Category: Lajme

  • “Drejtorët s’janë pronarët e ‘5D’”/ Shkullaku: Te bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur

    “Drejtorët s’janë pronarët e ‘5D’”/ Shkullaku: Te bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur

    Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku hodhi dyshime dhe për pronësinë e kompanisë ‘5D’ që ka vjedhur 100% tenderat e bashkisë së Tiranës.

    Shkullaku ka deklaruar se drejtorët e arrestuar nuk janë pronarët e vërtetë të ‘5D’, duke hedhur aludime për Veliajn.

    Më tej gazetari theksoi se te bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur.

    ‘Kur ne themi që ky ka marrë një vendim në emër të këshillit bashkiak, këtë e dinë të gjithë. Kur janë faturat për paratë me firmën e kryetarit të bashkisë, janë gjëra që nuk i kemi thënë se, kemi bërë zbulimin e shekullit, se kemi bërë investigime, hulumtime.

    Këta kanë vjedhur në mënyrë aq brutale, sa kur u kapën drejtorët e ‘5D’, ne në vend që të alarmohemi, filluam të qeshim sepse thamë, këta kanë shpikur një sistem të ri, planetar.

    Dikur merreshin 20% vlerës së një tenderi, këta merrnin 100% tenderin.

    Dhe besoj se edhe gjyqtarët e prokurorët janë pjesë. Ky nuk është presion. A janë të aftë prokurorët, hetuesit që i ka trajnuar FBI, CIA, NASA se di unë kush i ka trajnuar që të gjejnë këto faktet e dukshme dhe ti fusin në letër, kjo është diçka tjetër.

    Kjo nuk është presion. Je i zoti ta zbulosh si është korruptuar sistemi që ka prodhuar inceneratorin, je i zoti të zbulosh si kanë vajtur lekët e taksapaguesit të Tiranës, për fushatën e Erion Veliajt. Kaq, nëse nuk je i zoti, fute për brekët e gruas.

    Por nuk është presioni mediatik Baton.

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
    Presioni mediatik bëhet kur, këta i kanë faktet dhe nuk duan ta çojnë.

    Nuk janë drejtorët pronarët e ‘5D’, nuk janë këta Klodët të inceneratorit’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • A jeni ju një ndër shenjat që do të ketë lekë këtë muaj?

    A jeni ju një ndër shenjat që do të ketë lekë këtë muaj?

    Yjet sjellin mundësi të jashtëzakonshme për disa shenja, duke u fokusuar kryesisht në përmirësimin e jetës profesionale dhe financiare. Dashi, Binjakët dhe Peshqit do të përjetojnë periudha të favorshme që mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin e tyre dhe të çojnë në përfitime të rëndësishme.

    Dashi

    Dashi është në një periudhë të shkëlqyer, pasi Venusi ka hyrë në shtëpinë e tij të parë, duke e ndihmuar të shfaqë më shumë hijeshi dhe karizmë.

    Ky transit i jep mundësinë për të bërë hapa të rëndësishëm drejt realizimit të qëllimeve profesionale dhe personale.

    Dashi do të shijojë mbështetje nga të tjerët dhe do të ketë mundësi të thellojë lidhje të rëndësishme, të cilat mund të ndikojnë në karrierën e tij. Ky është një moment i shkëlqyer për të avancuar dhe për të marrë iniciativën.

    Binjakët

    Venusi në Dash, duke ndikuar në shtëpinë e 11-të të Binjakëve, i mundëson atyre të krijojnë lidhje të forta dhe shoqërore, që mund të çojnë në mundësi financiare të rëndësishme.

    Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të investuar në marrëdhënie profesionale dhe shoqërore që mund të sjellin fitime të mëdha dhe stabilitet financiar.

    Binjakët do të ndiejnë një energji pozitive që i ndihmon të arrijnë objektivat e tyre dhe të sigurojnë përparim në karrierë.

    Peshqit

    Peshqit janë në një periudhë të favorshme për të siguruar stabilitetin financiar, pasi Venusi ndodhet në shtëpinë e dytë të financave të tyre.

    Ky transit do t’i ndihmojë të tërheqin mundësi të reja dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre financiare.

    Peshqit duhet të besojnë në aftësitë e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësitë që u ofrohen. Ky është një moment i shkëlqyer për të konsoliduar pozitat e tyre financiare dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme.

  • Këmbimi valutor, 11 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor, 11 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.9 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

  • Brenda 24 orëve, Laerti puth në buzë Gjestin dhe Aldon! Banorët vënë në dyshim orientimin e tij s**sual?

    Brenda 24 orëve, Laerti puth në buzë Gjestin dhe Aldon! Banorët vënë në dyshim orientimin e tij s**sual?

    Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë shprehur dyshime për veprimet e konkurrentit Laert Vasili pas një sfide plot humor në shtëpi, ku ata duhej të shndërroheshin në femra dhe të realizonin një sfilatë në pasarelë.

    Pas këtyre momenteve gazmore, Laerti dhe Gjesti shkëmbyen puthje në buzë, një moment që ka tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

    Në oborr, Aldo dhe Kelly diskutuan për veprimet e fundit të Laertit. Kelly shprehu habinë e tij, duke theksuar:

    Mos gaboj, ka qenë më para, mund të ketë qenë edhe më mbrapa

    – duke iu referuar deklaratës së Gerti Ferrës disa javë më parë, duke shprehur se Laerti mund të pëlqente meshkujt. Më pas, ai shtoi:

    Sepse nuk më duket normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra.

    Nga ana tjetër, Aldo ia bëri me dije Kelly-t se Laerti është aktor dhe ka realizuar veprime të ngjashme në skenë, duke e justifikuar kështu sjelljen e tij.

  • Pas një muaji në qeli, Erion Veliaj kërkon lirinë! Sot zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO

    Pas një muaji në qeli, Erion Veliaj kërkon lirinë! Sot zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO

    Prej një muaji në qeli, sot në Apelin e Posaçëm do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Kryebashkiaku do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 10:00 ku do të shqyrtohet edhe ankimi i tij.

    Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

    Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

    Reagimi i Veliajt

    Veliaj në një reagim të radhës në rrjetin social Facebook, shkruan se nesër (sot) do të rikthehet për të mbrojtur veten. Veliaj thotë se shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane. Veliaj ndalet edhe në akuza ndaj prokurorit Ols Dado, kur thotë se persekutimi i familjes nga noter në konflikt interesi nuk mund të jetë etalon i reformës në drejtësi. Më tej, Veliaj shkruan se vetingu i paligjshëm, për 20 vite jetë, bëhej vetëm në kohën e ‘Sali Enverit’.

    Grusht ndaj qytetit e quan lënien e Tiranës pa drejtim, ndërsa thekson se “prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata”. Përshëndetje miq, pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se: Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne. Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane. Hetimi i biografisë personale apo vetingu i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.

    Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025. Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i reformës në drejtësi. Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës. Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë. Trajtimi i sipërmarrësve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë.

    Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë. Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata. Më shumë do të them nesër në seancë! Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë”, shkruan Veliaj.

  • “Me Olën apo Loredanën?”, Jozi jep përgjigjen e papritur

    “Me Olën apo Loredanën?”, Jozi jep përgjigjen e papritur

    Rozana ka diskutuar me Jozin për marrëdhënien e tij të krisur me Loredanën dhe flirtet me Olën.

    Rozana: Po bën një BBV të keq. Meqë ty të vlen kjo goca, çfarë pune ke me Olën?

    Jozi: Çfarë punë ka Ola me mua?

    Rozana: A të pëlqen Ola ty?

    Jozi: Po ndërsa Lori më ka pëlqyer, tani kam respekt maksimal.

    Rozana: Do e vazhdosh lidhjen me Olën apo Lorin?

    Jozi: Do ia lëmë kohës.

    Rozana: Mendon se do lidhesh me Olën ti?

    Jozi: Mos m’i bë mua këto pyetje, bëja Olës.

    Rozana: Olës i kam thënë që ai nuk është njeri për t’u lidhur.

    Rozana: Ti ke dirigjuar Lorin se si të marrë frymë. I thua ulu, ngrihu.

    Jozi: Të kishte ndejtur Lori me ty do përfundonte më keq se Livia.

  • Vjen kthesa e madhe e motit! Ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Vjen kthesa e madhe e motit! Ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Dita e djeshme ka nisur e kthjellët, por nga sot do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

    Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.

    “Kthjellime dhe vranësira, por nga sot mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga sot dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.

    E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga sot do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet.

  • Engert Pëllumbi, gjyqtari që solli Falcone-n në shqip “nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!” (Video)

    Engert Pëllumbi, gjyqtari që solli Falcone-n në shqip “nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!” (Video)

    Magjistrati italian që e ktheu në mision të jetës luftën ndaj mafies e që në luftë me të humbi tragjikisht jetën mbetet shembull frymëzimi për shumë dhe një emër i përmasave gjigante për të gjithë idealistët që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin e drejtësisë.

    I tillë ishte edhe për Engert Pëllumbin, gjyqtarin shqiptar jo pak të njohur për median dhe opinionin publik, si i pari magjistrat që çoi pas hekurave një zyrtar të lartë shqiptar, si ish-ministri Tahiri, duke përmbushur kështu qëllimin për të cilin nisi Reforma në sistemin e Drejtësisë dhe u ngritën organet e reja.

    Dëshirën për të ndjekur studimet në Jurisprudencë dhe ambicien për të vijuar më tej rrugën si gjyqtar, ia adreson në një dozë të mirë, figurës së Giovanni Falcone-s. Si një homazh për këtë figurë, Pëllumbi dy vite më parë erdhi në vëmendjen mediatike, në rolin e përkthyesit.

    “Giovanni Falcone, një hero i vetmuar”, ishte libri që e promovoi edhe në emisonin “Ora e Betit” në”Ora News”, në rubrikën e moderatores Beti Njuma “Një grusht librash”.

    Në intervistë ai shpjegon se ky libër, mund të lexohet jo vetëm nga juristët, gjyqtarët, prokurorët, por edhe publiku i thjeshtë, “…pasi mesazhet që jep Falcone, me gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij janë mesazhe që i shërbejnë të gjithë shoqërisë”, thotë më tej Pëllumbi. Në hyrje të librit, përkthyesi jep mbresat personale, i frymëzuar në shtegtimin e karrierës, nga një figurë si e Falcone-s.

    “Është një shtegtim i bukur, por me sakrifica të mëdha, sakrifica të cilat në fakt i japin shijen e vërtetë dhe kurorëzojnë “ndjenjën e shërbimit” ndaj të tjerëve”, shkruan Pëllumbi.

    E mbase nisur nga kjo intervistë ndryshe me një gjyqtar si Pëllumbi, i cili pritet të vendosë edhe për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, vetë Beti Numa teksa e ka rikthyer atë në vëmendje të publikut në rrjetet sociale thotë se:

    “Një njeri që frymëzohet nga Giovanni Falcone nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!”

  • I vëllai u gjet i vdekur në banesë, Unikatili dedikim prekës për humbjen e tij: Zbrazëtia që ndjej dhe sytë e mi të përlotur…

    I vëllai u gjet i vdekur në banesë, Unikatili dedikim prekës për humbjen e tij: Zbrazëtia që ndjej dhe sytë e mi të përlotur…

    Reperi Unikkatili, ka bërë një dedikim emocionues për të vëllain, Mentor Palokaj, i cili u gjet i pajetë më 2 mars në një banesë në Prishtinë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mungesën që ndjen pas vdekjes së tij dhe dhimbjen që po kalon këto ditë.

    “Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti”, kanë qenë fjalët që ka shkruar ai krahas një fotoje nga varrezat.

    Rrethanat për ndarjen nga jeta të Mentorit nuk janë bërë të ditura akoma, ndërsa të shumta ka qenë aludimet se vdekja është shkaktuar nga mbidoza, pasi u raportua se policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

    Por, këto deklarata u hodhën poshtë nga kushëriri i tij, Lorenc Palokaj, i cili është shprehur se Mentori prej disa kohës ishte probleme shëndetësore.

    PRETENDIMET E KUSHËRIRIT

    Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Lorenc Palokaj ka treguar shkaqet që sipas tij, mund të kenë çuar të afërmin e tij drejt vdekjes.

    Ai pohoi se kishte qenë pranë tij në tre javët e fundit dhe se i ndjeri i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz”, shkruan ai.

    Siç pretendon Lorenci, vdekja e tij në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore. Ai shkruan se Mentor Paplokaj ka bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën.

    “I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate”, shkruan këushëriri i të nderit.

    Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza, pretendime të cilat qarkulluan në media.

    “Unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them”, ka theksuar ai mes tjerash.

    Po ashtu, ai shkruan se ditët e fundit që kishte qëndrua me të, kishte vënë re se Mendori e shihte sikur po e shihte për herë të fundit.

    “Mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij”, shkruan ai.

    Postimi i plotë

    “Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

    Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

    Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

    Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

    Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

    Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

    Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

    “Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

    “Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim.

  • “Prisni arrestime para zgjedhjeve”, gazetari: Në lupën e SPAK janë 10 kandidatë për deputetë

    “Prisni arrestime para zgjedhjeve”, gazetari: Në lupën e SPAK janë 10 kandidatë për deputetë

    Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.

    Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.

    “Prokuroria e Posaçme gëzon sot mbështetjen më të madhe të publikut. SPAK ka treguar se në Shqipëri mund të bëhet drejtësi, mund të funksionojë sistemi i drejtësisë, edhe në një Shqipëri ku asnjë institucion antikorrupasion… më thoni ju mua, dini ju ndonjë institucion antikorrupsion i cili mund të ketë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.

    Nga ana tjetër SPAK ka treguar se në Shqipëri flisnim deri dje për Jurgis Çyrbjan, tani kemi kryetarin e bashkisë Tiranë. Ka treguar se të paktën në këtë pikë SPAK gëzon mbështetje kaq të madhe.

    Ashtu siç është historia me kryebashkiakun, ku unë mendoj se është një nga goditjet më të guximshme të SPAK dhe që ishte e nevojë, pasi nesër pasnesër ka nevojë për një ripërtëritje. Kemi edhe dosje të tjera siç është ‘21 janari’, dosja ‘5D’.

    Kam kuptuar që historia në Shqipëri do vijojë me komente, në të vërtetë SPAK është i vetmi institucion që gëzon mbështetjen më të madhe nga publiku. Pse? Sepse ka shkuar deri aty ku godet edhe ata që janë ka shumë të fortë dhe që nuk mund të preken.

    Nga ana tjetër kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD.

    Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë. Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti.

    Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.