Category: Lajme

  • Burri ndahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Mi niste mua SMS e të dashurit

    Burri ndahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Mi niste mua SMS e të dashurit

    Ai quhet Serian Stafa dhe është 27 vjeç. I riu nga Shijaku është babai i një djali tre vjeçar. Ai ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas divorcit.

    Stafa është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. Irena Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vite dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.Shhikovid me poshte”

    I riu shprehet se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shkesi.

    “Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë problem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

    Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore.

    Seriani tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë detyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë.

    Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tradhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

    “Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon Seriani.

    Ky baba i ri në moshë kërkon të ketë takime me të birin dhe asnjëherë nuk e ka menduar se nuk do të kontribuojë në rritjen e tij.

    Ai tregon se ish-gruaja i thotë se nëse nuk paguan para nuk do ta shikojë asnjëherë djalin. Vetëm para pak ditëve Argisti kishte ditën e lindjes dhe nëna nuk e la as në telefon ta uronte babai i tij.

    Seriani tha se divorci u bë me marrëveshje dhe nuk pati debate por se tani kërkon që ta takojë të birin siç e ka caktuar gjykata dhe më vonë të paguajë edhe shumën për të birin.

    “Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tradhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani s’mundem më. Dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, tha 27-vjeçari.

  • Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Të paktën 3500 zogj janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që po hetojnë fenomenin misterioz.

    Qindra trupa të Guanay cormorant (lloj zogjsh) janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.

    Rezultatet e testeve laboratorike përjashtuan mundësinë e gripit të shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende.

    “Diçka po ndodh që po vret këta zogj, të cilët zhyten në oqean për të gjetur ushqim,” shpjegoi ai.

    Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt, një specie e pambrojtur, si dhe mijëra zogj të tjerë.

    Një 53-vjeçar u bë gjithashtu në fund të muajit mars i pari i infektuar nga kjo sëmundje në vend dhe ndodhet ende në spital.

  • Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana është përzgjedhur, mes shumë aplikantësh nga e gjithë bota, si një ndër 10 qytetet përfituese të grantit të Bloomberg Philanthropies për Bloomberg Initiative for Cycling Infrastructure (BICI).

    Bloomberg Philanthropies shpalli fituesit e parë të Iniciativës së Bloomberg për Infrastrukturën e Çiklizmit (BICI), me dhjetë qytete globale, që marrin mbështetje për të ndërtuar infrastrukturën inovative të çiklizmit dhe opsionet e lëvizshmërisë së qëndrueshme për banorët e tyre.

    Krahas Tiranës, ku do të mbështetet ndërtimi i një rrjeti çiklizmi për të gjitha moshat, nëpërmjet zbatimit të projektimit të kryqëzimeve të sigurta, përfitues janë edhe Milano në Itali dhe Lisbona në Portugali.

    Qëllimi i kësaj nisme është të ndihmojë qytetet të dizajnojnë rrugë që rrisin përdorimin e biçikletave, rigjallëron lagjet dhe promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve të tyre. Përveç financimit, Tirana do të marrë dhe asistencë teknike për projektimin dhe zhvillimin e projekteve. E nisur në vitin 2014, misioni i Iniciativës Globale të Projektimit të Qyteteve është të transformojë rrugët në mbarë botën./tvklan.al

  • Vritet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vëllai i tij

    Vritet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vëllai i tij

    Një 20-vjeçar shqiptar u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës. Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai qëllua pranë banesës së tij.

    Kanë qenë fqinjët që lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti të riun shqiptar në gjendje të rëndë. Edhe pse u përdor një helikopter për transportin e tij, i riu nuk mundi të mbijetojë.

    I dyshuari kryesor për ngjarjen është vëllai i viktimës 18 vjeç. Ai u ngujua në banesë për disa orë duke mos pranuar të hapte derën. Pas negociatave të shumta me policinë ai u dorëzua dhe në prani të avokatit të tij ka dhënë edhe një dëshmi paraprake.

    I riu ka thënë se vëllai i tij u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante prej pak kohësh me vete. Vëllai i vogël mbetet një nga të dyshuarit kryesorë derisa të kryhen akt-ekspertizat për të përcaktuar nëse ishte një aksident apo ngjarje e qëllimshme.

    Dyshimet i kanë shtuar fqinjët që u kanë thënë hetuesve se pas të shtënës së armës kanë parë disa persona të panjohur të largohen nga banesa.

  • Pse leku po shpartallon euron

    Pse leku po shpartallon euron

    Nga Lutfi Dervishi
    Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut.
    Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktoresh
    1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.
    Praktisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë ankohen për mjedis jo miqesor.
    2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojne në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.
    Praktisht nuk kemi normë të lartë interesi.
    Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:
    3. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.
    Praktisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar.
    Teorikisht monedha forcohet kur kemi:
    4. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.
    Teorikisht institucionet dhe ligjet I kemi të mira, praktikisht…
    Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:
    5. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve.Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.
    Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.
    Teorikisht monedha vendas forcohet nga:
    6. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni “mallkimi i burimeve”.
    Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë I shpërdorojmë.
    Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:
    Rritjen e numrit Turisteve
    As me remitancat
    As me eksportet
    As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.
    As (vetëm) zgjedhjet.
    Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor
    pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…
    Pse tregohemi egoist dhe mendojmë vetëm për veten?

  • Mëse e përhapur në vendin tonë, doktori i njohur ngre alarmin: Sëmundja që po i merr jetën të rinjve para prindërve

    Mëse e përhapur në vendin tonë, doktori i njohur ngre alarmin: Sëmundja që po i merr jetën të rinjve para prindërve

    Sëmundshmëria tek të rinjtë është rritur, veçanërisht prekja nga sëmundjet e zemrës. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit, vlerësohet se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen si pasojë e së.mundjeve kardiovaskulare. Kardiologu Álfred Nona në një intervistë për “Shëndet plus” tregon se shkaktarët kryesor të sëm.undjeve kardiovaskulare në moshë të re mbeten: abuzimi me duhanin, alkoolin, drogën si dhe jeta sedentare.

    Doktor, statistikat dhe studimet e fundit kombëtare dhe ndërkombëtare flasin për një rritje progresive të sëm.undjeve të zemrës tek moshat e reja, kryesisht në Shqipëri. Nisur dhe nga praktika juaj e përditshme e punës, sa i mbështesni këto të dhëna?

    Sa i përket sëm.undjeve kardiovaskulare mund të themi se në përgjithësi prekin moshat mbi 50 vjeç tek meshkujt dhe mbi 55-60 vjeç tek femrat. Por, kohët e fundit kemi të prekur edhe në mosha të reja. Unë mund të flas për statistika personale, nga praktika e përditshme e punës, dhe mund të them se sëm.undjet kardiovaskulare në Shqipëri janë gati 5 deri në 10 vjet më përpara sesa vendet perëndimore, duke u krahasuar përshembull me Italinë.

    Përse kjo rritje më e lartë në Shqipëri sesa në vendet e Evropës Perëndimore?

    Stili i jetesës është shkaku kryesor. Pas viteve ‘90 ka filluar një ndryshim i mënyrës së jetesës dhe aktiviteti fizik ka ardhur gjithmonë në rënie.Shkaqe të tjera janë, jeta sedentare, obeziteti si dhe abuzohet shumë me faktorët e riskut. Në Shqipëri, abuzohet shumë me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, në këtë kategori hyn edhe përdorimi i drogërave. Vendi ynë, paradoksalisht, dhe pse është një vend i varfër, ka një përdorim të shtuar të drogërave të forta tek grupmoshat e reja.

    Pra, duhanpirja e theksuar, sedentariteti i viteve të fundit, obeziteti mbi mesataren e vendeve perëndimore, përdorimi i alkoolit dhe drogës janë faktorët që me probabilitet të lartë kanë ndikim në shfaqjen e sëm.undjeve të zemrës tek mosha më të reja, krahasuar me brezin e prindërve tanë apo krahasuar me vendet perëndimore.

    Këto të fundit kanë bërë politika të rëndësishme për shëndetin publik (mjafton të përmendim luftën që i bëhet duhanpirjes apo promovimit që i bëhet sportit në përgjithësi etj).

    Mund ta themi me bindjen më të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë mënyrë jetese do arrijmë në një pikë që do të jetojnë më tepër prindërit sesa fëmijët e tyre. Deri në këto vite jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 78 vjeç dhe kjo falë dietës mesdhetare që bazohet tek frutat, perimet, vaji i ullirit, pak yndyrna shtazore dhe drithërat. Mjafton të themi se në SHBÁ ka një jetëgjatësi prej 78 vjet e tetë muaj. Pra, praktikisht njëlloj me ne, edhe pse kanë një mjekësi shumë herë më të avancuar).

    Por, kohët e fundit vihet re një shmangie nga dieta e shëndetshme mesdhetare dhe kemi kaluar në konsumim të fortë të yndyrnave shtazore. Formula e një zemre të shëndetshme është të ushqehemi varfër në yndyrna, kripëra dhe sheqerna.

    Thatë që Shqipëria është 5-10 vjet përpara sa i takon sëmu.ndjeve të zemrës. Çfarë nënkupton konkretisht kjo?

    Pra, siç e thashë këtu abuzohet shumë me faktorët e riskut që bazën e kanë tek sedentarieti, obeziteti, duhanpirja, të cilët në fund të fundit rrisin faktorët e riskut klasik të zemrës, pra, hipertensionin arterial, diabetin, hiperkolesteroleminë etj., duke u finalizuar në sëm.undjen e enëve të gjakut dhe këto të fundit në sindromën koronare akute apo infarktin e zemrës.

    Një tjetër faktor që ne duhet ta përmendim është edhe konsumi i kripës në sasi më të larta sesa normat e lejuara, që janë 6-8 gr në ditë. Kripa ka një lidhje direkte me tensionin e lartë. Duke u rritur prevalenca dhe incidenca e hipertensionit arterial, shtohet edhe rreziku i së.mundjeve të zemrës edhe në mosha të reja.

    Nëse i referoheni eksperiencës personale, keni vërejtur një rritje konkrete të rasteve me sëm.undje të zemrës tek moshat e reja?

    Sa i përket eksperiencës time mund të them se kemi pasur raste me infarkte edhe në moshën 27 apo 29 vjeçare. Në praktikën e përditshme të punës, gjithashtu konstatoj raste gjithmonë edhe më të shpeshta në moshat 30 apo 40 vjeçare.

    Përveç faktorëve të riskut që ju përmendët, a ka shkaqe të tjera që ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve? Cilat janë ato?

    Sa i përket shkaqeve të tjera që nuk janë arteriosklerotike, theksoj që janë shtuar vitet e fundit, pra shkaqe që nuk kanë të bëjnë me sedentarietetin, obezitetin, diabetin, tensionin, duhanpirjen apo kolesterolin e rritur. Mund të jenë patologji të ndryshme morfofunksionale apo çrregullime elektrike të zemrës që falë një diagnostikimi gjithmonë edhe më të saktë në Shqipëri, mund të japin përshtypjen e një prevalence apo incidence të shtuar, por e vërteta është që evidentohen më tepër kohët e fundit.

    Këtu përfshihen të gjitha ato sëm.undje që mund të shkaktojnë edhe arrest kardiak. Pra, një ndalje të menjëhershme të zemrës. Përmendim këtu displazinë aritmogjene të ventrikulit të djathtë, sindromën e Brugadës, sindromën e QT së shkurtër, kardiomiopatinë hipertrofike, sindromën e Ëolf Parkinson Ëhite etj. Këto së.mundje që përmenda prekin kryesisht të rinjtë.

    Rol tjetër për rritjen e numrit të rasteve tek të rinjtë kanë edhe sëm.undjet e lindura apo kongenitale edhe këto vetëm për faktin së në Shqipëri kanë filluar të diagnostikohen më tepër dhe jo se janë shtuar raste të reja. Po ashtu incidencat (rastet e reja) me malformime të zemrës janë 8 apo 10 fëmijë në 1000 lindje, shifër kjo konstante në kohë. Këto malformime kardiake mund të arrijnë deri në moshë madhore pa u identifikuar më parë dhe të diagnostikohen vetëm tek të rriturit, pasi fillojnë të shprehen simptomat.

    Po sa i përket sensibilizimit për së.mundjet kardiovaskulare?

    Sensibilizimi këto vitet e fundit për së.mundjet kardiovaskulare në veçanti ka ndodhur apo po ndodh më tepër tek moshat e reja, dhe kjo është shpresëdhënëse, sepse janë ata që përdorin me tepër internetin apo rrugë të tjera dhe marrin informacione për patologji të ndryshme. Mund te themi qe ka një përmirësim të kulturës mjekësore në Shqipëri, por gjithsesi nëse e krahasojmë me vendet perëndimore jemi akoma larg.

  • “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    Në nisje të sezonit turistik Policia Rrugore ka dalë në terren duke blinduar akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente. Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

    154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
    203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;

    137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

    Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Janë ndëshkuar me masë administrative:

    553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

    598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;

    334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

    513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;

    127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

  • Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Policia e shtetit vazhdon aksionin për goditjen e kultivimit të rasteve në Velipojë, Mat, Lezhë dhe në Krujë. Në Velipojë u asgjësuan 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Policia publikoi pamjet e momentit kur ndiqen kultivuesit me dron dhe kapen sapo hapin serat me kanabis. Në Mat 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë.

    Në Lezhë u gjetën të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa. Në Krujë në fshatrat Brret dhe Picrrage u zbuluan 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shumica e kultivuesve janë në kërkim, si gjithmonë.

  • I preferuari i shqiptarëve, mjekja e njohur lëshon alarmin: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shumë i rrezikshëm, pasi është shkaktari i sëmundjeve të zemrës

    I preferuari i shqiptarëve, mjekja e njohur lëshon alarmin: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shumë i rrezikshëm, pasi është shkaktari i sëmundjeve të zemrës

    Dr. Albana Daka theksoi se sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve. Mjekja nutricioniste shpjegoi se një stil jete i shëndetshëm, kombinuar me aktivitet fizik dhe me një regjim të mirë ushqimor mund të parandalojë këto sëmundje. “Që të kemi një zemër të shëndetshme duhet të kemi një një stil jete të shëndetshme që në fëmijëri. Sipas OBSH, një stil jete i shëndetshëm tregon se parandalon 1/3 të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni, dislipidemitë, që janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve vaskulare.

    Këto fatalitete përbëjnë 40-45 përqind të vdekjeve. Patologjitë e zemrës fillojnë pas dekadës së katërt dhe të pestë të jetës, kryesisht dislipidemitë, episodet me rritje të tensionit të gjakut. Sot po ulet mosha me nivele të larta të tensionit. Në pjesën më të madhe të rasteve, vjen nga stili shumë i çrregullt.

    Për të parandaluar nivelet e larta të tensionit dhe dislipidemitë, të cilat për vite veshin enët e gjakut me pllaka yndyrore dhe shkaktojnë raste fatale të zemrës dhe trurit, duhet të fokusohemi te stili i jetës. Sipas OBSH, regjimi mesdhetar është ideali për të parandaluar këto sëmundje.

    Nëse më parë shikonim një 60 vjeçar me probleme të hipertensionit, sot i shikojmë në mosha më të reja. Studimet tregojnë se janë rritur për shkak të stilit të pashëndetshëm, pa aktivitet fizik, ngase kemi yndyrna të larta dhe rritje të tensionit të gjakut në moshë të re si dhe probleme me sheqerin në gjak.”, tha ajo.

    Dr. Albana theksoi se regjimi ushqimor ideal është ai mesdhetar.

    “Duhen sa më shumë vakte me perime dhe fruta, në formën e perimeve krudo, të paktën një pjatë e parë si në drekë por dhe në darkë me perimet ku gatimi të jetë sa më i thjeshtë. Sa më pak kripë, me vaj ulliri por në sasi të moderuar. Sa më pak mish të kuq gjatë javës, të dominojë pula dhe peshku.

    Kryesisht peshqit të jenë të vegjël sesa të mëdhenj për shkak të Omega-3 që përmbajnë. Sa më shumë bishtajore. Pra, një regjim mesdhetar është ideal për parandalimin e çdo sëmundjeje.”, tha Dr. Albana.

    E pyetur nga moderatori Alban Musa për produktet që shqiptarët përdorin shumë por që janë të rrezikshme për shëndetin, mjekja përmendi mishin e kuq, bulmetrat dhe brumrat.

    “Ne kemi një kuzhinë mikse mesdhetare dhe orientale. Kuzhina jonë dominohet nga mishi i kuq.

    Duhet të jetë sa më pak në regjimin tonë por në fakt dominon. Sa më shumë miq të kuq, i gatuar pafund, aq më shumë i dëmshëm është ai. Dhe bulmetrat i kemi në të treja vaktet. Bulmetrat, mishi i kuq dhe brumërat dominojnë kuzhinën tonë.“, tha Dr. Albana.

  • Shpërndante pakot, merrte paratë dhe i fuste në xhep/ Publikohet foto, ja kush është 46-vjeçarja që përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit

    Shpërndante pakot, merrte paratë dhe i fuste në xhep/ Publikohet foto, ja kush është 46-vjeçarja që përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit

    Kjo është Alma Beqiri, 46 vjeçarja nga Korça, e cila u vu në prangat e policisë për mashtrim.

    Arrestimi i saj u bë i mundur pasi Beqiri, agjente e një poste private në Korçë dhe Pogradec ka arritur të përfitojë rreth 3 milionë euro duke mashtruar gjatë periudhës 2021-2023.

    Gjatë këtyre dy viteve, 46-vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare për llogari të subjekteve të treta dhe paratë e marra nga klientët që kishin bërë porosi online, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

    Sipas policisë, shumën e konsiderueshme prej 3 milionë eurosh të përfituar përmes këtij aktiviteti të paligjshëm, Alma Beqiri dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emrin e saj dhe të familjarëve.

    Pas arrestimit, Beqirit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjete qe perdoreshin prej saj. Hetimi nga ana e policisë për këtë rast kishte nisur dy muaj më parë.