapën fundin sot

    E “premtja e zezë”, euro dhe paundi kapën fundin sot

    Euro dhe monedhat e tjera europiane vijojnë të zhvlerësohen në raport me Lekun, ndërsa më e goditura duket të jetë ajo europiane, e cila po humb terren ndjeshëm nga ora në orë.

    Banka e Shqipërisë sapo ka publikuar të dhënat nga tregu valutor duke treguar që një euro është këmbyer sot mesatarisht me 105.62 lekë duke humbur 0.77 pikë në raport me ditën e djeshme.

    KURRË më parë euro dhe leku nuk kanë qenë në këtë raport, ndërsa duket qartësisht që vendi është kthyer në një lavatriçe të madhe parash të pista duke dekurajuar biznesin dhe punën e ndershme.

    Euro në vetvete është duke u zhvlerësuar në tregjet e huaja edhe ndaj monedhave të tjera, por ritmi i zhvlerësimit ndaj Lekut është shumë më i shpejtë duke konfirmuar faktin se problemi kryesor janë pikërisht paratë e pista që po pastrohen masivisht në Shqipëri.

    Pikë ndaj Lekut po humbet edhe Dollari Amerikan, i cili sipas BSH-së sot është këmbyer me mesatarisht 98.07 lekë. Ndërkohë, Paundi Britanik këmbehet sot me mesatarisht 122.97 lekë. /albeu.com

  • “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    Nikoll Sherrniku, personi që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”.

    Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja. Burime për Euronews bëjnë me dije se është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

    Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”. Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

    28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash. Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

  • “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    Betta Shahini ka folur pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë. Ajo dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

    Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit të së bijë. Ai u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

    Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

    “Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës.

    Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë.

    “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur. Duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë. Se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

    Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

    Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

    “Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

    Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte.

    “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”.

    Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

    “Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

  • Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, ku për pasojë janë shkaktuar dëme në dy lokale dhe një dyqan.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:20, në afërsi të sheshit ‘Adem Jashari’. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Njoftimi i policisë i Kosovës:

    Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

  • Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e banesës së Shpëtime Pitaku në Durrës.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë dhe denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

    Ai ka deklaruar se në banesë nuk ka pasur asnjë person në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, pasi kanë qenë në punë.

    Bashkëshorti i gjyqtares në Gjykatën e Durrësit është shprehur se i kanë marrë një shumë të vogël parash dhe bizhuteri.

    Raportohet se grabitës kanë marrë një shumë prej 2000 euro.

    Ndërkohë në lagjen ku banon gjyqtarja, si edhe në banesën e saj nuk ka kamera sigurie.

  • Hëngri darkë e bë “tapë” me të shoqin, detaje të reja nga vdekja e turistes polake në Durrës

    Hëngri darkë e bë “tapë” me të shoqin, detaje të reja nga vdekja e turistes polake në Durrës

    Një turiste polake ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi ka rënë nga ballkoni i dhomës së hotelit ku ishte akomoduar bashkë me bashkëshortin e saj. Ndërkohë, janë zbardhur detaje nga ngjarja tragjike që ka tronditur zonën e Plazhit të mbushur me pushues.

    Mësohet se turistja polake B. V., 55 vjeçe dhe bashkëshorti kishin disa ditë që ndodheshin në hotelin Royal. Pas darkës dyshohet se çifti kishin konsumuar alkool, teksa aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

    Turistja është dërguar në spital, por nuk ka pasur asgjë për të bërë pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend. Trupi i saj është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

    Burimet thanë se gruaja kishte konsumuar pije alkoolike dhe më pas ka rënë nga ballkoni. Ngjarja ka shkaktuar panik e shok në zonë, ku ndodhen turistë e pushues të shumtë.