Category: Lajme

  • Si rrallëherë këngëtarja e njohur ndan foto me bashkëshortin në rrjetet sociale(Foto)

    Si rrallëherë këngëtarja e njohur ndan foto me bashkëshortin në rrjetet sociale(Foto)

    Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi është goxha aktive në rrjetet sociale, por edhe me projekte muzikore.

    Sot me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka vendosur ta ndajë një fotografi me bashkëshortin e saj, Valon Vataj.

    Albina është shfaqur krah tij dhe të dy po duket shumë të dashuruar.

  • 1 mln euro bizhu e sende luksi/ “Nikla” bën namin në banesat e 49 personazheve VIP, arrestohen në Francë 7 skifterët serialë, drejtoheshin nga Edison Pula

    1 mln euro bizhu e sende luksi/ “Nikla” bën namin në banesat e 49 personazheve VIP, arrestohen në Francë 7 skifterët serialë, drejtoheshin nga Edison Pula

    Vodhën banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të famshëm në Francë dhe Belgjikë, çmontohet banda kriminale shqiptare. Arrestohen 7 persona. Në total sipas policisë franceze kanë vjedhur rreth 1 milion euro, ku përfshihen bizhuteri dhe artikuj lëkure luksoze. Pasi janë vjedhur sipas policisë franceze mallrat e vjedhura janë shitur në Shqipëri.

    Një bandë kriminale që synonte të famshëm dhe liderë biznesi është çmontuar nga autoritetet franceze. Gjashtë të dyshuar, përfshirë kreun e dyshuar, janë akuzuar pas një sërë grabitjesh të guximshme.

    Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona. Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims. Midis tyre, gjashtë u paditën, duke përfshirë edhe drejtuesin e dyshuar të rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave. Ky i fundit, i kërkuar nga Interpoli, njihej tashmë për arratisjet e tij të shumta, përfshirë një spektakolare në qershor 2022 nga një burg italian.

    Kreu i grupit Edison Pula
    Francezët grupin e hajdutave e kanë “pagëzuar” me emrin Nikla

     

     

    Policia franceze e ka cilësuar si një nga operacionet më të rëndësishme goditjen e kësaj bande.

    Gjenerali Marc de Tarlé, komandant i Zyrës Qendrore theksoi rrezikshmërinë e këtij rrjeti. “Ky individ është një autor i përsëritur, ADN-ja e të cilit u gjet në më shumë se tridhjetë skena krimi midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.” Ky operacion shënon një fitore të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë fund veprimtarisë së një bande që vepronte prej disa vitesh.

  • Gerta: Gjestin s’e konsideroj të fortë – Shkëlzeni për Pandorën: Ia ke futur kot

    Gerta: Gjestin s’e konsideroj të fortë – Shkëlzeni për Pandorën: Ia ke futur kot

    Në një diskutim të tensionuar në oborrin e shtëpisë, Gerta dhe Shkelzeni shprehën mendimet e tyre të kundërta rreth vendimit të Gertës për të marrë Kutinë e Pandorës. Shkelzeni e kritikoi ashpër zgjedhjen e saj për të nominuar Rozanën, Laertin dhe Amberin, duke e quajtur një gabim strategjik, pasi ai mendonte se Gerta kishte dërguar njerëzit më të fortë përballë me të.

    “Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje,” tha Shkelzeni. Nga ana e saj, Gerta i kundërshtoi këto pohime, duke theksuar se nuk e konsideronte nominimin si një sfidë përballë tij dhe se veprimet e saj ishin një analizë strategjike, e bazuar në situatën që po kalonin.

    Gerta u shpreh: “Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm.”

    Nga ana tjetër, Shkelzeni vazhdoi të theksojë se nominimi i Gertës ishte i panevojshëm, duke thënë se ishte e qartë që Amberi do të eliminohej. Ai e cilësoi këtë si një veprim të kotë dhe e sfidoi Gertën të ishte pjesë e “Gjestit” për të kuptuar më mirë situatën.

  • Berisha: Do ul naftën dhe energjinë elektrike, gazifikoj Shqipërinë

    Berisha: Do ul naftën dhe energjinë elektrike, gazifikoj Shqipërinë

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha hapi sot “thesin e premtimeve” në prezantimin e koalicionit për zgjedhjet e 11 Majit. Premtoi se do ta bëjë Shqipërinë superfuqi të energjisë. Gjithashtu, tha se nafta dhe energjia elektrike do të ulet.

    “Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihem para problemit të kenë apo jo makina? Të kenë sa më shumë makina dhe nafta do të jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.

    Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë. Për biznesin do të jetë 6 lekë. Do të gazifikoj Shqipërinë” tha ai.

  • Vrasja e Martin Canit/ Nis seanca paraprake për Mario Përlleshajn, të pranishëm prindërit e 14-vjeçarit që ndërroi jetë

    Vrasja e Martin Canit/ Nis seanca paraprake për Mario Përlleshajn, të pranishëm prindërit e 14-vjeçarit që ndërroi jetë

    Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, në seancën që ka nisur në orën 13:00 të së hënës kanë mbërritur dhe prindërit e Martin Canit.

    Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.

  • “Kujtim jepja mustaqet atij”, Berisha batuta me Kujtim Gjuzin: Ti dhe unë ia dimë arsyet Ramës

    “Kujtim jepja mustaqet atij”, Berisha batuta me Kujtim Gjuzin: Ti dhe unë ia dimë arsyet Ramës

    artia Demokratike e Shqipërisë prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

    Ndërsa ironizoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Berisha bëri batuta me Kujtim Gjuzin.

    “Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe ose bëj diçka me të se çmendet pas mustaqeve të tua o burr i dheut, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia din ti arsyet pse e ka atë po tjetër punë, nuk është çështje e kësaj mbledhjeje”, tha Berisha.

    Berisha: Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe korrupsionin. Nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme morale, prej dy muajsh PD dhe aleatët kanë bërë fushatë elektorale më të suksesshme. Në fushatë elektorale ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre, ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri e paparë nga shqiptarët deri më sot. Unë dhe ju do ta quajmë 2025 vitin e diasporës.

    PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, ne besojmë në vlera, jo në shndërrimin ne Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjen më të madhe që ka njohur shqipërua. Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngel në gojë, ku je Kujtim, jepja ato mustaqe ose bëj diçka me të se çmendet pas mustaqeve të tua o burr i dheut, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia din ti arsyet pse e ka atë po tjetër punë, nuk është çështje e kësaj mbledhjeje.

    Dy ditë më parë, teksa po festonte 8 majin me zonjat, kreu i socialistëve, Edi Rama ironizoi edhe koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore” që ka krijuar Partia Demokratike.

    “Në këtë sfidë të Shqipërisë ku po përgatitemi të hyjmë në betejë elektorale, ndryshe nga të tjerët që kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di ku është dhe që gjëja më madhështore që unë shoh janë mustaqet e Kujtim Gjuzit…shikoni mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe aty ku keni kartvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe”.

  • Rama për dy ditë rresht takime me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, gazetari: Ja çfarë po kurdis

    Rama për dy ditë rresht takime me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, gazetari: Ja çfarë po kurdis

    Pas takimeve intensive për dy ditë rresht me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, bëri të qartë se me zgjedhjet e ardhshme do të ketë një reformim të grupit parlamentar të PS.

    Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në një studio televizive, sqaroi se filozofia e Ramës është që asnjë deputet, qoftë burrë apo grua, që ka fituar edhe një mandat nën siglën e PS, nuk do të ketë vend në listën e sigurt të socialistëve.

    Kjo, sipas tij, është një lëvizje që ka për qëllim të sjellë një ndryshim të thellë në strukturën e partisë, duke vendosur se ata që kanë fituar një mandat të vetëm duhet të garojnë në një listë të hapur.

    “Mbledhja e sotme ishte ndryshe nga herët e tjera. sot u diktua vetëm për çështjen e listave. Në një farë mënyre, kryesocialisti, u tha disa personave që grupi parlamentar që kanë marrë një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt, përveç drejtuesve politik dhe kabinetit qeveritar.

    Kjo në fakt me gjasë ishte një lloj për ti nxjerrë dhe për tu thënë jo disa deputet që nuk do jenë aty, ose që do jenë në listë të hapur sepse kam informacione se disa prej deputetëve që kanë qenë njëherë, kanë marrë një mandat deputeti do të jene prape në listë të mbyllur, si psh Evis Kushi që pritet tëjetë në Elbasna.

    Edhe për zonjat tha po shkojmë drejt kësaj filozofie, sepse sistemi i ri zgjedhor të bën të garosh burrat me burra dhe gratë më gra. ne këtë kontest dhe për gratë po shkohet me këtë që ato që kanë marrë një mandat të garojnë në listë të hapur.”

    Përveç kësaj, Kume shton se ky është një mesazh për ata që mund të humbin vendin e tyre, duke e bërë garën më të hapur dhe më konkurruese.

    “Kjo është një deklarata për ti thënë disa atyre që të mos ishte nominativ, ti jo, ti jo, por e gjeti një filozofi. Sipas informacioneve që kam ish-kryetarja e Kuvendit do të jetë në listë të sigurt në Tiranë, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, prite të jetë në listë të sigurt, z,.Xhafaj, patjetër do të jetë në listë të sigurt,

    Si filozofi nuk do t’i qëndrojnë edhe atë që tha Rama vet që mund të mos jem, me të gjitha gjasat që janë , Rama do të jetë në listë të sigurt, në Tiranë, dhe këtë e bën që te shmang veten e tij, dhe normalisht eliminon garën brenda tyre. Ky është një mekanizëm për të bërë vota.”

  • Sërish aksident ajror në SHBA, aeroplani rrëzohet në Pensilvani

    Sërish aksident ajror në SHBA, aeroplani rrëzohet në Pensilvani

    Një aeroplan është rrëzuar në Pensilvani, duke shkaktuar një tjetër aksident ajror në SHBA.

    Pesë pasagjerë, të cilët ndodheshin në bord, u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë që aeroplani shpërtheu në flakë pas rrëzimit në parkingun e një komuniteti pensionistësh pranë një aeroporti të vogël.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00, në jug të aeroportit Lancaster, në Manheim Township. Dëmi i shkaktuar nga flakët përfshiu pesë automjete, ndërsa askush në tokë nuk u lëndua.

    Zjarrfikësit e aeroportit ndërhynë menjëherë pas ngjarjes. Gjendja e të plagosurve ende nuk dihet. Avioni sapo ishte nisur nga aeroporti Lancaster kur u rrëzua në komunitetin e pensionistëve të fshatit Brothren.

  • Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë

    Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë

    Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga dita e nesërme do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

    Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.

    “Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.

    E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet.

  • “Nëse ke këtë intuitë mua më nderon…”/ Çfarë i tha Gjesti Gertës që banorja bëri këtë deklaratë?

    “Nëse ke këtë intuitë mua më nderon…”/ Çfarë i tha Gjesti Gertës që banorja bëri këtë deklaratë?

    Gerta në debat me Gjestin ka shprehur se:

    Unë e kam kryer me ty, ti aq je.

    Gjesti:

    Ti ma ke inatin.

    Gerta:

    Nëse do flasim. Unë po të pyes, çfarë mendon ti se un po tutem ta bëj në shtëpi?

    Gjesti:

    Shuplaka me i hy njerëzve, e kam të vertëtë këtë. Ti e di që të dua, ta haj shpirtin.

    Gerta:

    Këtu jam më e ashpër se jashtë. Unë nuk i shkojë kurrë njërezve të fytyra. Nëse ke këtë intuitë më nderon.