Category: Lajme

  • Tragjedia e trenave, vjen reagimi i ashpër i kryeministrit të vendit

    Tragjedia e trenave, vjen reagimi i ashpër i kryeministrit të vendit

    Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi.

    Të paktën 288 persona janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur, në incidentin e së premtes në rajonin Odisha. Në incident janë përfshirë dy trena me pasagjerë dhe një tren me mallra.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët kanë thënë se janë gjetur të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur.

    Modi e ka vizituar vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe gjithë ngjarjen e ka cilësuar “të rëndë”.

    Ai është takuar edhe me disa të plagosur në spital, dhe është zotuar se Qeveria e tij nuk do të lë “gurë pa lëvizur për të gjetur trajtim”, për ta.

    Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar këtë incident, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë i këtij shekulli në Indi.

    Rreth 2.000 pasagjerë besohet se kanë qenë në dy trenat e përplasur.

    India e ka regjistruar një incident të rëndë me trena edhe më 1981, kur një tren i stërngarkuar pasagjerësh ka dalë nga binarët dhe ka rënë në një lumë – në periudhë cikloni në rajonin Bihar – duke lënë të vdekur të paktën 800 njerëz. /REL

  • Ngjarje shokuese/ Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

    Ngjarje shokuese/ Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 3-vjeçar.

    Mediat e huaja shkruajnë se tashmë familja e vogëlushit po kërkojnë që trupi i tij të prehet pranë trupit të nënës, e cila humbi jetën pak pasi e solli në jetë.

    Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua në një apartament në Riverwood, në jugperëndim të Sydneyt, të mërkurën pasdite.

    Babai kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua me urgjencë, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

  • Ky është Albi, 24-vjeçari që vrau nënën e tij me plastmas

    Ky është Albi, 24-vjeçari që vrau nënën e tij me plastmas

    Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Përmet, ku mbeti e pajetë një 65-vjeçare.

    Sipas burimeve për News 24, Albi Muhollari është 24 vjeçari që i ka marrë jetën nënës së tij.

    Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.

    Autoritetet u vendosën në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun.

    Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Makina në korsinë e kundër e mori para, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar

    Makina në korsinë e kundër e mori para, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në Zvicër ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.

    47-vjeçari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt.

    Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona, njëri prej të cilëve rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

    Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes ku përplasja ishte ballë për ballë.

    Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë.

  • Luhatjet në kurs/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot?

    Luhatjet në kurs/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot?

    Monedha e eurozonës shitet sot me 109.4 lekë.

    Dollari amerikan këmbehet me 101.6 lekë.

    Paundi britanik kap sot vlerën e 126.8 lekëve.

    Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 76.6 lekë.

    Franga zvicerane kap vlerën e 111.6 lekëve.

    Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.72 lekë.

  • Familja vajton sot vdekjen e 7-vjeçarit në Bërxullë, fati tragjik i të miturit, u përplas nga makina brenda lokalit të babait

    Familja vajton sot vdekjen e 7-vjeçarit në Bërxullë, fati tragjik i të miturit, u përplas nga makina brenda lokalit të babait

    Familja e 7-vjeçarit që vdiq tragjikisht ditën e djedhme në Bërxullë vajton humbjen e papritur të të miturit.

    7-vjeçari u përplas pët vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

    Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.

    Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u pëprlas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 7-vjeçarit.

    Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar./albeu.com/

  • Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Në këtë video do t’ju tregojmë një histori vërtet interesante për një njeri që vizitoi restorantet që ai zotëronte i veshur si një i pastrehë.

    Kjo histori reale ndodhi në Spanjë, ajo që ai pa e bëri të qajë.

    Për më tepër shikoni videon:

  • Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus është përplasur me pesë makina pastaj përfundoji në një shkëmb.

    Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda në km 101, ku si pajojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.

    Autobusi me 38 persona në bord nga Flixbus, ishte nisur nga Leçe për në Romë Tiburtina.

  • E gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë

    E gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë

    Ju tashmë e dini se si mund të dekoroni shtëpinë tuaj me bimë dhe lule nga më të ndryshmet: sa më shumë, aq më mirë.

    Kjo është provuar shkencërisht se bimët dhe lulet mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni, mund t’ju frymëzojnë krijimtarinë dhe sigurisht ndihmojnë të keni ajër sa më të pastër rreth jush.

    Dhe ajo që është futur në një trend së fundmi dhe po përhapet gjithandej, sipas “House Beautiful”, është mbjellja e pemës së ullirit në shtëpi.

    A e dini se ato mund të rriten brenda në një vazo? Po dhe janë të përmasave të ndryshme, në vazo të mëdha dhe të vogla.

    Nëse edhe ju doni ta bëni këtë gjë, e mira është që pasi ta blini një pemë të tillë, të siguroheni që ta vendosni në një vend ku ajo mund të marrë të paktën gjashtë orë diell çdo ditë.

    Dhe ju duhet ta ujisni rregullisht bimën tuaj dhe të mos lejoni që të thahet.

    Mund të zgjidhni edhe një pemë xhuxhe, por mbani parasysh se kjo lloj peme sërisht mund të rritet në gjatësi, nëse nuk i krasitni degët, për t’i mbajtur ato të shkurtra.

  • Arrestohet zjarrfikësi me kokainë dhe armë pa leje

    Arrestohet zjarrfikësi me kokainë dhe armë pa leje

    Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një zjarrfikës në Roskovec për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari E.Sh. I riu u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para. Ndërkohë që gjatë kontrollin në banesën e tij u gjet edhe një armë gjuetie tip “Çifte”.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) njofton se ka arrestuar E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

    Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.

    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.