Category: Lajme

  • Kush po e itimidon SPAK? Karamuço plas ‘bombën’: Po diskutohet që të shkrihet…

    Kush po e itimidon SPAK? Karamuço plas ‘bombën’: Po diskutohet që të shkrihet…

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë mbrëmje në një studio televizive, u ndal te pikat që SPAK i cilëson si indimidim apo kërcënim në punën e tij.

    Sipas tij, po diskutohet që jo të shkrihet SPAK, por të shkrihet GJKKO (Gjykata e Posaçme) dhe për hetimet e SPAK vendim të marrë prokuroria e zakonshme.

    Kjo thotë Karamuço mund të ndikojë si kërcënim për SPAK.

    “Po diskutohet aktualisht… që mund të kenë plan që të shkrijnë Gjykatën e Posaçme, që të ketë një gjykatë të plotë të juridiksionit të zakonshëm, ku një seksion të marrë vendime për hetimet e SPAK. Këto gjëra po shikohen në frymë sistemike, por a shkojnë këto deri në ndryshime të qenësishme, por faktin që e diskuton do të thotë që ‘unë të kam në fokus’”, tha Karamuço.

  • Emri/ Kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin në mes të rrugës!

    Emri/ Kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin në mes të rrugës!

    Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një kamion.

    Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajçit, ku viktima Arben Tanushi është përplasur nga mjeti që drejtohet nga 28-vjeçari me iniciale K.Z.

    “Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

  • Aksident i rëndë në vend/ Makinë përplas motorin, një i plagosur rëndë

    Aksident i rëndë në vend/ Makinë përplas motorin, një i plagosur rëndë

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

    Një makinë ka përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

    Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, dhe i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

    Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

  • Çfarë po ndodh, Kryeministri Edi Rama vizitë në Bashkinë e Tiranës, zbulohet mbledhja me …

    Çfarë po ndodh, Kryeministri Edi Rama vizitë në Bashkinë e Tiranës, zbulohet mbledhja me …

    Kryeministri Edi Rama ka vizituar përsëri këtë pasdite Bashkinë e Tiranës. Sipas asaj që raportohet në media, Rama ka thirrur në takim të gjithë drejtorët e këtij institucionit.

    Kjo mbledhje është organizuar në kuadër të diskutimeve për analizat javore të punës së Bashkisë së Tiranës.

    Gjithashtu nuk ka kaluar pa u vënë re se ky takim i Ramës me drejtorët e Bashkisë është zhvilluar vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore që do të mbahet nesër për kryebashkiakun Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

    Tashmë në mungesë të Veliajt, kryeministri Rama është angazhuar më shumë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke zhvilluar mbledhje të njëpasnjëshme me drejtorët si dhe duke qenë në krye të aktiviteteve kryesore të këtij insitucioni.

  • Ish-gjenerali i NATO-s bën paralajmërimin e fortë: Putin nuk ndalet në Ukrainë! Ja tre shtetet që do sulmojë më pas

    Ish-gjenerali i NATO-s bën paralajmërimin e fortë: Putin nuk ndalet në Ukrainë! Ja tre shtetet që do sulmojë më pas

    Një ish-lider i NATO-s ka zbuluar realitetin e mundshëm me të cilin do të përballet Britania nëse nuk dërgon armë në Ukrainë dhe aleatët e saj në shtetet baltike.

    Ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali Richard Shirreff, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë një “goditje vdekjeprurëse” NATO-s me deklaratat e tij për aleancën dhe veprimet e tij në lidhje me luftën në Ukrainë, raportojnë mediat britanike.

    Richard Shirreff tha se një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Trump që mund të çojë në kapitullimin e Ukrainës mund ta inkurajojë Putinin të riarmatoset dhe të rindërtohet.

    “Ai kurrë nuk do të heqë dorë nga qëllimi i tij për të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën”, tha ai. Në shkrimin e tij të vitit 2021 mbi Ukrainën dhe Rusinë, Putin bëri një sërë pretendimesh të dyshimta, duke përfshirë se ukrainasit dhe rusët janë një popull.

    Sir Richard tregoi se pasi të merrte Ukrainën, Putini do të përpiqet të instalojë regjime kukullash në Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani, përpara se të kthejë vështrimin në Baltik.

    Kjo, tha ai, do të çonte në një luftë të drejtpërdrejtë midis vendeve evropiane dhe Moskës. Sulmi do të ndiqte modelet e mëparshme të ushtrisë ruse. Ai kujtoi shkatërrimin e qytetit ukrainas të Mariupol.

    “Dëbimi i fëmijëve, dhunimi i grave dhe masakrimi i civilëve, kështu ndodh kur sulmon Rusia. Së pari do të ketë raketa dhe më pas do të fillojë gjithçka tjetër”, tha ai.

  • Deputeti ”plas bombën” në Kuvend: Ja çfarë do të ndodhë nesër me Erion Veliaj

    Deputeti ”plas bombën” në Kuvend: Ja çfarë do të ndodhë nesër me Erion Veliaj

    Deputeti Dash Sula deklaroi në Kuvend se mazhoranca ditën e nesërme do të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Sula u shpreh se po qarkullojnë lajme se Veliaj do të dalë nesër nga paraburgimi dhe kjo për shkak të intimidimeve që po iu bëhen personave të përfshirë në këtë proces.

    “Më shumë iu shqetëson Erion Veliaj që ka gjyqin nesër, për fustanet, bizhutë. E keni hallin të lironi Erion Veliaj me të gjitha mënyrat. Kumbari i Veliajt nuk është këtu, babai i reformës në drejtësi që po deformohet.

    Nuk është presion. Po qarkullojnë lajme se po intimidoni dhe po përdorni të gjitha mënyrat për ta liruar atë”, tha Sula.

  • “Ka gjysmën e partisë në burg”, Gjokutaj akuza të forta: Ja çfarë ka bërë Rama me Veliajn

    “Ka gjysmën e partisë në burg”, Gjokutaj akuza të forta: Ja çfarë ka bërë Rama me Veliajn

    Avokati i njohur, Genc Gjokutaj tha sot se Rama është ai që ka futur në burg kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

    I ftuar në një emision televiziv Gjokutaj tha se Rama ka gjysmën e partisë në burg.

    Gjokutaj shtoi se Rama është i vetmi që e di se çfarë ka bërë dhe nuk bëhet fjalë për bisedë kafeneje, por seanca gjyqësore.

    “Rama ka futur në burg Veliajn.

    Rama ka gjysmën e partisë në burg.

    Veliaj kërkon të kthehet në zyrë. Por karrigen e bashkisë e ka zënë Rama.

    Rama është i vetmi që e di se çfarë ka bërë dhe nuk bëhet fjalë për bisedë kafeneje, por seanca gjyqësore”,- tha Gjokutaj.

  • Zbardhen detaje! Avokati që mbron prej 15 vitesh Trump, do të përfaqësojë Veliajn në gjykatë!

    Zbardhen detaje! Avokati që mbron prej 15 vitesh Trump, do të përfaqësojë Veliajn në gjykatë!

    Ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

    Në këtë takim, atyre iu bashkua edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon kryetarin Veliaj.

    Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

    “Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë,” deklaroi Roberts.

    Ai shtoi se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”*. “Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj,” tha ai.

    Studio Kasowitz ka shërbyer si përfaqësues i Presidentit Trump “për një gamë të gjerë çështjesh gjyqësore për më shumë se 15 vjet”, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë fushatës presidenciale.

  • Masakra e “Urës Vajgurore” në ’97-ën, GJKKO dënon me 108 vite burg dhe me 4 dënime të përjetshme Fran Marashin

    Masakra e “Urës Vajgurore” në ’97-ën, GJKKO dënon me 108 vite burg dhe me 4 dënime të përjetshme Fran Marashin

    Fran Marashi, autor i masakrës së rëndë të “Urës Vajgurore” në vitin 1997 ka marrë një prej dënimeve më të rënda të dhëna ndonjëherë nga drejtësia shqiptare.

    Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor Marashin për të gjitha akuzat, duke i dhënë në total një dënim prej 108 vitesh burg si dhe 4 dënime të përjetshme.

    Masakra e rëndë e datës 17 qershor 1997 me pesë policë të vrarë dhe gjashtë të plagosur u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.

    Vendimi i GJKKO:

    1. Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fran Marashi”.

    2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:

    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

    9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

    10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm. 11. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

    12. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit Fran Marashi.

    13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

    Viktimat e masakrës së Urës Vajgurore:

    Miltiadh Koçi, punonjës i policisë

    Arjan Shemuni, punonjës policie

    Asllan Selami, punonjës policie

    Ilia Bano, punonjës policie

    Roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar

    Të plagosurit:

    Thimi Tanku, punonjës policie

    Ylli Dhamo, punonjës policie

    Neim Gjeroveni, punonjës policie

    Ëngjëllush Pasha, punonjës policie

    Arben Bega, punonjës policie

    Shkëlqim Selfo, punonjës policie

    Autorët e masakrës, pjesë e bandës së armatosur:

    Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm

    Shkëlqim Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm

    Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm

    Fatbardha Protoduari, dënuar me 25 vjet burg, gruaja e Musait

    Sokol Ndreu

    Gjovalin Ndreu

    Preng Miri

    Gjelosh Miri

  • Tragjedi në Tiranë, 23-vjeçari gjendet i varur në banesë

    Tragjedi në Tiranë, 23-vjeçari gjendet i varur në banesë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi B. A., 23 vjeç.

    Ai është gjetur i varur në banesën e tij, rreth orës 07:30, në Laknas.

    Ende nuk dihet arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem.

    Policia e Tiranës thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.