Category: Lajme

  • U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    Kokainë, bizhuteri dhe një sasi eurosh janë sekuestruar në Durrës, gjatë kontrolleve në një furgon.

    Automjeti, që udhëtonte nga Italia për në Durrës, kaloi në kontroll të detajuar dhe në të u gjetën një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Në pranga ka rënë shoferi i furgonit, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    Goditet një tjetër rast i tentativës për kontrabandimin e sendeve me vlerë, në Shqipëri.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bizhutë”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.

    Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe ajo e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike, të futjes së shumave të mëdha të parave, pa i deklaruar, të naftës dhe të mallrave të tjera kontrabandë.

    Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë.

    Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.

    Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.

    Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

  • Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Turqia planifikon të dërgojë trupa në Kosovë, në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t’u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të Kosovës, tha Ministria e Mbrojtjes turke.

    Në një deklaratë të lëshuar sot, ministria apelon për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e krizës, pasi diçka e tillë se mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    “Njësia jonë (një batalion komando) është planifikuar të vendoset në Kosovë më 4-5 qershor ,” njoftoi ministria.

    Një krizë politike shpërtheu në dhunë në veri të Kosovës kur kryetarët shqiptarë morën detyrën në qytetet me shumicë serbe në rajon, duke nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të kritikojnë Prishtinën.

    Popullsia serbe, e cila është shumicë në veri të Kosovës, bojkoti zgjedhjet e prillit, të cilat rezultuan në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë. Në incidentet e dhunshme të së hënës, 30 paqeruajtës dhe 52 serbë që protestonin kundër kryetarëve të komunave u plagosën.

    Dhuna e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte 700 trupa shtesë për të forcuar misionin e saj prej 4,000 trupash.

  • Njëri dhunoi të dashurën tjetri nënën, arrestohen dy burrat në Vlorë

    Njëri dhunoi të dashurën tjetri nënën, arrestohen dy burrat në Vlorë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

    Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Punonte tek posta ADEX/ Kjo është agjentja që vodhi 3 milionë euro (skema)

    Punonte tek posta ADEX/ Kjo është agjentja që vodhi 3 milionë euro (skema)

    Personi që shihni në foto është Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private, e cila iu vodhi 3 milionë euro bizneseve duke i mashtruar. Beqiri është arrestuar nga Policia e Korçës për shkak se përmes mashtrimit ka përvetësuar 3 milionë euro në dy vite në postën private ADEX, ku ishte agjente.

    Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa klientë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.

    Ndërsa ajo po merret në pyetje, policia po heton persona të tjerë të lidhur me të. Bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.

  • Për Të Gjithë Ato Që Thuajse Çdo Ditë Pijnë Paracetomol, Ekspertët Japin lajmin e KEQ

    Për Të Gjithë Ato Që Thuajse Çdo Ditë Pijnë Paracetomol, Ekspertët Japin lajmin e KEQ

    Il’açet kundër dhi mbjeve me kosto të ulët mund të blihen në shumicën e farmacive.Paracetamoli përdoret për të trajtuar dhi mbjet dhe gjithashtu mund të përdoret për të ulur një temperaturë të

    lartë.Duke parë se është një il’aç kaq i dobishëm, a mund të jetë në të vërtetë i dëmshëm duke pasur parasysh mundësinë e arritjes së tij?Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini rreth paracetamolit:Sa kohë i duhet pa racetamolit për të funksionuar dhe sa është një do zë standarde?

    Paracetamoli zakonisht merret në një formë tabletash ose kapsule, ose një ose dy kapsula 500mg në të njëjtën kohë. Il’açet kundër dhi mbjes marrin deri në një orë për të filluar efektin dhe nuk duhet të merret së bashku me il’açet e tjera që tashmë përmbajnë paracetamol.

    Paracetamoli mund të merret me ose pa ushqim dhe gratë shtatzëna ende mund ta përdorin atë në sasi të moderuara.A është e sigurt të merrni paracetamol çdo ditë?Do za e zakonshme për të rriturit është një ose dy tableta 500mg deri në katër herë në 24 orë dhe gjithmonë duhet të lini të paktën katër orë midis do zave.

    Kjo do të thotë një maksimum absolut prej tetë tabletave 500mg brenda një dite. Mbidozimi i paracetamolit mund të shkaktojë ef ekte anë sore serioze, që do të thotë se nuk duhet të tundoheni kurrë për të rritur do. zën ose për të marrë një do. zë të dyfishtë nëse keni dhi mbje të forta.Nëse jeni ende duke iu përmbajtur kufijve,

    por e shihni veten duke kërkuar paracetamol çdo ditë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.Megjithëse është i dobishëm kur merret me masë, marrja e paracetamolit për një kohë të gjatë mund të dëmtojë mëlçinë tuaj. Kontaktoni me mjekun tuaj dhe ata duhet të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje afatgjatë të problemit

  • Pushimet verore/ Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi

    Pushimet verore/ Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi

    Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre.

    Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane.

    Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe hotelieri është dukshëm më i ulët se në Gjermani”, shton Destatis.Niveli i çmimeve në Shqipëri dhe Turqi ishte më i ulëti ndër vendet e krahasuara nga Byroja Federale e Statistikave. Në të dyja këto vende, çmimet e shërbimeve turistike ishin 56% më të ulëta se në Gjermani. Në Portugali dhe Maltë, kostot e të ngrënit në restorante dhe qëndrimi në hotele ishin 28% më të ulëta për turistët gjermanë sesa në vendlindje.

    Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, të njëjtat shërbime janë paguar mesatarisht 18% më pak në mars të këtij viti (muaji në të cilin Destatis ka analizuar çmimet) sesa në Gjermani. Në Kroaci dhe Qipro – 17% më pak. Në Greqi, kursimet arritën në 21%. Çmimet ishin edhe më të favorshme në Mal të Zi dhe Rumani – ku akomodimi në hotel dhe shkuarja në një restorant mund të ishte 46% më lirë se në Gjermani. Sipas Destatis, Kroacia është një vend më i shtrenjtë për turistët sesa konkurrentët e saj evropiano-jugor, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Spanja.

    Për sa u përket vendeve në jug të Evropës, nga të gjitha vendet në të cilat Destatis analizoi çmimet, Italia ishte më e shtrenjta. Por edhe në gadishullin Apenin, sipas statisticienëve gjermanë, niveli i çmimeve në hotele apo restorante në periudhën e hulumtuar ishte pesë për qind më i ulët se në Gjermani.

    Për qytetarët e Republikës Federale, një pushim në veri të Evropës ose në disa vende fqinje është më i shtrenjtë se një pushim veror në Gjermani. Nga të gjitha vendet e anketuara, Zvicra ishte më e shtrenjta në mars. Atje, për të njëjtin shërbim (restorant ose natë në hotel) duhej paguar 61% më shumë se në Gjermani. Destinacionet e njohura turistike si Danimarka apo Norvegjia janë gjithashtu më të shtrenjta – me më shumë se 40%.

    Finlanda është pak më e lirë, por gjithsesi dukshëm më e shtrenjtë se Gjermania: netët e hoteleve dhe shërbimet gastronomike ishin 25% më të shtrenjta atje sesa në Republikën Federale të Gjermanisë në mars të këtij viti. Në Irlandë, turistët duhej të paguanin 21% më shumë, pushimet në Suedi ishin 17% më të shtrenjta se në Gjermani, ndërsa në Austri 15%.

    Në Francën fqinje, një nga destinacionet turistike më të njohura të Gjermanisë, në mars duhej të paguhej tetë për qind më shumë për akomodimin në hotel dhe në restorante sesa në Gjermani, njoftoi Destatis.

    Edhe pse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Gjermani gjatë muajve të fundit dhe norma e inflacionit ka arritur një nivel rekord, dhe pavarësisht pasigurive që lidhen me ecurinë e mëtejshme të luftës në Ukrainë, shumica e turistëve gjermanë në këtë sezon veror duan që më në fund (prapë) të shijojnë pushimet e tyre pa shumë shqetësime. Sipas të dhënave të publikuara muajt e fundit, industria e turizmit pret vazhdimin e trendit pozitiv nga viti i kaluar, në të cilin vëllimi i udhëtimeve turistike arriti nivelin e një viti përpara pandemisë së virusit korona.

    Nga nëntori 2021 deri në fund të tetorit 2022, shpenzimet për udhëtime janë dyfishuar (nga 28.8 në 58.6 miliardë euro), konfirmoi Shoqata e Operatorëve Turistikë Gjerman (DRV). Rritje veçanërisht e fortë në atë periudhë u vu re në sektorin e ashtuquajtur “aranzhimet paushale”. Në shkurt të këtij viti u publikua “Analiza e Turizmit Gjerman”, do të thotë rezultatet e një sondazhi me 3000 persona mbi 18 vjeç – gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se po planifikonin një udhëtim turistik këtë sezon. “5 destinacionet kryesore turistike në valën kryesore gjatë verës do të jenë Turqia, Spanja, Greqia, Egjipti dhe Portugalia”, parashikojnë përfaqësuesit e DRV./ DW

  • Eskorta nga Venezuela, 300 euro për një “takim” pune në Tiranë (VIDEO)

    Eskorta nga Venezuela, 300 euro për një “takim” pune në Tiranë (VIDEO)

    Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga vende të ndryshme vijnë në vendin tonë si turiste dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

    Për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” ka realizuar një kamerë të fshehtë. I infiltruari i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, nga Venezuela.

    Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro, madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe me një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

    Eskorta shprehet se e bën këtë “punë” për para dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje, ku do të investojë në fermë./Syri

  • Burri ndahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Mi niste mua SMS e të dashurit

    Burri ndahet nga gruaja 17 vjeçe: Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Mi niste mua SMS e të dashurit

    Ai quhet Serian Stafa dhe është 27 vjeç. I riu nga Shijaku është babai i një djali tre vjeçar. Ai ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas divorcit.

    Stafa është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. Irena Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vite dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.Shhikovid me poshte”

    I riu shprehet se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shkesi.

    “Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë problem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

    Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore.

    Seriani tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë detyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë.

    Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tradhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

    “Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon Seriani.

    Ky baba i ri në moshë kërkon të ketë takime me të birin dhe asnjëherë nuk e ka menduar se nuk do të kontribuojë në rritjen e tij.

    Ai tregon se ish-gruaja i thotë se nëse nuk paguan para nuk do ta shikojë asnjëherë djalin. Vetëm para pak ditëve Argisti kishte ditën e lindjes dhe nëna nuk e la as në telefon ta uronte babai i tij.

    Seriani tha se divorci u bë me marrëveshje dhe nuk pati debate por se tani kërkon që ta takojë të birin siç e ka caktuar gjykata dhe më vonë të paguajë edhe shumën për të birin.

    “Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tradhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani s’mundem më. Dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, tha 27-vjeçari.

  • Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Të paktën 3500 zogj janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që po hetojnë fenomenin misterioz.

    Qindra trupa të Guanay cormorant (lloj zogjsh) janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.

    Rezultatet e testeve laboratorike përjashtuan mundësinë e gripit të shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende.

    “Diçka po ndodh që po vret këta zogj, të cilët zhyten në oqean për të gjetur ushqim,” shpjegoi ai.

    Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt, një specie e pambrojtur, si dhe mijëra zogj të tjerë.

    Një 53-vjeçar u bë gjithashtu në fund të muajit mars i pari i infektuar nga kjo sëmundje në vend dhe ndodhet ende në spital.

  • Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana është përzgjedhur, mes shumë aplikantësh nga e gjithë bota, si një ndër 10 qytetet përfituese të grantit të Bloomberg Philanthropies për Bloomberg Initiative for Cycling Infrastructure (BICI).

    Bloomberg Philanthropies shpalli fituesit e parë të Iniciativës së Bloomberg për Infrastrukturën e Çiklizmit (BICI), me dhjetë qytete globale, që marrin mbështetje për të ndërtuar infrastrukturën inovative të çiklizmit dhe opsionet e lëvizshmërisë së qëndrueshme për banorët e tyre.

    Krahas Tiranës, ku do të mbështetet ndërtimi i një rrjeti çiklizmi për të gjitha moshat, nëpërmjet zbatimit të projektimit të kryqëzimeve të sigurta, përfitues janë edhe Milano në Itali dhe Lisbona në Portugali.

    Qëllimi i kësaj nisme është të ndihmojë qytetet të dizajnojnë rrugë që rrisin përdorimin e biçikletave, rigjallëron lagjet dhe promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve të tyre. Përveç financimit, Tirana do të marrë dhe asistencë teknike për projektimin dhe zhvillimin e projekteve. E nisur në vitin 2014, misioni i Iniciativës Globale të Projektimit të Qyteteve është të transformojë rrugët në mbarë botën./tvklan.al