Category: Lajme

  • Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?

    Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?

    Gjatë një bisede në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka ka ndarë detaje të papritura rreth jetës së saj profesionale, duke zbuluar se angazhimi i saj është shumë ndryshe nga imazhi i njohur i modeles.

    Ajo i ka thënë Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.

    Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës

    – tha Danja, duke shtuar një dimension të ri për publikun që nuk ishte në dijeni të këtij fakti.

    Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët e kanë parë Danjan kryesisht si modele dhe nuk kishin dijeni për angazhimin e saj profesional në administratën publike

  • “Pse nuk përdor klasin ekonomik?”, Rama për fluturimet me avion: Janë për shkak të detyrës

    “Pse nuk përdor klasin ekonomik?”, Rama për fluturimet me avion: Janë për shkak të detyrës

    Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur qytetarëve në rubrikën e tij ‘Sy m’sy’ në Facebook, sqaroi disa akuza të opozitës lidhur me udhëtimet e tij jashtë vendit.

    Rama tha se nëse do të kishte mundësi, do t’i “këpuste me thikë” udhëtimet, duke i minimizuar sa më shumë, por, sipas tij, ato janë të domosdoshme për detyrat e tij si kryeministër.

    Ai theksoi se të gjitha udhëtimet e tij janë për arsye pune dhe se udhëton kryesisht në klasin ekonomik, përveç atyre udhëtimeve të gjata në Shtetet e Bashkuara.

    “Udhëtimet, nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë, do t’i minimizoja me qejf. Janë udhëtime pune, jo për kënaqësi. Më vjen zor kur njerëzit flasin për broçkulla, si ‘mori avionin privat’ apo ‘fluturime luksi’. Të gjitha fluturimet private që bëj me familjen janë në klasin ekonomik, si të gjithë të tjerët. Fluturimet për punë janë thjesht për të kursyer kohë. Fluturimet në SHBA, të gjitha janë të gjata dhe është normale që të udhëtohet në klasin biznes. Por për udhëtimet brenda Evropës, të gjitha janë në klasin ekonomik”, tha Rama.

    Për më tepër, ai shpjegoi se marrëveshja për avionin me të cilin udhëton nuk i kushton asnjë lek më shumë shtetit sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat. Sipas tij, deri kur nuk ishte në përdorim ky avion, politika e tij ka qenë që anëtarët e qeverisë të mos udhëtojnë me klasin ‘biznes’ për fluturimet brenda Evropës, përjashtuar udhëtimet e gjata, si ato në SHBA.

    “Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat. Deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time, ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë, përfshirë edhe mua nuk udhëtojnë në biznes, përjashtuar udhëtimet në SHBA, që janë të gjata dhe është normale. Për çfarë flisni? Kë dëgjoni? Si mund të merreni me këto muhabete pa lidhje? Kur vjen puna te jeta e secilit, të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Rama.

  • Jozi nuk ‘zë mend’, i drejtohet Gjestit: “Ti je i adoptuar…”(Video)

    Jozi nuk ‘zë mend’, i drejtohet Gjestit: “Ti je i adoptuar…”(Video)

    Ola dhe Jozi kanë debatuar me Gjestin. Jozi i është drejtuar Gjestit duke i thënë se:

    Shko o palaço shko. Këtu brenda shtëpisë je i adapotuar nga Laerti dhe Rozana.

    Ola:

    Largohu se jemi vetëm unë dhe Jozi. E ke çuar veten për psikiatër. Pse e more Rizartën në krevat

    Gjesti:

    Ku e ke parë skenën?

    Ola:

    Ti nje mashtrues i gradave më të larta. Shfrytëzove zarfin.

    Gjesti:

    Pse për cfarë kam ardhur unë këtu? Para se të më bini ju mua, u bie unë juve.

  • Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë

    Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë

    Bashkëdrejtuesi i Nisma Thurje, Pano Soko, ka folur për procesin ndaj Erion Veliaj dhe masën e sigurisë e sigurisë ndaj tij.

    Soko tha se nuk ka avokat amerikan që i bën punë Veliajt dhe se gjasat janë që të mbetet në burg.

    “Veliaj, mënyra se si po sillet duket sikur është i interesuar të qëndrojë në burg. Ai akuzën kryesore pse është në burg e ka për intimidim të agjentit të BKH, frika për intimidim të kundërshtarëve, prishjen e provave. Çfarë bën ai?

    E intensifikon intimidimin, i thotë prokurorit, të shohësh çfarë do të bëj. Çfarë mund të bëjë Erion Veliaj? Ai është njeri me pushtet. Gjyqtari duhet ta marrë parasysh këtë gjë. Veliaj është në gjyq sot për vjedhje. Çfarë bën?

    Shkon dhe merr një ndër avokatët më të shtrenjtë në Amerikë. Vëllai që është pasuruar kur ky ka qenë kryetar bashkie dhe është i lidhur të çështja e këtij. Dhe çfarë bën? Ky akuzohet për vjedhje, merr një nga avokatët më të shtrenjtë të New York, 10 mijë dolllarë ora. Nuk ka gjyqtar që të mbyllë sytë para këtyre.

    Po flasim për Veliajn, inceneratori, Ndragheta, 5D, Teatri, hetimi pasuror, këto janë qindra milionë euro. Emri i Erion Veliaj është aty.

    Pra po flasim për një person që ka qenë në historinë e demokracisë, nuk ka patur njeri më të akuzuar për korrupsion se Erion Veliaj. Këto fakte gjyqtari i ka parasysh. Nuk kam më të voglin dyshim që do të mbetet aty. Sado ta mbrojnë, fatin penal e ka të shkruar”, tha Soko.

  • Vdekjet e papritura tek të rinjtë, kardiologu rendit shkaqet dhe arsyet, Temali: Bëni kujdes nga…

    Vdekjet e papritura tek të rinjtë, kardiologu rendit shkaqet dhe arsyet, Temali: Bëni kujdes nga…

    Mjeku Kardiolog Indrit Temali, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi shkaqet dhe arsyet e vdekjeve të papritura tek të rinjtë, fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për shoqërinë shqiptare.

    “Sigurisht që stili i jetesës dhe stresi kanë rolin e tyre thelbësor në shtimin e rasteve të vdekshmërisë në moshë të herët.

    Po ashtu përdorimi i drogërave, apo duhanit kanë ndikimin e tyre. Po ashtu stili i pakujdesshëm i të ushqyerit çojnë në atë sklerozë në moshë të herët bëjnë rritjen e kolesterolit që na çojnë në infarkte apo vdekje të papritura edhe në mosha të reja.

    Por në përgjithësi kur kemi të bëjmë me moshat e reja, janë sëmundjet e lindura dhe të trashëguara q ëjanë shkak i humbjes së jetës së personave që janë nën moshën 35 vjeç”, shpreh ndër të tjera mjeku Indrit Temali

  • Romancë e re në shtëpi mes Rizartës dhe Aldos?! Mikela bën deklaratën e papritur

    Romancë e re në shtëpi mes Rizartës dhe Aldos?! Mikela bën deklaratën e papritur

    Vserlo ka biseduar me Mikelën për grupimet brenda shtëpisë.

    Mikela:

    Këtu ka grupime.

    Vserlo:

    Ka dyshe.

    Vserlo:

    Dyshe thua romantike apo në lojë?

    Mikela:

    Shoh dyshe në lojë dhe dyshe romantike.

    Vserlo:

    Askush nuk është por e përdorin për lojë romancën. Çfarë mendon për Rizartën dhe Aldon se ti ke ndejtur afër. Mendon se kanë romancë?

    Mikela:

    Rizarta është e sinqertë. Ja kam thënë që Aldo nuk mendoj se është i sinqertë por nuk jam e sigurtë.

    Vserlo:

    Unë ua lexojë edhe mendjen edhe sytë.

    Mikela:

    Afrimi i tyre më duket shumë fallso.

    Vserlo:

    I prekte këmbën Aldon sot. Ajo po bie për Aldon dhe kjo gjë Aldos ja leverdis. Këtë gjë bënte edhe me Livian.

  • Banorja e “BBV” bën deklaratën e fortë: Kam provuar të mbetem shtatzënë por…

    Banorja e “BBV” bën deklaratën e fortë: Kam provuar të mbetem shtatzënë por…

    Jozi teksa po bisedonte me Olën dhe Valbonën i është drejtuar asaj duke i thënë se:

    Ti do jesh super mami. Mos e lë për mbrapa zemra, me kismet zotit për 2-3 vjet.

    Valbona:

    Çfarë të ketë shkrujtur i madhi zot.

    Ola:

    E kam provuar edhe unë por nuk kam ngelur.

    Valbona:

    Për një periudhe të gjatë?

    Ola:

    Me intervale, e kemi dashur por nuk ndodhi, nuk ka qenë e shkrujtuar. Nuk do isha këtu sot, çdo gjë ndodh për një aryse. Të mbaroj kjo eksperiencë dhe qëllimi im pas daljes është të bëj një beb.

  • A është penduar Aldo për puthjen me Laertin? Ja si përgjigjet banori

    A është penduar Aldo për puthjen me Laertin? Ja si përgjigjet banori

    as puthjes që pati në buzë me Laertin, Aldo ka biseduar me Rizartën ku kjo e fundit e ka pyetur se:

    Sa u pendove nga 1-10 që puthe Laertin?

    Aldo:

    Një mijë herë të tjera nuk do e kisha bërë por ndodhi dje dhe te arsyeja jam shumë i qetë. Po thonin ‘puthje puthje’. Puthe pra meqe jeni çift. Mu duk sikur putha babin tim.

  • Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj për “Arrestin me burg”, policia merr masa, efektivë vendosen para gjykatës (VIDEO)

    Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj për “Arrestin me burg”, policia merr masa, efektivë vendosen para gjykatës (VIDEO)

    Ndërkohë që Erion Veliaj është nisur nga Durrësi për të mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj masë së sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga GJKKO, një numër efektivësh është vendosur përpara godinës së gjykatës.

    Kjo duket se është një masë paraprake që mund t’i paraprijë mbledhjes së mbështetësve përpara gjykatës. Kujtojmë se në seancën kur u caktua masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pati tensione, madje mbështetës të tij tentuan të ndalonin furgonin e policisë.

  • I FUNDIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    I FUNDIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    LAJM I FUDNIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    vijon…