Category: Lajme

  • U gjet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës, policia tregon nëse Naim Likometi ka kryer vetëvrasje!

    U gjet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës, policia tregon nëse Naim Likometi ka kryer vetëvrasje!

    Naim Likometi, 50-vjeç i zhdukur prej dy ditësh u gjet mesditën e sotme i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima dyshohet se është vetëflijuar duke u vetëmbytur.

    “Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

    Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

  • Shansi i fundit i Erion Veliajt! Klodiana Lala zbulon çfarë po ”kurdis” kryebashkiaku nga burgu i Durresit

    Shansi i fundit i Erion Veliajt! Klodiana Lala zbulon çfarë po ”kurdis” kryebashkiaku nga burgu i Durresit

    Nesër në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet ditën e nesërme seanca në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj kërkon me çdo kusht zbutjen e masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë kriter për një masë të tillë.

    Sipas kryebashkiakut, nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim.

    Ndërkohë prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, këmbëngulin në masën e sigurisë sepse në postin e kryetarit të bashkisë sipas tyre, Veliaj ka mundësi të prishë provat.

    Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

    Seanca e nesërme do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk do të jetë e pranishme për shkak të problemeve shëndetësore.

  • Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Dita e martë parashikohet me mot të paqëndrueshëm!

    Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

    Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

    Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar.

    Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

    Era nga kuadrati i jugut, deri në 18 m/s.

    Deti – Valëzim deri në 3-5 ballë.

  • Gjendet në plazhin e Ksamilit trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana

    Gjendet në plazhin e Ksamilit trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana

    Pas disa orësh kërkimesh, policia ka gjetur trupin e pajetë të Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës në Ksamil. 49-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dyshohet se është vetëmbytur, megjithatë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Sipas policisë, trupi u gjet sot në orët e pasdites dhe është transportuar për në morg, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

    Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e tij.

    Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

  • “Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden ”- Arben Malaj: Ai luan me peshqit, ndërsa fëmijët s‘kanë ujë për të pirë! Ai merr vendime emocionale

    “Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden ”- Arben Malaj: Ai luan me peshqit, ndërsa fëmijët s‘kanë ujë për të pirë! Ai merr vendime emocionale

    Arben Malaj foli sot në studion e News 24 për mënyrën se si kryeministri Edi Rama po menaxhon qeverinë dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

    Malaj tha se kryeministri Rama merr vendime personale dhe emocionale, ndërsa nuk la pa përmendur investimin 4 mln dollarë të qeverisë për Parkun Eden.

    Parku Eden është një instalacion i realizuar brenda oborrit të kryeministrisë me shumë lule, pemë dhe akuariume.

    Bëhet fjalë për një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.

    Lidhur me këtë Malaj tha se i dhemb në shpirt kur sheh që kryeministri investon 4 mln dollarë për kopshtin në kryeministri, ndërkohë që fëmijët në Panaja dhe Kërkovë nuk kanë ujë për të pirë.

    ” Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden dhe loz atje me peshqit, ndërsa fëmijët e vegjël të Panaja dhe Kërkovës nuk kanë ujë për të pirë.Rama merr vendime emocionale dhe personale. Thotë që është personale, çdo gjë është personale te pjesa ligjore por jo te pjesa politike. Problemi është të mos i zgjidhësh në mënyrë individuale dhe pastaj meqë nuk ke dardha te kopshti Edenit tw thuash që ata hanë dardha prapa kurrizit tim, po le të bëjë një kopësht me dardha përpara kryeministrisë e të mos ti hajë njeri nga pas. Sa të hanë kokrrën e pare, ky ti kapë”, tha Arben Malaj.

  • Detaje nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit në Ksamil, policia gjen në bregdet telefonin dhe rrobat, ja çfarë dyshohet

    Detaje nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit në Ksamil, policia gjen në bregdet telefonin dhe rrobat, ja çfarë dyshohet

    Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

    Sipas burimeve për News 24, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

    Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët. Pas zhdukjes, policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

    Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

    Sipas burimeve nga familja Likometi telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur. Autoritetet policore të rendit dhe ato kufitare të Sarandës dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin. Kërkimet bëhen në tokë dhe në det, pasi lind dyshimi se Naim Likometi mund të jetë mbytur.

  • Nën hetim nga SPAK për vepra të rënda penale, si po tenton Balluku të fusë ‘ushtarin’ e saj, në listat e sigurta të PS

    Nën hetim nga SPAK për vepra të rënda penale, si po tenton Balluku të fusë ‘ushtarin’ e saj, në listat e sigurta të PS

    “Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.

    Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur.

    Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë I dyti në listën e qarkut të fierit.

    Kandidatura e Klosit një emër i shumëpërfolur çuditi shumëkënd në radhët e PS dhe në opinion, duke qenë se ai është nën hetim nga prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentash”.

    Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare. Ai është në hetime të thelluara nga SPAK, pas 2 kallëzimeve nga opozita, për afera të ndryshme korruptive në institucionet që ka drejtuar. Pikërisht për këto afera të dyshuara, në fund të tetorit të kaluar, Klosi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.

    Edhe një institucion i pavarur kushtetues, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar abuzime marramendëse nga Klosi, kur ai ishte në krye të Tatimeve, në OSHEE dhe në Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. KLSH-ja ka rekomanduar shkarkimin e Klosit, por ai është marrë në mbrojtje politike nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

    Dhe pikërisht, për t’i përforcuar këtë mbrojtje politike, Balluku synon ta marrë me vete Klosin në listat e kandidatëve të PS në qarkun e Fierit. Askush nuk e di çfarë kontributi politik ka ai në PS dhe pse Balluku synon ta përfshijë me forcë në listën e kandidatëve të 11 majit. I vetmi kontribut që Ceno Klosi mund t’i ofrojë partisë në pushtet është përfshirja e tij në ndikimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre. Ceno Klosi nuk ka asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste dhe ai do të ishte një “faturë e shtrenjtë” për t’u paguar nga socialistët në këtë qark.

  • Shqiptari shpik këpucët që lidhen vetëm me një gisht. Ndihmë për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara

    Shqiptari shpik këpucët që lidhen vetëm me një gisht. Ndihmë për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara

    Shtetasi shqiptar Alban Ajdini, i cili banon në Manduria, Itali ka krijuar një model këpucësh që mund të lidhen me një gisht, shkruan Rosarianna Romano në një artikull të botuar në “Corriere della Sera”.

    “Unë i shpika për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, tha 40-vjeçari, i ardhur në Brindisi në vitin 1991, i cili punon si shofer autobusi dhe kamioni.

    Por, ai ka një pasion të vërtetë për shpikjet. Këpuca e lidhur me një gisht ishte projektuar për personat që kishin vështirësi. Tani ai do të përpiqet t’i prodhojë ato.

    Alban Ajdini është 40 vjeç dhe punon si shofer. I lindur në Shqipëri, ai ka jetuar në Manduria, Taranto për më shumë se 30 vjet.

    Në kohën e lirë? Ai mendon për ide të reja, të cilat bëhen prototipe reale të objekteve të të gjitha llojeve. Me një kusht: që të mos jenë shpikur ende nga askush. Si këpucë që lidhen vetë. Ose më mirë: me gisht.

    Me një dizajn të thjeshtë por funksional, këpucët e krijuara nga Albani braktisin lidhëset, të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

    Në vend të tyre ka dy shirita elastike, të cilët me një gjest të thjeshtë i lejojnë kujtdo që t’i veshë këpucët me lehtësi.

    Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale i dha patentën Alban Ajdinit pas depozitimit të shpikjes së tij.

    Këpucë të dizajnuara për të moshuarit dhe personate me aftësi të kufizuar

    “Arsyeja për këtë shpikje? Mendova për personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të kishin vështirësi të lidhnin këpucët. Me shpikjen time, megjithatë, mjafton një gisht. Dhe kaq”, shpjegon me kënaqësi Ajdini.

    “Ideja është bërë projekt. Dhe tashmë mund të hyjë në treg”, shtoi ai.

    “Tashmë qëllimi tjetër është t’i jap një kompanie mundësinë që të prodhojë këpucët e mia në një shkallë të gjerë, sepse në këtë mënyrë ato do të ishin të përballueshme për të gjithë”, tha Albani.

    Dhe për të gjitha rastet: këpucët, në fakt, mund të plotësojnë çdo veshje, qoftë zyre apo casual.

    Mbërritja në portin e Brindizit në vitin 1991

    Albani ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Itali për gati 34 vjet. Ai mbërriti në Pulia kur ishte gjashtë vjeç.

    Së bashku me prindërit e tij, të cilët, si mijëra njerëz, në fillim të viteve 1990 i shihnin brigjet e Adriatikut si një sinonim për shpresën dhe të ardhmen.

    Albani zbarkoi në portin e Brindizit më 7 mars 1991 dhe që atëherë jeton në provincë, në Manduria.

    Pikërisht këtu, katër vjet më parë, 40-vjeçari mendoi për këpucët e tij.

    “Unë vozis për të jetuar. Më pëlqen shumë të eci. Ideja, në fakt, më lindi ndërsa po bëja një shëtitje nëpër qytet dhe po vëzhgoja personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit me shkopinj”, tha Albani.

    “Me këtë shpikje shpresoj të përmirësoj jetën e tyre. Dhe tani, pasi është dhënë patenta, kjo ëndërr mund të bëhet realitet”, shtoi ai.

    Edhe pse Albani ishte shumë i vogël, ai e kujton mirë ditën kur mbërriti në Pulia.

    “Kam një pamje të gjallë, veçanërisht të përditshmërisë që ndërtuam sapo mbërritëm në Itali”, tha ai.

    “Veçanërisht, do të kem gjithmonë në zemër ndihmën që na dha Caritasi, si për ne fëmijët, ashtu edhe për prindërit tanë. Kalova shumë mirë në Pulia dhe vazhdova të gjitha studimet e mia. Pas mbarimit të shkollës së mesme fillova universitetin, por pas provimeve të para vendosa të ndryshoj jetën time”, tha Albani.

    Kështu kalojnë ditët e Albanit mes punës dhe krijimeve të reja. Dhe, në fakt, shpikje të reja priten në vazhdim.

    “Kam projekte të tjera në mendje. Për shembull? Kur një kamion apo autobus ngec në rrugë, nevojitet një vinç dhe rripa, të cilët ngjiten në anën e pasme”, tha ai.

    “Për të shmangur këtë, duke qenë se automjetet si kamionët janë të gjatë, ka hapësirë ​​për të futur pajisje hidraulike që mbështeten në trasenë elektrike. Me këtë mekanizëm do të mund të ngrihej pjesa e pasme. Kjo do të lejonte që qarkullimi i tyre të rifillonte shumë më shpejt”, tha Albani.

    Për Albanin, shpikjet janë një pasion i vërtetë

    “Krijimi i prototipeve është hobi im i preferuar. Puna ime është të jem shofer”, tha ai.

    “Unë i kam të gjitha lejet e drejtimit dhe mund të drejtoj të gjitha mjetet, nga motoçikletat deri tek kamionët me rimorkio. Megjithatë, në kohën time të lirë, më pëlqen të mendoj për këto shpikje”, shtoi ai.

    “Por, qëllimi im nuk është të vë pasuri. Unë kam një punë dhe jam i kënaqur. Ajo që dua është të krijoj gjëra të dobishme, që mund të ndihmojnë njerëzit. Do të doja të kontribuoja në shoqëri në këtë mënyrë”, tha Albani.

    Koha është gjyqtari më i mirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse këto shpikje do të përmirësojnë vërtet jetën e më të brishtëve.

  • “Këtu ka rënë magjia e zezë…” – Gjesti reagon pasi Gerta e pyeti për rikthimin e Amberit në shtëpi!

    “Këtu ka rënë magjia e zezë…” – Gjesti reagon pasi Gerta e pyeti për rikthimin e Amberit në shtëpi!

    Gerta e ka pyetur Gjestin për Amberin.

    Pse të duhej Amberi në shtëpi, pse e solle?

    Në fillim ishte me mua por pastaj pa orën dhe nisi me u lazdru.

    Me e përkrah me ernergji se shtëpia krejt nuba, negativa.

    Nuk po gënjej. Në shtëpi ka rënë magjia e zezë.

    Ajo me ty nuk bëri asgjë, të sulmoi.

  • Vrasja e adoleshentit në Tiranë! Shtyhet seanca për Martin Canin

    Vrasja e adoleshentit në Tiranë! Shtyhet seanca për Martin Canin

    Është shtyrë seanca për vrasjen e Martin Canit. (vijon)