Category: Lajme

  • Euro në “rënie të lirë”/ Parlajmëron Artan Hoxha: Çunat nga Ekuadori më thanë se dollari…

    Euro në “rënie të lirë”/ Parlajmëron Artan Hoxha: Çunat nga Ekuadori më thanë se dollari…

    Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonomikë.

    Por edhe gazetarit Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook, shkruan se ka komunikuar me “çunat” në Ekuador, të cilët e kishin informuar se atje nuk kishte asnjë lëvizje të këmbimit të dollarit amerikan.

    “Mbani frymen njerez…. Euro me në fund, pas shume sakrificash, zbriti në rekordin historik prej 105.6 lekesh… Çunat ne Guayaquil, qytetin me kater porte, apo i njohur ndryshe si porti me i madh boteror nga ku nisen dergesat e kokaines, me thone se dollari amerikan (monedha kombetare e Ekuadorit) nuk ka levizur as centin… Keshtu si ka nisur kjo vere, per hajer na dalte!!!!,”-shkruan Artan Hoxha.

    Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Sipas agjentëve të këmbimit, rënia e vlerës së euros shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

  • VIDEO e momentit kur 32-vjeçari sirian godet me thikë fëmijët në parkun e lojërave

    VIDEO e momentit kur 32-vjeçari sirian godet me thikë fëmijët në parkun e lojërave

    Në media është shpërndarë momenti kur 32-vjeçari sirian plagos fëmijët në parkun e lojërave.

    Opinioni publik francez është i tronditur dhe thellësisht i shqetësuar nga sulmi i sotëm i një 32-vjeçari sirian, i cili para orës 10 të mëngjesit, sipas orës lokale, goditi me thikë gjashtë persona në një shesh në qytetin Annecy në Haute-Savoie, katër fëmijë të vegjël, nga mosha dy deri në 3 vjeç dhe dy të rritur.

    Nga dy fëmijët e tjerë që u goditën me thikë, njëri është vetëm 22 muajsh, me origjinë gjermane, ndërsa tjetri tre vjeç, me origjinë nga Britania. Autori që shpërndau terror në këndin e lojërave ku luanin të shkujdesur fëmijët e vegjël quhet “Abdalmasih H”. Ai ka marrë statusin e refugjatit në Suedi, është i martuar me një grua suedeze dhe është baba i një fëmije tre vjeçar. Autori nuk kishte “dosje” në Polici. Atij i është gjetur një kryq dhe siç është shprehur ai është i krishterë me origjinë siriane.

    https://twitter.com/i/status/1666747771162877953

  • “Derisa vdekja të na ndajë…”, ish-banori i ‘BBV’ trondit të gjithë me deklaratën e fundit (foto)

    “Derisa vdekja të na ndajë…”, ish-banori i ‘BBV’ trondit të gjithë me deklaratën e fundit (foto)

    Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

    Tashmë kanë filluar xhirimet e “Kepi i Tundimeve” dhe disa nga ish-banorët e “BBV2” janë pjesë e saj. Jori Delli dhe Ronaldo Sharka janë dy prej tyre dhe deri më tani kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke postuar video dhe foto shumë ‘funny’ së bashku. Një ndër to ka qenë edhe kjo e sotmja, ku duken të shtrirë në dysheme dhe pa jetë e ajo çfarë kanë shkruar ka marrë gjithashtu vëmendje:

  • Doktori shqiptar i tha të operohet, doktori italian e shokon me të vërteten

    Doktori shqiptar i tha të operohet, doktori italian e shokon me të vërteten

    Dh.R. e semurë nga zemra dhe mbipesha shkon me urgjencë ne nje spital privat ne Tirane. Pas ekzaminimit qe i bëjnë doktorët i thonë që duhet te operohet. Dhe operimi kushtonte 10 mijë euro.

    Nga pamundesia e pagimit te shumes se lekeve e bija e dergon ne Itali per nje vizite me te specializuar. Dhe pas vizites qe beri ne spitalin italian doktori italian i jep lajmin e mire:

    “ Ju nuk keni nevoje per nje operacion pasi per verehet vetem takikardi, keshtu qe thjesht duhet te pini ilacet dhe nuk eshte e nevojshme operimi”.

    Doktoret shqiptare ne spitalet private i ngjajne kasapëve, çdo gjë e lidhin me paranë, thotë zonja në fjalë, dhe ata i shikojnë njerezit si tufa parash ndaj beni kujdes se ndoshta per nje dhimbje koke ju ikin 10 mijë euro.

    Merrni gjithmone mendim te dyte apo te trete kur eshte fjala per specialistet ne Shqiperi

  • 2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    ITALI- Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Siç raportojnë mediat italiane, dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.

    Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

  • “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    Analisti Genc Burimi foli ditën e sotme për situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimet për lidershipin.

    Burimi u shpreh në një intervistë në Panorama se në rast se merret në pyetje kryeministri, sytë do të kthehen nga kryetari i opozitës. Ai theksoi se në fushatën elektorale në SHBA çështja “McGonigal” do të jetë në qendër të akuzave mes palëve.

    “Po u mor Rama në pyetje nga SPAK dobësohet. Kur shteti dobësohet, atëherë sytë e mediave kthehen nga numri një i opozitës. Në Francë nëse dobësohet Macron sytë kthehen nga Le Pen. Sot në Shqipëri kemi një element të pazgjidhshëm është që numri një i opozitës është Berisha. McGonigal do të jetë në qendër të fushatës Trump-Biden. Kur të fillojë fushata do të jetë shumë e ashpër. Trump do thotë pse nuk gjykohem nga prokurori dhe nuk gjykohet Biden”, tha Burimi.

    Ai komentoi edhe rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

    “Rruga i është hapur Bashës për t’u kthyer për sa kohë nuk është larguar. Më rrjedh fare natyrshëm. Basha po e shikon çfarë po ndodh. Ndaj Lulzim Bashës amerikanët janë po aq të zgjuar sa ndaj Edi Ramës. Basha u tregua kamikaz në politikë. Vrau babanë e tij politik. Nuk e dimë tani. Basha ka një mbështetje totale”, deklaroi Genc Burimi.

  • Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Forcimi i Lekut ndaj Euros po vazhdon me ritme të pandërprera dhe po e tërheq monedhën vendase në nivele rekord edhe kundrejt shumicës së valutave të tjera.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot në minimumin e ri historik prej 106.39 lekësh, në rënie të mëtejshme me 0.56 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e euros po zhyt edhe kursin e valutave të tjera me monedhën vendase.

    Paundi Britanik shënoi gjithashtu një rekord të ri historik, prej 123.58 lekë.

    Dollari Amerikan ra sërish, në nivelin e 99.15 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2011.

    Franga Zvicerane është gjithashtu në rënie të fortë dhe u këmbye të enjten me 109.06 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

  • Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandin e parë të targave të personalizuara.

    Targa më e lakmuar dhe e paguar është Targa “ZZ77ZZ” dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7″ dhe targa “1K1NG”!

    Përfaqësuesi nga Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor DPSHTRR i ftuar në “Shqipëria Live”, Sokol Duma foli në lidhje kombinimet e targave që janë bërë më shumë.

    “Ka pasur disa kombinime që luanin dhe me ironinë. Kërkesat kryesore kanë qenë për qytetet, emrat e individëve, ose kombinime si psh ZZ 777 ZZ , që shprehin një lloj ekuivalence numra dhe shkronja.

    Noizy mund të ketë qenë një ndër të parët që ka marrë një targë të personalizuar, por që vlerën e saktë nuk di të ta them”, tha Duma.

  • Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë natës. Një kamionist shqiptar ka humbur jetën. Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit.

    Sipas detajeve të para nga mediat italiane, kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t.

    Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

    Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.

    Mësohet se babë e bir po transportonin qershi. Dyshimet e para janë që ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit, përgjumjes apo një sëmundjeje të papritur që kanë bërë që shqiptari të mos shihte paralajmërimet në rrugë dhe të shmangte korsinë. /tvklan.al