Category: Lajme

  • Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë (Video)

    Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë (Video)

    Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, disa nga banorët s’kanë më komunikim me njëri-tjetrin.

    E mesa duket kjo ndodhi dhe me Dean.

    Ish-finalistja e “Big Brother VIP 2”, ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe për jetën e saj private.

    Biseda:

    Pyetje – Çfarë ka ndryshuar te ajo kjo eksperiencë?

    Dea: Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur.

    Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë vepron ashtu si të vjen.

    Ishte shumë sfiduese si eksperiencë.

    Pyetje – A është në një lidhje Dea Mishel?

    Dea: Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh).

    Dua një mashkull që të jep siguri.

    Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.

    Pyetje – Me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur Dea kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience?

    Dea: Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin.

    Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar.

  • Ish-shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Vendet e aleancës ushtarake mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, ja çfarë pritet

    Ish-shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Vendet e aleancës ushtarake mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, ja çfarë pritet

    Disa vende të NATO-s mund të jenë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse shtetet e tjera anëtare nuk japin garanci sigurie për Kievin, thuhet se ka thënë një ish-sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

    Anders Rasmussen u citua nga The Guardian të ketë thënë se ekziston një “mundësi e qartë” që shtetet e NATO-s mund të ndërmarrin veprime individualisht nëse grupi nuk mund të vendosë për një rrugë përpara për Ukrainën.

    “Ne e dimë se Polonia është shumë e angazhuar në ofrimin e ndihmës konkrete për Ukrainën. Dhe nuk do të përjashtoja mundësinë që Polonia të angazhohej edhe më fort në këtë kontekst në baza kombëtare dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e trupave nga toka”, tha ai.

    “Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndjenjat polake, polakët mendojnë se për një kohë të gjatë Evropa Perëndimore nuk i dëgjoi paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus.”

    Anëtarët e NATO-s janë larguar nga vendosja e në tokë në Ukrainë ose vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi vend pasi kjo do të sillte Rusinë në konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e tyre.

    Në vend të kësaj, ata kanë dhënë miliarda në ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake që nga shpërthimi i luftës.

  • I akuzuar për atentatin në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e Sherrnikut: Në momentin e vrasjes, kam qenë …

    I akuzuar për atentatin në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e Sherrnikut: Në momentin e vrasjes, kam qenë …

    I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku përballë grupit hetimor ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Ai u shpreh se atë periudhë që është bërë atentati ka qenë në burg.

    I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku ka mohuar të ketë dijeni për atentatin në Don Bosko të regjistruar mbrëmjen e 12 Marsit ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja.

    28-vjeçari i akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ka pohuar ndër të tjera se gjatë asaj periudhe ai ndodhej në burg.

    Grupi hetimor ngre dyshime të forta se Sherrniku ka përfshirë edhe persona të tjerë për të siguruar targat gjermane po ashtu edhe automjetin tip ‘BMW’, i cili u gjetë i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

    Nikoll Sherrniku ndodhet në burg prej gushtit të viti 2022 pasi u arrestua për armbajtje pa leje dhe municione luftarake. Po ashtu ka qenë një person i dyshuar edhe për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela, por për shkak të mungesës së provave u lirua.

  • Tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, 26- vjeçarja përfundon në spital

    Tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, 26- vjeçarja përfundon në spital

    Një vajzë e re nga fshati Dorëz i Librazhdit ka tentuar që t’i japë fund jetës.

    Mësohet se 26-vjeçarja me iniciale A.H në momentin që tentoi të vetëvarësh, u pikas nga familjarët.

    Mënjëherë ajo është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

    Gjëndja shëndetësore e të resë është kritike, ndërkohë që nuk dihet se cilat ishin arsyet që e çuan të renë të tentonte vetëvarjen.

    Në pyetje po merren familjarët e saj nga policia në mënyrë që të zbardhen detaje nga ngjarja.

  • Krim i dyfishtë në familje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje të fshehtë

    Krim i dyfishtë në familje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin, dyshonte se kishin lidhje të fshehtë

    Një krim i dyfishtë ka ndodhur në një familje italiane. Raffaele Caiazzo, 44 vjeç vrau dhëndrin (bashkëshortin e vajzës) dhe nusen (bashkëshorten e të birit) pasi dyshonte se ata të dy kishin një lidhje të fshehtë.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo në provincën e Napolit.

    Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.

    Raffaele Caiazzo , 44 ​​vjeç dhe vjehrri i të dy viktimave, u dorëzua në komisariat.

    Pas krimit të dyfishtë, prej disa orësh ai ndodhej në arrati. Hipoteza e hetuesve është se ai ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij pasi dyshonte se kishin lidhje.

    Burri është babai i bashkëshortëve të dy viktimave. Motër e vëlla, Anna dhe Alfredo u martuan me Luigi Cammisa dhe Maria Brigida Pesacane. Secili prej çifteve ka dy fëmijë./Albeu.com/

  • Foshnja 6-muajshe gjendet e vdekur, e ëma e harroi gjithë ditën në makinë

    Foshnja 6-muajshe gjendet e vdekur, e ëma e harroi gjithë ditën në makinë

    Një foshnjë 6 muaj ka vdekur tragjikisht pasi nëna e tij e harroi në makinë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, në parkingun e spitalit Saint-Joseph de Gilles ku punonte gruaja.

    Siç raporton rrjeti televiziv rtl, babai i vajzës shkoi në çerdhe për të marrë vajzën e tij dhe zbuloi se ajo nuk ishte aty.

    “Babai, i cili shkoi në çerdhe në fund të ditës për të marrë fëmijën e tij, u shqetësua për mungesën e vogëlushes. Më pas ka kontaktuar me nënën e fëmijës. Kjo e fundit vrapoi te parkingu, te automjeti i saj dhe zbuloi fëmijën e saj të pajetë”, tha prokurori Vincent Fiasse.

    Viktima ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku mjekësor që ndodhej në vendngjarje.

    Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Së fundmi, vërehet se fëmija nuk ka shfaqur shenja dhune.

    Ky nuk është rasti i parë i raportuar. Ditën e sotme e njëjta tragjedi u regjistrua edhe në Romë. Babai harroi fëmijën e tij në makinë dhe më pas 1-vjeçarja u gjet e vdekur./Albeu.com.

  • “Janë të aksidentuara jashtë shtetit”/ Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

    “Janë të aksidentuara jashtë shtetit”/ Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

    Eksperti Eno Zeneli në Wake-Up ka ndarë disa sekrete për të gjithë teleshikuesit se si të mos mashtrohen nga shitësit kur blejnë një makinë të re.

    Ai gjithashtu ka treguar hilen e fundit të tregëtarëve, teksa shton që një pjesë e mirë prej tyre marrin makina të aksidentuara jashtë vendit i riparojnë dhe i shesin sit ë reja në Shqipëri.

    “Ulja e kilometrazhit ka ndodhur edhe do të ndodhë. Këtu në Shqipëri ka filluar të matet. Që në momentin që mjeti regjistrohet për herë të parë regjistrohet dhe kilometrazhi.

    Vetë BE e ka problematik në Belgjikë një pjesë e mjeteve që janë për shitje ishin të trukuara në kilometrazh.

    Shumica e tregëtarëve për të gjetur një çmimi sa më të mirë marrin automjete të dëmtuara ose mjete që janë hequr fare nga qarkullimi. Riparohet këtu dhe shitet si e re.”- tha Eksperti Eno Zeneli.

  • Tronditet ky vend/ Sulm me thikë në një park lojrash, plagosen 8 fëmijë

    Tronditet ky vend/ Sulm me thikë në një park lojrash, plagosen 8 fëmijë

    Tetë fëmijë të vegjël dhe një i rritur janë plagosur nga një 32-vjeçar në një park lojrash në qytetin francez Annecy.

    “Disa persona, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën nga një person i armatosur me thikë në një shesh në Annecy. Agresori u arrestua falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze i arrestuari është një azilkërkues sirian ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

    Në Asamblenë Kombëtare të Francës është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët./Klan News

  • Përfundon seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, togat e zeza tërhiqen për vendim, ja çfarë pritet

    Përfundon seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, togat e zeza tërhiqen për vendim, ja çfarë pritet

    Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në GJKKO.

    Togat e zeza janë tërhequr për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

    Gjatë seancës, Dako ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK për shpërdorim detyre.

    Ish-kryebashkiaku ka kërkuar masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.

  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet ka goditur vendin fqinj, Greqine këtë pasdite.

    Tërmeti me magnitudë 5.1 ballësh është ndjerë dhe në kryeqytetin grek, në Athinë dhe disa qytete të tjera.

    Tërmeti kishte një thëllesi prej 10km. Nuk është raportuar për demtime.