Category: Lajme

  • Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos

    Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos

    Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli për nënë e Olsit në ditëlindjen e saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara.

    Pasi lajmi mori dhenë, duket se njëra nga palët (ish) nuse-vjehrrë nuk e ka marrë aspak me sportivitet. Deri dje pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, por jo më, shkruan AlbEu.com.

    Tashmë Egli nga familja e ish partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin. Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndajren e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister.

    Kujtojmë se dyshja nuk ka konfirmuar ende ndarjen personalisht, por nuk kanë munguar dedikimet për njëri-tjetrin në këto ditë të vështira për to.

    Egli mungoi edhe në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, me të cilët më parë kishte një miqësi mjaft të ngushtë, por duket se nuk preferon të ndaj më të njëjtat ambiente me ish partnerin./albeu.com/

  • Ngjarje tragjike/ Babai polic e harroi në makinë, humb jetën 1-vjeçarja

    Ngjarje tragjike/ Babai polic e harroi në makinë, humb jetën 1-vjeçarja

    Një foshnjë 1-vjeçare u gjet e vdekur në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në çerdhe. Gruaja e tij duhej ta merrte në mesditë.

    Megjithatë, kur gruaja mbërriti, edukatorët i thanë se vajza e saj nuk ishte në çerdhe. Me sa duket, kur babai ka parkuar jashtë çerdhes, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që ajo të qëndrojë brenda për orë të tëra në makinë.

    Nëna më pas ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën në të. E frikësuar vrapoi drejt saj dhe me ndihmën e një kalimtari thyen xhamin dhe nxjerr fëmijën.

    Megjithatë, ishte tepër vonë sepse vajza e vogël tashmë kishte vdekur. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e fëmijës së vogël. Në gjendje shoku, prindërit nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur me vajzën e tyre të vogël. Autoritetet po kryejnë një hetim për tragjedinë.

    Ngjarja tragjike në Itali ka sjellë në mendje tragjedinë e ndodhur rreth një muaj më parë, me babain që la vajzën e tij të vogël në makinë për orë të tëra dhe vazhdoi rutinën e përditshme të punës, si pasojë e së cilës e gjeti vdekjen e tmerrshme.

  • Alarmi nga “PANDEMIA” e re: “Virusi” nga i cili po preket gjithë shoqëria shqiptare

    Alarmi nga “PANDEMIA” e re: “Virusi” nga i cili po preket gjithë shoqëria shqiptare

    Referuar nenit 5 të ligjit për kujdesin social, individët ose familjet që nuk kanë mjetet minimale të jetesës, për shkak të kushteve personale dhe sociale duhet të përfitojnë nga skemat mbështetëse të shërbimeve sociale. Por kjo familje siç shihet nuk ka përfituar asgjë, madje është nëpërkëmbur.

    Siç e shikoni kjo është leja e ndërtimit të shtëpisë, e cila u shpall e pabaueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga 26 mln lekë që iu caktuan për ndërtimin e shtëpisë, kjo familje ka marrë vetëm 80 mijë lekë. Një shumë e papërfillshme që familja e mjerë i shfrytëzoi për të bërë një pus.

    Fondi që familja duhet të merrte për rindërtim, iu dogj pasi nuk kishin mundësi për të nxjerrë lejen e ndërtimit. Kjo, ngre pikëpyetje të forta se si një familjë në kushte të tilla ekstreme varfërie dhe me të sëmurë të shëndetit mendor nuk është ndihmuar.

    Njëjtë si familja Vidhani në Elbasan, mijëra familje në mbarë vendin janë lënë vetëm në betejën me sëmundjen më të egër të shekullit: atë të shëndetit mendor.

    Pas viteve 2000 shëndeti mendor iu nënshtrua një procesi de-institucionalizimi, që kishte si qëllim reduktimin e spitaleve psikiatrike me shtretër. Procesi kishte qëllim ngritjen e një sistemi kapilar duke filluar nga mjeku i familjes, qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë pritëse. Në këtë mënyrë personat me probleme të shëndetit mendor të mos përfundonin në spital por të qëndronin pranë familjes.

    “Avokati i popullit” i cili është i vetmi institucion që nëpërmjet mekanizmit të parandalimit të torturës monitoron institucionet e mbyllura ku trajtohen personat me probleme të shëndetit mendor, pra spitalet psikiatrike dhe burgjet, thotë se reforma ka ecur vetëm në letër. Sipas këtij institucioni, realiteti është krejt tjetër.

    “Deinsticionalizim pa buxhet dhe pa kapacitete nuk mund të kryhet. Nuk mundet që ky proces të mbetet vetëm në letër. Krijimi i qendrave komunitare nuk ka ecur as sipas planeve dhe as sipas asaj që ishte në letër. Pra përmirësimi i shërbimeve ka qenë aq i vogël saqë qartësisht nuk përballon nevojat e popullatës në lidhje me këtë çështje”, u shpreh avokatja e popullit Erinda Ballanca.

    Hallkat nuk kanë funksionuar si duhet edhe në analizën që bën psikiatri Neli Demi, një nga njohësit më të mirë të politikave të shëndetit mendor. Sipas tij diku-diku reforma ka shënuar përparime, por jo me ritmin që ka ecur kjo sëmundje.

    “Janë bërë hapa shumë të mirë në këtë drejtim, por ndonjëherë e ngadalësojmë hapin ose ndalojmë fare dhe pastaj e marrim atë, mund të vrapojmë për 100 metra sprint dhe pastaj e rimarrim përsëri. Nuk ka konsistencë në bërjen e gjërave”, tha Neli Demi.

    Shëndeti mendor konsiderohet pandemia e re në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të shëndetit 10-20% e fëmijëve dhe adoleshentëve përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Gjysma e problemeve të shëndetit mendor fillojnë në moshën 14-vjeçare, por shumica e rasteve mbeten të padiagnostikuara dhe të patrajtuara.

  • “I vuri zjarrin shtëpisë”/ DRAMA në familjen me dy fëmijë të sëmurë

    “I vuri zjarrin shtëpisë”/ DRAMA në familjen me dy fëmijë të sëmurë

    Avdi dhe Vere Metalla nga fshati Fullqet në Klos, prej thuajse tre dekadash janë të ngujuar me dy fëmijët e tyre me probleme të shëndetit mendor, në këtë dhomë të mbushur me mjerim dhe shpërfillje.

    Për ta nuk ka asnjë ditë normale. Nuk shkojnë në asnjë dasëm apo festë familjare, madje edhe në raste vdekjeje shkojnë shumë rrallë. Iu duhet të kujdesen për fëmijët e tyre.

    Djali 27 vjeç, pësoi një temperaturë të lartë pak pasi mbushi 1 vjeç, duke mbetur përjetësisht i paaftë dhe ngujuar pas këtij krevati. Vajza këtë vit mbush të 18-at, ka lindur me paaftësi intelektuale.

    Ata nuk janë të aftë të kujdesen për veten e tyre, madje as të kryejnë nevojat personale bazike. Si pasojë ato kanë nevoja të jashtëzakonshme për rroba, dyshekë apo krevatë që i nxjerrin jashtë përdorimi brenda disa muajve. Vetëm për pampers kjo familje harxhon 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 47 mijë lekë që merr në total për paaftësinë e dy fëmijëve dhe kujdestarinë.

    “Të na kishin hequr të paktën lekët e pampersit…”, u shpreh Avdi Metalla.

    Prindër të katër fëmijëve, nga të cilët dy me probleme të rënda të shëndetit mendor, ata edhe gjumin e bëjnë me turne, pasi njëri duhet të qëndrojë patjetër zgjuar dhe të ruajë fëmijët. Djali, shpesh herë çohet nga krevati dhe tenton të mbysë të motrën. Në disa raste ka nxjerrë drutë nga soba dhe u ka vënë flakën batanijeve, duke rrezikuar të djegë gjithë shtëpinë.

    “Njëherë kishim lënë sobën ndezur, ai i merr drutë dhe kishin marrë flakë batanijet”, tha Avdi Metalla.

    Në këtë shtëpi nuk ka as sobë elektrike, as lavatriçe, por çdo gjë e bëjnë me dru zjarri, pasi familja e ka të pamundur të përballojë kostot. Pavarësisht varfërisë së skajshme, kjo familje nuk është e përjashtuar nga pagesa e energjisë elektrike. Madje kur nisi reforma e energjisë elektrike në 2014-ën, familja u detyrua të marrë 3 mln lekë borxh për të shlyer pagesat e prapambetura.

    Kreyfamiljari rrëfen se pushteti lokal i është gjendur pranë me çfarë ka mundur, por pagesa që ato marrin është e pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë e jo më për tu ofruar një shërbim të mirë dy fëmijëve të sëmurë.

    Minimalistë në kërkesat e tyre ato apelojnë që së paku tu rregollojnë banjon, pasi është krejtësisht e rrënuar, ndërsa fëmijët kanë nevojë të lahen disa herë në ditë dhe në të shumtën e rasteve i lajnë me ujë të ftohtë.

    Për ta zgjidhja ideale do të ishte që pushteti lokal tu siguronte një shtëpi me qira.

    “Për ne një shtëpi me qira do të ishte mirë afër spitalit, sepse i çoj shpesh në spital. Më duhet të marr taksi, ajo kushton”, u shpeh Avdiu.

    Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar Avdi dhe Vere Metalla, nuk pranojnë të heqin dorë nga përkujdesi ndaj fëmijëve të tyre. Së paku deri sa ato të jenë gjallë.

    “Sa të jem unë gjallë nuk i lë kalamjtë, kur të vdes unë ndoshta…më kanë thënë ato të spitalit që ti mbajnë ato, por unë si lë dot”, tha Avdi Metalla.

  • PAMJE TË RËNDA/ Momenti i nxjerrjes së trupit të Sibora Gaganit, ish-i dashuri e vrau dhe e treti me acid (Video)

    PAMJE TË RËNDA/ Momenti i nxjerrjes së trupit të Sibora Gaganit, ish-i dashuri e vrau dhe e treti me acid (Video)

    Policia spanjolle ka publikuar videon nga momenti i nxjerrjes nga miru i trupit të shqiptares Sibora Gagani, e cila ishte vrarë nga ish-prattneri i saj Gaio Romeos, i cili pasi e kishte djegur trupin me acid e kishte murosur në një apartamenti në Torremolinos, pranë Malaga-s, në vitin 2014.

    Gruaja, ishte shpërngulur në Spanjë së bashku me të fejuarin e saj të atëhershëm Romeo, por papritur i kishin humbur gjurmët.

    Sipas mediave spanjolle, Romeo i futur në qoshe, pasi ka parë foton e ish-të dashurës së tij në komisariatin ku ishte marrë në pyetje, ka rrëfyer se e kishte vrarë.

    Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje. Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre.

  • Përplasje ushtarake në Kosovë? Ekspertët japin arsyet: Pse Serbia nuk do guxojë të futet me ushtri

    Përplasje ushtarake në Kosovë? Ekspertët japin arsyet: Pse Serbia nuk do guxojë të futet me ushtri

    Koloneli shqiptar, Dritan Demiraj tha se për aq kohë sa KFOR është në Kosovë, Serbia nuk do guxonte të sulmonte ushtarakisht atë. Ai tha se kërcënimet e vazhdueshme të Aleksandër Vuçiç janë thjesht për të fituar pikë në terrenin politik në Beograd.

    “Unë besoj se për sa kohë që do jetë prania e KFOR, Aleksandër Vuçiç nuk do guxojë kurrë të shkelë territorin e Kosovës, pavarësisht kërcënimeve që bën për përfitime politike. Kemi një militarizim të vazhdueshëm, përgjatë kufirit Serbi-Kosovë. Unë besoj plotësisht që serbet nuk do guxojnë kurrë të shkelin territorin”, theksoi ai.

    Kapiteni Artur Meçollari u shpreh se nëse guxon të prekë territortin e Kosovës, Serbia do të përballet jo vetem më FSK-në, por edhe me NATO-n.

    “Është e pamundur, sepse KFOR ka legjitimitet për garantimin e territorit të Kosovës. Çfarëdolloj veprimi të marrë Serbia, këtu nuk ka përballje vetëm me FSK, por me të gjithë NATO për shkak të legjitimitetit dhe autorizimit që ka nga rezoluta 12/44”, theksoi Meçollari.

    Duke folur për emisionin “Lufta dhe Paqja”, koloneli tha se ushtria serbe sado e ka shitur veten si “të fortë’ ajo ka humbur gjithmonë në fushë-betejë. Ai shtoi se edhe në këtë momente, në raste të ndonjë konfrontimi të mundshëm ushtarak, FSK-ja e Kosovës do t’i shkaktonte dëme kolosale ushtrisë serbe.

    “Ushtria serbe, pavarësisht uniformes, stërvitjes, buxhetit dhe lidershipit të saj, gjithmonë ka dështuar në fushëbetejë dhe ka humbur. Në rast se do guxonte Serbia të futej në territorin e Kosovës, dhe në këtë gjendje që është FSK-ja, edhe sikur sot do përballeshin me njëra-tjetrën do t’i shkaktonin një humbje të jashtëzakonshme”, theksoi Demiraj/abcnews.al

  • “Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit (Video)

    “Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit (Video)

    “Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati.

    I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.

    “Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës 6 milionë lekë të vjetra dhe 2 milionë të tjera kanë kaluar në llogarinë time. Pjesën tjetër thotë avokati i pengon gjykata e Apelit. Me avokatin kemi bërë një marrëveshje 50 me 50 pasi të fitohet gjyqi. Paratë janë dhënë direkt nga avokati Ndue Gjelaj”.

    Përmbaruesi Rrok Deda është shprehur se lekët i kanë kaluar te avokati.

    “Ai thotë se paratë i kam kaluar tek avokati Ndue Gjelaj, unë mbaj paret e tij”, tha denoncuesja.

    Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.

    Denoncuesja: Kjo çështje po hyn për të pestin vit dhe unë s’kam marrë asnjë informacion, asnjë pare.

    BSHS: Aty del e paguar.

    Punonjësja BSHS: Kështu zonjë, duhet të flasësh me avokatin dhe avokati jot të thotë. Zonja, çështja ka ardhë me Përmbarim dhe ne nuk e dimë, se kush i merr lekët pastaj, se Përmbarimi është vënë në lëvizje nga avokati.

    Denoncuesja: Kush i ka tërhequr paret?

    Punonjësja BSHS: E di avokati!

    Denoncuesja: Kush i ka tërheq paret?

    Punonjësja BSHS: E di avokati! Ka ardhë me përmbarim pra. Ne nuk tërheqim paret.

    Denoncuesja: Të dy i kanë tërheq? Avokati dhe Përmbaruesi?

    Punonjësja BSHS: Atë nuk e dimë neve. Ata e kanë proceduar normalisht, Përmbarimi.

    Punonjësja tjetër: Fol me avokatin!

    Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.

    Av. Miranda Sinanaj: problemi nuk është avokati, po është Përmbaruesi Gjyqësor.

    Gazetarja: Pse?

    Av. Miranda Sinanaj: Pse? Atëherë pse? Këto janë Përmbaruesit! Avokati nuk mund të imagjinojë, që ky Përmbarues do ketë këtë sjellje dhe shiko, se nuk mund të bëhet kjo procedurë. Përmbaruesi do ta marrë vetë përgjegjësinë mbi kurriz.

    Av. Ndue Gjelaj: E mora mesazhin, jam në një takim dhe do ju marr vetë, pa problem.

    :Për sa pak a shumë?

    Av. Ndue Gjelaj: Nuk e di, për sa por të mbaroj këtu takimin. Do ju marr! Gjithashtu e kam porosit atë kolegen të dispononi me një kërkesë.

    Gazetarja: Të presim këtu, avash-avash.

    Av. Ndue Gjelaj: Q**a nanën! Këto janë pisa, mor burri i dheut.

    Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë Lekë avokatit, ndërsa 13 milionë janë bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.

    Përmbaruesi Rrok Deda: Atë, që i kam kaluar Nojës, thuaji Nojës t’i kalojë ty!

    Denoncuesja: Sa i ke kaluar avokatit?

    Përmbaruesi Rrok Deda: 42, 43 milionë, aq sa të kam thënë. Ia kam kaluar. 13 milionë janë të bllokuara.

    Denoncuesja: Pse janë blloku paret, mor?

    Përmbaruesi Rrok Deda: Kam pas vendim pezullimi, se Noja do me bë me hile me mu!/tvklan.al

  • Djersiteni kur flini gjumë? Këto janë arsyet pse ndodh kjo

    Djersiteni kur flini gjumë? Këto janë arsyet pse ndodh kjo

    Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike.

    Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle? Më poshtë do të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni.

    Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha variablat që ndikojnë në të.

    Gjëja e parë dhe më e dukshme për t’u marrë parasysh është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm i mjedisit. Nxehtësia nuk është i vetmi faktor mjedisor që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës; lagështia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm.

    Kontribues të tjerë të mundshëm për djersitjet e natës mund të përfshijnë batanijet e rënda ose pizhamet, një shqetësim i përgjithshëm i shkaktuar nga një dyshek i vjetër ose një mjedis i zhurmshëm.

    Çështja tjetër për t’u marrë parasysh është shëndeti juaj i përgjithshëm. E keni ndryshuar dietën tuaj? Jeni ndjerë i lodhur? Disa simptoma të gripit përfshijnë temperaturën, e cila është një përgjigje normale ndaj infeksionit.

    Djersitjet e natës mund të jenë rezultat i temperaturës nëse vëreni simptoma të ftohjes ose gripit në një ose dy netë. Megjithatë, përtej kësaj, mund të jetë diçka më serioze.

    Një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën, të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në trup. Një rënie e papritur e prodhimit të estrogjenit mund të shkaktojë konfuzion në hipotalamus, duke bërë që temperatura e lëkurës së një gruaje të rritet deri në 6 gradë pothuajse menjëherë.

    Por, edhe meshkujt nuk janë të përjashtuar. Ata që kanë nivele të ulëta të testosteronit ose që marrin ilaçe që bllokojnë këtë hormon mund të përjetojnë gjithashtu efekte të ngjashme.

  • Kush e dekonspiroi? Artan Hoxha: Më morën në telefon nga Dubai për arrestimin e Dakos

    Kush e dekonspiroi? Artan Hoxha: Më morën në telefon nga Dubai për arrestimin e Dakos

    I ftuar në Top Talk, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos, dhe për hetimin e SPAK se kush e deskonpiroi informacionin.

    Artan Hoxha tha se ai u njoftua nga një person i cili ishte në Dubai.

    “SPAKU ka njoftuar zyrtarisht se sot paska filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal. Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020.

    Kjo është qesharake, se nga e morëm vesh ne. Unë e kam thënë, mua më mori njëri nga Dubai, tani t’i hetojnë ato, mund t’i marrin dhe telefonat e mi, por kush e ka njoftuar atë në Dubai. Ndërkohë vetë SPAK-u tha dje, tha se vendimin e kanë marrë sot. Po mirë, ne ia paskemi future kot të premten, t’i e paske arrestuar të martën”, tha Hoxha për Top Talk.

  • Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Një burre ra ne pranga nga policia italiane për zhvatje nëpërmjet shantazhit. Ai ka tentuar që t’i marrë disa mijëra euro një gruaje të ve.

    Sic shkruajne mediat italiane, ka qenë gruaja, gjithashtu një shqiptare 50-vjeçare, që ka shkuar në polici dhe mes lotësh ka treguar se çfarë i ka ndodhur.

    Shqiptari kishte nisur ta kontaktojë dhe pavarësisht se nuk ishin shumë të njohur, kishin rënë dakord që të kryenin marrë
    dhënie sek suale.

    Në një moment shqiptari e ka filmuar dhe më vonë ka ndryshuar qëndrim duke i kërkuar para të vesë shqiptare ose përndryshe videoja e saj do të përfundonte në rrjetet sociale dhe do t’i dërgohej familjarëve.

    Menjëherë autoritetet italiane organizuar një operacion ku i dhanë shqiptares sasinë e parave prej 5 mijë Eurove dhe në këtë mënyrë do ta fusnin në “kurth”.