Category: Lajme

  • Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë

    Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë

    Bashkëdrejtuesi i Nisma Thurje, Pano Soko, ka folur për procesin ndaj Erion Veliaj dhe masën e sigurisë e sigurisë ndaj tij.

    Soko tha se nuk ka avokat amerikan që i bën punë Veliajt dhe se gjasat janë që të mbetet në burg.

    “Veliaj, mënyra se si po sillet duket sikur është i interesuar të qëndrojë në burg. Ai akuzën kryesore pse është në burg e ka për intimidim të agjentit të BKH, frika për intimidim të kundërshtarëve, prishjen e provave. Çfarë bën ai?

    E intensifikon intimidimin, i thotë prokurorit, të shohësh çfarë do të bëj. Çfarë mund të bëjë Erion Veliaj? Ai është njeri me pushtet. Gjyqtari duhet ta marrë parasysh këtë gjë. Veliaj është në gjyq sot për vjedhje. Çfarë bën?

    Shkon dhe merr një ndër avokatët më të shtrenjtë në Amerikë. Vëllai që është pasuruar kur ky ka qenë kryetar bashkie dhe është i lidhur të çështja e këtij. Dhe çfarë bën? Ky akuzohet për vjedhje, merr një nga avokatët më të shtrenjtë të New York, 10 mijë dolllarë ora. Nuk ka gjyqtar që të mbyllë sytë para këtyre.

    Po flasim për Veliajn, inceneratori, Ndragheta, 5D, Teatri, hetimi pasuror, këto janë qindra milionë euro. Emri i Erion Veliaj është aty.

    Pra po flasim për një person që ka qenë në historinë e demokracisë, nuk ka patur njeri më të akuzuar për korrupsion se Erion Veliaj. Këto fakte gjyqtari i ka parasysh. Nuk kam më të voglin dyshim që do të mbetet aty. Sado ta mbrojnë, fatin penal e ka të shkruar”, tha Soko.

  • Vdekjet e papritura tek të rinjtë, kardiologu rendit shkaqet dhe arsyet, Temali: Bëni kujdes nga…

    Vdekjet e papritura tek të rinjtë, kardiologu rendit shkaqet dhe arsyet, Temali: Bëni kujdes nga…

    Mjeku Kardiolog Indrit Temali, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi shkaqet dhe arsyet e vdekjeve të papritura tek të rinjtë, fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për shoqërinë shqiptare.

    “Sigurisht që stili i jetesës dhe stresi kanë rolin e tyre thelbësor në shtimin e rasteve të vdekshmërisë në moshë të herët.

    Po ashtu përdorimi i drogërave, apo duhanit kanë ndikimin e tyre. Po ashtu stili i pakujdesshëm i të ushqyerit çojnë në atë sklerozë në moshë të herët bëjnë rritjen e kolesterolit që na çojnë në infarkte apo vdekje të papritura edhe në mosha të reja.

    Por në përgjithësi kur kemi të bëjmë me moshat e reja, janë sëmundjet e lindura dhe të trashëguara q ëjanë shkak i humbjes së jetës së personave që janë nën moshën 35 vjeç”, shpreh ndër të tjera mjeku Indrit Temali

  • Romancë e re në shtëpi mes Rizartës dhe Aldos?! Mikela bën deklaratën e papritur

    Romancë e re në shtëpi mes Rizartës dhe Aldos?! Mikela bën deklaratën e papritur

    Vserlo ka biseduar me Mikelën për grupimet brenda shtëpisë.

    Mikela:

    Këtu ka grupime.

    Vserlo:

    Ka dyshe.

    Vserlo:

    Dyshe thua romantike apo në lojë?

    Mikela:

    Shoh dyshe në lojë dhe dyshe romantike.

    Vserlo:

    Askush nuk është por e përdorin për lojë romancën. Çfarë mendon për Rizartën dhe Aldon se ti ke ndejtur afër. Mendon se kanë romancë?

    Mikela:

    Rizarta është e sinqertë. Ja kam thënë që Aldo nuk mendoj se është i sinqertë por nuk jam e sigurtë.

    Vserlo:

    Unë ua lexojë edhe mendjen edhe sytë.

    Mikela:

    Afrimi i tyre më duket shumë fallso.

    Vserlo:

    I prekte këmbën Aldon sot. Ajo po bie për Aldon dhe kjo gjë Aldos ja leverdis. Këtë gjë bënte edhe me Livian.

  • Banorja e “BBV” bën deklaratën e fortë: Kam provuar të mbetem shtatzënë por…

    Banorja e “BBV” bën deklaratën e fortë: Kam provuar të mbetem shtatzënë por…

    Jozi teksa po bisedonte me Olën dhe Valbonën i është drejtuar asaj duke i thënë se:

    Ti do jesh super mami. Mos e lë për mbrapa zemra, me kismet zotit për 2-3 vjet.

    Valbona:

    Çfarë të ketë shkrujtur i madhi zot.

    Ola:

    E kam provuar edhe unë por nuk kam ngelur.

    Valbona:

    Për një periudhe të gjatë?

    Ola:

    Me intervale, e kemi dashur por nuk ndodhi, nuk ka qenë e shkrujtuar. Nuk do isha këtu sot, çdo gjë ndodh për një aryse. Të mbaroj kjo eksperiencë dhe qëllimi im pas daljes është të bëj një beb.

  • A është penduar Aldo për puthjen me Laertin? Ja si përgjigjet banori

    A është penduar Aldo për puthjen me Laertin? Ja si përgjigjet banori

    as puthjes që pati në buzë me Laertin, Aldo ka biseduar me Rizartën ku kjo e fundit e ka pyetur se:

    Sa u pendove nga 1-10 që puthe Laertin?

    Aldo:

    Një mijë herë të tjera nuk do e kisha bërë por ndodhi dje dhe te arsyeja jam shumë i qetë. Po thonin ‘puthje puthje’. Puthe pra meqe jeni çift. Mu duk sikur putha babin tim.

  • Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj për “Arrestin me burg”, policia merr masa, efektivë vendosen para gjykatës (VIDEO)

    Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj për “Arrestin me burg”, policia merr masa, efektivë vendosen para gjykatës (VIDEO)

    Ndërkohë që Erion Veliaj është nisur nga Durrësi për të mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj masë së sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga GJKKO, një numër efektivësh është vendosur përpara godinës së gjykatës.

    Kjo duket se është një masë paraprake që mund t’i paraprijë mbledhjes së mbështetësve përpara gjykatës. Kujtojmë se në seancën kur u caktua masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pati tensione, madje mbështetës të tij tentuan të ndalonin furgonin e policisë.

  • I FUNDIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    I FUNDIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    LAJM I FUDNIT/ Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi në Durrës

    vijon…

  • “Unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces”- Anëtarësimi në BE, Rama: Askush tjetër s’e bën dot, ndaj jam këtu akoma! Duroj lloj-lloj kukumjaçke e insektesh

    “Unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces”- Anëtarësimi në BE, Rama: Askush tjetër s’e bën dot, ndaj jam këtu akoma! Duroj lloj-lloj kukumjaçke e insektesh

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se vetëm ai mund ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian, duke theksuar se askush tjetër s’e bën dot.

    Kreu i qeverisë deklaroi se “unë e di bëhet kjo unë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot”, duke shtuar se “prandaj duroj lloj kukumjaçke salamandrash e insektesh”.

    Edi Rama: Është një kapërcim epoka që ia detyroj fëmijëve tanë, nuk ka lidhje fare e lagu nuk e lagu bufi bishtin këtu në Shqipëri, jo PS, jo PD, jo ne e ata, jo bla e bla.

    Për sa kohë që nuk jemi aty brenda ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS me Evropën nuk e kemi pasur kurrë, barazi e respekt. Unë e di bëhet kjo unë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot.

    Ndaj jam këtu akoma dhe prandaj duroj lloj kukumjaçke, salamandrash e insektesh, dhe prandaj vazhdoj të jem këtu. Ta keni parasysh mirë.

  • “Moment ekzistencial për Shqipërinë”, Rama për 11 majin: Vota këtë vit ka rëndësi gjeostrategjike! Në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë…

    “Moment ekzistencial për Shqipërinë”, Rama për 11 majin: Vota këtë vit ka rëndësi gjeostrategjike! Në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë…

    Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish sot serinë “Sy M’sy” ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.

    “Më 15 maj një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit. Më 15 mirëpresim liderët e BE dhe më 16 vijnë këtu liderët e kontinentit me përjashtim të Rusisë. Kjo është Shqipëria e sotshme, ndaj është e rëndësishme që çdo shqiptar të kuptojë se më 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, sepse çdo shqiptar duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave me BE dhe për të mos krijuar në sytë e tyre asnjë dyshim se në Shqipëri ka mjegull dhe një shumicë solide.

    Hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët përputhen me vullnetin për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Vota këtë vit ka një peshë gjeopolitike në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë.
    Kur të gjithë po flasin për kërcënime e rreziqe ne na duhet qëndrueshmëri, lideship dhe unitet. Moment ekzistencial për Europën dhe Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

  • Jozi heq dorë nga flirtet me Olën? Këngëtari: Do vazhdoj lidhjen me…

    Jozi heq dorë nga flirtet me Olën? Këngëtari: Do vazhdoj lidhjen me…

    Rozana ka diskutuar me Jozin për marrëdhënien e tij të krisur me Loredanën dhe flirtet me Olën. Rozana: Po bën një BBV të keq. Meqë ty të vlen kjo goca, çfarë pune ke me Olën?

    Jozi: Çfarë punë ka Ola me mua?

    Rozana: A të pëlqen Ola ty?

    Jozi: Po ndërsa Lori më ka pëlqyer, tani kam respekt maksimal.

    Rozana: Do e vazhdosh lidhjen me Olën apo Lorin?

    Jozi: Do ia lëmë kohës.

    Rozana: Mendon se do lidhesh me Olën ti?

    Rozana: Ti ke dirigjuar Lorin se si të marrë frymë. I thua ulu, ngrihu.

    Jozi: Të kishte ndejtur Lori me ty do përfundonte më keq se Livia.