Category: Lajme

  • Doktori shqiptar i tha të operohet, doktori italian e shokon me të vërteten

    Doktori shqiptar i tha të operohet, doktori italian e shokon me të vërteten

    Dh.R. e semurë nga zemra dhe mbipesha shkon me urgjencë ne nje spital privat ne Tirane. Pas ekzaminimit qe i bëjnë doktorët i thonë që duhet te operohet. Dhe operimi kushtonte 10 mijë euro.

    Nga pamundesia e pagimit te shumes se lekeve e bija e dergon ne Itali per nje vizite me te specializuar. Dhe pas vizites qe beri ne spitalin italian doktori italian i jep lajmin e mire:

    “ Ju nuk keni nevoje per nje operacion pasi per verehet vetem takikardi, keshtu qe thjesht duhet te pini ilacet dhe nuk eshte e nevojshme operimi”.

    Doktoret shqiptare ne spitalet private i ngjajne kasapëve, çdo gjë e lidhin me paranë, thotë zonja në fjalë, dhe ata i shikojnë njerezit si tufa parash ndaj beni kujdes se ndoshta per nje dhimbje koke ju ikin 10 mijë euro.

    Merrni gjithmone mendim te dyte apo te trete kur eshte fjala per specialistet ne Shqiperi

  • 2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    ITALI- Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Siç raportojnë mediat italiane, dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.

    Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

  • “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    Analisti Genc Burimi foli ditën e sotme për situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimet për lidershipin.

    Burimi u shpreh në një intervistë në Panorama se në rast se merret në pyetje kryeministri, sytë do të kthehen nga kryetari i opozitës. Ai theksoi se në fushatën elektorale në SHBA çështja “McGonigal” do të jetë në qendër të akuzave mes palëve.

    “Po u mor Rama në pyetje nga SPAK dobësohet. Kur shteti dobësohet, atëherë sytë e mediave kthehen nga numri një i opozitës. Në Francë nëse dobësohet Macron sytë kthehen nga Le Pen. Sot në Shqipëri kemi një element të pazgjidhshëm është që numri një i opozitës është Berisha. McGonigal do të jetë në qendër të fushatës Trump-Biden. Kur të fillojë fushata do të jetë shumë e ashpër. Trump do thotë pse nuk gjykohem nga prokurori dhe nuk gjykohet Biden”, tha Burimi.

    Ai komentoi edhe rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

    “Rruga i është hapur Bashës për t’u kthyer për sa kohë nuk është larguar. Më rrjedh fare natyrshëm. Basha po e shikon çfarë po ndodh. Ndaj Lulzim Bashës amerikanët janë po aq të zgjuar sa ndaj Edi Ramës. Basha u tregua kamikaz në politikë. Vrau babanë e tij politik. Nuk e dimë tani. Basha ka një mbështetje totale”, deklaroi Genc Burimi.

  • Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Forcimi i Lekut ndaj Euros po vazhdon me ritme të pandërprera dhe po e tërheq monedhën vendase në nivele rekord edhe kundrejt shumicës së valutave të tjera.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot në minimumin e ri historik prej 106.39 lekësh, në rënie të mëtejshme me 0.56 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e euros po zhyt edhe kursin e valutave të tjera me monedhën vendase.

    Paundi Britanik shënoi gjithashtu një rekord të ri historik, prej 123.58 lekë.

    Dollari Amerikan ra sërish, në nivelin e 99.15 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2011.

    Franga Zvicerane është gjithashtu në rënie të fortë dhe u këmbye të enjten me 109.06 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

  • Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandin e parë të targave të personalizuara.

    Targa më e lakmuar dhe e paguar është Targa “ZZ77ZZ” dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7″ dhe targa “1K1NG”!

    Përfaqësuesi nga Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor DPSHTRR i ftuar në “Shqipëria Live”, Sokol Duma foli në lidhje kombinimet e targave që janë bërë më shumë.

    “Ka pasur disa kombinime që luanin dhe me ironinë. Kërkesat kryesore kanë qenë për qytetet, emrat e individëve, ose kombinime si psh ZZ 777 ZZ , që shprehin një lloj ekuivalence numra dhe shkronja.

    Noizy mund të ketë qenë një ndër të parët që ka marrë një targë të personalizuar, por që vlerën e saktë nuk di të ta them”, tha Duma.

  • Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë natës. Një kamionist shqiptar ka humbur jetën. Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit.

    Sipas detajeve të para nga mediat italiane, kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t.

    Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

    Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.

    Mësohet se babë e bir po transportonin qershi. Dyshimet e para janë që ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit, përgjumjes apo një sëmundjeje të papritur që kanë bërë që shqiptari të mos shihte paralajmërimet në rrugë dhe të shmangte korsinë. /tvklan.al

  • Aksident i katërfishtë, raportohet për viktima

    Aksident i katërfishtë, raportohet për viktima

    Të paktën 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Milano të Italisë.

    Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë të paktën 4 makinat që u përfshinë në përplasjen e dhunshme që ndodhi në autostradën A4 të Milanos.

    Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi probleme me qarkullimin për disa orë.

  • 20- vjeçari plagos me thikë të miturin, dalin detajet e para

    20- vjeçari plagos me thikë të miturin, dalin detajet e para

    Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

    17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

    Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Tërmeti i fortë shkundi vendin grek, vjen reagimi i kryebashkiakut: Kemi dalë nga shtëpitë tona

    Tërmeti i fortë shkundi vendin grek, vjen reagimi i kryebashkiakut: Kemi dalë nga shtëpitë tona

    Një tërmet 4.8 Rihter jashtë Atalantit , në zonën e Lokrida Fthiotidës të Greqisë, ka ndodhur rreth orës 15:30 të së enjtes, ku dridhja është ndjerë veçanërisht në Athinë .

    Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti ka ndodhur 13 km në jugperëndim të Atalantit.

    Kjo dridhje u pasua nga dy më të vogla në më pak se 10 minuta .

    E para ishte 2,5 Rihter 9 km në VP të Orchomenos dhe e dyta 2,6 Rihter 5 km JP të Atalantit.

    Kryebashkiaku i Atalantisit: “Kemi dalë nga shtëpitë tona”

    Kryetari i Atalantisit, Athanasios Zekendes foli për protothema.gr për dridhjet e forta që tronditën rajonin dhe u ndjenë edhe në Atikë, duke thënë: “Është ndjerë në të gjithë rajonin dhe konkretisht në fshatin Exarchos. Të gjithë kemi dalë nga shtëpitë tona. Dhe unë jam në rrugë në momentin që po flas me ju, sepse pas tërmetit ka frikë. Deri më tani nuk raportohet për dëme. Shpresojmë që ky të ishte tërmeti kryesor dhe të mos ketë një tjetër po aq të fortë. Le të bëhen ceremonitë e pas tërmetit dhe qetësohuni”.

    “Njerëzit u kapën në befasi dhe si në Atalanti ashtu edhe në fshatrat përreth banorët janë në rrugë”deklaron për APE-MPE zëvendësguvernatori i Fthiotidës Ilias Sanidas . Sipas zv.guvernatorit, “policia dhe zjarrfikësit po patrullojnë tashmë fshatrat përreth Atalantit për të përcaktuar nëse ka dëme dhe deri më tani nuk është bërë asnjë raport përkatës”, por siç thekson ai është shumë herët. Kontrollet vazhdojnë si në qytetin e Atalantit ashtu edhe në fshatrat Kalapodi dhe Exarchos, por edhe më gjerë . Sipas banorëve të fshatit Exarchos, “në disa shtëpi të vjetra kanë rënë disa çati, por ende nuk kemi një pamje përfundimtare”.

    Ndërkohë, një rrëshqitje dheu ka ndodhur në Tragana gjatë tërmetit.