Category: Lajme

  • PAMJE TË RËNDA/ Momenti i nxjerrjes së trupit të Sibora Gaganit, ish-i dashuri e vrau dhe e treti me acid (Video)

    PAMJE TË RËNDA/ Momenti i nxjerrjes së trupit të Sibora Gaganit, ish-i dashuri e vrau dhe e treti me acid (Video)

    Policia spanjolle ka publikuar videon nga momenti i nxjerrjes nga miru i trupit të shqiptares Sibora Gagani, e cila ishte vrarë nga ish-prattneri i saj Gaio Romeos, i cili pasi e kishte djegur trupin me acid e kishte murosur në një apartamenti në Torremolinos, pranë Malaga-s, në vitin 2014.

    Gruaja, ishte shpërngulur në Spanjë së bashku me të fejuarin e saj të atëhershëm Romeo, por papritur i kishin humbur gjurmët.

    Sipas mediave spanjolle, Romeo i futur në qoshe, pasi ka parë foton e ish-të dashurës së tij në komisariatin ku ishte marrë në pyetje, ka rrëfyer se e kishte vrarë.

    Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje. Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre.

  • Përplasje ushtarake në Kosovë? Ekspertët japin arsyet: Pse Serbia nuk do guxojë të futet me ushtri

    Përplasje ushtarake në Kosovë? Ekspertët japin arsyet: Pse Serbia nuk do guxojë të futet me ushtri

    Koloneli shqiptar, Dritan Demiraj tha se për aq kohë sa KFOR është në Kosovë, Serbia nuk do guxonte të sulmonte ushtarakisht atë. Ai tha se kërcënimet e vazhdueshme të Aleksandër Vuçiç janë thjesht për të fituar pikë në terrenin politik në Beograd.

    “Unë besoj se për sa kohë që do jetë prania e KFOR, Aleksandër Vuçiç nuk do guxojë kurrë të shkelë territorin e Kosovës, pavarësisht kërcënimeve që bën për përfitime politike. Kemi një militarizim të vazhdueshëm, përgjatë kufirit Serbi-Kosovë. Unë besoj plotësisht që serbet nuk do guxojnë kurrë të shkelin territorin”, theksoi ai.

    Kapiteni Artur Meçollari u shpreh se nëse guxon të prekë territortin e Kosovës, Serbia do të përballet jo vetem më FSK-në, por edhe me NATO-n.

    “Është e pamundur, sepse KFOR ka legjitimitet për garantimin e territorit të Kosovës. Çfarëdolloj veprimi të marrë Serbia, këtu nuk ka përballje vetëm me FSK, por me të gjithë NATO për shkak të legjitimitetit dhe autorizimit që ka nga rezoluta 12/44”, theksoi Meçollari.

    Duke folur për emisionin “Lufta dhe Paqja”, koloneli tha se ushtria serbe sado e ka shitur veten si “të fortë’ ajo ka humbur gjithmonë në fushë-betejë. Ai shtoi se edhe në këtë momente, në raste të ndonjë konfrontimi të mundshëm ushtarak, FSK-ja e Kosovës do t’i shkaktonte dëme kolosale ushtrisë serbe.

    “Ushtria serbe, pavarësisht uniformes, stërvitjes, buxhetit dhe lidershipit të saj, gjithmonë ka dështuar në fushëbetejë dhe ka humbur. Në rast se do guxonte Serbia të futej në territorin e Kosovës, dhe në këtë gjendje që është FSK-ja, edhe sikur sot do përballeshin me njëra-tjetrën do t’i shkaktonin një humbje të jashtëzakonshme”, theksoi Demiraj/abcnews.al

  • “Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit (Video)

    “Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit (Video)

    “Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati.

    I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.

    “Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës 6 milionë lekë të vjetra dhe 2 milionë të tjera kanë kaluar në llogarinë time. Pjesën tjetër thotë avokati i pengon gjykata e Apelit. Me avokatin kemi bërë një marrëveshje 50 me 50 pasi të fitohet gjyqi. Paratë janë dhënë direkt nga avokati Ndue Gjelaj”.

    Përmbaruesi Rrok Deda është shprehur se lekët i kanë kaluar te avokati.

    “Ai thotë se paratë i kam kaluar tek avokati Ndue Gjelaj, unë mbaj paret e tij”, tha denoncuesja.

    Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.

    Denoncuesja: Kjo çështje po hyn për të pestin vit dhe unë s’kam marrë asnjë informacion, asnjë pare.

    BSHS: Aty del e paguar.

    Punonjësja BSHS: Kështu zonjë, duhet të flasësh me avokatin dhe avokati jot të thotë. Zonja, çështja ka ardhë me Përmbarim dhe ne nuk e dimë, se kush i merr lekët pastaj, se Përmbarimi është vënë në lëvizje nga avokati.

    Denoncuesja: Kush i ka tërhequr paret?

    Punonjësja BSHS: E di avokati!

    Denoncuesja: Kush i ka tërheq paret?

    Punonjësja BSHS: E di avokati! Ka ardhë me përmbarim pra. Ne nuk tërheqim paret.

    Denoncuesja: Të dy i kanë tërheq? Avokati dhe Përmbaruesi?

    Punonjësja BSHS: Atë nuk e dimë neve. Ata e kanë proceduar normalisht, Përmbarimi.

    Punonjësja tjetër: Fol me avokatin!

    Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.

    Av. Miranda Sinanaj: problemi nuk është avokati, po është Përmbaruesi Gjyqësor.

    Gazetarja: Pse?

    Av. Miranda Sinanaj: Pse? Atëherë pse? Këto janë Përmbaruesit! Avokati nuk mund të imagjinojë, që ky Përmbarues do ketë këtë sjellje dhe shiko, se nuk mund të bëhet kjo procedurë. Përmbaruesi do ta marrë vetë përgjegjësinë mbi kurriz.

    Av. Ndue Gjelaj: E mora mesazhin, jam në një takim dhe do ju marr vetë, pa problem.

    :Për sa pak a shumë?

    Av. Ndue Gjelaj: Nuk e di, për sa por të mbaroj këtu takimin. Do ju marr! Gjithashtu e kam porosit atë kolegen të dispononi me një kërkesë.

    Gazetarja: Të presim këtu, avash-avash.

    Av. Ndue Gjelaj: Q**a nanën! Këto janë pisa, mor burri i dheut.

    Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë Lekë avokatit, ndërsa 13 milionë janë bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.

    Përmbaruesi Rrok Deda: Atë, që i kam kaluar Nojës, thuaji Nojës t’i kalojë ty!

    Denoncuesja: Sa i ke kaluar avokatit?

    Përmbaruesi Rrok Deda: 42, 43 milionë, aq sa të kam thënë. Ia kam kaluar. 13 milionë janë të bllokuara.

    Denoncuesja: Pse janë blloku paret, mor?

    Përmbaruesi Rrok Deda: Kam pas vendim pezullimi, se Noja do me bë me hile me mu!/tvklan.al

  • Djersiteni kur flini gjumë? Këto janë arsyet pse ndodh kjo

    Djersiteni kur flini gjumë? Këto janë arsyet pse ndodh kjo

    Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike.

    Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle? Më poshtë do të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni.

    Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha variablat që ndikojnë në të.

    Gjëja e parë dhe më e dukshme për t’u marrë parasysh është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm i mjedisit. Nxehtësia nuk është i vetmi faktor mjedisor që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës; lagështia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm.

    Kontribues të tjerë të mundshëm për djersitjet e natës mund të përfshijnë batanijet e rënda ose pizhamet, një shqetësim i përgjithshëm i shkaktuar nga një dyshek i vjetër ose një mjedis i zhurmshëm.

    Çështja tjetër për t’u marrë parasysh është shëndeti juaj i përgjithshëm. E keni ndryshuar dietën tuaj? Jeni ndjerë i lodhur? Disa simptoma të gripit përfshijnë temperaturën, e cila është një përgjigje normale ndaj infeksionit.

    Djersitjet e natës mund të jenë rezultat i temperaturës nëse vëreni simptoma të ftohjes ose gripit në një ose dy netë. Megjithatë, përtej kësaj, mund të jetë diçka më serioze.

    Një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën, të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në trup. Një rënie e papritur e prodhimit të estrogjenit mund të shkaktojë konfuzion në hipotalamus, duke bërë që temperatura e lëkurës së një gruaje të rritet deri në 6 gradë pothuajse menjëherë.

    Por, edhe meshkujt nuk janë të përjashtuar. Ata që kanë nivele të ulëta të testosteronit ose që marrin ilaçe që bllokojnë këtë hormon mund të përjetojnë gjithashtu efekte të ngjashme.

  • Kush e dekonspiroi? Artan Hoxha: Më morën në telefon nga Dubai për arrestimin e Dakos

    Kush e dekonspiroi? Artan Hoxha: Më morën në telefon nga Dubai për arrestimin e Dakos

    I ftuar në Top Talk, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos, dhe për hetimin e SPAK se kush e deskonpiroi informacionin.

    Artan Hoxha tha se ai u njoftua nga një person i cili ishte në Dubai.

    “SPAKU ka njoftuar zyrtarisht se sot paska filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal. Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020.

    Kjo është qesharake, se nga e morëm vesh ne. Unë e kam thënë, mua më mori njëri nga Dubai, tani t’i hetojnë ato, mund t’i marrin dhe telefonat e mi, por kush e ka njoftuar atë në Dubai. Ndërkohë vetë SPAK-u tha dje, tha se vendimin e kanë marrë sot. Po mirë, ne ia paskemi future kot të premten, t’i e paske arrestuar të martën”, tha Hoxha për Top Talk.

  • Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Shqiptari filmon gruan duke kryer marrëdhënie, mediat zbulojnë detajet shokuese

    Një burre ra ne pranga nga policia italiane për zhvatje nëpërmjet shantazhit. Ai ka tentuar që t’i marrë disa mijëra euro një gruaje të ve.

    Sic shkruajne mediat italiane, ka qenë gruaja, gjithashtu një shqiptare 50-vjeçare, që ka shkuar në polici dhe mes lotësh ka treguar se çfarë i ka ndodhur.

    Shqiptari kishte nisur ta kontaktojë dhe pavarësisht se nuk ishin shumë të njohur, kishin rënë dakord që të kryenin marrë
    dhënie sek suale.

    Në një moment shqiptari e ka filmuar dhe më vonë ka ndryshuar qëndrim duke i kërkuar para të vesë shqiptare ose përndryshe videoja e saj do të përfundonte në rrjetet sociale dhe do t’i dërgohej familjarëve.

    Menjëherë autoritetet italiane organizuar një operacion ku i dhanë shqiptares sasinë e parave prej 5 mijë Eurove dhe në këtë mënyrë do ta fusnin në “kurth”.

  • Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Një aksident i një minibusi në veri të Afganistanit vrau 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë dhe 12 gra, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

    Aksidenti ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Pul teksa pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë. Ata po udhëtonin nga një pjesë e lagjes Sajad në tjetrën.

    Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i komandantit të policisë lokale, fajësoi shoferin e minibusit për aksidentin. Ai tha se makina ra në një gropë të thellë për shkak të pakujdesisë së tij. Nazari nuk tha nëse ka të mbijetuar.

    Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve në autostrada.

  • “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    Aktorja Olta Gixhari i është përgjigjur ironisë së Luiz Ejllit, i cili gjatë një reklame për dyqan veshjesh, përmendi deklaratën e saj ku gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” i ka thënë se vishej me rroba fallco.

    Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan me ironi “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji.

    Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist të një filmi të titulluar “Në kuadër të dashurisë” ku dyshja e BBV pritet të jetë çift i dashuruar.

  • Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Një ditë më parë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

    Por a duhet konsideruar si sukses kjo goditje e radhës nga ana e SPAK? Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News tha se ky është një skenar emotiv, dhe për aq kohë sa SPAK vepron me këtë teknikë nuk do të ketë drejtësi të plotë.

    Nuk më pëlqen ti konsideroj sukses. Më pëlqen të mos kem emocione para drejtësisë, e them këtë sepse ne kemi pasur një drejtësi emocionale në kohën e komunizmit dhe e kemi pësuar shumë. Më duket se SPAK po luan një lojë emocionale.

    Më duket si një skenar emotiv. E konsiderojnë si peshk të madh, e konsideroje si udhëheqëse të madh dhe ndërkohë ajo akuza që është paraqitur është kaq e vogël sa unë kam frikë se nuk do ta mbaj gjithë këtë entuziazëm, Në kohën kur emocionohet SPAK, kur duhet të jetë i ftohtë, ne nuk do kemi drejtësi, tha ai.

  • Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Shtëpia në rrugën Togliatti është në shitje. Nga ana tjetër lokalet vijojnë të jenë të hapura. Historia e familjes De Santis tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

    Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë.

    Në zonën ku ndodhi ngjarja të gjithë duan të kenë një “ilaç” për kujtesën. Ata që vazhdojnë të jetojnë në atë kompleks rezidence, pothuajse në periferi të Torremaggiore, duket se lëvizin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kur pyeten të gjithë përgjigjen me dhembshuri.

    Në foto Massimo De Santis

    Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”.

    Ata duan të krijojnë një ndërprerje mes përditshmërisë në atë godinë dhe dhunës që pasoi një tragjedi. Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit.

    “Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.

    Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca. Emri i tij tashmë qëndron në tabelën që është vendosur për shitjen e banesës ku vdiq i vëllai. Aty jeton mamaja e tyre 80-vjeçare. Kjo e fundit rrinte bashkë me Massimo-n.

    “Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në kati e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.

    Në shkallën ku jetonin Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë. Aty kur dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s tashmë është pastruar dhe shkëlqen. Një vazo është vendosur aty.

    Kutia postare e familjes Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku qëndronte familja shqiptare ka heshtje. Heshtje që ndërpritet herë pas here nga puna që po bëhet për rinovimin e një apartamenti në katin e dytë. Në katin e tretë dhe të fundit kthehet sërish heshtja. Aty banonte Massimo. Prej një muaji ajo shkallë duket si varrezë, ku mbizotëron heshtja.

    “Vëllai im ishte një djalë gazmor. I pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe në mbrëmjen e vrasjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte punën dhe të kthehej në shtëpi”, tregon Pasquale i cili ishte bashkëpronar me Massimo-n në lokalin Corso Matteotti.

    “Kamerat e kanë kapur të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu, duke buzëqeshur”, tregon Pasqule./tvklan.al