Category: Lajme

  • Djathi i gomarit shitet me çmim prej 1000 Euro, ja vendi ku prodhohet, shumë pranë Shqipërisë

    Djathi i gomarit shitet me çmim prej 1000 Euro, ja vendi ku prodhohet, shumë pranë Shqipërisë

    A keni provuar ndonjëherë djathë gomarice? Me siguri që jo! Një djathë i tillë ekziston krahas djathit të lopëve, deleve dhe dhive, por çmimi është pak i kripur, apo për milionerët, siç shkruajnë mediat britanike.

    Është djathi më i shtrenjtë në botë dhe në kushtet e Shqipërisë për të blerë 1 kg djathtë gomari do të duhen të paktën tri rroga mesatare.

    Çmimi i djathit i bërë nga qumështi i gomarit kushton hiç më pak se 880 paund, mbi 800 euro.

    Por, se si dhe pse është kaq e shtrenjtë? Për të bërë 1 kg djathë gomari duhen 25 litra qumësht, i cili mund të kushtojë deri në 40 paund një litër.

    Sigurisht nuk duhet kaq shumë qumësht lope, deleje apo dhie për të prodhuar një 1 kg djathë.

    Arsyeja është e thjeshtë, qumështi i gomarit nuk ka kafeinë të mjaftueshme që e bën qumështin plotësisht të trashë, megjithatë vlerat ushqyese të tij janë mjaft të mëdha. Videoja nga prodhimi i djathit të gomarit në një rezervat natyror të gomerëve në Serbi.

  • Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve në Bulqizë

    Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve në Bulqizë

    Policia ka proceduar një 64-vjeçar, i cili duket se është shkaktuari për helmimin e rreth 50 banorëve të fshatit Gjoricë në Bulqizë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për Kadri Muça, banues në Peshkopi.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

    Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    Pak ditë më parë efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan dy policë në Tiranë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha për korrupsion, pasi i morën 100 Euro një shoferi për të shmangur ndëshkimin me gjobë. Por nga veprimet hetimore dhe kontrolli i telefonave janë zbuluar të tjera materiale që implikojnë rëndë njërin prej tyre.

    Në një nga telefonat “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra të huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një ende të pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar të Hashim Xhixha, shkruan gazetari Edison Vatnikaj.

    Nën hetim janë edhe punonjës të tjerë të repartit “Shqiponja” Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona. Polici Haxhim Xhixha kishte rreth një muaj që ishte bërë pjese e repartit Shqiponja. Ai më herët ka shërbyer në drejtorinë e Durrësit.

  • Vrau gruan me sëpatë, gjykata nuk tregon mëshirë për bashkëshortin, e dënon me…

    Vrau gruan me sëpatë, gjykata nuk tregon mëshirë për bashkëshortin, e dënon me…

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Izet Godenit, të akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sanije Godeni, më 25 nëntor të vitit të kaluar.

    Në njoftim thuhet se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 25 vjetësh.

    “I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”, thuhet në njoftim.

  • U plagos me thikë nga bashkëshorti, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë

    U plagos me thikë nga bashkëshorti, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë.

    Bashkëshorti ka plagosur me thikë gruan për motive xhelozie. Aleko Myrtollari 46 vjeç, pas grindjes me bashkëshorten, Marjolën 38 vjeçe, nxorri nga shtëpia 3 fëmijët dhe e qëlloi rreth orës 22:00 të së dielës disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.

    Ka qenë vajza 16-vjeçare, që pasi u rikthye ne banesën me qira në lagjen 10 të Korçës, ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Ndërsa, 46-vjeçari u largua pas krimit dhe ndodhet në kërkim.

    Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje mes tyre. Ata lanë jetën në Tiranë rreth një muaj më parë për të jetuar në Korçë, ndërsa mësohet se bashkëshorti ka qenë i dhunshëm pasi ishte edhe konsumues edhe i alkoolit.

    Ai ka punuar jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

    Klan News

  • 5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    Familja Koçi është e përbërë vetëm nga boksierë. Babai Artur Koçi, e ka trashëguar profesionin te dy djemtë e tij, Amar dhe Ahmend, të cilët kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme. Amari është shpallur 5 herë kampion kombëtar, ndërsa Ahmedi 3 herë.

    Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar si është të merresh me këtë sport dhe si kanë arritur t’ia dalin të gjithë si familje.

    “Sporti në përgjithësi është shumë i mirë, shumë edukativ, të mban larg veseve. Unë te boksi kam ngelur. Pasi mbarova ushtrinë, kisha trajnerin tim Skënder Kurtin, i cili ka vdekur tani. Ai më futi te kjo rrugë, më tha që je i mirë. Kam qene 19-20-vjeç. Vonë është, po nqf se je puntor dhe ke vullnet ia del. Po e mira është ta nisësh që i vogël, që 8-vjeç”, u shpreh babai.

    “Babi ka qene një shtysë që ka ndikuar te ne. Na ka pas marr me vete gjithmonë, që të vegjël shikonim ndeshjet e të rriturve. Jemi mësuar me ambientet e boksit”, tha ndër të tjera Amari./abcnews.al

  • Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi shkollor ka vdekur pasi ka goditur dy deve në Queensland qendrore, Australi.

    Shoferi kishte qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës Emu Park në Nankin, afër Rockhampton, në orën 5:15 të mëngjesit të së hënës.

    Autobusi goditi dy deve përpara se të përplasej me një argjinaturë. Shoferi mbeti i vdekur në vendngjarje. Policia tregon se është nisur një hetim për këtë ngjarje dhe ngushëllon familjen e viktimës.

    Pronari i deveve John Richardson shprehet se ndihet keq për këtë ngjarje dhe i jep ngushëllimet familjes së shoferit.

  • Burri anglez martohet me vajzën shqiptare, por i ndodh ajo që nuk e priste: Ngela i tronditur kur mora vesh se çfarë pune bënte

    Burri anglez martohet me vajzën shqiptare, por i ndodh ajo që nuk e priste: Ngela i tronditur kur mora vesh se çfarë pune bënte

    Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshin një vajzë shqiptare. Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para. Ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej! Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre.

    Letra e 39-vjeçarit

    “Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gab im që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi.

    Ajo është 23 vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

    Fatkeqë sisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

    Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

    Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do t dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacione. Unë pranova dhe u martuam menjëherë. Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua…por sërish ajo vazhdoi zanatin.

    Fillova të bëj gati di vo rcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua.

    Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka m arro sur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vë shtirë të largohem prej saj…”

    Përgjigjja e psikologes

    “Ti je një persona i ku jdesshëm dhe me vlera dhe nuk mund të pranosh martesën me një punonjëse seksi.

    Nëse e ke të vështirë të shkëputesh prej saj pasi e takon, atëherë mos e tako. Duke bërë seks me të edhe nuk shkëputesh por njëkohësisht edhe rre zikon të marrësh ndonjë së mundje se k s ua lisht të transmetueshme, duke marrë parasysh që vajza fle me shumë meshkuj. Të këshilloj ta harrosh atë dhe të vijosh me procedura e divorcit. Gjithashtu fillo të dalësh dhe të njohësh miq dhe persona të rinj”.

  • LAJM I FUNDIT/ Merr flakë bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa

    LAJM I FUNDIT/ Merr flakë bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa

    Qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim ditën e sotme. Mësohet se ka marrë flakë një bombol gazi në lagjen pranë Spitalit në Vlorë. Sipas informacioneve, sapo familjarja ka ndezur bombolën ajo ka shpërthyer në flakë.

    Ngjarja në lagjen Karabash të Vlorës, ku mësohet se banesa është shkrumbuar totalisht dhe ka dëme të shumta materiale. Por, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar. Besnik Çobo pronari banesës.

  • Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Giorgos Georgiou është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Gazetari i njohur grek i sportit dhe prezantuesi i emisioneve televizive

    dhe radiofonike ishte prekur nga kanceri dhe së fundmi ishte shtruar në spitalin e Agios Savvas.

    Georgiou lindi në Petralonë më 26 maj 1952.

    Ai ishte tepër aktiv në fushën e gazetarisë sportive që nga viti 1982, si anëtar i ekipit themelues të gazetës sportive greke “O Filathlos” të botuesit Girogos Kouris.

    Ai u bë i njohur për publikun përmes rubrikës së tij të përditshme në Filathlos,si dhe emisionit të tij të parë në radio, më vonë në televizion.