Category: Lajme

  • Cilat shenja të zodiakut e kanë suksesin të shkruar në yje?

    Cilat shenja të zodiakut e kanë suksesin të shkruar në yje?

    Disa individë duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërsa të tjerë duhet të punojnë më shumë për të arritur atje ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësitë, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Ja cilat janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje:

    Dashi

    Dëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk friksohen nga sfidat dhe janë të gatshëm të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Kjo vendosmëri dhe guxim i ndihmon ata të shohin mundësi që mund të shpërblehen me sukses.

    Luani

    Luani është një lider i lindur, i ndihmuar nga Dielli që e mbështet me karizëm dhe vetëbesim. Ai ka aftësinë për të shkëlqyer në çdo fushë dhe të tërheqë mundësitë më të mira, qoftë në karrierë, biznes, apo jetën personale. Succesin për të nuk është një rastësi, por një pasojë e natyrës së tij.

    Shigjetari

    Një tjetër shenjë me fat është Shigjetari, i cili është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Sunduar nga Jupiteri, ky shenjë është një aventurier i lindur dhe gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, me një pasion të fortë për eksplorimin dhe përvojat e reja. Guximi për të ndjekur instinktet shpesh i shpërblehet me sukses të papritur.

    Peshqit

    Peshqit janë një ndër shenjat më intuitive dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur ndiejnë se diçka nuk po shkon, ata e ndryshojnë rrjedhën dhe shmangin dështimin.

    Demi

    Demi është i njohur për punën e palodhur dhe durimin. Ai nuk është nga ata që kërkojnë suksesin e menjëhershëm, por falë këmbënguljes dhe përkushtimit, gjithmonë arrin të ndjekë rrugën e duhur në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, Demi ka një aftësi natyrale për të ndërtuar një jetë të begatë dhe për të krijuar mundësi edhe kur ato nuk vijnë vetë.

    Këto janë shenjat që duket se kanë suksesin të shkruar në yje, duke shfrytëzuar natyrën dhe karakteristikat e tyre të veçanta për të arritur majat.

  • “Folëm para një muaji, ishte i lidhur nga sëmundja”, Mediu kujton bisedën e fundit me Harasanin: Të jepte këshillën e një njeriu të mençur

    “Folëm para një muaji, ishte i lidhur nga sëmundja”, Mediu kujton bisedën e fundit me Harasanin: Të jepte këshillën e një njeriu të mençur

    Andis Harasani, ish-deputeti dhe politikani shqiptar, ka ndërruar jetë në New York pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka ndarë edhe Fatmir Mediu, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

    Mediu tregoi se kishte pasur një bisedë të fundit me Harasanin më 12 shkurt, kur ai i rrëfeu për gjendjen e tij shëndetësore dhe për trajtimin në një spital në New York. “Edhe në momentet e tij më të vështira, Andisi mbeti një njeri i fortë dhe me shpresë,” u shpreh ai, duke i shprehur ngushëllime familjes.

    “Me hidhërim të thellë mora lajmin se Andis Harasani ndërroj jetë në New York nga një sëmundje e rëndë.
    🔹Ndoshta ndanim bindje të ndryshme politike, por ruanim një miqësi të vecantë kur Andia ishte në Shqipëri edhe më vonë kur u shkëput në Amerikë.

    🔹Në datën 12 shkurt, më Andis më shkruajti për të më pyetur si jam, dhe më the se jam me tumorr, pastaj biseduam në tel për herë të ku më tregoj për sëmundjen e tij të rëndë dhe më tha se po kurohej në “Sloan Kettering në New York”, ishte i lodhur dhe i mundura shumë nga sëmundja por prapë ishte i fortë dhe me shpresë.

    🔹Andisi ishte një mik i rrallë dhe në momentet e tij të vështira prapë kishte përkujdesjen dhe këshillën e një njeriu të mencur.
    🔹Prehu në paqë miku im edhe pse larg dheut dhe vëndit tënd. Zoti i dhëntë forcë bashkëshortes dhe familjes tënde për të kapërcyer këtë moment shumë të vështirë.
    Qoftë i paharruar kujtimi yt mik i mirë dhe gjithmonë i gjendur me zemër të madhe për këdo që kishte një hall”, shkruan Mediu.

  • “I ke thënë se nuk meriton të jesh nënë…”/ Jozi me akuza të forta ndaj Rozanës!

    “I ke thënë se nuk meriton të jesh nënë…”/ Jozi me akuza të forta ndaj Rozanës!

    Rozana duke diskutuar me Jozin ka deklaruar se:

    Unë rri me kë të dua në shtëpi. Unë me Lorin po sqarohesha. Do dalësh prapë me këto lojëra. Ti nuk ke qenë asnjëherë lojrar, nuk bëhesh dot lojtar me fyerje, do mbahesh mend si një lojtar që ke ofenduar gocat.

    Jozi:

    Ti do mbahesh mend si një grua që ke ofenduar femrat këtu.

    Për çfarë?

    Jozi:

    Zihesh me Gertën.

    Jozi:

    Lëre ti se çfarë bëj unë, thuaj po zihesh por jo se po ofendoj.

    Jozi:

    I ke thënë se nuk meriton të jesh nënë.

    Rozana:

    Kur e kam thënë unë këtë, nuk e them kurrë.

  • “Doja të…”/Jozi i tregon Rozanës arsyen se përse nuk e ftoi në dasmën e tij me Loredanën!

    “Doja të…”/Jozi i tregon Rozanës arsyen se përse nuk e ftoi në dasmën e tij me Loredanën!

    Rozana në diskutim me Jozin i ka shprehur se:

    Ke thënë fjalë shumë të këqija, berë dasmën dhe nuk më ftove. Nuk është problemi te ftesa por do kishe ngritur veten tënde duke më thënë ndaç hajde ndaç jo.

    Jozi:

    Shumë gjëra këtu merren me kriju diçka. Doja ta krijoja edhe unë.

    Rozana:

    Pse nuk më le ta kuptoja?

    Jozi:

    Ti me syrin tënd më njeh se çfarë tipi kam.

    Rozana:

    Pse e bën, çfarë të ndihmon?

    Jozi:

    Ti ke zgjedhur të bësh lojën e gabuar. Unë e di se çfarë tipi mund të jesh ti në jetën e përditshme. Nuk je ti ky tip, se me qenë kështu medet o Zot.

    Roana:

    Jozi:

    As ti me mua. Ti më përzihesh edhe në lidhjen time.

    Rozana:

    E ke bërë këtu lidhjen

  • Tragjedi e dyfishtë/ Babai vdes nga pikëllimi kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar dhe bashkëshortes së tij

    Tragjedi e dyfishtë/ Babai vdes nga pikëllimi kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar dhe bashkëshortes së tij

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së djeshme një çift i porsamartuar u aksidentuan për vdekje, pasi u përplasën nga një kamion. Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeçari, janë Kostas Papakonstantinou dhe 32-vjeçarja Kerasia Alimantiri.

    Mediet greke raportojnë se tragjedia nuk ndalet me humbjen e çiftit, pasi babai i 31-vjeçarit, kur ka mësuar për aksidentin e tmerrshëm automobilistik, nuk ka duruar dhimbjen dhe trishtimin dhe ka humbur jetën.

    32-vjeçarja është vajza e një biznesmeni të njohur në Volos, i cili drejton një dyqan pjesësh këmbimi motorësh në qendër të qytetit, ndërsa 31-vjeçari punonte në një dyqan të ngjashëm. Çifti ishin martuar shtatorin e vitit 2024.

    Disa miq të ngushtë të viktimave thanë se të dy ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme, teksa panë miqtë e tyre të ngushtë duke dhënë frymën e fundit para syve. Në gjendje shoku, ata u përpoqën të vrapojnë drejt tyre, por që ishte tepër vonë për ta.

  • “Kujdes mikun!”/ Vserlo dhe Shkëlzeni përplasen përsëri me njëri tjetrin: Nuk i thuhet mikrofonit…

    “Kujdes mikun!”/ Vserlo dhe Shkëlzeni përplasen përsëri me njëri tjetrin: Nuk i thuhet mikrofonit…

    Vserlo dhe Shkëlzeni janë kapur përsëri me njëri tjetrin. Shkëlzeni iu drejtua banorit duke i thënë se:

    Më thua kujdes mikun, kush është miku?

    Vserlos:

    Miku është majk, pra mike. Prit nja 10 orë të tjera dhe kujtohu.

    Shkëlzeni:

    Mik nuk i thuhet mikrofonit.

    Vserlo:

    Unë i them. Ik rregullo krevatin ti se e ke lënë zhul.

    Shkëlzeni:

    Lojera fjalësh nuk bën dot me mua ti.

  • “Mos duhej bërë me llapë?”/Laerti reagon pas puthjes në buzë me Gjestin: E kam bërë me partnerin tim…

    “Mos duhej bërë me llapë?”/Laerti reagon pas puthjes në buzë me Gjestin: E kam bërë me partnerin tim…

    Valbona ka vazhduar diskutimin për skenën ku Laerti i puth në buzë me Gjestin.

    Laerti:

    Kisha një skenë që duhet te puthesha me partnerin tim sepse luanim një çift homoseksualësh. Po të shikoje atë skenë në teatër çfarë do bëje?

    Valbona:

    Ishte artistike por e shëmtuar për mua.

    Laerti:

    Nuk u realizua mirë prandaj t’u duk e shëmtuar? E doje me llapë siç thotë populli?

    Valbona

    Mos u fut kaq thellë, ishte shumë e shëmtuar.

    Kelly:

    Ajo është minimalja e vulgaritetit.

  • Xheneta përshkruan Gjestin me tri fjalë

    Xheneta përshkruan Gjestin me tri fjalë

    Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është komentuar shumë edhe pas daljes nga shtëpia. Kjo pasi Xheneta kishte krijuar një lidhje dashurie me Gjesti, tanimë banor i Big Brother VIP Albania.

    Lidhja e tyre nuk shkoi mirë, pasi Gjesti sapo u fut brenda BBVA filloi flirtimin me njërën nga vajzat aty, Eglin.

    Xheneta sot e ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel ka marr shumë pyetje në lidhje me Gjestin që kanë ardhur nga ndjekësit e tyre.

    Ajo u pyet që ta përshkruante Gjestin me tri fjalë.

    “Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e mirë”, tha Xheneta.

    Ajo më pas sqaroi se si mund të jetë narcist dhe me zemër të mirë.

    “Po kur e sheh qe dikush ka nevojë per të, edhe nëse nuk ka raporte të mira ai është aty. Por në raport me femrat është shumë narcist, por në raport me persona tjerë mendoj që e ka zemrën e mirë”, ka shtuar Xheneta.

  • “Ditë të zeza” për Sali Berishën, DASH shuan ëndrrat e kreut të PD, rasti i “Dodik” paralajmëron ndëshkimin ndaj të…

    “Ditë të zeza” për Sali Berishën, DASH shuan ëndrrat e kreut të PD, rasti i “Dodik” paralajmëron ndëshkimin ndaj të…

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, duke i dhënë një shuplakë të fortë gjithë atyre që ëndërronin ndryshimin e politikës amerikane ndaj të shpallurve “non-grata”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka drithëruar të gjithë ata që menduan se ardhja e presidentit Donald Trump do të sillte falje për të korruptuarit. Në Ballkan, dy persona ishin të entuziazmuar pas triumfit të Donald Trump: Milorad Dodik dhe Sali Berisha. Të dy të shpallur “non-grata” nga SHBA, të dy nën hetim dhe të dy me shpresa të mëdha për të shpëtuar nga ndëshkimi. Dodik, lideri serb i Republikës Srpska, e festoi hapur fitoren e Trump, duke ironizuar Ambasadën Amerikane në Sarajevë. Po ashtu, edhe në Tiranë shampanja u hap, me Berishën që e shpalli veten si fitues të madh nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

    Goditja

    Por sot, buzëqeshjet janë rrudhur. Zoti Rubio ka dhënë një sinjal të fortë që për Berishën dhe të gjithë të shpallurit “non-grata” nga DASH, nuk ka kthim pas. Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Rubio ka paralajmëruar liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke e cilësuar si një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës. Ky qëndrim tregon se administrata e re në SHBA nuk ka ndërmend të tolerojë politikanë të korruptuar, edhe nëse ata janë mbështetës të Trump. “Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, deklaroi Rubio.

    Por ky mesazh e tronditi Dodikun, i cili u hodh në sulm ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke thënë: “Ai gabon kur e thotë këtë. Do të ishte mirë të lexonte se çfarë po ndodh këtu dhe jo thjesht të pranojë narrativat e rreme të krijuara nga administrata e Biden”. Mirëpo kjo deklaratë tregoi qartë zhgënjimin dhe frikën që ka kapluar liderin serb të Bosnjës. Dhe pyetja e madhe tani është: a do të ndodhë e njëjta gjë me Berishën? Do ta sulmojë edhe ai administratën amerikane nëse nuk i plotëson dëshirat? Sepse, ashtu si Dodik, edhe Berisha kishte shpresuar se Trump do ta shpëtonte nga vendimi i shpalljes “non-grata”.

    Mesazhi

    Prej muajsh, ai dhe njerëzit pranë tij kanë deklaruar se kjo masë do të hiqej, duke u bazuar në ndryshimet politike në SHBA. Por reagimi i Rubios e rrëzon këtë teori dhe tregon se lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet i palëkundur i SHBA-së. Rasti i Berishës është edhe më i rëndë, sepse ai nuk është vetëm një politikan i shpallur “non-grata”, por një figurë që ka sfiduar hapur Shtetet e Bashkuara. Ai madje kishte kërcënuar me padi ndaj ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris, por sot asnjë veprim nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. Megjithatë paralajmërimi i Rubios nuk është një rast i izoluar.

    Disa ditë më parë, një gjykatë në New York refuzoi kërkesën e një politikani afrikan, Margibi J. Emmanuel Nuquay, për të hyrë në SHBA, pasi ai ishte shpallur “non-grata” për korrupsion. Ky precedent tregon se, pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë, lufta ndaj politikanëve të korruptuar nuk do të ndalet. Në shpalljen e sanksioneve ndaj familjes Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit ishte i qartë: “Përveç Sali Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara”.

    Kjo situatë lë Berishën në një pozicion të vështirë, teksa të gjitha përpjekjet e tij për të fituar mëshirën e administratës së re amerikane duket se janë të kota. Pra mesazhi është i qartë se, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk drejtohet nga emocionet apo lidhjet personale, por nga interesat strategjike dhe parimet e forta kundër korrupsionit. Dhe ky mesazh duhet ta ulë Berishën me këmbë në tokë, sepse duket se nga shiu po kalon në breshër.

    Rigels Seliman

  • Mbi 220 mijë euro në çantë/ Arrestohet 36-vjeçari në Portin e Durrësit, dyshohet se i ka përfituar nga krimi

    Mbi 220 mijë euro në çantë/ Arrestohet 36-vjeçari në Portin e Durrësit, dyshohet se i ka përfituar nga krimi

    Policia ka arrestuar një 36-vjeçari, rezident në Itali, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 223 mijë euro të padeklaruara përmes portit të Durrësit. Gjatë operacionit u arrestua i riu shqiptar me iniciale M. D., pasi në çantën e shpinës iu gjetën 223.200 euro të padeklaruara. Ndërkohë shuma e parave është sekuestruar dhe 223 200 euro dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

    Njoftimi i policisë:

    Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”. Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.