Category: Lajme

  • Shkojnë të sekuestrojnë shtëpinë në Durrës, punonjësit e përmbarimit të shokuar nga ajo çfarë gjetën lajmërojnë menjëherë policinë

    Shkojnë të sekuestrojnë shtëpinë në Durrës, punonjësit e përmbarimit të shokuar nga ajo çfarë gjetën lajmërojnë menjëherë policinë

    Një ngjarje befasuese ka ndodhur ne Durres, ne Shkembin e Kavajes, kur permbarimi ka shkuar te seku estroje nje shtepi te pabanuar, për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

    Sipas burimeve, ne momentin qe përmbaruesit kane hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

    Mesohet se është lajmëruar menjehere Policia e Durrësit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit.

    Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.

  • Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr ‘goditjen’ më të madhe në historinë e këmbimit valutor

    Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr ‘goditjen’ më të madhe në historinë e këmbimit valutor

    Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros me një efekt gjithmonë e më të fortë të sezonit turistik. Pritshmëritë janë që këtë vit hyrjet e turistëve të huaj të shënojnë rekorde të reja historike dhe me bashkë me ta edhe flukset hyrëse të monedhës europiane.

    Sipas ekspertëve, një lloj ndikimi në këtë situatë ndoshta po jep edhe efekti psikologjik. Mbështetur në të dhënat historike, tendenca rënëse e euros pritet të vazhdojë gjatë verës dhe efekti sezonal mund të arrijë pikën kulmore në fillim të muajit gusht. Kjo pritshmëri mund të shtyjë nga njëra anë për të shitur euro para zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane dhe nga ana tjetër në pritje për të blerë euro, kur kursi të ketë rënë edhe më shumë.

    Kursi i euros jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por edhe ritmet e rënies së tij janë më të shpejtat e regjistruara ndonjëherë.

    Duket se vala e radhës e forcimit të lekut ndaj euros po zhvendos kursin e këmbimit drejt niveleve të reja, të vështira për t’u parashikuar tashmë. Vitin e kaluar, në periudhën mes fillimit të qershorit dhe fillimit të gushtit euro pësoi një rënie me 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

    Duke simuluar një rënie në përmasa të ngjashme edhe për këtë vit, kursi i euros deri në fund të gushtit do të arrinte pranë nivelit të 104.5 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së euros qysh para sezonit veror kanë qenë shumë më të shpejta, ndërsa efekti sezonal mund të jetë edhe më i fortë, edhe për shkak të pritshmërive të krijuara për turizmin.

    Forcimi i lekut në kursin e këmbimit do të ketë një efekt negative mbi sektorin turistik, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse të valutës së turistëve të huaj dhe ndoshta do të tkurrë një pjesë të fitimeve të pritura nga rritja e numrit të vizitorëve. Një efekt i ngjashëm po ndihet gjithnjë e më shumë në sektorët eksportues të ekonomisë, sidomos në ato aktivitetet ku rritja e çmimeve mund të jetë e vështirë, pa humbur në konkurrueshmëri.

    Ndërkohë, forcimi i lekut po sjell përfitime në rritje për atë segment të ekonomisë që ka të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në euro. Këtu përfshihen importuesit, prodhuesit që punojnë me lëndë të para importi, huamarrësit në monedhën europiane, etj.

    Në teori, kjo situatë duhet të përkthehet tashmë në një ulje të çmimeve të mallrave të konsumit të importuara. Por, nga ana tjetër ky përfitim mund të shkojë për të mbuluar kostot në rritje të forcës së punës e ndoshta edhe për të rritur fitimet e biznesit, sidomos në tregjet me probleme të funksionimit të konkurrencës.

    Një efekt padyshim pozitiv forcimi i lekut po jep për rritjen e fuqisë paguese të huamarrësve në valutë të huaj dhe në ruajtjen e parametrave cilësore të kredisë për ekonominë, të paktën në këtë segment të portofolit. MONITOR

  • E rëndë! Xhaxhai në një lidhje dashurie me mbesën! Ai është milioner në Durrës, i martuar dhe me fëmijë, e zbulon gazetari i njohur

    E rëndë! Xhaxhai në një lidhje dashurie me mbesën! Ai është milioner në Durrës, i martuar dhe me fëmijë, e zbulon gazetari i njohur

    F. H, 50 vjeç, krijoi marrëdhënie me mbesën e tij 27-vjeçare. Ata kishin krijuar raport dashuror me njëri-tjetrin, por kur vajza kërkoi që një lidhje e tillë të ndërpritet, xhaxhai nisi me përndjekjen dhe dh u nën psikologjike ndaj mbesës.

    Ai nuk e pranoi faktin dhe u de noncua nga vajza, e si pasojë policia e arrestoi atë.

    Ditën e sotme, gazetari Leonidha Musaj ka dhënë disa detaje të tjera për emisionin “Shqipëria Live”. Duke iu referuar dëshmisë së 27-vjeçares, gazetari u shpreh se ata kishin 2 vite e gjysmë bashkë.

    “Një marrëdhënie që ka nisur me pëlqimin e të dyja palëve. Por më pas vajza ka kërkuar që ta ndërpresë lidhjen me xhaxhanë, për të nisur jetën e saj.

    E aty ka nisur problemi, pasi xhaxhai nuk pranonte. E ng ac monte dhe i bënte presion psikologjik. Ai i thoshte se jemi mirë, duhet të rrimë bashkë.

    Kishte të paktën mbi 2 vite e gjysmë bashkë. Ka qenë një marrëdhënie e fshehtë, nuk ka qenë askush në dijeni të kësaj lidhjeje.

    Xhaxhi i ka ushtruar presion psikologjik pikërisht kur ajo i ka kërkuar që të ndaheshin, duke i thënë se do i tregonte familjarëve për lidhjen e tyre”, tha Musaj.

    I pyetur nëse xhaxhai ka familje, gazetari tha se është i martuar dhe ka fëmijë.

    “Ai ka një familje, një personazh që njihet në Durrës, i respektuar edhe në lagjen e tij përpara se kjo ngjarje të bëhej publike. Edhe familja e vajzës me një status normal.

    Ai është i martuar dhe me fëmijë. Nuk kanë pasur konflikte familjet, marrëdhënie që kanë vëllai me vëllanë.

    Lidhja ka nisur kur kanë qëlluar njëherë së bashku diku në një ambient vetëm”, tha Musaj

  • “Kush ka para…”/ Lirimi i ish-ministrit Tahiri, Dashamir Shehi bën komentin epik: Gra e fëmijë të sëmurë kanë të gjithë

    “Kush ka para…”/ Lirimi i ish-ministrit Tahiri, Dashamir Shehi bën komentin epik: Gra e fëmijë të sëmurë kanë të gjithë

    Referuar arsyeve të vendimit të Gjykatës për lirimin e tij, Shehi theksoi se “fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”.

    Në një intervistë për News24, ai shtoi se “korrupsioni këtu është bërë i përditshëm” dhe se qeveria ka gjetur një justifikim banal që “përgjegjësia është personale”.

    “Këtu korrupsioni është bërë i përditshëm, por numri i madh i këtyre nëpunësve që kapen, tregon se e sa nuk arrijnë të kapen. Duhet të bëhet një punonjës, një polic pastaj. Qeveria ka gjetur justifikim banal, ‘përgjegjësia është personale’. Janë të lidhur, një pjesë e parave hipin sipër. Sepse s’ka logjikë që të thuash që ‘nuk di gjë’. Sepse korrupsionin në administratë në radhë të parë e mbajnë shefat. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vejë në detyrë njerëz të korruptuar.

    “Kush ka para del nga burgu… fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”, tha ai.

  • Zjarr në një pallat në Tiranë, pamjet nga vendngjarja

    Zjarr në një pallat në Tiranë, pamjet nga vendngjarja

    Një pallat pranë SPAK-ut në Tiranë është përfshirë nga flakët. Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e flakëve që ka marrë oxhaku i aspirimit të një picerie.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Sipas burimeve të gazetares Daci, nuk ka asnjë person të lënduar.

    Deri më tani nuk ka një njoftim nga autoritetet në lidhje me rastin. Ndërkohë më poshtë janë pamjet nga pallati në fjalë, ku hyjnë policia dhe zjarrfikësit./tvklan.al

  • Histori si nëpër filma: Ish-prostituta nga Tirana surprizohet nga ish-klienti i saj, i propozon “live” në emision për martesë (Video)

    Histori si nëpër filma: Ish-prostituta nga Tirana surprizohet nga ish-klienti i saj, i propozon “live” në emision për martesë (Video)

    Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj.

    Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime.

    Historia e Teutës ngjan me atë të ‘Pretty Woman’. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit.

    Odeta Dume: Sot me kë jeton?

    Ish-punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar

    Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?

    Ish-punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë

    Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?

    Ish-punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…

    Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

    Olsi: Mos qaj, më ke mua

    Teuta: Uaaa…nuk e besoj që je këtu

    Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.

    Olsi: Do të martohesh me mua?

    Teuta: Po dhe vetëm po

    Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe.

    Ajo erdhi në studion e emisionit për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhunës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.

    “Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë.

    Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë”, -përloti 26-vjeçarja.

  • Dëshmia e 24-vjeçarit që mbyti nënën me plastmas në Përmet: Ç’ishte kjo që bëra?!

    Dëshmia e 24-vjeçarit që mbyti nënën me plastmas në Përmet: Ç’ishte kjo që bëra?!

    Alban Muhollari, 24-vjeçari që mbyti me plastmas mbrëmjen e së shtunës nënën e tij në Përmet ka thënë para oficerëvë të Policisë Gjyqësore ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjetër pasi nuk ishte në gjendje.

    Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”.

    Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ai ka pirë vetëm ujë dhe ka ngrënë një kroasant. Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri, për arsye që ende nuk dihen.

    “Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

    Dyshohet se AlbiMuhollari ka qenë në gjendje depresive mbrëmjen që kreu krimin e rëndë. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent. Dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

    I riu ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Nënë e bir jetonin në Amerikë. Ata kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime./albeu.com/

  • Shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

    Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

    Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

    Policia njoftoi se ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë katër pjesëtarë të tij. Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe një i afërm i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i PS-së në qarkun Berat, 23-vjeçari Jurgen Kollçaku.

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar “Vëzhgimi” si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23 vjeç, Gjergji Braha,26 vjeç, Kleo Doko,18 vjeç dhe Sherif Isaj, 19 vjeç, tre të parët banues në Kuçovë.

    Sipas burimeve zyrtare të policisë, 4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa” në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

    Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

    Burimet policore konfirmojnë se, gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçaku.

  • Aksident i frikshëm, makina futet poshtë kamionit, dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë për jetën

    Aksident i frikshëm, makina futet poshtë kamionit, dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë për jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Prrenjas-Librazhd, në Qukës Qendër.

    Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

    Thuhet se makina ka përfunduar poshtë kamionit dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj të cilët ndodheshin në mjet.

    Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, të plagosurit po transportohen me helikopter drejt spitalit të Traumës.

    Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.